Monday 9 June 2014

Cikël poezish shkëputur nga libri “Kaq mall”



KAPRICIOZE 

Korba të zinj
Në eter mprehin thinjtë

Oxhak i shtëpisë tymos
me blozë
të zinjtë e zogjve kombçar

Majë lisave poshtërisht lëshohen
Me thonj e me sqepa
drejt shkëmbit të Prometheut

Shpendët sa grima
si të ishin kafshë nate
I kashaisa
I zhvesha mitesh me blozë

E ngura dot s'u hiqej
erë shurre kundërmojnë


Fundi  i përrallës

Motit të trazuar si askund
Përmes klithmash të pafund
Të përzunë
Dallgët e kreshpëruara
Të bardha si retë
Të prunë
Me vaj në buzë
Buzë gremine
Biçim njerëz
me përralla mbretërish
Erdhën
Me bisht ndër shalë
E shkuan
              Janar, 2011


        ME BISHT NË BISHT
         Furtuna përplasje
         Zi e më zi

         Shqiponja me një krah fluturon
         Itakës së ndarë me Gardh të dyfishtë

         Prapa Gardhit djajtë me drapër e çekiç

                            Shkurt 1997

KULLA
Në  kohë furtunash
Kulla gostiti horra,  u  vuri plisa të bardhë
Miladinit, Mugoshës ... 
Me ta në krye
thyen rrugë
u thyen
kullën me çati  të  kuqe  mbuluan
zogjve ua ndrydhën këngën
për të kënduar thanë; ne këndojmë
                                  Auckland, korrik 2011

QULLASHËT
                             Qullashët qullashë
                             në ditët e agut
                             çdo gjëje i dalin “zot”
                             shtetit, politikës
                             Sofrës së begat
                             hanë me dy lugë
                             se një u duket pak.
                                            Janar, 2012
KËNGË
Interesa klanesh 
thurur për dritë të hënës,
yllit pesë cep, yjve blu e dreq.
Matanë e këtej  Drinit
avaz i njëjtë. 
Korrik, 2013

EMRAT PA EMËR
Kalërojnë  ligjet
Emrat pa emër zvarranikë
kalërojnë ndrydhin liritë
shkelin premtimet                  
zvarrë zvarrisin  fjalën
me kode që ata dinë
hanë s’hanë fjalë
synojnë  maje        
të etur kroje shterojnë
grigja  me gishta n’gojë
hajt bir
                          Shkurt, 2012

KRIMBAT
Krimben krimbat
me të mirat e gjithë punës në vite
me të mirat e mbi tokës e të  nëntokës
në të gjitha kohet
krahësh të djathtë  e  të majtë
ndryshojnë vetëm në ngjyra
brejnë  e krimbin njësoj
krimbin  zvarget
krimbat
            4 prill 2012

HEU SHQIPËRI
Heu jug bre
Rrugë i hape piratërisë
Me flamur Toptani heu
Përbalte Ismailin
Imazhin e Shqipërisë

Heu Vlorë bre
Për Sheshin tënd të nëpërkëmbur

Heu Jug heu Veri
Shkopin mugëtirën
I dhatë Shqipërisë

                           Mars 1997                 



Top of Form
Bottom of Form
BRENGË
Librin që po shkruaja s’mund ta vazhdoj.
Mbetet për të vazhduar dielli kur rrezon.
Beharin në dimër ktheve, ngriu vargu im!
Do të rrit aguliçet qoftë edhe pa ty.
Shkrin fjala ime, rrugët kallkan.
I heq brengat motit, dheun shkriftoj.                           
                        dt. 9 maj 2014

SIKUR TË ISHIM TAMAM
Gegë sa veriori
toskë sa jugori
kosovar sa Gërvalla
Dini
Podrimja
shqiptar sa Qemajli
Prishtina
Gurakuqi
Buletini
Hoti
poet sa Fishta
Naimi
trim sa Ademi
Avniu
Iliridë sa Arbëri
Çamëri sa  Bilali
erudit sa Noli
Konica
evropian sa aktor Moisiu
Karl Gega
paqësor mes veti sa Nëna
dashuri e mall për tokën sa mërgimtari
Shqipëria jo cunge
po tamam Shqipëri do të ishte
Maj, 2014

BIE NË SY
Stuhitë s’pushojnë, 
arës arbrit!
Rrugë nuk i zëmë kujt.
Vetës ngulim thonjtë, 
sy ndër sy pa u skuq!
           Maj,  2014


TRASHUR
Njeriu gojë bark
barkaç
thanë lugë
trashur ndjenjash
atdheun
fjalën
premtimin
si të ishin byrekë e pilaf
i tretë n’stomak
    dt. 25.05.2014
Sabit Abdyli







No comments:

Post a Comment