Thursday 26 February 2015

ARDHJA EKABASHËVE NË ANAMORAVË (shkruar me rastin e 230 vjetorit)




Ku derdh rrezet dielli
Kënga e gjelit orë
Në rrahun pranë Moravës
Ngrehën kasoll’

Hapën tokë të re
Jetë kabashisht
Tirqit gajtan zi
Grat me kanac*  të kuq

Jetë e çiltër fshatçe
Burrat fjalë pak
Nënat rrisnin fëmijët
Mbështjell  në bajrak

                  Auckland, tetor  2010


KABASHÇE

Hapin e valles Kabashçe
Të paprekur e ruajte
Kabashçe kërceje edhe kur e kishe të ndaluar
Murit me kokë i ke rënë
Istikam pate malin
Dhiaret autorrugë
Kabashçe u veshe
Kabashçe këndove qëndrove…
Gardhiqet mes vëllezërve i shthure
Shekujt të lehën të kafshuan
Flamurin majë shtize
Pushkën në frëngji
Qefinin me vete
Në zemër Shqipërinë
           Kabash, 1997
Pamje e Kabshit ne vitin 1961/62. Fotografoi: Isa Ruhan Abdyli-Kabashi. Si duket kjo eshte fotografi nder te parat ne mos e para me pamje te fshatit Kabash.
Kanac*- pështjellak grash.

Tuesday 3 February 2015

LETRAT PER BABUQIN 33-70


       Letra 33

                                                                       
                                                                         Babuq,
Si erdh nanuqi në Gjermani, na harrut.  Bile edhe Sadberja tha, si u banë bashkë nanuqi me babuqin ma as në skype nuk po hynë, as në telefon nuk po na  thirrin. Nanuqin e ka munue aeroplani dhe duhet kohë derisa të këndellet, i thash. Hajt, mos fol, me pas mundue aeroplani nanuqi nuk kish mujt me nejt  sabah e aksham  në fejsbuk tue ba llajka e komente. Ma mirë thuej, nuk po do me fol me neve, kundërshtoi Sadberja. Hajt bre grue, le të çmallen njëherë mes veti se ka vakt kur flasin edhe me neve.
Në Serbi babuq, u ba kryetar Tomisllav Nikoliq, frymëzuesi dhe pjesëmarrësi i drejtpërdrejt i gjitha vrasjeve, masakrave dhe gjenocidit  në Bosnje, Kroaci e Kosovë gjatë luftës së fundit. Evropa, me demokratizue Ballkanin, duhet së pari ta qes për peni popullin e vetëquajtur hyjnor dhe kryetarin e porsazgjedhur të tij, i cili nuk heq dorë nga lufta për Serbinë e madhe. Zor valla babuq për neve dhe Evropën me u marr vesh me kriminelët megalomanë e bllokues të rrugëve, që kurrë nuk ju përmbahen marrëveshjeve.
Babuq, dje gruja e Hetës, na pruni nji bidon dy litërsh të plastikës me tamel, qe tha, sa e mjela lopën, taze asht. Rrejti babuq, se kur e qitem tamlin me vlue dolën copat e akullit dhe tamli krejt gati ujë. E marrumja, mbasi e ka mbajt në frigorifer tamlin, ja ka mbledh mazën dhe neve na  shiti ujë të bardhë.  Hajt bre, qesha me Sadberën, u mësue prej shitësve të karburanteve që po i shtojnë karburanteve ujë, prej bletarëve që mjaltit ja fusin sheqer, burekxhive, që burekëve me mish ju fusin kepë, burekëve me gjizë dhallë dhe  qytetarit që shet vezë të fermës për vezë katundi.  Krejt senet këtu babuq janë fallc, bile edhe diplomat për shkolla, fakultete, specializime e doktoratura të kryme.
Këto ditë në institucionet e nalta evropiane  u diskutue për çështjen çame. Për çamët, përveç tjerëve, foli edhe kryetarja e Parlamentit Evropian, z. Doris Pak. Evropa duhet të turpërohet me anëtarin e saj Greqinë, që nuk respektoi kurrë të drejtat e njeriut, nuk lejoi njerëzit t’i vizitojnë tokat, shtëpitë, varrezat e të parëve të tyne. Mbas 62 vjetëve babuq, dosja e çamëve të vrarë, të masakruar e të përndjekur me dhunë nga tokat e tyne, ka mbërri në Evropë. Evropën e njohur për liritë e njeriut! Nejse babuq, ma mirë vonë se kurrë. 
Në Shqipni u ba shumë zhurmë rreth zgjedhjes së kryetarit. A bahet babuq, dy-tre vetë me zgjedh  kryetarin e shtetit!?   Presidentin duhet ta zgjedh populli, jo liderët politikë: Sala e Meta, Rama e Dule ...  Shyqyr, zgjedhja e presidentit përfundoi pa protesta!
Kallëzoi nanuqit babuq, se ka ardh Saranda me dy vajzat e saja prej Francës. Letrat i ka nreq, vajzat ju kishin rritë, djali ja kish krye fakultetin dhe për shkak punës po ardhke ma vonë, Saranda, po thotë Sadberja, ish ba si hanem dhe goja sheqer i qitke ka folke. Shyqyr, kish thanë, që fëmija nuk i ngjanë  Shacit e babës tij, Ramës. Ka ble banesë të re, vetëm me pas ku me ardh për pushime. Teta Ale u kall me i pa vajzat e Saranden.
Tue u shtye ministrat tanë se kush ka ba njohje ma shumë për shtetin e  Kosovës, 23 nota verbale të njohjeve i kanë humb. Jazik babuq ju qoftë! Qysh more lëvdohen për punën që janë të paguem me ba dhe e kanë për detyrë me ba, qysh!? Hajt se gjinden notat, tha Sherafedini, qind për qind Hoxhaj e  Pacolli Kosovën e zanë se asht pronë private e tyne dhe i mbajnë notat në kulet me u lëvdue para grave, fëmijëve e dashnoreve nëse kanë.
Kreshniku ka ardh me nji grue zojë prej Aglisë, kish thanë, patrone e kam. Ditë e natë nuk po ndahet prej saj, bile grues i kish thanë, nuk ban me lanë vetë me fjet patronen se nuk ka kuptim, shtroma qaty edhe mue vendin me fjet ngat saj sa mos me lanë vetë, se patronës i kam kallëzue që ne shqiptarët jemi mikpritës dhe mysafirin nuk e lamë me u mërzitë. Njeme babuq mysafirin thoshin këtyne herësh s’ban me lanë vetë në odë. Valla m’u kanë Sadberja, jo në dhomë, po as në oborr t’shpisë nuk e kish lanë anglezen. Nejse babuq, patronja nuk po nejke ma shumë se dy javë. 
Këto ditë na gëzoi Evropa me udhërrëfyesin për liberalizimin vizave edhe për Kosovën. Udhërrëfyesi përmban dyfish kritere e detyra më tepër se shtetet e rajonit të cilat fituen të drejtën me dal e me hy në shtetet e BE. Neve babuq, Evropa na këqyr me llupë. Këto kritere edhe shtetet skandinave që janë të njohura për demokraci nuk i kanë. Prej neve evropianet kërkojnë sene, që edhe vetë nuk i kanë.  Le të kërkojnë se edhe na valla hiç nuk po u themi, jo. Flamurin qysh na thanë, e bam, formoni komuna të reja, i formuem, pranone fusnoten, e pranuem, filloni bisedimet, i filluem, siguroni vende në parlament për minoritetet, i siguruem, hiqni emblemën e qytetit të Prizrenit, e hoqëm, lejoni votimet e serbëve në Kosovë, i lejuem ...
Këto ditë në Kosovë, kah të sillesh gjallëni e madhe, babuq. Shacat kanë ardh. Kanë ardh, por s’po mujn me çue jardam si përpara. Edhe  këtu babuq të rinjtë janë cullakue, kanë ba ajfona, veshje firmato edhe ma të shtrenjta se të shacave bile. 
Tung babuq se sonte Sadberja e ka përvjetorin që e ka krye zanatin e rrobaqepësisë,  po duhet me çue me nreq frizuren te Idrizi. Në orën tetë të mbrëmjes hy në skype dhe ti babuq me nanuqin muni llajv me pa Sadberën tue festue me shoqet në restorantin “Koha  ka ardhur”.
Fund qershori, 2012

Letra 34
Babuq,
Kallëzoj nanuqit se Leutrimi me qat çikën që po bashkëjeton kanë marrë banesë me qira. Pse djali jem, i tha Sadberja, nuk po rri në shtëpinë tande me oborr, sallon, kuzhinë, dhoma me ballkone; n’desh në katin e dytë, n’desh katin e tretë, dreqi po t’çon me shkue në banesë me u mshel si në bri të dhisë? Qeshtu nanë po dëshiron Dita? Qysh more Dita, ajo Ardita e ka emnin. Arditë bre, Arditë, po unë qashtu prej qefit e thërras... edhe  mos mu përzi, nuk jam ma fëmijë, e di çka baj unë, e mori kompjuterin senet e veta dhe shkoi.
Këta të bacit Qerim kanë ardh për pushime qe dy javë. Dje i thirrëm për kafe. Ju erdh shumë mirë. Bile Safetja u falenderue disa herë. Të vetmit ju që na thirrët se këta tjerët veç ma cingërojnë telefonin dhe  kur i thërras më thonë: A jeni aty se patëm qef me dal pak, me ju pa!  Disa tjerë hiç pa kallëzue veç kur po i shohim tu dera. Në zor jemi prej tyne, do shkojnë, do vijnë, hiç pa u nal, hala nuk kem dal kund. As te nana jemi ende nuk kam shkue edhe ku me shkue, moj, duert t’i këqyrin kunatat çka po ju çon. Fëmijët e tyne me ajfona në dorë e ato veç ankohen: s’po kem, s’po kem. Herën e kalume ju pata thanë, qysh moj po ankoheni, n’deti po shkoni vjet për vjet, shtëpinë e re,  në restorante dreka e darka, veshjen ma të mirë se temën që kurrë nuk nalna tuj pastrue shpija t’huaja, çka po doni ma shumë, çka? Mirë, m’tha nana n’telefon. O moj bijë, qita prej shpisë atkija e shtina n’shpi  gomarica. Sa ju kisha juve oborri e shpija kanë shkëlqye. Tash nuset le që janë t’pa vyeshme,  por edhe jardam e llafe kanë sa nuk durohen.  Donë me  shkye njana-tjetrën, po kur asht puna për mue, me nji gojë flasin, kurrë mos folshin, jarabi!
Babuq, qeveritarët tanë u ban copa tuj lobe për njohjen e Kosovës, bile njohje po kërkojnë edhe prej shteteve që na kanë njohur.   Si këta petritë ministra me kërkue në krejt botën nuk i gjen. Nuk dinë se cilat shtete na kanë pranue, i kanë humb 23 nota verbale të njohjeve,  lëvdohen e flasin pa pra, pa ba  e pa thanë asgja. Lum ne që i kemi!
Për 28 qershor, serbët erdhën në Kosovë me ikonografi çetnike, parulla për Serbinë e madhe, me fotografi  të vrasësve, të cilët po gjykohen në Hagë për krimet kundër njerëzimit, me fjalime nacionaliste plot urrejtje të popëve  ortodoks, që nuk kanë kurgja të bajnë me fenë. Vajtuan e kërcënuen  gjithë ditën dhe u kthyen me mësue betimin e ri luftënxitës të xhandarmërisë së tyne, me vazhdue bllokimin e rrugëve, kontrabandën, krimet dhe përkrahjen ndaj kryetarit dhe kryeministrit të ri ta ardhun në pushtet në këto votimet e fundit në Serbi (maj 2012).
Teta Ale, çka asht nji e zezë foli për nusen, dje. Gjithë ditën e lume del napër kojshi derë me derë tuj marrë napër gojë shpinë e vetë. Hiç nuk hyn brenda. Shaci qyqani, pa punë. Cigaret nja mas nja i dhes. Fola me Bajrushin në telefon; çona djali jem naj euro se  marum - i thash! Jo valla s’muj se gruja po thotë; kujt me i çue pare, Shacit a, që n’javë po i ndërron gratë? Edhe unë me pas te kryet e te kambët nuk ja krroqi as nji metelik se ai  kryet veç për hava e man. E pat punën si asht ma së miri në Gjermani, e la, dul azil në Francë aty e la gruen me tre fëmijë dhe shkoi te gjermanka, u kthye u martue me polaken edhe me te nuk u ba rahat, tash e ka marrë çikën e re, qysh e ka lyp e ka gjet. Qashtu valla babuq puna me Shacin, Saranden njime e la në Francë me fëmijë, po ajo e mençme, i rriti e i shkollojë fëmijët qysh asht ma së miri, vetë ish përtëri.
Babuq, te ne nuk asht e hasmume vetëm politika, po edhe akademikët, historianët, gazetarët, bile edhe klerikët dhe gjemati i tyne. Në demokraci kështu asht babuq, ndarje, përplasje, kundërthënie, ballafaqime idesh, argumente, kundra argumente, po në fund vendos ligji, kutitë e votave dhe çdo gja përfundon me kaq. E keqja babuq se edhe ligji interpretohet sipas krahut politik që i takon edhe votat numërohen qysh donë vetë dhe hasmëritë vazhdojnë si kanga e dreqit, pa u nal kurrë. Për popullin, keq në monizëm, keq në demokraci!
As ju në Kosovë, as ata në Shqipni nuk ja dini shyqyrin të mirave që i keni. Ju dini veç me kajt e me u ankue, tha Sherafedini. E keni tokën që krejt i ban, malin, fushat, ujin, klimën, fuqinë punëtore dhe blini plazma keksa, suxhuk, tulla e qeremide t’Serbisë, kurse ata në Shqipni kanë 500 km. bregdet, tokën me marrë nga dy bereqete në vjet, kurse vetë punojnë argat krahu në bujqësi e qendrat turistike në Greqi. Edhe ju, edhe ata për tana të këqijat  (fajtorin) e gjeni te tjetri, te qeveria, te Evropa, te dreqi e i biri. Bash qysh po thotë Sherafedini asht, vetëm te ne babuq, bujku me gjithë atë tokë pune shkon në qytet me ble bulmet e perime të importueme!
Ani bubuq se erdhën diçka policia te Zafina.
Të fala shumë!
9 korrik 2012

Letra 35
Babuq,
Politika serbe ka zbut qëndrimet rreth Kosovës. Kanë fillue me pranue se Kosova nuk mbahet me dhunë.  Kur flasin urtë e butë serbët bash qat here duhet me u rujt. Mbas  buzëqeshjeve  fshehin helmin. Me hesap kanë ndryshue vetëm retorikën, babuq.
Zafinës edhe i vdekur Ifuzi po i qet probleme. Hala pa u krye  e pamja burra e gra po i vijnë në derë  tuj kërkue borxhet që ju paska pas Ifuzi. E ka ndërrue numrin telefonit fiks, ajfonit, mbiemrin, po badihava, prapë se prapë po ja gjejnë shtëpinë. Djali saj, Besforti, njime Besfort e ka emnin, po nuk ban hiç me i besue, krejt si baba i vet, për nji dakik ta lëshon mjekrën.
Ramadush Cari ka shkue me nji banjë të njohun në Belgjikë, kurse djali e nusja në Sarandë. Tetën Myrvet e kanë lanë me këqyr Rokin. U këput e shkreta tuj e qit me shëtit qenin aksham për aksham. Erdh nji ditë teta Myrvet, po kur i thamë se nanuqi ka shkue në Gjermani nuk hyni brenda. M’ka pushue kryet prej llafeve e poteres së nuses me djalin dhe të  Ramadushit. - i kish thanë Sadberës. Me Rokin ma  mirë merrna vesh se me ta. Mirë e ka babuq, se njime zor me i nejt gati manive të Ramadushit.
Fola në telefon  me Marengelenin. Numër  i madh turistesh kanë ardhur nga Kosova, Shkupi e Tetova. Shtëpinë plot e përplot  me mysafirë e kam. Të bëj me dija kur të lirohet apartamenti me pamje nga deti. Ndoshta në krye të javës do ik familja nga Tetova. Do jem me juve në lidhje për ketë, mos u merakos. Çmimi do jetë një çik më i lartë sivjet, por i përballueshëm për ju kosovarët që keni njerëz duke punuar në Evropë. Njime babuq, jem mësue unë e Sadberja me qat dhomën me ballkon kah deti dhe veç aty bahemi rehat edhe për çmimin e qirasë nuk ka faj Marengeleni se krejt senet kanë hyp.  Kësmet si të lirohet dhoma, kuferat gati i kemi me shkue. Kerrin e kam ba remont. Më kushtoj, po çka me ba babuq, rruga e gjatë dhe kam qef kerrin me pas gjithmonë në rregull.
 I kish thanë Valentina, gruja e Fetahit, që janë në Danimarkë, Sadberës: Tybe moj, ardhja këtu në Kosovë  po na kushton ma shume se me shkue në plazhet ma të njohura të Amerikës. Si erdhëm shkuem në Benaf dhe ding me harxh e mbushem karrocën, për dy-tri ditë u avolluen senet.  Si panë që kem ardh, këta t’ KEK-ut si me i pas thirr, erdhën me ja këput rrymën kunatit, u deshtë na me pague, internetin e shtim se e kishin pas këput, kerrin me qëllim nuk e kanë regjistrue se e kanë dit që vijmë. Edhe kerrin ja regjistruem, na e mushim benzinë ata e harxhojnë edhe prapë nuk po kënaqen. Sa keni me nejt, për ditë na pyesin, se edhe na po kem qef, sa asht koha e mirë me shkue n’deti se na myti reuma. T’i marrin senet pa pyet fare. Lypin dhe nuk kuqen, sa a kuqet kosi?!  Veç vendi yt po te ngreh se nuk u met këtu me ardh, kish përfundue Valentina. Disa valla babuq me tu dhimbtë si puna e Fetahit e Valentinës. Disa po kënaqen. Po kënaqen ata, që po i kanë këtu nanën e babën se tjerët valla ... Nejse babuq, disa kanë ndërtue shtëpia, disa tjerë kanë ble banesa.Në seancën e fundit të Kuvendit t’Kosovës para se me shkue në pushim s’pat kuorum me marrë as nji vendim Kuvendi. Pa përgjegjësi e madhe babuq ende pa nis pushimet, deputet në pushime, kush ne deti, kush në vizita në katër anët e botës, euro kanë, me kerre zyrtare i përcjellin deri në aeroport t’Prishtinës, t’Shkupit, bile edhe të Athinës dhe i presin kur kthehen. As nuk guxon me i prek populli, as polici, se i mbron ligji. Ani babuq se erdh teta Ale, na jep lajme taze tash! Kallezoj nanuqit se sonte në restorantin “Koha” e kem darkën. Ronaldos i ka dal dhambi i parë. Të fala shumë!
Korrik, 2012

Letra 36
Babuq,
Me dëgjue çikat e djemtë në Kosovë tuj fol shqip, ta çojnë gërdinë.  Nji ditë bash me kast  deshta me marrë vesh çka folshin Trimi me qat çikën që po bashkëjeton, Ditën, po kot. Disa herë tha për dikend; osht krejzi, ka sjellje shumë rud, kurse për nji shoqe të saj thoshte: najs  pis, ollvejz asht hepi,  gud fejs etj. )1* bile i shënova me një letër se ndoshta Sadberja m’i sqaron se dreqi ka mësue gjuhën e tyne tuj nejt me ta. Edhe ajo disa fjalë si ta po i përdorë; kuller, go tu hell, kjute, aj em boring, namber van, llov it ... )2*!  Një ditë i thash: Fol shqip, çka dreqin janë këto fjalë; tu maq, okej )3*! Uh, tha, se veç unë me u nda prej shoqeve...  mem thanë katundare. Foli e s’nalna kurrë! Fol the qafen, i thash, se edhe ti, nuk je ma e mirë!
Në Shqipni pozita e opozita s’po merren vesh për heqjen e imunitetit zyrtarëve dhe gjyqtarëve të shtetit.  Kjo lojë: “e heqim nuk e heqim” ku ta dish sa ka me vazhdue. Merre njenin e mëshoj tjetrit babuq njerëzit në parti, si në Shqipni si këtu në Kosovë, hynë për përfitime,  jo se kane ideale, jo se janë demokratë ose socialistë, luftojnë për interesa vetjake dhe vetëm atëherë kur ju preket xhepi, funksioni  ua qesin të palamet  njeni-tjetrit në diell. Edhe me pas të mirë, ata janë pak dhe nuk guxojnë me ba gëk se qaflak i qesin prej partisë e punës. 
Në dasmën e djalit e kanë kall krejt babuq, këta të bacit Fejzë. Darsëm po thonë, por ajo ishte si naj konkurs bukurie, veshje e rregullim flokësh.  Në krye të vendit Ramadush Cari, mbas tij pushtetarët rend sipas funksionit, mes tyne edhe politikanë të opozitës. Në vende ku ka me pi e hangër babuq, hanë bashkë pozitë e opozitë.  Dikur u çuen këta të mëdhajt me arsyetim se kanë shumë punë nesër. Po lodhën babuq, se përnatë nëpër ahengje e dasma, plus problemet e bizneseve të veta, meraku për popullin, punët e shtetit, lufta kundër korrupsionit, angazhimi me shtie në punë edhe ata pak familjarë që ju kanë mbet pa funksione e punë, fëmijët qysh me i çue në specializime jashtë, tenderët etj. Ishalla babuq i shkollojnë fëmijët bile qysh duhet se vetë kanë krye shkolla e fakultete pa shkue kurrë në to. Sadberja, si dreqi, e pyeti zojën e dasmës, ku i keni bijat, motrat e axhës Fejzë, hallat e tija, këta të  kojshive? Qy, tha ajo, nuk janë ato për restorant, ju bleu boston Fejza  dhe i lamë me rujt shpinë, hanë bostan e kënaqen llafe njena me tjetrën në ballkon të shpisë.
Marrëdhëniet mes njerëzve janë çartun babuq, po shihet se e kishim pas dashtë e respektue njeni-tjetrin vetëm prej zorit. Tash në liri kush s’flet mirë për tjetrin, vëllai me vëlla u prish, motra me motrën s’flet, akademiku me akademikun, kleriku me klerikun, pozita me opozitën në luftë të përhershme janë. Rrinë, hanë bashkë dhe “duhen” vetëm ata që i lidh interesi.
Nesër kësmet po shkojmë në Durrës. Na kallëzoj Marengeleni se apartamenti i lirë asht. Me neve po vjen edhe Saranda me dy çikat e djalin. E ka nji Renault xhixh babuq. Rrezitemi e rrimë qaty bashkë në plazh se edhe Sadberja po mërzitet. I thash Leutrimit, ktheu në shtëpi tande e mos paguaj qira badihava, po me i fol atij babuq, asht se me frye gomën e shpume, ju gajti dajëve. Shpinë tre kat, me tana t’mirat, ai paguen qira!
Mbas vdekjes së Ifuzit, Besforti ka lujt prej menës, kish tregue Zafina. Kuku për neve, keq me Ifuzin edhe ma keq me Besfortin. Shoqnohet me lloj-lloj hamadreqi. U ba edhe agresiv. Me nusen u nda. Me hesap po përdorë qasi milli ... Ishalla nuk asht e vërtet se mos vetë. Zinxhirin 18 karat të qafës qe disa ditë nuk po ja shoh në qafë.
Ai dreqi, nusja e Shacit, i kish thanë tetës Ale: m’u kanë qysh duhet, kisha shkue si krejt shoqet edhe unë në deti dhe s’kisha nejt me ty këtu në ketë vapë. Ja hangër shpirtin Shacit, vazhdoi teta Ale. Boll po më dhimbet po nuk po kam çka me i ba. Ai tjetri met me qat plakën në Gjermani tuj ja këqyre macet. Hajde djali jem, i thash Bajrushit në tilifon, kur po vjen, jo valla nanë, tha, se nuk po vjen Amelia, nuk po durohet vapa në Kosovë. Ani djali jem, e kam ventilatorin, që ma ka lanë Rama dhe t’flladit nana, e t’rri gati me ujë e kaka-kola t’ftofta n’frigorifer.  Ma msheli telefonin i pa fytyri, ja kam pas mlue ftyrën, kur u kanë fëmijë, po badihava. Ban vaki ja ka ndërpre ajo kroshnja)4* e tij, gruja!? – përfundoi teta Ale e mërzitun.
Tung babuq se nesër herët për fllad kem me u nis për Durrës. Të fala shumë edhe nanuqit!
Gusht, 2012

1- )* Është e çmendur, sjellje të pa kulturuar.. copë e mirë... gjithmonë është e gëzuar ... faqet (fytyrën) e mirë..
2- )*  çapkën (i zoti, i  pashëm,  i zhdërvjellët), shko në ferr, e lezetshme, jam e mërzitur, njishë fare, sa e dua ketë!
3-)* Tepër shumë,  ani (kuptove?!)`
4-)* Shportë thuprash (kokë shporte)

Letra 37
Babuq,
Kriminelet serbë në veri të Kosovës kush me dorë nuk i prekë edhe kur i bllokojnë rrugët edhe kur vrasin edhe kur plagosin ndërkombëtarë  edhe kur rrahin e djegin shtëpitë e shqiptarëve, doganat, muzetë edhe kur merren me kontrabandë etj. Mirë, tha Sherafedini, qeveritarët e Kosovës tuj u marrë me vetveten s’po kanë kohë, Eulex-i lëmon, KFOR-i  i kruen, Serbia po i financon e përkrah, prandaj ata aq serbez vjedhin, vrasin e djegin.
Moti na mbajti mirë në Durrës. Marengeleni ding shtëpinë me pushues e ka. U martue me nji kosovare, babuq. I kënaqur, tha jam, Shkurtja punëtore e fisme dhe nuk ka shumë llafe. Sonila, që kur i hapi kufijtë e Shqipërisë Maloku, ajo iku  në Evropë. Harroi Shqipërinë, djalin Elvisin, vajzën Izabelën.  Ç’të duhet gruaja, e cila për hiçgjë braktis të dashurit e saj? Tani me Shkurten e kam kokën rahat. Edhe këta të Shqipnisë babuq, krejt si na në Kosovë, për krejt senet fajtor e bajnë shtetin.  Fajtor Sali Berisha pse gruja i ka dal prej shpisë?!
Në Shkup babuq, për festën e Bajramit të madh, brenda xhamisë janë kacafyt e rrah gjemati mes veti. Edhe në shtëpinë ku lutet Zoti grushtime e rrahje si në mbledhje partiake e parlament.  Keq, valla babuq!
Në këto ditët e nxehta të gushti këngëtarja serbe, Irina Radiq i ka “flladit” shkodranët për dy orë rresht vetëm për 10 euro. Bile shkodranët, kanga e saj tallave, i kish ba për veti sa edhe ata kanë hyp në skenë dhe bashkë me te kanë këndue. Ah, Shkodër Shkodër,  ofshana babuq, raca  e kangëtares, në Kosovë me dhjetëra e mijëra  fëmijë kanë lanë jetim, po aq  gra pa burra, dhjetëra mijëra nana me duer në gji, bile edhe kufomat ua ka humb ose i mbajnë ende fshehun... E Shkodranët!  E dhimbshme kjo babuq!
Prej Durrësit erdhëm mirë, po shtëpinë na kishin ba lamë dreqi.  E kem pas porositë me na rujt shtëpinë këta të bacit Qerkin, po çika e tij tri ditë rresht kish mbajt party aty me shoqe e shokë. Suxhukun, mishin e terun, djathin, pijet etj. i kishin zhbi. Kurgja në kambë nuk kish mbet, gotat e enët thye, muret, banjën, shtrojat shkel, zhyt e ba pis.
Në zemër të trojeve shqiptare, deputeti grek, Hristo Papa, tokat shqiptare i quen greke dhe thërret shqiptarët e konvertuem në grekë  me u nis në luftë për me çlirue  jugun e Shqipnisë.   Të shitunit shqiptarë për dhrahmi e shkyen  gojën tuj këndue himnin helen e tuj bërtit kundër vetvetes.  Nuk ka me shkue shumë kohë dhe  kanë me ua ndërpre tagjinë këtyne “grekëve” që po e çajnë gurmazin se, ekonomikisht ka cof greku. Qy, ka cof, ndërhyni Sadberja, ata nuk po ndalen tuj hap shkolla greke edhe aty ku nuk ka grekë, tuj ngreh kryqe e lapidare maje maleve tona, tuj prish vorret tona, tuj greqizue Kishën Autoqefale Shqiptare, përzanë shqiptarët, ndalue në kufi çamët, grabit emra të historisë e kulturës tonë. Jazik babuq,  për këta njerëz që nana i ka lind shqiptar e janë ba grekë, jazik  për qeverinë shqiptare që po e lejon këtë soj të përdalë me dhunue tokat shqiptare!
Dje me sabah, erdh nusja e Shacit, nuk kam vakt me nejt, po këqyr, tha, në internet çka ka ba çika vëllait në provim pranues se sot i qet fakulteti rezultatet.  Ani, i thash, si quhet? Arta Bregu, tha dhe vazhdoi;  nxënësja ma e mire në shkollë ka qenë. Krejt pesa i ka, e sjellshme, e bukur, e matun, e zoja, jo veç për mësime, por për çka ta lypsh. E gjeta menjiherë babuq. Çka me pa, Arta Bregu kish ra prej provimit dhe nga të dhanat shihej se ajo  notën ma të madhe në shkollën të mesme e kish pas tresh në fizkulturë, tjerat krejt dysha.  U skuq e mbet pa gojë nji copë here, por mbas pak e mori vetën dhe ja nisi: Krejt me t’njofshëm po shkon, Artës me inati ja paskan ba se çika e bukur, profesorët pisa, kanë plas mbas saj, po ajo krejtve ua ka ba, mac! Ani, çikën e Demës e paska pranue! Garant ka dhanë ryshfet Dema se as te thembra e Artës nuk i vjen për dije e për kurgja.  Harroi babuq që tha “nuk kam vakt me nejt”,  njeti deri sa u lodh ajo e u lodhem edhe ne me te.
Babuq, nanuqit a ja shtyne vizën edhe për tre muej? Le ta shtyn vizën, po thotë Sadberja, jo për tre, por për gjashtë muej e ma shumë se njëherë po del njeriu. Mshile gojën, i thash Sadberës, ti s’ke pse përzihesh te nanuqi, sa ka qef vetë e shtyen dhe kur do ajo  kthehet.
Këqyr babuq kruju pak kah xhepi se kemi mbet pa asnjë metelik. Kanë hyp çmimet, pastaj u deshtë me i çue bakshish  Marengelenit që u martue, shkuem edhe në Vlorë e Sarandë pak se sivjet 100 vjetori i Shpalljes së Pavarësisë edhe i blemë do sene,  eurot po shkojnë babuq.
Tung babuq se nesër kem me dal në aeroport me pritë Dardanën me Rodrigezin e Ronaldon se vijnë prej Spanje.
29 gusht 1012

Letra 38
Babuq,
Ramadush Carit i ka cof Roki. Sa e mërzia e hetimesh pse, qysh, mos e ka helmue kush për motive politike. Po dyshojnë mos ja ka helmue Besforti, ai harami i Ifuzit se edhe ai e ka nji qen të njëjtës racë. Gjithë ditën nuk janë nal njerëzia tuj ardh te Cari për ngushëllime.  Njerëzit tash babuq ma shumë i donë e mërzitën për kafshët se për njerëzit.  Teta Myrvet kish thanë; ma shumë jam mërzitë për Rokin se kur e ka thye kamën ky dreqi, Ramadushi.  Sa ish në shtrat i sëmuet; Myrvete, Myrvete m’u laritke! Tash, si u shnosh, prapë ka nis po e bjen edhe në shpi atë kërthizë jashtën se pak po i duket që po lodron me te; Shkup e Shkodër, darka e dreka me pare të shtetit. 
Bacit Kerim, nusja e djalit ja ka pague hotelin për 15 ditë në deti. Kish thanë, ma mirë le t’shkon se nuk po mundem me durue gjithë ditën nëpër shpi veç sillet pa prek gja me dorë dhe tuj marrë nëpër gojë shpien e mahallën.  Boll mirë ja kish ba, tha teta Ale, se xhidavi asht Kerimi. Çka janë 300 ero për nusen. Ja jep edhe 500 tjera veç mos me pa aty pari sa të rri ajo me burrin e fëmijët në Kosovë. Zafina e ka qit në shitje shpinë me i la borxhet e Ifuzit.  Harami, del babuq!
Me 10 shator, Grupi Drejtues Ndërkombëtar shpalli përfundimin e mbikëqyrjes së pavarësisë së Kosovës. Mirë u ba babuq. Disa po thonë veç llafe janë këto se Kosova ende nuk asht e pavarme. Krejt të pavarun nuk janë as shtetet ma të forta se Kosova, babuq. Tash, tha Sherafedini, koha asht me i tregue botës se dinë me mbajt shtet shqiptarët, dinë me luftue kriminalitetin, korrupsionin, me hap vende pune, forcue institucionet e shtetit, me qeverisë simbas ligjeve në fuqi...  Mirë e ka Sherafedini, këta t’mëdhajt dhe ata ngat tyne, qe 12 vjet janë frye e ba tupan dhe tash ishalla bahen ma të përgjegjshëm e punojnë për shtetin e popullin se boll janë trashë për veti.
Nusja e Shacit, çka asht nji e zezë foli për Shacin, ditë e natë, tha, rri në kompjuter, ka hap faqebuk me emna të rrejshëm të femrave e të meshkujve dhe nuk po i le rahat gratë e huja dhe sidomos gratë e veta të dikurshme: Saranden, gjermanen e polaken. Saranda ja kish ba bllok, po ky me emra tjerë po i paraqitet. Cigaren puf, puf nuk e nal kurrë. U ba si nji ujë që nuk pihet. O, donzhuani plak, ma  ngadalë pak me ata gishta rak, rak se po të bje proteza e dhambëve prapë si atë natë mbi tastaturë se, hiç nuk po të ka hije me ba kështu qysh po ban. – i thash mbramë. Po, me ta me fol asht si me mush naj kacë të shpume me ujë. Nji ditë veç kur t’ja baj “aufiderzen” edhe unë si ato tjerat.
Leutrimi u ngi dizgin tuj jetue e pague banesa të huja. Dje i kish marrë plaçkat dhe u kthye me qat çikën që po bashkëjeton. Hajde djali jem, i tha Sadberja, se as hotelet në Dubaj  nuk janë ma të mira se shpia e babës.
Era e bërllokut frymën po na ze. Këtu babuq, siç e di edhe vetë, njerëzit e pastrojnë shpinë e oborrin dhe hedhin bërllokun përtej murit tyne, ma tutje nuk donë me dit. Pastaj kur dalin në rrugë tuj mshel hundët me dorë ankohen se qeveria i ka fajet. Ndoshta edhe i ka babuq se, qeveria duhet me vu gjoba të mëdha për ata që e ndotin ambientin se vetëm kur i prek te xhepi njerëzit tanë, kulturohen. Shpesh po them, shyqyr që jeni qatje. 
Edhe shtatori po mban me vapë babuq, bile Sadberja tha, s’kanë faj qeto gratë që po vishen shkurt dhe po e qesin barkun cullak se u kallem. Gastarbajterat janë kthye, drejt me t’kallëzue, na kanë pushue veshtë prej shllajfave e sirenave të veturave. I hapshin dritaret, në najnën dorë Ajfonin tuj shkrue SMS, me tjetrën i grahshin kerrit, muzikën n’hava, pa u nal hiç.
Nanuqit gati i erdhën ditët me u kthye. Po harron pa ja prue ajfonin 4 (IPHON 4) Leutrimit, Ronaldos eksboksin (XBOX) ajpodin (IPOD), Dardanës adidaskat dhe  kafe has të Brazilit, qasi çokollata t’bardha  se këtu krejt fals babuq.  Tregoi nanuqit, po thotë Sadberja, me ja ble atë bluzën me gurë të vizllueshëm, si të Rahimes së Tasimit dhe naj veshje tjetër me firmë.
Ani babuq se po thirr në skajp (SKYPE) nji shoqe e Sadberës, që goja sheqer i qet kah fol. Në fejsbuk jemi njohtë. Tash sabah e bajmë tuj fol e ba muhabet me kamera lëshuet. 
Të fala shumë!
Shtator, 2012

Letra 39
Babuq,
Zafinës i ka ardh nji grue me dy fëmijë. Ka marrë vesh se e ka qit në pazar shtëpinë e po kërkon edhe ajo hisen e saj.  Burrë e kam pas Ifuzin dhe këta dy të Ifuzit janë, kish thanë ajo, për djalin e çikën që i kish marrë me veti. Ai vdiq, po m’la bishta mbrapa. Rraspillani, kah kish pas shkue gra e fëmijë kish pas. Edhe ky dreqi, djali jem Besforti, krejt si Ifuzi: rraspillan, mashtrues e rrenc, e mjera unë me kend e kam çue jetën dhe me kend kam mbet me jetue. – ish ankue Zafina.
Babuq, tash për tash vetëm sportistët shqiptarë nëpër botë, që po luajnë në ekipe të mëdha të Evropës, bile dhe në Australinë e largët, po na gëzojnë se tjerët, përveç llafeve sen të hajrit për neve nuk bajnë.  Këta djem ma mirë se askush tjetër po ngrehin nalt emrin e shqiptarit si sportistë të shkëlqyeshëm dhe atdhedashës. Çudi, disa “patriotë” të racës sonë, kush për inati, kush me shit patriotizëm, tradhtarë po i quejnë.  Hajt, tha Sadberja, i ligu i bardhë si bora në maje të malit me qenë, të zi të sheh. Qashtu valla babuq; për tradhtarët e vërtetë, për hajnat, të korruptuarit, për ata që ndërruen kombësinë për pensione greke, për përfitimin e azilit, kredive, posteve, vizave etj. i quajnë të shkathët e të ditun... Nejse babuq, qeshtu jemi!
Në Beograd Gjykata Supreme Serbe dënoi me 116 vjet burg 11 shqiptarë me akuza të sajume e dëshmitarë të rrejshëm sikur ata kanë “maltertuar deri në vdekje 80 persona” ... pa dhanë emnat e  identitetin e tyne, vendin, kohën e mënyrën si janë  vra. Në Serbi si të lind shqiptari babuq, bashkë me certifikatën e lindjes ja shkruajnë  me alfabetin cirilik edhe  fletë arrestin dhe kur donë ata e burgosin.
Shkuem dje me pa tetën Ale se, qe dy javë ka humb Shaci. Ishin ulë me nusen dhe pishin cigare. E paskeni ba tullug! - i thash. Ja me ba, ja me plas! S’po dimë ku e ka rrue dreqi Shacin. Hupi pa dok e nishan! Ka dal pa na kallëzue. E kem paraqit në polici, po kurgja. Edhe policia n’zor janë. E gjetëm në polici Kerimin kur shkuem, me pre gjak nuk qitke, i kshin hy në shpi hajnat dhe ja kishin  vjedh eurot. Aga Kerim, i thash, çka po mërzitesh kaq shumë, mue djali m’ka hup e ... Eurot shnosh, punojnë djemtë e prapë i ban. Qy, më tha, ti s’ke pse bahesh merak, Shaci  nuk asht hera e parë që ka humb, prite kur të kthehet me naj grue tjetër. Më erdh inati që m’tha kështu para nuses dhe  vetë me veti  thash, mirë ta kanë ba hajnat se, dreq plak je!
Babuq këta të qeverisë sa marrin vesh për naj shtet se do me njohtë Republikën e Kosovës turr bajnë me dal para popullit me thanë, njohja asht meritë e imja. Bile tuj u ngut me kallëzue edhe po rrejnë.  Në shtetet demokratike, politikani, i  cili rrenë, damton interesat e shteti jep dorëheqje. Shyqyr babuq që nuk asht edhe te ne si në shtetet tjera kjo puna e dorëheqjes se për nji  javë kishim mbet pa ministra e titullarë.
Ramadush Cari e ka pas ditëlindjen. Salloni i shtëpisë i rregulluar, rreth e rreth në xhama, me drita neoni, me klimë, kauç lëkure  e karrige të buta. Pak përtej pishina. Ambient i mrekullueshëm. Mysafirë nga të gjitha tokat shqiptare. Sa e bakshishi, urimi e salltaneti babuq, grat si me naj revy mode. Edhe Sadberja u deshtë me ble fustan të ri e rregullue flokët te Idrizi. Krejt kohën në restorant ma ka ça kryet. Njime babuq, veç  Sadberja  me një fustan erdh e u kthye, ato tjerat çdo 15 minuta në tualet shkojshin me ndërrue kostumet e fustanet. Kanga n’hava ka shkue. Tavolinën ja mbushën plotë me zarfe e buqete lulesh. Tjera dhurata Cari nuk ka pranue. Katër çika të bukura ja pruen tortën dy kat me 50 karafila. Të pranishmit nxituen drejt tij dhe desh e shkoqen gojën tuj urue e këndue kangën me përulësi, Hepi brithdej! Si të kesh pushtet këtu  babuq kah të sillesh njerëzit të bajnë temena e ta mbajnë setrën.
Ani babuq, se po vjen ajo shpendkeqja, gruja e Dalipit. Po i ndihmoj Sadberës me fshi kuzhinën, xhamat e la pllakat e banjës se ajo nuk e le pa hy bir um bir dhe me inspektue për brenda e jashtë shtëpinë.
Tetor, 2012

Letra 40
Babuq,
I kishe kompletue dokumentacionin për pension, ishalla të del pensioni sa ma i madh. Nanuqi ka me u gëzua ma së shumti. Leutrimit e Sadberës, ju thash, ma me fjet deri në ora dhjetë të ditës e me ndjetë  gjithë natën tuj këqyr filma, tuj ba chat në internet e fol në skype s’na le babuqi. 
Baci Nush i krymtë me gjynahe deri në fyt në kohën e Titos, tash s’po qitet tuj mbajt leksione për moral e drejtësi.  Tipat si ky babuq, servil e hipokrit që ngjitën djathtas e majtas për shkak moshës e ndryshimeve paksa  ju ka ra bishti  n’ujë, por  nuk po dorëzohen, kanë ndërrue qendrimet  dhe tash  po imponohen  herë si patriotë e herë si fetarë të devotshëm.   Mirë thoshe ti babuq;  servilet triumfojnë kudo, në çdo sistem, në çdo kohë, i qet për dere të kthehen nga dritarja ... 
Kosova, babuq ka dal e para në Evropë për numrin e madh të analfabetëve. Shumë valla babuq 55 mijë qytetarë analfabetë, Shyqyr, tha Sherafedini, që nuk i dinë edhe analfabetët me shkolla të kryeme e bartësit e shumë funksioneve me përgjegjësi analfabet se numri i tyne kish shkue n’hava.
Zafina e shiti shtëpinë, i lajti borxhet dhe  ka shkue te çika me jetue. 
Në parlamentin sllavo-maqedonas në Shkup, deputetët shqiptarë prapë veç sa nuk u grushtuen. Fyen e shanë njeni tjetrin me fjalë të pista. Valla gërdinë me ta çue me atë nivel të ulët komunikimi para kamerave. Edhe në parlamentin Kosovës s’mbetet mbledhje pa kërcënime, fymje e  tregue derën njeni tjetrit. Hiç ma të mirë nuk janë edhe si kolegët e tyne në Tiranë, që për asnjë send nuk munden me u marrë vesh pa ndërhy diplomatët  e huej. Argat të dreqit babuq, për shtet e popull nuk duen me dit. 
Ambasadorja gjermane, Gurdun Steinacker në Shkup, me rastin e 22 vjetorit të marrëdhënieve Gjermani-Maqedoni fjalimin e mbajti në gjuhën shqipe. Janë kallë  sllavo-maqedonet. E di ajo babuq se kush janë aty popull etnik e kush janë ardhës.
Teta Ale ka mbet fill kalli vetë. Nusja i ka dal prej shtëpisë. Shyqyr kish thanë,  që shkoi. As s’ka pas hije as fije. Shacin po thonë e kanë pa në Durrës me nji grue. Nuk i dihet rraspillanit, ka gjet naj lidhje klandestin dhe  ja ka ther për Gjermani. 
Ma në fund babuq Distribucioni u privatizue,  u shit për 26.3 milionë euro. Policia grushtoi dhe arrestoi mbi 60  protestues, që kundërshtuen shitjen. Këta të qeverisë po thonë ka fitue Kosova e populli me ketë shitje.  I  thash Sherafedinit, këta t’mëdhajt e dinë çka asht ma mirë për popullin. Po, po e dinë, ma ktheu ai, dinë me i frye xhepat e vet, popull le t’i  fshinë  duert për murrizi se fitimi asht i atj që e ka ble.
Mbramë e ka gatue Sadberja nji tatli rrence si këtyne herësh se e patëm Dardanën me Rodrigezin e Ronaldon për darkë. E mirë babuq, Sadberja kur do, ja di renin. Hani, u thash Leutrimit e Dardanës, sa e keni nanën gjallë se ma kurrë nuk ka me ju ra në gojë ky amëlzim. Në ëmbëltoren e Esmer goranit ka sa të duesh ëmbëlsira veç a ke euro, ndërhyni Leutrimi. Jo valla, bre djali jem, këto tatlia vetëm nana shqiptare di me gatue. Nuk e zgjata ma shumë për ketë punë me Leutrimin se çekiç  e ka kryet.
Tifozët që e quejnë vetën vorraxhij  e treguen edhe njihere vetën se janë terroristë e racistë. Erdhën në Shkup të organizuar në ndeshjen Maqedoni- Serbi me i rrah shqiptarët dhe e hangrën vetë. Kush e lyp për qielli e gjen për toke, babuq!  Në Krushevc (Serbi) në ndeshjen me Anglinë gjatë gjithë ndeshjes vorraxhijtë (edhe kryetarin e shtetit vorraxhi e çetnik e kanë) me britma raciste fyejnë  dhe përdorën dhunën fizike ndaj  lojtarëve anglez. Mirë kish thanë ish futbollisti i kombëtares angleze Pol  Ins: Serbia duhet të përjashtohet nga Europiani për të paktën 10 vitet e ardhshme... ose vorraxhijtë me i rrethue në hekura kur të luhen ndeshjet.
Tung babuq se po vjen Aziri me Katastrofën. Gruen e Azirit krejt Katastrofë e thërrasin babuq se, si për mirë, si për keq, fjalën “katastrofë” në gojë e mban. Sonte, qysh tash po e di, katastrofë ka me naj ba natën. Shyqyr që nanuqi asht atje se ajo s’mundet me durue hiç.
Tetor, 2012

Letra 41
Babuq,
Dardana e bani dasmën e synetllëkut për Ronaldon si asht ma së miri. S’ka lanë kand pa thirr, shyqyr restoranti i madh dhe për krejt pat vend. Sa e sa salltaneti babuq, i grave e i burrave aty drejt, sa e bakshishi, kanga e vallja pa u nal kurrë. Po këndon mirë Lori edhe vetë e mirë dreqi. Burrat i harruan gratë e veta mbas saj.  Gratë dikur si për inat të burrave porositën muzikë tallava dhe ja nisën vallëzimit bashkë e ndamas, disa hypën edhe mbi tavolina tu vallëzue sa edhe këngëtarja e  njohun Shakira me ju pas lakmi. Bile babuq, e dëgjova Selën tu i thanë grues vetë, Ganës: Qy, po ti moj edhe Genta Ismajlit po ja kalojshe ... nuk e paskam dit! Qysh me dit, tue më mbajt mshel mue brenda, e vet tue u tarahen me gratë e huja! – iu përgjigj Ganja.
Smajl doktori dorën e lehtë babuq, Ronaldo mbas operacionit menjëherë u çue në kambë. Valla na përpara  kem pas hjek shumë me do briska të rrojes dhe pa ilaçe. Bani potere shumë kur u kthye Rodrigezi prej Madridit; “Çka i paskit  ba djalit kështu, a jeni me mend ju!?
Në gjuhën e vet shau, po nejse... Shyqyr qëlloi aty doktor Smajli dhe i tregoi pse e qysh se desh u çmend Rodrigezi. Dardana bakshishet i pruni te na se në banesë nuk kish vend. Shumë bakshishe babuq, qesi napolitanka krejt letër, lojna e kukulla made in China dhe Turkey! Reja e bacit Hetë ish hollue e ba porajkë*, para e mbrapa. Bile e pyeta Sadberën, çka u ba kështu Naza!? U ba, tha Sadberja, se u nda prej vjehrrive, tash po bahet copa me gjithë burrin tuj punue, sa ish në shtëpi të madhe nuk ka prek punë me dorë. Ilaç i mirë ish ndamja babuq edhe Leutrimi tash mbasi ka dalë në banesë të vet e ka shtrëngue rrypin deri në fund. Rrymë pesë euro në muej, nuk harxhon ma shumë.  Bje me fjet me pula.  Me telefon qysh folke përpara sabah e aksham tash e ka nal. Kur ka naj punë veç na cingëron.
Në Maqedoni kanë ba shtimin artificial të banorëve (votuesve) maqedon në mjediset e banume han e don me shumicë shqiptare, tue i pajis me letërnjoftime maqedonase minoritarët sllavë nga Shqipnia. Edhe me minoritarët sllavë nga Shqipnia, sllavo-maqedonet në votimet për pushtetin lokal  (24 mars 2013) e humbën Ukskanën (Kërçovën) e Strugën. Pas shtatëdhjetë vjetësh shqiptarët do të qeverisin me qytetin e tyne falë bashkimit dhe ardhjes së mërgimtarëve nga të gjitha anët e botës, ditën e votimit. 
Politikanët në Shqipni për interesa të ngushta partiake nji komune në Qarkun e Korçës ia ndryshuen emërtimin shqip nga Liqenas me nji emërtim sllavë, në Postec. Bile u ngutën pozita e opozita kush më parë me aprovu ndryshimin.  Mirë thoshe ti babuq, se shqiptari për nji interes krejt të vogël heq dorë nga shqiptaria. Edhe Marengeleni njëqind herë më ka thanë: Politikanët, shumica e tyre, janë hajdut e maskarenj. Dhe qe, po dalin fjalët tua e të Marengelenit.
Për Shacin ende nuk po dihet a asht gjallë. Teta Ale u terë e u tha prej mërzisë. Baci Rami me grue e dy fëmijë ka ardh prej Suedisë. S’pat ku me hy babuq, shtëpinë ja ka zanë vëllai i madh. Keq valla, tue pas shtëpinë e vet ju deshtë me shkue te prindët e grues. Besfortin e Ifuzit e kanë zanë me miell të bardhë në kufi. Disa po thonë kanë me denue shumë, disa po thonë ka me dalë shpejt prej burgut se ka lidhje të forta me të fortit, Besforti.  Çikën e Ramadush Carit  me BMW X5 deshën me ndalë dje policia, se shpejt babuq... Ja qitën stopin, po ajo i dha gas edhe ma shumë BMW X5  dhe desh i shkeli. Fëmijët e pushtetarëve këtu nuk nin për policë e shtet. Prej tyne edhe policët ruhen se mund të pushohen nga puna për përdorim të forcës, qoftë edhe kur mbrohen.
Në Bruksel po vazhdojnë bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë. Qysh kanë me përfundue nji Zot e di. Bisedimet kush qysh po do po i komenton. Sherafedini, mirë tha, nuk duhet me u ngut, bile edhe mbasi të merren vesh e të nënshkruhet marrëveshja duhet me prit a po jetësohet edhe në praktikë, se serbëve nuk ju zihet besë. 
Ani babuq se paska ardh Zafina te teta Ale. E shkreta kurrë pa u ba rehat, njëherë me Ifuzin tash me të birin Besfortin. Sigurisht ka ardh me fol me Ramadush Carin për djalin që e ka në burg. Cari babuq, vran e kthjell këtu.
Të fala shumë!
Mars, 2013
 )*Përdorëse si lopatë e vogël prej dërrase, që shërbente dikur për të la  (rrahur)  rrobat në koritë guri ose druri si dhe në lumë.

Letra 42
Babuq,
Nanuqi erdh si asht ma së miri. U gëzua kur na pa. Ronaldo hala pa u përshëndet turr me çel kuferat. Mezi e nali Dardana. Në aeroport dolëm me prit nanuqin me dy kerre: renaultin e Leutrimit dhe golf-in 5 zyrtar të Dardanës. Rrugës Dardana e aktivizoi alarmin e dritat. Nuk ban kështu, i thash Dardanës, nuk jem në detyrë zyrtare, po private. Hajt bre babush, ma ktheu Dardana, policët kur i çojnë gratë te frizeri, fëmijët në shkollë, cigare kur dalin me ble për sekretareshen e shefit etj. alarmin e dritat veç lëshuet i mbajnë, jo unë për nanuqin që po vjen prej Gjermanisë. Po, po babuq, bash kështu si tha Dardana asht, në zor janë banorët në apartamentet ngatë rrugëve. Ende pa i shtie valixhet brenda erdhën teta Ale me Zafinën, teta Myrvete, Fahrija, Nafa e bacit Demush me dy vajzat e nusen, Nina... Për pesë minuta i treguan nanuqit për krejt ngjarjet në mëhallë e përtej. E vërshuan me pyetje sa njena sa tjetra: Xham tu paska ba fytyra, pomada e mira atje, a more nja kuti me veti, se te na krejt falls, ani edhe flokët i paske ngjyros, po dihen prodhimi gjermane si manash tu paskan ba, te na si me ndreq ngjyrën prej qeremdeve të magjupit, a u mërzitë babuqi kur u nise knej, çka i prune Sadberës, nusës Leutrimit, Dardanës, a i keni kallëzue babuqit që u da Leutrimi, a u gezue për Ronaldon që u ba synet, ani edhe aparatin me i drejtu flokët e paske ble, sigurisht në dyqanet “Aldi” se ma lirë senet aty, kush ta belu? Burri moj, se kush tjetër, unë jarana nuk kam! – u përgjigj nanuqi pak si me inat. Më rroki kryet dhe dola në kafe. Më erdh keq prej nanuqit, po nuk munda ma me i durue llafet. Ani tash kur ta lëshojnë CD e synetllëkut deri në sabah nuk kanë me u çue.
Në Tiranë babuq, Monumentin e Pavarësisë të përuruem me rastin e 100 vjetorit e kanë vjedh për skrap.
Disa të rij serb anëtarë të organizatës “Youth Iniciative Human Right” kanë kërkuar ndihmë nga ndërkombëtarët me shkatërrue mitin serb që ekziston në kokat e politikanëve, akademikëve, regjisorëve, popëve, shovinistëve ... se Kosova asht Serbi. Zor e kanë babuq të rijt serb edhe ndërkombëtarët me ba diçka në ketë drejtim se ata që janë në krye të shtetit, institucioneve të kulturës, universiteteve, medieve, kishës, çerdheve të fëmijëve etj. janë të zhytyn deri në fyt në mite.
Shaci në France asht diku, se më ka thirr në tel. – i kish tregue Saranda, Zafinës në skype. Jam mërzitë e më ka marr malli për fëmijë, po due me i pa - më tha. Ti po do me i pa, po ata nuk po donë as me të pa, as emnin me ta degjue. Kur patën nevojë më së shumti për ty, ti na la rrugëve ata e mue. Nuk janë ma fëmijë, kanë krijue familje dhe jetojnë në shtëpitë e tyne. Dhe ja mbylla telefonin rraspillanit, Ma nuk më ka telefonue, sigurisht nuk ka leje qëndrimi dhe tutet mos po e lajmëroj në polici. – kish përfundue Saranda. Kur merr vesh teta Ale për Shacin, se asht gjallë, e shkreta nuk kish mujt me fol prej gëzimit e vajit.
Bisedimet me Serbinë në Bruksel u mbyllen pa ndonji marrëveshje. Serbet babuq po kërkojnë pogaçe përmbi pogaçe, shtet në shtet për nji grusht serb. Po ankohen se nuk po kanë përkrahje nga bota. Mirë tha nanuqi, shkiet gjithmonë ankohen e vajtojnë, kërkojnë shumë ma shumë se ju takon. Kurrë mos knofshin jarabi!
Cari i kish thanë Zafinës për Besfortin, tuj ja ba fët-fët me sy, hajt se bahet mirë, veç, e di ti ...? Po, po, i kish thanë kjo, e di. Ja zhbin valla tash Ramadushi dukatin e eurot që ja ka lanë Ifuzi. Mallin haram babuq, dreqi e përlanë!
Martesat mes ulokëve serb në jug të Serbisë dhe femnave shqiptare nga Shqipnia po vazhdon me ndërmjetësimin e agjencive në Shkodër. Këto ditë gazetat po shkruejnë se fotografistja serbe Katerina Gajiç dhe shqiptarja Elona Xhepa do ta hapin ekspozitë me fotografi: “Martesat serbo-shqiptare në kornizë”.
Tung babuq se tash nis në Top Channel spektakli “Albanian Big Brother” dhe ishalla nuk e qesin prej shtëpisë qat modelisten e halitshme (çapkëne) se krejt diqysh po e dojna dreqin.
Prill, 2013

Letra 43
Babuq,
Kuku babuq, çka e ka gjet Zafinën. Eurot që ja ka dhanë Carit me nxjerr prej burgut djalin i kanë dalë falls. Ramadushi ja kish kthye, tue i thanë, merri këto Euro falls se me të paraqit në polici të çojnë menjëherë edhe ty si Besfortin në burg. E mjera unë, kish thanë ajo, çka kam hjek tue i ruejt njëherë prej Ifuzit pastaj prej Besfortit. Pasna ruejt kurgja, letra hesapi. Ai dreqi Ifuzi babuq krejt falls ka qenë, Zafina grue me vend dhe e ndershme, po fatin e keq.
Në shtëpinë babuq ku ndahet drejtësia, ku ma së shumti flitet për paqen, kryetari i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-ës organizon debate në krye në veti, tue dhanë mundësinë të dalin në foltore njerëzve të përziem në krime dhe përkrahës të kryekriminelit Sllobodan Millosheviq. Babuq ka plot përfaqësues të shteteve që nuk dinë dredhitë, rrenat e magjistarit Jeremiq dhe këtu qëndron e keqja.
Tetës Ale, prej kur ka marrë vesh se gjallë asht Shaci, i ka ardh pak çehrja. Rufa e Selimit po vejn shpesh me nanuqin po heq mërzi. Kallëzon e nuk ndalet hiç qysh ka ardh nuse, qysh ua ka kalue krejt shoqeve për hijeshi e për punë, qysh ka plas burri mbas saj kur u kane re, bile edhe tash, qysh i ka rritë fëmijët, këqyr vjehërrinë, dashtë kunatat, qysh e ka mbajt shtëpinë xixë dhe kurrë se ka zanë drita e sabahut në shtrat. Hiqju saj, tha teta Ale, e di kush u kan kjo, sa ka pune, dashtë vjehërrinë e kunatat. Vjehrrën e ka pas të vyeshme dhe kurrë nuk e ka lanë me prek punë me dorë se vetë hall keqe dhe gjithmonë kryet i ka dhimtë. Me kunata copa u ba sabah e aksham. Nalu, oj Rufë, i thash nji ditë, se të njohin dhe e dinë njerëzia kush je kan. Kjo, tha teta Ale për nanuqin, po e duron se unë nuk ja kisha durue rrenat kurrë.
Krimineli Johan Tarçullovski i dënuar nga Gjykata e Hagës, që në vitin 2001 vrau civilë shqiptarë u lirue nga burgu këto ditë. Krimineli u soll në Shkup me avionin e qeverisë dhe u prit nga qeveritarët si çlirimtar në aeroport. Me fol drejt babuq, shtetin që e qeverisin qeveritarë si këta, të cilët e duartrokasin kriminelin, nuk asht shtet.
Keq valla babuq, në Kaosvë ata që janë të thirrun me luftue krimin, kontrabandën, korrupsionin, hajninë etj., vetë po i bajnë këto. Gazetat po shkruajnë se për nji vjet 500 policë janë arrestue nga koleget e tyne. Kush për marrje ryshfeti, kush për vjedhje, kush për kontrabandë me serbët etj. Mirë, tha nanuqi, kështu nuk mbahet shteti, shtetit duhet me i dhanë, biroo, jo veç me marrë prej tij. Në Gjermani, pa dit as nji fjalë gjermanisht krejt pazarin e bajsha vetë. Secili artikull e kish çmimin edhe nji cent nuk të mbesin borxh. Këtu te na shitësi veç hallakat kasën, xhepat dhe jo nuk pasna të imta, jo merr edhe diçka për këta cent, jo kthehu ma vonë, ta hypin çmimin aty për aty, të shet vjam (dhjam) për mish, kajsia për fiq, pa u skuq hiç.
 Këto ditë po bahet shumë zhurmë babuq, të ndryshohet apo të mos ndryshohet historia? Baci Tasim, njime shkollë nuk ka, po i hollë nga mendja asht, ju kish thanë profesorëve te shkolla, këtyne profesorëve ma të sodit, rishikimi i historisë asht i dobishëm vetëm nëse pasurohet me fakte të dokumentueme nga shkencëtarë e historianët e vërtetë, të ditun, të paanshëm dhe pa përzierjen e politikës, injorantëve, ekstremistëve e të huejve se ndryshe nuk ban.
Tung babuq se erdh Bulja e Qazës me ja skenue fotografitë se po do me i postue te profili i saj në faqebuk. Sadberja tym po qet, mos ma sill këtu pari, më tha, çka i duhet moj fejsbuku Bules, nuk di as emnin e vet me shkrue, dreqia ja hankt asaj fotografitë e zanin e spirraftë!
Prill, 2013
Letra 44
Babuq,
Nanuqi u gëzua shumë që kishe dorzue dokumentet për pension. Ishalla të del pensioni i mirë. Valla babuq qysh je mësue me punue e me pas pare shumë kur të vish këtu ke me u mërzit. Edhe drejt me të thanë s’ke me kend me ndejt e kalue kohën. Burrat tash janë ba ma zi se gratë, gjithë ditën ulun nëpër gajbe para shitoreve (se bernda nuk i lanë nuset e djemve), tuj pyet cilin do që hyn në dyqan e kalon rrugës, “ku po shkon, çka po do me ble, kur ishe ... ?”, tuj u ankue, tuj u lavdue në të thatë, sha politikanët dhe fol zi e terr për njeni tjetrin.
Më në fund babuq u nënshkrue marrëveshja mes shqiptarëve e serbëve në Bruksel. Kush ka fitue mbetet të shihet. Beteja vazhdon për përfitime sa ma të mëdhaja prej asaj që asht firmos. Na babuq me këtë nivel korrupsioni, krimesh, përçarjesh e zhvillimi ekonomik e kemi ma zor në përballjen me hilet e ndërkëmbëzat e serbëve.
 Ramadush Cari ka hap nji sallon të madh. Ka marr në punë çika te reja. Kryeshefe e ka ba polaken (ish nusen e Shacit). Krejt Kosova aty po vijnë me rregullue fytyrën, thojt, vetullat, flokët, me ba masazhe e sene tjera. Teta Ale tym po qet. Po thonë, po bashkëjeton me polaken. I fort babuq, Cari! Bile po thonë edhe Zafinën e ka lut me shtie në punë. Po ajo, i kish thanë, për punë nuk jam në zor, po n’mujsh me ma nxjerr djalin prej burgut, ta di për nder. Po, po,i kish thanë Zafinës pisi , e di ti, laknori nuk gatuhet pa harxh dhe do fjalë tjera kili-mili.
Babuq, nënshkrimi i koalicionit midis Ramës e Metës në Shkodër u ba me ndërmjetësimin e ish kryetarit të Serbisë Tadiq. Aferim babuq ju qoftë, i mëson tash serbi liderët e politikës shqiptare qysh me ardh në pushtet, kështu e patën mësue edhe Enever Hoxhën: Milladin Popoviqi e Dushan Mugosha qysh me prish marrëveshjen e Mukjes, qysh me harrue Kosovën, qysh me izolue e lanë mbrapa Shqipnin 50 vjet.
Në Sarandë bubuq, po shkruajnë gazetat, u pushua nga puna arkeologu Halil Shabani, pse i njëjti ka refuzue t’i quej objektet 100% ilire se janë objekte helene. Në vend të arkeologut të dëshmuem, në Sektorin e Artit dhe Arkitekturës kanë emërue një ekonomist të komunitetit grek në Sarandë. Kështu asht babuq gjithandej sektorëve të shtetit, punojnë të dëgjueshmit, dredharakët pa karakter, që nënshkruajnë e thonë çka ju thotë politika.
Fola me Marngelenin në telefon. Byrazer, më tha, ka filluar fushata paraelektorale këtu, liderët të majtë e të djathtë, na çanë kokën (të mos them ndryshe) duke u akuzuar e hëngër mes veti. Njëzetë e katër orë live i shohim e dëgjojmë në TV, njëzetë e katër orë dëgjojmë broçkulla, premtime se do ta bëjnë parajsë Shqipërinë ... Është për t’u përshëndetur se populli më nuk u zë besë, nuk i ndjek pas. Njime babuq qashtu asht. Desh harrova me të thanë babuq se, e bukirata (rezervova) dhomën te Marengelni në Durrës, qat dhomën me pamje nga deti. Sadberja e ka ditëlindjen edhe jemi mërzitë pa dal kurrkund.
Tung babuq se po vjen Dinorja, nji shoqe e Sadberës, me ngjelkat* e mahalles për kafe, për kafe thonë, por ma shumë vijnë për llafe. Krejt dynjanë tash e përgojojnë. Ani Sadberja ju ka gatue edhe byrekë me presh. Kanë me u kënaq ! Nanuqin valla kanë me ba nervoz po!
Maj, 2013
*Llafazane, shpirtvogla që merren me thashethem
                                                                 
Letra 45
Babuq,
Sadberja, me sabah sot, ja nisi,  qe babuqi na la, nanuqin për dore dhe ende pa e ba nji vjet në Kosovë, u kthye në Gjermani. Hajt, pashë Zotin, mos ma çaj kryet, i thash. Na la! Qysh mos me na lanë, qysh? Këtu shëndetësia kurrqysh, barnat falls, shokët disa po i merren me politikë, disa tjerë me i la kusuret e moçme, kur ishin komunistë  janë ba fetarë, jo se janë fetarë, po qe... Qysh me jetue këtu, verës nalet uji, dimnit rryma. Edhe u lodh babuqi nëpër dasma,  u lodh tuj lyp euro për punë që mund të bahen edhe pa euro ose punë që duhet t’i bajë shteti. Njimend me pension të Gjermanisë,  por nuk i dalshin. Mirë bani që u kthye, me mujt edhe unë kisha shkue. Këtu, nuk durohen pushtetarët, e ke pa, sillen e sillen dhe kërkojnë një shkak me u mbledh e ba gjymysh me buxhet të shtetit. Nejse, i fola babuq Sadberës, po asaj me i fol asht si me i fol drunit. 
Shyqur babuq shkove qatje dhe nuk e sheh çka po bahet këtu. Nuk i sheh tubimet partiake, të shoqatave civile, bile edhe ato  te kulturës;  ndamje çmimesh e titujsh në stilin, ti mue, unë ty, promovim librash që veç emnin libër e kanë, simpoziumesh etj. që janë ba si kanagjeqet e grave ku demonstrohet,  veshja (realisht cullakimi), dija (realisht hipokrizia), arroganca e reklamimi. Këtu kur niset (planifikohet) nji punë, çfarëdo qoftë ajo, rrugë, lulishte, çerdhe fëmijësh, ambulancë, shkollë, renovim të objekteve, shtëpi  pleqsh e kulti, niset me parallogaritje të sakta sa kanë me  i mbet  pare të thata në xhep shefit (organizatorit) dhe  atyne përskaj shefit (organizatorit). 
Më thirri në telefon Marengeleni. Në Shqipëri, më tha, shkoi Maloku erdh Zgjatani. Ndërrim emrash në vendet udhëheqëse, ndërrim i makinave, ndryshim  interieri e fasadash brenda e jashtë zyrave, largim nga puna të krahut tjetër, marrje në punë militantë partiak pa asnjë kriter...  tjerat të gjitha me të vjetra, ama të gjitha.  Dëgjove, prapë Evropa refuzoi dhënien e statusit të vendit kandidat për Shqipërinë. Inatet, servilizmi, hajnia, injoranca dhe korrupsioni  i  njerëzve tanë s’po na lënë të bëjmë hapa përpara, dhe jo vetëm Evropa, miku im, përfundoi Marengeleni. Valla babuq, edhe në Kosovë si në Shqipni. Këta që fituan votat për pushtetin lokal, këta të partive tjera humbëse qaflak po i qesin prej punës, tuj fillue prej shoferëve, rojeve, inkasantëve, administratorëve, gjyqtarëve, titullarëve, drejtorëve të shkollave, çerdheve të fëmijëve etj. 
Saranda babuq, dy ditë mbasi shkove ti erdhe me djalin. Ja çeli shyqyr derën tetës Ale se e shkreta fill kalli vetë ka mbet. Shaci ende nuk po dihet ku asht, a tjetri as ne telefon nuk e thirr, s’guxon gëk prej gjermanes me ba. U trash e dhjamos për së tepërmi po thonë. Djali  i Sarandës kryet n’tavan, i mirë, gojëmbël, sytë e shkruem dhe me kulturë. Babuq edhe prej beterit po dalke i miri. Ramadush Carit i ka ra bishti n’ujë. Në këto zgjedhjet e fundit humbi partia e tij. Zullumi prej së trashi këputet babuq. Tash e ka kap tuta për zgjedhjet tjera.  Sa me nji kafe sa me nji tjetër po rri tuj qeras e marrë me të mirë njerëzit. 
Kohë të këqija kanë ardhun babuq, ai ushtari (e ke pa edhe ti se ardhke e sillej shpesh këtu pari) i KFOR-it turk a maroken, që bashkëjetonte me  Liridonën e bacit Çerkin qe 1  vjet tuj rrejt, jo po lidhim kunor e bajmë dasmën këtu, jo kur të kthehem në shtëpi, jo në pranverë, jo, në vjeshtë kish ik babuq dhe i kish shkrue prej atje nji sms Liridonës: Jam i martuam, i kam dy fëmijë! Ajo e shkreta tash barkun sa koshi u kthye te prindërit.  
 Zafina e Ifuzit, ish përtri, njime të çika po jeton, po rehat asht. Ifuzi ja ka pas nxi jetën. Shyqyr që e zuni veshin ai edepsuz, na tha teta Ale. Njime babuq, ma mirë hiç se fëlliqtë. 
Tung babuq,  se e kem kohen e kafes me Sadberën, po dalim te restoranti  “Lindi” këtu afër. Çka me harxhue benzin me shkue ma larg!
Dhjetor, 2013

Letra 46
Babuq,
Zafina, me u çudit, erdhe na thirri se kish me mbrojt temën e magjistraturës. Shkollë s’ka pas dreqi, por po thonë mbasi vdiq Ifuzi e ka krye filloren, të mesmen, fakultetin dhe tash po magjistron. Dikush po thotë i ka lanë pare Ifuzi, me pare babuq krejt i kryen, disa tjerë po thonë kjo e zoja ka qenë gjithmonë, po ai i mbrapshti Ifuzi nuk e ka lanë me i çel sytë. U përtri babuq, edhe po vishet si tash ma, që po vishen, krejt po e kthejnë kryet mbas saj. Jo moj çfarë e zoja, i kish thanë çika e bacit Çerkin, Sadberës, po i ndihmojnë biznesmen e njerëz me pushtet, do donzhuna pleq të pa përjetuar në rini, që i mbyllin gratë e veta në shtëpi dhe vetë hajt bir mbas tjerave.  Mirë e ka babuq Liridona, qashtu asht, përditë po botojnë libra edhe analfabetët që po jav shkruajnë librat të tjerët, kush me lekë kush për tjera sene që po me vjen keq me të thanë. Merre me mend babuq edhe Cari po shkruen libra. Grueja e Carit, teta Myrvete, kish thanë, njëmend nuk di qaq me shkrue Ramadushi, por di me fol. Ai po fol dhe këta që dinë, intellektuallat, a qysh po ju thonë, po ja nreqin e qesin në letër. Hala pa u tha mirë germat në letër vijnë këta të shtypshkronjës dhe ja botojnë. Po babuq, kur ke pushtet e lekë edhe libra shkruen edhe poet bahesh, ani ma gratë ...
Me pas fat babuq, me marr çmimin Nobel për qeto negociata që i bani me shkiet Hashim Thaqi bahemi ne shqiptarët me tre nobelista, bile për diçka të madhe të njihemi në botë, jo vetëm për korrupsion e pushtetarë të pasun, inatçi dhe me shkolla të natës. 
Shkupi babuq u ba qytet i carëve në bronz. Përmendoret po mbinë natën në sheshet e qytetit. Shteti thotë nuk i ngremë ne, po me i mbrojt i mbron policia e shtetit. Sherafedini i hollë asht babuq, hajt tha, se kush mbjellë erën ka me korrë furtunën. Shteti nuk ndërtohet me falsifikime të  historisë, hajni e racizëm, po me punë e drejtësi.  
Shkuem me Sadberën me ja ba përhajr djalit të Selës, Korabit, që fitoj në zgjedhje, hajde urime, i thamë, sigurisht edhe ju prindët jeni gëzue shumë, valla drejtën me të thanë, u përgjigjen të dytë përnjëherë, ma shumë jem gëzue që humbi çika e Ramdushit se që ka fitue Korabi. Jemi veça dynjas babuq, ma shumë na gëzojnë humbjet e tjetrit se fitoret tona. Luljeta gjithë natën naj bani kryet daulle, tuj e lavdue djalin, kush ka votue kudër, kush për te. Qysh kanë dashtë me ja vjedh votat, po Sela i zoti, veç ne telefon ka nejt tuj shkrue sms anëtarëve të komisionit, tuj ju dhanë kredit (mbushje) në telefon njerëzve falë, tuj porosit njerëzit, votoni umrin 41, tuj premtue se ka me ju nimue me ju regjistrue fëmijët në fakultet të mjekësisë. Qysh moj ju ndihmon, pyeti Sadberja, Sela as doktor, as profesor nuk asht. Nuk asht doktor, po punë kryen, ndërhyna unë, di Sela me marrë e me dhanë bakshish. Po de, bash qashtu, di Sela, m’tha tuj më rreh krahëve Luljeta.
Na kallën babuq intelektualët e politikanët tanë, tuj shkrue, fol e shpif për njani tjetrin çka asht nji e zezë. Me tu dhimbtë valla, që po shpërfytyrohen e bien kaq poshtë.    
Kryetarët e votuem serb në komunat, që nuk kanë më tepër se nji autobus serbë, në Republikën e Kosovës po betohen para flamurit serb, me ikonografi çetnike rreth e rreth dhe me fjalime të zjarrta për Serbin dhe kundër shtetit që i përkasin dhe i financon. Mirë, tha dikush te shitorja Hetës, para duersh me i majt, ata kryet kah vendi i tyne e mbajnë, këtu rrinë veç me zhvatë Kosovën. 
Tung babuq se Sadberja sot 5 vjet e ka krye kursin për rrobaqepëse, po dalim me festue në restorant.
Fund dhjetori, 2013
Letra 47
Babuq,
Shyqyr që i kish dal edhe nanuqit pensioni, tash me dy pensione keni mundësi edhe Leutrimit me i ndihmue. Njimend po punon me gjithë qat  çikën që po bashkëjeton, po rrogat e vogla. Secili kerr në veti, po kanë harxhime, pastaj veç ata dy, po mërziten dhe vikendeve gjithmonë po dalin, jo n’ Rugovë,  jo n’ Brezovicë,  jo  n’Shqipni. Sa janë të ri le të dalin e kënaqen, i thash Sadberës. Le të kënaqen, m’u vërsul Sadberja, mue si erdha nuse, më mshele brenda, pa u ba një vjet më lindi Dardana, me vjehërri, mysafirë pa u nal kurrë, me gjithë këto punë dhe në kambë ju kam ndejt krejtve. Hajt, pashë Zotin, e kundërshtova, veshën tande e kushtet tua nuk i ka pas kurrkush.  Qafën plotë lira, unaza, hallhalle edhe papuçet t’arit i ke pas, burrin në shtëpi, maqinën “Singer” veç për hijeshi e mbajshe se nuk ke dit me qit as tegel, bunarin me çekërrk tu dera. Tash dy herë në vjet në deti; herë në Durrës, herë në Sarandë, çka deshe ti ma shumë, çka? Gratë babuq kurrë nuk po këndojshin. 
Qeto bisedimet me Serbinë babuq ja pa hajrin veç Serbia. Na kurgja nuk fituem. Daçiqat e Nikoliqat i nisën bisedimet në stilin “mos nënshkruej kurgja, as mos refuzo”, tash që kanë nis negocimet Evropë - Serbi edhe ato marrëveshjet që i ka nënshkrue, nga zori, në emën të Serbisë, “djali” i Millosheviqit, Daqiç i zvarrisin pakufi. Ndërkaq neve në Kosovë Evropa na ka izulue e  shti në bri të dhisë, kurse Shqipnisë vazhdimisht i kërkojnë kushte shtesë. 
Për vitin e ri babuq e rregulluem podrumin se ma sigurt në podrum. Gjithë natën babuq nuk ndalen tuj hedh mjete piroteknike dhe shti me armë zjarri. Bile edhe Leutrimin me nusen nuk i lash me dal as n’qytet.  Rri  këtu me neve se mundesh me shkue si qeni n’rrush, i thash, mirë që më dëgjoj se mendjen boll qykë e ka. Të nesërmën babuq shkrujten gazetat se  shumë janë lendue, disa kanë humb të pamunit e gjymtyrë tjera të trupit, disa janë në gjendje kritike për jetën nga plumbat qorr. Nëpër katunde janë djeg stalla e shtëpi.  Na, shyqyr babuq, festuem në podrum se kur po vjen ora 24:00 përflaket qielli, rrugëve e shesheve të qytetit të qorrn tymi, tamam si në luftë. Nji dreq e di ku po marrin euro me ble fishekzjarrë e plumba, këto kushtojnë babuq. 
Vuqiç, një politikan serb, ka trondit opinionin serb, tuj e tregue nji të vërtetë se shteti serbë nuk ka vra vetëm shqiptarë, por ka vra edhe serbë, bile edhe fëmijë siç ishte a rasti në Pejë në vitin 1998 dhe për vrasjet, akuzonte shqiptarët.  Babuq, na shqiptarët edhe atëherë e dijshmi  se ata vetë i bajshin vrasjet, dhunimet e plakave serbe, varrezave, fusnin shishet në prapanicë, vrisnin ushtarë,  po s’na pyeste kush. Nejse ...
Fola në skype me Marengelenin. mes tjerash, më tha: Koha është të kemi në krye të shtetit intelektual të çliruar nga egoizmi dhe pretendimi për të qenë të pazëvendësueshëm, babë të kombit. Udhëheqësi i vërtetë është verior sa veriori, jugor sa jugori, llapjan sa llapjani, dukagjinas sa dukagjinasi, shqiptar sa shqiptari i mirë, evropian sa evropiani. Njëmend babuq, qashtu asht. Tipat bajraktar e lokalist, me shpirtin për toke, të papërgjegjshëm, të cilët si të vijnë në pushtet janë vetë shteti, vetë ligji, e shkatërrojnë shtetin.  E  teprova me këto sene që ti i di ma mirë se unë, po prej zemrës plastë e kam babuq, që nuk po na ecin punët ma mirë e ma shpejt edhe për shkak fajit tonë.
Vetoni mbramë na ka ça kapakun e kresë tuj fol për politikë, kulturë, histori, ekonomi, sport e çka jo tjetër. Njimend babuq qysh thoshe ti, budalla nji e di dhe mendon që i  di të gjitha. Shyqyr dikur erdh Fjolla dhe na shpëtoji se kur asht me gruen i mshelet goja. Ajo ja mori primatin dhe ky mbetet tuj thonë “mirë, mirë”.  
Ani babuq se naj cingëroj Dardana, po dalim për nga një pije te kafja e Ylberit. Të fala shumë!
Janar, 2014
Letra 48
Babuq,
Dje Zafina me sukses mbrojti punimin e saj të magjistraturës para komisionit tre anëtarësh, të gjithë me tituj Dr. Profesorët vetë pyetshin vetë përgjigjeshin. Djali i Zafinës, Besforti pas përfundimit na çoi në drekë në restorantin ma të mirë të qytetit. Zafina e veshur bukur, gojën veshum vesh sa te njeni profesor sa te tjetri. Besforti në fund profesorëve u dha nga nji telefon (qesi telafona si të Leutrimit që ju grahin me gisht). Besforti sa humbet dy-tre muej, prapë kthehet me kerre të shtrjta dhe qafën krejt sari me alltan. Mirë valla babuq edhe mahalla jonë u bamë me magjistër të shkencave politike. Tash kanë me marr mamin me punue në ministrinë e punëve të jashtme, kish thanë çika e saj, Bleta. E marrin, pse jo, Besoforti ja mush gushën Carit me Evro dhe ...  
Saranda erdh dje me nejt me të dy çikat e saja. Ja çeli derën tetës Ale valla dhe çka asht nji e mirë i kish prue. Erdha, tha, due me nejt pak ma gjatë sivjet, thash le të mushen sherr edhe këto çikat e mia si këto në Kosovë se unë valla e pasherr kam hjek shumë, ju ma e dini. Kur erdha nuse krejt familja sherrxhi, përveç nanës Ale. Përpara ma bajshin rrafsh, ndërsa mbrapa shpinës gropën. Deshti zoti ranë vetë në ato gropa.  Çikat njime si drita babuq i kish, kah silleshin mjaltë nxjerrshin nga goja: “mersi boku, silvuple, silvuple ...”. 
Serbët babuq, në emën të vizitave të kishave (të vjetrat i kanë përvetësue se nuk ishin të tyne dhe këto tjerat politike), në cilat u ba bekimi i kriminelëve vrasës, po i bien kryq e tërthor Kosovës. Këto vizita vetëm emnin e kanë religjioze, se janë fund e krye provokuese, të cilat babuq po irritojnë familjarët e 12 mijë e ma shumë të të vramëve, shumë të tjerëve të zhdukun, të 1 milion të përzanun dhunshëm nga shtëpitë e tyne, të rrahun, të keqtrajtuem... nuk harrohen babuq këto mizori.   
Për vikend me Sadberen shkuem në Shkup. Po mërzitemi babuq, dhe hajt dolëm. Shkupi ma nuk asht ai që ishte, në rrugët e sheshet e tij ma shumë ka monumente të carëve e heronjve perandorak të adoptuar, se njerëz të gjallë. Shkupi babuq gati u deshqipatrizue. Po deshqipatrizohet edhe me fajin e partive shqiptare që fyhen e hahen mes veti dhe nuk kanë kohë ta ndalojnë Gruevskin, i cili falsifikon historinë, me para të shqiptarëve ngre përmendore, dushmanit të shqiptarëve, Car Dushanit. Se di babuq qysh po i voton populli këta politikanë që  luftojnë veç për shkam (karrikë)?           
Ka ardh Deska e Zhivkit, ish plakë babuq, me hesap ka ardh me shit shpinë. Myshterit tuj u lëpi e fërkue durt, i dolën përpara:  “dobro doshlla komshike, dajma smo zhivli dobro”! Po, po “dobro” ju kish thanë ajo. Millosheviqi na prishi me juve se na gjithmonë mirë e kemi çue. Zeqa i Asimit, qëllon aty dhe i thotë, paksa me nervozë: “Çka Millosheviqi, djemtë e tu na përzuen prej shpiave, djemtë e tu na kallën shpiat, na morën krejt çka patëm ...”!  Këta të bacit Lam, ndërhyn, “ma se nuk ban” dhe e nalin. Alla minut kish ardh policia. Hë, çka, dhe  e marrin  Zeqën. Ai përfaqësuesi i serbëve Vullin, që u tha shqiptarëve “jeni të egër”, menjëherë Ban Ki - mun-it dhe krejt shteteve të Evropës ju ka shkrue sikur: “u rrah e u gjakos serbja Desanka Zhvkoviq në Kosovë e Metohi”. Çudi valla babuq, mos me guxue njeri as kriminelit me i thanë kriminel. Desanka hala këtupari asht, shqiptarët ja kanë rujt shpinë deri tash. Kish thanë, as nuk e shes shpin, as nuk shkoj ma në Serbi. Këtu kam ma shumë të drejta se atje. Në Smederev, thirre sa të duash policinë, nuk vjen kush.  Këtu valla erdhën menjëherë. Njimend babuq, qashtu asht, ma mirë se në Serbi e ka, vendin në parlament e ka të rezervuem, me 5-6 vota mundet me u ba deputete, ministër e çka jo tjetër. 
Në Prizren babuq u mbajt mbledhja e përbashkët e qeverive të dy shteteve shqiptare. U nënshkruen marrëveshje bashkëpunimi etj.  Disa po thonë kjo asht vetëm fasadë e reklamë, disa tjerë sikur kjo asht mbledhje historike. Në mbledhje janë marrë vesh me i dhanë nga 50 mijë evro për ndërtimin e një spitali në Preshevë. Pak babuq! Qeveritarët e pasur të shteteve tona të vorfuna kaq evro i kanë pas sigurisht nëpër xhepa, po nejse...
Tung babuq, se po duhet me çue Sadberën në palestër për ushtrime, nuk ka kg. tepër, po veç për inati që po shkon Fata e Demirit, pse mos me shkue edhe kjo.
Janar, 2013
 Letra 49
Babuq, 
Në asnjë shtet tjetër në Evropë dhe përtej Evropës nuk dalin doktorë shkencash sa në Kosovë. Rrugën për tituj shkencor pa pas asnji lidhje me shkencë e hapën babuq njerëz të veshun me pushtet. Tash me punue në shkolla fillore duhet me pas master dmth  me qenë magjistër. Magjistër përpara u ba vetëm ai që ka pas vepra shkencore, tash babuq as doktorët as akademikët nuk shkruejnë. Çka me shkrue e me u lodh, krejt me pare i blejnë: diplomat, magjistraturat e doktoraturat, bile edhe vendet e punës. Edhe me shkrue babuq duhet me dit. 
E pashë Dulin e Alisë dje. Ish ba vetë i katërdhjeti. Çka ke Dul kështu? - e pyeta. Qysh bre çka? Sa shumë kemi ba e sakrifikue na mërgimtarët për Kosovën, këta këtu me kerre të shtrejta, IPHONA në dorë, sa na shohin, thonë: “këqyre paskan ardh këta të hujt! Qysh bre unë i huj edhe kafshatën e gojës e kam nda tuj dhanë për Kosovën, këta më thonë i huj. Nji dokument me nxjerr në komunë, bashkësi lokale, katastar, në rrugë me të  ndal policia etj. “hallakatu, të thonë, ju shyqyr që jeni qatje dhe po keni, na maruem krejt”.  
Populli i shtetit, që vrau e masakroi popuj, bani gjenocid, fshehu e betonoi varrezat, lëviz lirisht nëpër Evropë, kurse shqiptarët kalojnë kufinin ilegalisht nëpër kamion frigorifer e mënyra tjera kontrabandë të rrezikshme dhe me pasoja fatale.  Evropa babuq, për interesa të saja, i then parimet, del në anën e të fortit, qoftë edhe të kriminelëve. Qe edhe nji lajm xhevahir nga Evropa demokratike, Tribunali i Hagës ju ka ul dënimet kriminelëve  serb pjesëmarrës të drejtpërdrejt në gjenocidin ndaj popullatës shqiptare. 
Deska e Zhivkit u kënaq euro, shqiptarët hallexhi babuq, në radhë mbramje për mbramje i shkojnë në derë.  Sikur po ju rregullon dokumente për pension, pasaporta të Serbisë për dy-tri ditë. Vetë i çon dhe i kthen me veturë në Varnjë, a ku dreqin me ditë në cilin qytet tjetër.
Nji shkollë në Berlin babuq u emnue me emnin e shqiptarit, që ka shpëtue nji familje hebreje gjatë Luftës së dytë botënore. Aferim babuq popullit që me aq zell ka mbajt evidencë për njerëzit e mirë dhe njerëzit kriminelë. Na valla për kurgja nuk kem evidencë, krejt “i mbajmë” në mend. 
Këta që fituen votat babuq nëpër komuna kurgja të re nuk prunë, kanga e vjetër po vazhdon. Premtuen mirëqenie e parajsë për popullin, po parajsë po bajnë për veti, populli në ferr se në ferr.
Tung babuq se u kthyen Sadberja me Dardanën nga dyqanet. Kur dalin, thonë veç po dalim me heq mërzi se kurgja nuk blejmë. Kur kthehen kalavesh me sene. Jo ishin lirue, jo i morëm të fundit, jo të premen e mirë, jo ketë ngjyrë nuk e kam pas, jo për kaq euro sa e bleva nuk ta kep kush etj. arsye pafund.
Fund janari, 2014 
 Letra 50
Babuq,
Po kallëzon teta Ale se Zafinën e kishin marrë në punë si këshilltare me nji ministri. Bile ministri kish thanë edhe çikës saj kam me i gjet punë. Zafina babuq për hyzmet dhe bukuri ta le synin çel se tjetër sen nuk di. Mirë, tha Sadberja, me qit kafe e ba hyzmet e kanë marrë se për shkollë e për mend ministrat kanë shkollë e mend sa të duesh, bile ma tepër se sa duhet. 
Fola me Marengelenin në skype. Vazhdon avazi i vjetër miku im edhe pas ndërrimeve, të cilat u bënë, më tha, në Shqipëri nuk ka as demokrat a socialist, as të majtë as të djathtë, ka vetëm burokrat që synojnë pushtetin për të mbushur xhepat e vetë dhe të klanit që i takojnë. Pazare bëhen, unë ty, ti mua. Kundërshtarët për vdekje, kur është në pyetja interesi, bëhen bashkë, miqtë e zemrës, bëhen armiq. Asgjë të mirë nuk mund të presim nga këta njerëz të qullët, pa kurriz. Edhe në politikë duhet pasur moral e ideale, miku im! Po valla, i thash Marengelenit, qysh po thue qashtu asht dhe mos kujto se veç te ju, edhe te na kangët të njëjtin mekam kanë. I ndërrojnë qëndrimet e partitë ma shpesh se këmishët e trupit, jo veç njerëzit e politikës, po edhe këta intelektualët me emna e tituj shiten e blihen si plaçkë tregu.
Ka ardh Shaci babuq, sa morëm vesh krejt mahalla shkuem me pa. Teta Ale veç sa nuk fluturonte, qante nga gëzimi. Menduem mos u mush mend në burg, po qaj Shac kish mbet, veç ish plak e rrudhav se gja tjetër nuk kish ndryshue. Menjiherë, po thonë, helaqi u vue në lidhje me Deskën e Zhivkit, ma shumë te ajo po rri.  Zeqa i Asimit, i paska thanë: Shac, Zoti të marroftë, çka asht kjo puna jote me shkinën kili-mili, djemtë e secilës gjatë luftës na kanë kall shpijat e marrr çka asht nji e mirë. Thanë, veç e paska ul kryet pisi dhe u ba sikur nuk e ka dëgjue. Shejtan Deska babuq, i ja lyen fytin me euro edhe ky rraspillani nuk e le natën me nirth. Babuq, drejt me fol, shumë biznesmen shqiptarë po bajnë tregti nën plaf me shkije e shkina, të fort janë ba, as shteti s’po ka çka me ju ba.  
Erdh teta Myrvet dje. Më ka fik nanuqi, tha, hjeksha mërzi me te. Foli zi e terr për Carin. Me javë nuk vjen në shpi. Kur vjen mbyllet në dhomë pi piski a qysh i thonë qasaj rakisë së fortë, me mue nuk flet as kur vjen, as kur del. Kurgja nuk asht pasunia, pallatet, paret, vilat ..  biroo, vazhdoi ajo, edhe djali u ba si Ramadushi krejt. Sa me nji çikë sa me nji tjetër edhe në shpi i bjen i paudhi, veç hingërizen, si pelat shegane të agës Rifat, që i majke këtyne here.  
Kundër studentëve babuq që protestuan, po protestojnë edhe tash, para Rektoratit u përdor dhuna. E keqja babuq është se po përzihet politika edhe në Universitet. Aty ku përzihet politika lamë dreqi bahet. Shkelen ligjet, shtrembërohen faktet. Studentët valla nuk protestojnë pa kurgja. 
Besforti ka nis procedurën me hap një fakultet privat me emrin e babës vetë, Ifuzit. E hapë babuq, ka euro edhe lidhjet të forta. E pashë dje, ish ba krye me krye me do qesi profesorë e doktorë që kanë ble tituj. Këqyre, tha Sadberja, tash këta balosha, i merr në punë Besforti me shit diploma e tituj të tjerëve me lekë se me dhanë mësim, nuk dinë valla. 
Dje më thirri Osmani i Rrahishtave në kafe. S’më la me çel gojën tuj u lavdue, nji herë për vetën, qysh e ka dal në mal 1999, qysh ka luftue në malet e Sharrit, qysh nuk ka pas zhileta me u rrue, qysh me detyra të ckatume ka nejt në kampin e Stankovecit 1 e 2 ... pastaj për fëmijët që po i mësojnë shumë, që rrogat po ja japin deri në centin e fundit, të dëgjueshëm, të urtë etj. S’mujta me durue tu rrejt babuq, (fëmijët i ka të daltë defteri, hajna e mos pyet) dhe i thash: Boll Osaman, i ra legenit, ulja pak fitilin se edhe shishet e llambave numër pesë të këtyne herit nuk e durojnë gjithë ketë “flakë”. U çue me inat, u ba sikur donte me pague pijet, preku xhepat, e tha; tu bre,  e paskam harrue kuletën! Lej pijet, i thash, se i paguej unë. 
Tung babuq se ja nisi loja Barcellona-Reali edhe shyqyr Ronaldo po luen. Kallëzoj nanuqit që e ka përshëndet shumë teta Myrvet. 
Shkurt, 2014
Letra 51
Babuq,
Valla, u ankue Sadberja sot, qysh po hamë përditë mish pule, nji ditë kur do të fillojmë të kakarisim edhe ne si pulat. A bahet përditë mish me hangër, na ka ardhun mishi këtu në gryk të fytit. Fol, fol, ja ktheva, a di moj, që përpara veç për naj festë apo kur ka ardhun naj mysafir kanë hangër njerëzit mish se skamje ka pas. Tash sofrën po e shtron me tana t’mirat dhe po ankohesh. Mirë e ke, përfundova unë, se të ka dal tamli përmbi përshesh dhe nuk ban lum ti, jo.  
Në Kosovë serbëve u kem garantuar gjithçka, bile edhe vende ju rezervojmë në Parlament, në qeveri, gjuha e tyne asht zyrtare edhe aty ka nuk ka asnjë serb, shkollat me plan-programe si donë ata vetë, marrin rroga pa pune fare*, kurse Serbia shqiptarët babuq nuk i lejojnë as të varrosen në vendlindjet hon e dan të tyne dhe mos të flasim për të drejtat tjera. 
Në Ferizaj, i paska tregue teta Ale Sadberës, gratë kanë dal me gatue flija në ledinë para shtëpiave. E dhezin zjarrmin dhe tuj qit renat e parë të flisë kur  saçin, gacat e hunat e zjarrit ju fluturojnë mbi krye dhe krismat pa u nal hiç, gratë bien për toke, e ti mlon hini e tymi. Shyqyr shpëtojnë pa lëndime të randa. Shkiet babuq kishin pas minue lendinën dhe fsheh në ledinë edhe municion e armë. Prej zjarrit kanë eksplodue e ba tym e mjegull atypari. “Ata” sikur shkuen prej nga kishin ardhur, po edhe prej atje ku janë, po na vrasin. 
Në Gostivar babuq, në shkollë asht hedh gaz helmues, mbi 60 nxënës e profesorë shqiptarë kanë përfunduar në spital të helmuem, disa në gjendje të rand. I njëjti skenar babuq, si në Kosovë, në vitin 1990, kur u helmuan me mijëra veta. Edhe atëherë, sikur tash, helmi hidhej mbi shkollarët shqiptarë. Ku ta dish ku ka me i dal tymi kësaj vepre çnjerëzore e kriminale e përgatitur në kuzhinat sllave, babuq!? Dashtë Zoti gropat që po përgatisin të jenë për ta.
Jam kënaq tuj kesh babuq, kur na kallëzoj nanuqi, qysh po ju paraqiten burrat në Skype: zemër, loçkë, a ke letra, kur po shihemi, kallëzo kur vjen në Kosovë, dal të pres në aeroport etj. Po plakë, gjyshe jam, kur u ka thanë nanuqi, ata prapë: Ani kryesorja ke letra. Tash nanuqi po hyn në Skype me emnin tand babuq, po prapë, tha, çikat e gratë nuk po qiten. Shpirt, loçkë, ta ha synin, boll kull po dokesh në foto. Lëshoma kamerën e flasim se diqysh mu ke ngul në zemër. Jam e lirë dhe kili - mili tjera. Njime babuq, janë dal tefterit burrat edhe gratë, veç në internet ditën e natën tuj nejt, pa prek punë me dorë. Nji ditë babuq për pak me u korit me gruen e Tasim Malokit. Po thërret dikush në skype Sadberën, kur po e lexoj emri i Tasimit. Heu thash, çka ka Tasimi me Sadberën!? Mos u ngut, se Naza, gruja e Tasimit asht. Shyqyr më tregoi Sadberja se valla ... Njime babuq, gratë në emën të burrave kanë hap Skype e fejs buk, nanat në emën të fëmijëve, ka edhe asosh me emna të rrejshëm, mos pyet babuq. Lamë dreqi u ba në familjet shqiptare, s’po dihet ma as kush asht burrë as kush asht grue, as kush asht nanë e kush fëmijë.  
Në Universitetin e Prishtinës, po shkruajnë gazetat, afro 80 për qind  e profesorëve janë me tituj fals. Këso kuadro me shkollë, realisht pa shkollë, keq babuq, që i kemi gjithkund: në politikë, administratë, gjykata, shkolla, kulturë, dogana, polici, bile edhe në mesin e teologëve. Me diploma fals nuk na pranon Evropa, babuq!
Ai i paudhi, Shaci, na bani hor babuq. Ruzhën ka nis po e bje edhe në shtëpi. Para tetës Ale, Ruzhën, Rufë po e thërret. U ngjallë babuq, me pare të pista të Ruzhës, ka ble Golf 2. Bile edhe teta Ale kish thanë, ma e mirë Rufa se ajo gjermania hundë e buzë bashkë dhe ajo tjetra polakja e pikëlaftë. Kjo bile ka nis me fol shqip nga pak. Ruzha babuq, fol shqip dhe e ndërron emnin se në Serbi nuk e merr ma kush. Mirë, tha Sadberja, edhe Shaci u ba si qato  femnat nga Malësia e Shkodrës që për 1500 euro po martohen me ulokë  shkije në Kosovë e Maqedoni. 
Mbramë erdh gruja e bacit Demë, Katastrofa me nejt, krejt katastrofë e thërrasin se secilën fjalë të dytë, n’desh për mirë, n’desh për keq “katastrofë” thotë. Naj ka ça kapakun e kresë tu u lavdue. Qysh ka qenë ma e mira, ma e zoja, ma e dashuna, qysh shpia i ka shkëlqye, qysh burrin nuk e ka lanë me dal n’sokak pa e ba akull, qysh i ka dashtë vjehërrinë, (harron, që nuk ka jetue me vjehrri) qysh nuk ka ra me fjet pa i thirr prindit ne telefon me ju thanë “natën e mirë” (harron që nuk ka pas telefon), qysh parfumin e mban në jastëk si gjyshja e saj (harron që gjyshja nuk ka dit çka asht parfumi), qysh ka shkue ne deti vjet për vjet dhe këso muhalife tjera që të ban me fol vetë me veti.  Nji ditë, teta Myrvete, i kish thanë; mos shit mend se të njohim as nallane të drunit s’ke pas me mbath. Po kujt me i thanë, nuk merr vesh ajo.
Tung babuq, se ja nisi episoda e 70 e filmit “Karadayi”. 
Shkurt, 2014
 * Sipas deklaratave të vetë zyrtarëve të Komunës së Parteshit, 100 persona kanë marrë rroga pa punue fare qe disa vjet.  
Letra 52 
Babuq, 
Nuk desha me të shkrue se po duhet me te nervozue. Krejt mbrapsht këtu babuq, nën ndikimin e telenovelave dhe të huajve nga perëndimi e lindja, civilë, ushtarakë, bamirës, spiun e emisarë gjithçka ka ndryshue, veshja, sjelljet, familja, kanga e muzika, bile edhe gjuha. Gjuhën shqipe e kanë përzije, çorodit e ba çervish.   Akademikët merren me vetveten, klerikët me politikë, ata që japin diploma, të vetat i kanë fals, shund e kiç gjithkund: në administratë, shkolla, kulturë, rrugë ... Në demokraci babuq njeri asht i lir të flas, besoj, jep ide e kritikojë, po jo me rrejt, me fye, me sha, me nxit urrejtje, ngjit bishta dhe mos me respektue ligjet në fuqi. Këtu, fjala demokraci dmth me ba çka të duesh, veç a je i fortë dhe a ke euro me ble këta të mëdhajt që vrajnë e kthjellin.
Çika e Lat Kryemadhit e ka lanë punën. Ja kish përplas për fytyre telefonin shefit dhe i kish thanë. Kam ardh me punue sipas konkursit të shpallun, jo për punë tjera. Me pas deshtë qysh po ke qef ti me ba (punue) isha punësue me naj lokal nate. Krejt po thonë, mirë ja ka ba Kryemadhit se rraspillan e pis asht i pafytyri.  
Shaci babuq ka hap nji laborator me ndreq dhambë. Me material po e furnizon Ruzha se ajo me pasaportë të Serbisë po lëviz kah po do, kurse neve shqiptarëve mbyll po na mban Evropa demokratike. E kish thirr, Shaci të vëllain, Bajrushin  në Gjermani, hajde të baj shef të laboratorit, 2000 euro të paguej e mos rri më ma at gjermanen plakë tuj  prit me të dal letrat. Njimend babuq u plak Bajrushi, za prej gjermanes nuk guxon me ba, as në telefon nuk guxon me thirr tetën Ale, ajo e shkreta nanë, po bahet merak për te. Hajt se e di unë punën teme, shpejt ka me ta ba edhe kjo, s’po due me ja përmend emnin, si ato tjerat, i ke pas të gjitha dhe i ke humb, ju kish përgjigj Bajrushi në telefon. 
Besforti, ka hap një fakultet me emnin e babës vetë “Te Ifuzi” dhe ka punësue aty qesi kuadro me tituj të blemë dhe me punime shkencore të botueme në revista të dyshimta. Nga tana anët po vijnë me studjue aty se ma të lira i ka çmimet për semestër.   E kanë  marr në pyetje policia faqeziun se po dyshojnë babuq. Qysh, kah ti gjithë këto euro, i kishin thanë,  po Besforti i lyem me vaj si pehlivanët asht dhe ...  
Serbia babuq u kall që lujti Kosova komfor standardeve të shteteve të Evropës kundër Haitit. As nji aksident, as nji parregullsi nuk pati. Vetëm sportistët valla babuq po na kënaqin se politikanët, akademikët e analistët “e pavarur”  na kallën krejt. 
KEK i ka kurdis sahatet (njehsorët digjitalë), që e masin rrymën me punue ma shpejt. Nëse harxhon nji kilovat rrymë ai t’i shkruen dy, mos ma shumë.  Qysh bre me vjedh alamet kompania me autoritet e turkut kështu, i thash Sherafedinit. Qy, u përgjigj ai, tuj vjedh u ba i pasun, mos kujtove ti me djers e pare hallall bahesh i pasun? Jo, pasha bacin, me u ba zengjin me punë të ndershme,  hamalli ish ba ma zengjini prej krejt zengjinëve. Qashtu Sherafedin, po unë, kisha thanë se faj ka edhe shteti që ja ka shit hajnave KEK-un dhe i lejon me vjedh. Qy shteti, turku së pari i ka ble këta që e udhëheqin shtetin pastaj edhe KEK-un, përfundoi Sherafedini. 
Fola me Marengelenin në telefon, eja më tha, behar i vërtet këtej nga ne po mban. Merre të shoqen, të pres, si thua? Çmimet akoma të moçmet i kam. Do bëjmë qejf me meny të begatë, si Karkalec deti, Sallat king, Kallamari të mbushura etj. Kam edhe vërë franceze, ekskluzivisht të ruajtur për miq si ty. 
Të premten kah dreka do të nisem babuq, po vjen edhe Besforti me qat femën kontrabandë se gruen e ka çue me nji seminar të gjuhës angleze dhe kësmet unë me Sadberën të hanën mbas dite kthehemi. Na ka ba çirak rruga e kombit babuq, për tri orë në Durrës mbërrimë. 
Tung babuq se policë të Eulexit  e rrethuen shtëpinë e Shacit, ani edhe qen me nuhatje paskan me veti. 
Mars, 2014
Letra 53
Babuq,
Këto ditë këngëtari serb, Zdravko Çoliq u prit si mbret në Tiranë. Mijëra femna shqiptare në radhë tu prit me marrë autografe e fotografue me këngëtarin. Çoliqi me trup paksa i nalt janë këput çikat tuj u çue maje gishtave me mbërri me puth këngëtarin,  bile edhe ish presidenti i Shqipnisë e ka prit në zyrën e tij me marrë autografe e fotografue me te. Ndoshta babuq, Bamiri i ka premtue se si të vjen në pushtet kam me shpall qytetar nderi të Tiranës. Mirë, tha Marengeleni, një ditë edhe këta të dënuarit për krimet e kryera  në Kosovë, sa të lirohen nga burgu, mund të shpallën qytetar nderi të qyteteve tona. Neve, miku im, vetëm njeriut të gjakut tonë i mbajmë inat, nuk e falim, nuk e çmojmë se të huajve u rrimë në këmbë, u bëjmë temena, u duartrokasim qofshin ata edhe armiq të popullit tonë. 
Në Shkup sllavo-maqedonasit rrahin shqiptarët para derës tyne. Partitë shqiptare nuk kanë kohë të mbrojnë votuesit e tyne se janë në luftë mes veti. Të rijt po ikin, kush në shtet e Evropës me lyp azil, kush me luftue në Siri e Irak. Nejse babuq, po presim me u ba mirë, po valla me qeta politikanë e intelektual të përçam, fqinj rreth nesh që nuk na duen, sekte ekstreme, shërbime të huja, që  hon e dan kanë punue me na zhduk, me kaq shumë njerëz të pa punë, mësues, profesorë e klerikë me diploma fals e injorant, zor me u ba mirë. Mirë tha Sadberja, pa u ba shumë keq, nuk bahet mirë. Qysh bre, reagova unë, hala ma keq po do me u ba a!? Po pra, ka keq e ma keq, u përgjigj ajo. 
Shacin babuq e kanë burgos, po thonë i kanë gjet mallna kontrabandë nga Serbia e sene tjera në shtëpi. Krejt po thonë, nuk e denjon shumë se ka lidhje të forta Ruzha. Teta Ale e kish thirr në telefon djalin në Gjermani, kështu e kështu i kallëzon për vëllain e madh, Shacin. Mirë e ka, i kish thanë djali, dhe ja kish mshel telefonin.  
Në pranverë na u kthye dimni babuq, i patem heq shporetat e stufat, tash u mërdhim valla. Mirë, kanë thanë këtyne herësh, cungun ma të madh rueje për Shëngjergj. Me frye era a me ra shi në Austri babuq, le ma këtu, në Kosovë nalet rryma. Agregatin ja ka dhanë nji shokut Leutrimi dhe kur ka shkue me marrë i kish thanë ma kanë vjedh mbramë. U ba zor tash babuq edhe me ba mirë. Dje erdh teta Myrvete me ndejt, krejt kohën duert nën sqetulla i mbante se ftoft. E kish dëgjue Carin tuj kallëzue për Zafinën në telefon asaj këthizëjashtës së tij; se Zafina për pak kish pështue. E kish marrë veturën zyrtare të ministrisë ku punon e ka dal në qytet dhe përshesh e kish ba vetën, tri vetura të parkume në trotuar dhe  veturën e vet. Shyqyr vetura e fort si qeto të pushtetarëve ma dhe kish shpëtue. Ku di babuq ajo me vozit, njime ka magjistrue, po sen nuk di, si diplomën, si magjistraturën si lejen për shofer me pare e të njohshme i ka marrë. Veti edhe për nanuqin, tetja Myrvete. Për Carin, tha, ka ndryshue shumë, ka nis po ju lëpihet njerëzve se zgjedhjet me hesap janë frik. 
Evropa po kërkon nji gjyq special për gjykimin e njerëzve të dyshuem për krime në Kosovë.  Nuk  nalet me kërkesa Evropa babuq për neve shqiptarët se për tjerët i mbyll sytë, nuk nalet edhe me fajin tonë. Kur nuk jem të zot vetë me i rregullue punët, na përzihen të tjerët. 
Beqa i Kodralive  në spital asht. Ka dal natën në pizhame në oborr me këqyr se shi e furtunë ka pas. I mshilet dera e hymjes dhe ka mbet jashtë deri në sabah gati. Shaha, grueja tij, tuj fol në skype a fesbuk nuk i ka dëgjue thirrjet e kërsitjet e burrit në derë dersa u nal rryma. Ish ftof keq Beqa, po thonë se kish ba pak ma mirë. Tash kur dikush humbet, vonohet ose harrohet, po thonë: “Si Shaha në fejsbukë”.
Tung babuq se tash nalet rryma, po shkojmë te Dardana se ajo ka agregat. 
Prill, 2014
Letra 54
Babuq,
Në Maqedoni zgjedhjet i fitoi bindshëm partia nacionaliste sllav-maqedone e Gruevskit. Partitë shqiptare për inat të njeni tjetrit dhe nga mosdija e ndihmuen ideatorin e ngritjes së përmendoreve të Car Dushanit dhe carëve tjerë në qendër të Shkupit. Tash Ahmeti e Thaçi po presin ftesën e Gruevskit me i ba hije e temena qeverisë së tij se jo si forcë politike.  
Zafinën mbas ndeshjes po thonë e kanë suspendua prej punës se e ka ul autoritetin e punëtorit të ambasadës. Kurgja, tha Sherafedini, nuk bahet me suspendimin e saj, duhet jo me i suspendua po nxjerr para gjyqit e denue, edhe ata që e kanë pranue në punë me ryshfet, ata që ja kanë dhanë lejen për shofer pa dit me i grah veturës, ata që ja kane nënshkrue diplomën pa dit me shkrue. Edhe me qit krejt prej punës kish thanë djali saj, Besforti, e marr me dhanë mësim në fakultetin privat “Te Ifuzi”. Dhe kështu babuq e keqja vazhdon, ajo nxjerr kuadro si vetë.  
Në Kosovë parlamenti aprovoi themelimin e Tribunalit për gjykimin e krimeve në Kosovë. Qysh bre babuq Tribunalin në Kosovë?! Edhe vremqat e dinë që shteti serb ka ba krime e gjenocid. Po thonë, se tribunali ka me i marrë në pyetje të dyshuemit sipas nji teksti të përpiluem nga Angjensia Informative e Sigurisë në Serbi. Qoftë kështu babuq shkijet i kanë shpallë terroristë e kriminelë të gjithë shqiptarët të moshës madhore para luftës, gjatë luftës dhe mbas luftës. Duhet me pritë, tha Sadberja, ndoshta kjo gjykatë speciale i mshel njëherë e mirë spekulimet e propagandës serbe kundër shqiptarëve. Na mbetem veç tu pritë çka po bahet dhe tu ba amin në kërkesat e ndërkombëtarëve. Ma mirë ka qenë ne me i pas vetë gjyqet si duhet, po?! – i thash Sadberës. Tash po na thonë rezervoni vende në parlament për minoritet dhe pritët që pozita e opozita me thanë: “Ani mirë, po i rezervojmë, veç neve lena rehat të vjedhim e  fitojmë në zgjedhje.”  
Burgosja e Shacit u ba e madhe babuq, Ruzha ka angazhue avokat të fort nga Serbia me mbrojt. Bile, po thonë, kjo asht burgosje politike se nuk ka ba kurgja Shaci, po shqiptarët për inati e kanë burgos se po bashkëjeton me  Ruzhën.  
Djali i Carit me nuse tash që po afrohen zgjedhjet po merret me bamirësi, po ndanë miell e të mira tjera për të vobektit. U afrohet të gjithëve me llafe të ambla me paqeten e cigareve në dorë  Deri tash ka zhvatë e përvetësue tokat, banesat, dyqanet shoqënore tash po bahet sikur jam në shërbim të popullit. Nuk zgjidhet problemi i fukarallakut me lëmosh babuq, po  me drejtësi dhe hapjen e vendeve të punës. 
Saranda babuq, e ka fejue çikën. Djali i mirë si drita, i familjes mirë, sa e kish krye shkollën e mesme. Këtu pari është Saranda me gjithë çikën. Kanë caktua ditën e dasmës, restorantin dhe i kish dhanë kaparin motrave Mustafa dhe një grupit tjetër që bajnë muzikë qesi për të ri. Deri në 300 dasmorë kish planifikue. Qe, ky helaqi jem Shaci, kish thanë teta Ale, tuj pas gruen e fëmijët si molla në rrem e hangër dreqi, do me u kalbë  napër burgje. Nga njiherë po tham mirë e ka, sa me një grue sa me një tjetër, Sarandën në shtëpi e mori gjermanën, e la gjermanën e mori polakën, e la polakën e mori nxënësen e vet dhe tash i vuni maje me ketë Ruzhen.  Ma mirë mos ta kisha pas hiç. 
Rusët babuq ju kanë prue “dhurata” një shoqate serbe të jashtëligjshme të qujtun “Mbrojtja civile” në veri të Kosovës. Makina lada, po thonë, po ladat brenda mund t’i  kenë ngarkue si Odiseu hileqar  kalin e drunit (Trojes).  
Tung babuq se Sadberja po më thotë laj enët dhe bane akull kuzhinën se po dal me Zymen për kafe. S’ka faj babuq se e përqeshtë asht Zyma, sytë e dreqit i ka. Ajo nuk e le pa u kthye babuq pas kafes me vazhdue llafet te na. Ka me naj ça kapakun e kresë tuj fol qysh çika po ja kryen dy fakultete, qysh po e lusin çikat djalin e saj me u martue, po ky po zgedh, qysh burri saj para duersh e mban, qysh plasin burrat mbas saj kur po ja shohin fotografitë në fes buk etj.
 prill,  2014
Letra 55
Babuq,
Në Maqedoni sllavo-maqedonët kan hap kurse të gjuhës maqedone për nuset nga Shqipnia të martueme për maqedon se po dashkan edhe me i punësue. Ishalla babuq ju gjejnë punë nuseve në ato vendbanime të tyne se në rajonet ku jetojnë shqiptarët nuk ka as fabrika as vende pune. Shqiptarët babuq në Maqedoni janë në punë të shtetit veç paria e partisë, që janë në koalicion me partinë maqedone në pushtet, ashtu veç sa për marketing se kush për kurgja nuk i pyet. 
Këto ditë partitë janë në vrap me gjet mënyra, qoftë edhe të kundërligjshme, me fitue patjetër zgjedhjet. Baci Vebi, tuj udhëtue me kalë përditë me ble vota për Carin nëpër katunde ku nuk shkojnë xhipat, prej udhëtimeve nëpër terrene të vështira kali i ka cof. Ti marrtë të ligat, i kish thanë Ramadushi, ta blej tjetrin. Njimend babuq ja blejti. Liderët po bajnë  përurime të rrugëve, shkollave, objekteve nga disa herë. Nëpër tubime po premtojnë çka nuk ta merr mendja hiç, vende pune, rrugë, rritje rrogash e pensionesh, bursa për student, dalja pa viza në Evropë, helikopter për ujitje e plehnimin e arave falas,  mëzet e lopë racash holandeze për fermerë, të mira pafund, bile edhe tambël vremqi, po premtojnë. 
Teta Ale, i kish thanë Sadberës, ishalla fiton për deputete në këto zgjedhje Ruzha, se e nxjerr Shacin prej burgut. Njimend babuq fiton,  minoritarin mjafton familja e tij me votue dhe hop bahet deputet e ministër, merr rrogë nga fondet e Republikës së Kosovës dhe punon me krejt forcat haptas e fshehtas kundër Kosovës.  
Në Shqipni nji aeroplan deng me miell të bardh ka ra në Divjakë. Partitë tash po akuzojnë njana tjetren i kujt asht avioni dhe kush po ban kontrabandë me drogë. Shtyhen qashtu bababuq mes veti se me nji çanak hanë.
Zafina ka dal prej spitalit. Banën zhurmë këta të ambasadës ku ishte tuj punue, jo po e suspendojmë, jo po e largojmë nga puna, po në fund e kishin fajsue shoferin pse ja ka dhanë kerrin me vozit Zafinës.  I fortë babuq Besforti, gjithkund i ka njerëzit e vet! 
Çikën e Katastrofës babuq e kanë fut në listë për deputete. Kanë marrë fotograf, kameraman e modelist në Shkup me ba foto e incizime gjatë fushatës. S’di gja Sara (Sahdete e ka emnin), po asht e bukur dhe e marrin me veti këta të mëdhajt.  
Mbramë pati nji tubim Dega e Partisë, shkova babuq edhe unë me ymyt mos po i gjejnë  punë Leutrimit se sytë nuk due me jav pa. Ramadush Cari e kish kallajit fytyrën, ngjyros flokët, me Sarën, me buzë e sene tjera të fryme ballon, kandidate edhe ajo për deputete, në krahun e djathtë dhe truprojat rreth tij. Nji sahat e ma shumë na çajti kryet me premtime e rrena qysh po duhet me  punue shumë, qysh e ka harrue vetën, qysh gjumin nuk e ban gjumë prej merakut për popullin, qysh ai e partia po investojnë për të mirën tonë, qysh ka me hap vende të reja të punës, qysh këta të partisë rivale janë hajna, tradhtarë, grykës, maskarenj etj. U dashke babuq edhe me rreh shuplakë veç hajt se ... Në fund Cari ja çoi nalt Sarës dorën, ajo e bukur babuq, salla ushtonte nga thirrjet: Sara, Sara! 
Tung babuq, se po shkojmë me përcjell Zafinën, kanë me ardh këta të ministrisë së punëve të jashtme me çue 15 ditë me nji banjë të njoftun në Turqi për relaksim. 
Maj, 2014 
Letra 56
Babuq,
Partitë politike ende po ngrehen në zhegra. Rrahin gjoks ende pa u numrue votat se kanë fitue. Caktojnë qeverinë, lidhin koalicione interesi pa asnjë parim. E djathta ekstreme me te majtën ekstreme, ndahen e copëtohen mes veti përbrenda partitë puna e funksioneve dhe interesave te xhepit. Dalin me deklarata unë, unë, unë. Sikur babuq të jetë Kosova çiflig i tyne, ata vendosin,  komentojnë, bajnë ligjet qysh ju konvenon dhe thirren në emën të popullit.  
Në Shkup shqiptarët  kërkojnë drejtësi dhe liri, shteti i rrah e gjakos, sllavo-maqedonët protestojnë tuj djeg dyqanet dhe  vendbanimet shqiptare me parullën “Vdekje shqiptarëve” ... Kryepolici  i shtetit, (shtet po i thuhet)  del me deklaratë: “Po punohet në gjetjen e keqbërësve” dhe  asgja ma shumë, partitë shqiptarë pozita e opozita shtyhen kush po i ban hije ma shume Gruevskit. 
Saranda e përcolli çikën. Në restorant muzika n’hava ka shkue. Dy palë muzika. Janë shkundë gratë tuj kërcye pa u nal hiç. Cari në krye të vendit me at këthizjashtën e vetë. Teta Ale qaty me nji qoshe ver me gojë nuk ka ba se Shaci ende në burg.  Zafinës në Turqi ja kanë çue kerrin këta të ministrisë me ardh në darsëm. Ish vesh bukur dhe teni i fytyrës i shkëlqente. U përtri babuq. Cari nuk ja ka shkoq sytë gjatë gjithë kohës, bile edhe ajo këthizëjashtja e tij e pa me hesap se hundën veç përpjetë e ka mbajt.  Sadberja kur po ka qeso mbledhimesh po ma çanë kryet. Shihi, më thoshte, gratë qysh po i ndërrojnë fustanet, ti babën pensionist të Gjermanisë, nuses mezi ja bleve nji fustan.  Boll ma, i bërtita, pak po të duket që të çova në Shkup me ble fustanin, në Prishtinë te Njomza me nreq flokët dhe fytyrën, çka po do ma shumë, në deti  dy herë në vjet. Nuk po dishin kur asht boll gratë, babuq. 
 Besforti babuq me çikën e Katastrofës sa hyshin sa dalshin. Dalshin babuq, me pi  duhan Llazarati dhe ktheheshin revan me gojën vesh um vesh. 
Me Marengelenin fola në Veber, a qysh po thonë. M’kallzojë babuq se janë ba ndryshime, tjerë inspektorë, tjerë policë, tjerë administratorë dhe po duhet me ba lidhje të reja me këta të partisë në pushtet që po e quajnë vetën rilindës se për ndryshe ...  
 Në Mitrovicë serbët mbi urë kanë heq gurët, zallin dhe në vend të gurëve e zallit  kanë vendos biçim vazo betoni me lule si kalë troje. Ura asht me kalue babuq njerëzit, automjetet, jo për vazo lulesh e pisha. 
Shyqyr babuq mbaroj kampionati në futboll se na ka pas mbet gruni pa fshi, ne shqiptarët si me i pas pasun kombëtaret tona atje kem ba tifozllëk. Burri i Dardanës Rodrigezi e ka thye televizorin e ri kur humbi Spanja. 
Babuq, kallëzom  saktë orën e ditën kur të vish se dal te priti në aeroport. Dalim me Leutrimin me dy kerre se ishalla nuk vjeni duerthatë.  
Tung babuq se po ikim  me Sadberën sa nuk na ka ardh Ktastrofa me fol për dasmën e çikës së Sarandës. Nuk mundesh me marre me mend babuq sa shumë llafe ka ajo.
Korrik, 2014
Letra 57
Babuq,
Ruzha si u ba deputete e nxori Shacin prej burgut. Në zor janë partitë  e mëdha tonat për vota,dhe Ruzhës si shoqeve e shokëve të saj LDK e PDK  ua këputën krahët tuj ngreh, lut e premtue gjithçka veç me votue për ta.Bile, Ruzha i kish thanë tetës Ale, ne minoritarët e kem në dorë Qeverinë e Kosovës. Njime babuq qashtu asht. Këta tanët bajnë politikë inatesh,  mahallash e odash. Shteti nuk asht mahall babuq! Shteti do punë, profesionalizëm e dije. Nejse babuq po presim Gjyqin kushtetues se çka po thotë dhe ishalla e thotë çka thotë Kushtetuta, po zor valla babuq se gjykatësit, bile edhe akademikët në Kosovë   janë shit e ba argat të politikës. 
Besfortit po donë me ja mshel fakultetin që e ka pas hapë. Nuk ju duhet ma fakulteti babuq. Këta të mëdhajt me krejt familjarët e tyne kanë magjistrue e doktorue, kurse fëmijët po i çojnë në shkolla jashtë shtetit dhe tash ma nuk ju duhen shkollat.  Paria jonë babuq nuk i bajnë  konkurrencë vetës  dhe për gjithçka donë të jenë të parë. 
Mush Hafijes cepi i krahut të djathtë i ka ra ma poshtë prej tespiheve tuj mbajt në dorë e shit moral. Në saf të parë falet. Axha Lam i paska thanë një ditë: Të njohim o Mush, për Ramazan e dhezshe cigaren edhe pse nuk e pishe duhanin veç me i kallëzue Partisë se je komunist dhe nuk mban Ramazan.  Axhami kam qenë atëherë, përgjigjet ai. Po axhami deri sa cofi Partia Komuniste, bile asht e mundun që ti ende e  ke librezën e LK në xhep. A të kujtohet kur i dorëzuen librezat e partisë shqiptarët në vitin 1989 ti humbe si shurra pulës dhe nuk e dorëzove?! 
Zafina u kthy prej rehabilitimit. Në aeroport babuq e kanë prit krejt ministria ku punon, Ramadush Cari, djali saj, Besforti me krejt pedagogët e fakultetit të tij privat me alamet titujsh  fals me shkrime shkencore të botueme në revista “shkencore”  në Pakistan,  Indi e Tajvan. Veç tepihun e kuq nuk ja shtruen dhe garda ushtarake mungoi. Jazik babuq, gjithë ky mastraf me u ba për hiç kurgja, këndej spitalet nuk kanë ilaçe, këta tarahenen me vetura, shofer, truproje dhe humbje kohe në pritje e përcjellje, darka e dreka. 
Besforti ka pagu nji rapsod dhe e ka qit në kangë Ifuzin, bile kish pague edhe nji biçim historiani me ja shkrue edhe biografinë. Si të kish para babuq këtu gjithçka mundesh me ba. CD-në me kangën për Ifuzin e gjen kudo, studentëve ua ka dhanë falas. Kangëtari e kish ba ma luftëtar të madh se Ramush Haradinin, Ifuzin.  Ata që e kanë njoft Ifuzin kur po e dëgjojnë kangën  po bien në kokërr të shpinës tuj kesh, ata qe nuk e kanë njoft  po habiten. Nejse babuq  se po zbresim në bodrum me Sadberën se ja filluan krismat. Cari e përcjellë mbesën dhe mazallah naj plumb qorr...
Të fala shumë!
Gusht 2014
Letra 58
Babuq,
Në lokalet e fakultetit me emnin e Ifuzit u ba promovimi i librit për Ifuzin. Në krye të vendit autori i librit, anësh Zafina e Besforti. Para tyne grumbulli i librave, CD-ve me kangën për Ifuzin dhe nji fotografi e tij e madhe me kostum të zi dhe kravatë të kuqe. Fotografia e rregullime me fotoshop babuq se Ifuzi kurrë nuk ka vu kravatë as dit ngjyrat e flamurit.  Salla plot e përplot me studentë. Cari dhe  njerëz të tjerë të  politikës të majtë e të djathtë folën me radhë. Sadberja si dreqi, e pyeti Zafinën: Moj për cilin Ifuz po flasin? Për Ifuzin de, burrin tem. Qysh burrin tand, ai gja s’ka ba për shqiptarizëm dhe ti pruke ortaket mbas secilit udhëtim jashtë. Gratë i kish pas marrë me u fsheh prej policisë së shkive se e ndjekshin kah shkonte, i thotë Zafina. E ndjekshin për kontrabandë me miell të bardhë se ... Qy, reagoi Zafina, a ti po di ma shumë se ky historiani me shkollë, që shkruen libra, po rri mos ma çaj kryet. Çfarë historiani ky moj, që për euro matrapazin e ban hero, heroin matrapaz, i tha Sadberja dhe u kthye te tryeza.  
Saranda e ka fejue edhe vajzën e dytë. Dhandri si drita po edhe ajo e bukur. Boll u lëpie Shaci me u përzie e shkue në fejesën e saj, po Saranda i kish thanë; S’ke çka lyp në fejesën e çikës. Kur kishim nevojë për ty, ti na le në stacion të trenit në Francë dhe shkove në Gjermani te gjermanka.
Në Parlamentin sllavo-maqedon deputetët shqiptarë u grushtuan e u përgjakën mes veti. Mirë, thoshte gjyshi këtyne herësh babuq:  “Shqiptari inatin e smirën e ka vetëm për të vetin (shqiptarin)”. Populli i voton për njerëz me kulturë, që dinë të mbrojnë interesat e popullit, jo boksierë, të cilët grushtohen për interesat e qeverisë nacionaliste të Gruevskit. Gruevski babuq i ka në dorë dhe i ndërsen  palaçot ta hanë njeni-tjetrin. Copë u bafshin! Nejse babuq, qysh jemi edhe punët i kemi.
Teta Myrvete  dje pyeti kur po vjen Nanuqi? Nuk vjen, i thash, pa u krye darsamt se s’po mundet me i durue salltanetet e grave, muzikën tallava në kupë të qiellit dhe shkëlqimin e rrejshëm.
Grueja e Nelit, thuej nanuqit, si gjithmonë, sa me nji dritare sa me nji tjetër. Shtëpinë kullë vrojtuese e ka. Ka evidencë për secilin në mahallë, kush vjen, te cili vjen, me kend vjen, kush e priti, kush e përcolli. Në mbramje Nelit dhe ngjelkave të fqinjëve ju raporton për të gjitha lëvizjet në mahallë. 
Koalicionet ende me qëndrime të kundërta.  Gjykatësit vazhdojnë me seanca tuj dhanë vendime me dy biga.   
Tunga babuq se e pa Saranda në Faqebuk Lizën  me shoqe që paska dal në restorant  për darkë, tash ma çajti kryet tuj fol: “Qe veç na mshel po rrimë... tjerat  u kënaqen nëpër restorante e ndeja, ti tuj shkrue letra; babuq, babuq ...! Hajt pashë Zotin se ja ke ba dhallë mendjen babuqit me këto letra edhe nuk po ke kurgja mirë çka me i shkrue, veç keq, keq bre!”  Ani de, i thash, dalim edhe ne, bile po e thërras edhe Fadilin me Fahrijen dhe “kënaqemi” me përgojimet dhe rrenat e Lizës, e cila  ja kalon edhe Zhyl Vernit)* për fantazi. 
Fund gushti, 2014
)* - Zhyl Vern 1828-1905 shkrimtar i madh  francez me fantazi të bujshme dhe gati profetike.

Letra  59
Babuq,
Dje para kamerave televizive të RTK –ës Cari organizoi nji spektakël tuj u lag  me një kove uji te  fontana e vet, fontanën  që e ka pas ndërtue në meranë e lagjes, tash e ka fut brenda mureve të shtëpisë. U mblodh krejt mahalla, njerëz të politikës, gazetarë të TV-ës etj. Rrejti, jam i nominuar nga blla - blla nuk morëm vesh nga kush dhe dy çika me kërthizën jashtë ja hodhën kovën me ujë të vakët, u ba sikur po dridhej nga të ftohtit  dhe nominoi  që të lagen mbas tij, përveç  tjerëve edhe Zafinën. Besfortit ju prish çehrja kur e përmendi nanën e tij, Zafinën, po nuk reagoi  se i duhet babuq Cari.
Në Kosovë koalicionet ende në luftë. Janë në pat pozicion kush ka të drejt ta thërras mbledhjen. Koalicioni para zgjidhjeve apo koalicioni pas zgjedhjeve. Edhe njeni edhe tjetri babuq janë koalicione që synojnë pushtetin se kurgja nuk kanë të përbashkëta as programet, as idealet.   Në Shqipni pozita  aprovon ligje e rrëzon dekrete të Presidentit pa opozitën. Në Shkup mbas rrahjes së deputetëve kanë ndërhy pleqnarët me i pajtue. Edha mund të pajtohen, po interesat e ngushta partiake, të xhepave, inatet, ata s’shkon shumë kohë prapë grushtohen.
Tenderin për ndërtimin e  trotuareve  të qytetit e ka fitue Besforti. Qysh bre  Besforti që nuk ka as kaci  e lidhje me ketë punë, u çudit Sadberja.?! Qy,  s’ka kaci e lidhje me punën, po ka lidhje tjera, ndërhyna unë. Njime babuq, në shpinë të njerëzve me pushtet si Cari edhe rrugaçët, kumorxhitë, të paditunit e të pa zotët vishen me pushtet e marrin tender. 
Leutrimi me nusen kanë marrë banesë me qira. Nuk po ju rrihet këtu se shtëpia e madhe kish thanë Ardita. Në banesë e kem më mirë. Le të shkojnë, tha Sadberja. Sa të vjen dimni prapë kthehen se si te shtëpia e babës as në Dubaj nuk e kanë ma mirë. As nuk paguajnë, rrymë as qira. Shpejt kanë me u ngi dizgjin dhe plaçkat në shpinë, veç kur ti pashë te dera.  
Babuq këtu gjithçka me lidhje e euro bëhet. Po nuk pate lidhe nuk e njohe qoftë edhe kasapin ai ta rrit çmimin dhe të shet dhjam për mish. Keq babuq që edhe njerëzit e kulturës e dijes janë ba nji me këta të politikës. Ndajnë shpërblime me lidhje, botojnë antologji me lidhje, botojnë e promovojnë libra me lidhje, pranojnë në Lidhjet (shoqatat) e tyne njerëz me lidhje, vjedhin e përvetësojnë shkrime, ndajnë tituj me lidhje, organizojnë mbrëmje poetike që ma shumë ju ngjajnë kanagjegjve të grave etj.  Nejse babuq se të lodha me këto “lidhje” pa lidhje të pamoralshme dhe të damshme për popullin dhe shtetin.
Ani babuq se po dalim me prit Lizen. Sot kthehet prej pushimeve  dhe e di ma, ajo i ka mbush bateritë mirë në Greqi dhe ka me na kënaq e lodh me llafe e ndodhi të përjetueme,  ma shumë te sajueme me fantazinë e saj të bujshme. 
Shtator, 2014
Letra 60
Babuq,
Nuk asht punë me u ba rehat na shqiptarët. Nuk duron babuq shqiptari ta ketë të parë shqiptarin. Në Shqipni për guvernator te bankës kombëtare po kërkojnë nji të huej. Të huej babuq, jo se nuk ka shqiptar të zot, po veç mos me lanë atë të partisë tjetër pranojnë të huejin.  Në Kosovë qe 5 muaj s’po merren vesh kush ka fitue votat.   Koalicionet po fajësojnë njana-tjetrën.  Mirë ju tha ambasadorja e Amerikës. Po i laguni babuq, nuk e ka gajle për shi. Shyqyr që jeni qatje. Me pas mujt edhe na me ardh se këtu babuq nuk po jetohet në ngërç. Me qëllim babuq ndoshta po e mbajnë Kosovën e popullin në terr se në terr ma lehtë diplomojnë, magjistërojnë, doktorojnë, në terr ma lehtë punësojnë familjarët, marrin ryshfet, në terr ma lehtë po  pastrojnë paret e pista, me lehtë  po vjedhin, plaçkitin,  bajnë kontrabandë, shkelin ligjet, uzurpojnë ...
Përditë babuq nga rajoni ku po luftohet mes klaneve, fiseve primitive e grupeve të interesit po vijnë lajme për vrasjet e shqiptarëve në moshën ma të mirë. E dhimbshme kjo babuq. 
Mbas rehabilitimit në banja te shtrenjta në Turqi, Zafina ka fillue punën.  Krejt po flasin se Cari ja dha tenderin Besfortit me ndërtue trotuaret e qytetit pa pas ai as nji kaci llagëmi dhe ja mori nanën Zafinë. Tenderi nuk merret falë babuq, duhet ja para ja ... Gjithçka me interes!  Falë e me drejtësi kurgja nuk bahet këtu. 
Kryeministri shqiptar në Beograd  me një fjalë i përvetësoj zemrat e shqiptarëve. Na shqiptarët gufojmë babuq si tamli, si për mirë si për keq, qoftë edhe për një fjalë. Mirë tha, Marengeleni: S’kem se ta ngremë në qiell Edin, ai kreu detyrën. Po, po detyrën, i thash, po ne nuk jemi mësue që politikanët tanë ta kryejnë detyrën, prandaj na gëzoi Rama. Në Kosovë, ja përkujtova Marengelenit, nji njohje e R. së Kosovës me u ba krejt turren me i marrë meritat për veti. Dielli me nxe, qeveritarët na thonë: na po ju nxejmë.
Ruzha, i kish thanë tetës Ale,  ja di për nder  djalit tand,  Shacit, që nuk u ktheva në Smederevë. Në Kosovë e Metohi, qe 5 muaj marr rrogë deputeti tuj nejt në shpi. 
Shkollat në Dragash, po shkruejn gazetat, po punojnë me plan-programe të Serbisë. Për ketë Serbia në fukarallëkun e saj po i shpërblen mësuesit që vetën e quajnë herë goran, herë torbesh,, herë shule, herë maqedon e bullgarë me nga 800 deri në 900 euro.
Tung babuq se po vjen Liza. Ka me naj ça kapakun e kresë si ka zbulue nji ilaç kundër dhjamosjes dhe vetë asht e dhjamosun. Pse nuk po e përdorë për veten, e pyeti Sadberaj. Jo, tha, se kështu të dhjamosur më ka pas dashtë i ndjeri burri sa ishte në jetë. Dhe nuk mund t’i lë ëmbëlsirat dhe akulloret pa hëngër. 
Të fala shumë!
Nëntor 2014
Letra 61 
Babuq,
Të fortit u banë bashkë. U shanë e u kacafytën 6 muej rresht dhe interesi prapë i bashkoi. Emnuen ministrat dhe u morën vesh edhe mbas dy vjetëve  kend me votue për  kryetar të shtetit.  Serbët që vrajtën e masakruen 10 vjet rresht në Kosovë tash po vijnë si “pelegrinë” me vizitue kishat e foltoret e tyne ku morën bekimin e popëve me vra shqiptarë. Ministri për minoritete në Qeverinë e Kosovës Jabllanoviq   nanat shqiptare, të cilat protestuen kundër pelegrinëve vrasës, i quajti egërsina.  Për ketë ofendim të randë do të duhej të shkarkohet nga detyra ministri llapaqen e shovinist. Po ...!   Për simbolin me flamurin kombëtar të hedhun me fluturake mbi  stadiumin e  “Partizanit” në Beograd u çue në  kamb krejt Serbia, bile edhe Evropa, Mishel Platini, president i UEFA etj. tuj akuzue shqiptarët se banë provokim të randë. Në Kosovë u zu serbi me 13 kg. eksploziv në veturë dhe u heshtë  kjo punë, as foli Evropa as kurrkush hiç.
 Ruzha si u ba deputete e la Shacin. Tash Cari ju ka ngjitë si tutkall Ruzhës. Ka nuhat Cari naj tender të madh prej saj edhe me fol drejt babuq nuk po plakët hiç Ruzha, veç po përtërihet. 
Shtëpinë  Besfortit dje në sabah herët e rrethakoi policia me maska e qen. Sa shkuen policët erdh Zafina me veturë zyrtare me dy gra pastruese të punës dhe për nji sahat ja banën xhixhë shpinë. Veç qashtu po thonë e kanë hallakat shtëpinë e Besfortit se ai e ka shpinën e fortë dhe nuk i bajnë gja. Bajrushi i bacit Ramë ka ardh me gjermanen. Bajrushit i kishin ra flokët, ju kish trash qafa, rritë barku e ba ma i dhjamosun  se gruja e tij, Angela. Tetës Ale veç hunda i ka mbet, u këput e shkreta tu ju gatue e ba hyzmet. Angela nuk prek punë me dorë, babuq! Shaci atë ditë që ka ardh Bajrushi ka dal prej shpisë dhe nuk u kthye ma. S’mundet me durue vëllain Bajrushin me gjermankën, kish thanë teta Ale. Njime babuq nuk durohet Bajrushi, ani tash që ja kish ndalue duhanin Angela, goja çakalle mullini ju kish ba. 
Djemtë e bacit Çerkin, Kastrioti e Kreshniku me nuset e fëmijët  i mshelën shtëpitë dhe janë nis për Hungari.  
Teta Myrvete, jam lodh, i kish thanë Sadberës, Rokin po duhet me qitë me shëtit përditë, me i dhanë me hangër. Ai dreqi Ramadushi ma shumë në udhëtime zyrtare, vikendeve vjenë sa me Zafinën sa me çikën e Desimirit Ruzhën. I thash, mos ma bjer shkinën në shpi! U çart e desh më bani copa. Djemtë e Ruzhës na kallën e plaçkitën shpiat gjatë luftës. Tash nana e tyne Ruzha deputete në Kuvendin e Kosovës dhe ky patrioti jonë Cari edhe në shtëpi e merr se pak po i duket që po rri me te në udhëtime, darka e dreka zyrtare.  Jazik babuq! 
Katastrofa ka krijue profil të rrejshëm në fb, po tregon Sadberja, u kënaq tuj ba pëlqime e shkrue komente  për veten dhe për çikën e madhe. Të voglën e martoi, e bani niqah me nji hamdreq azilant në Francë. Sa e lavdi e salltaneti ... Kur hop mbas dy jave u kthye çika. Nejse babuq, veç deshta me të tregue se u ba zor me u martue sot, si për çika si për djem. 
Marengeleni, do të vijë në Kosovë për Festën e Pavarësisë, më tha në viber dhe vazhdoi, më ardhjen në pushtet të këtyre që po e quajnë veten rilindës vërtet kanë rilindur ekonomitë e tyre familjare, kanë punësuar të vetët edhe këta miku im si paraardhësit e tyre, slogan të jetës kanë: Gjithkush për veten, Zoti për të gjithë. Njimend babuq mirë e ka Marengeleni. Gjithandej ku jeton raca jonë ketë parim kanë.
Tung babuq se ka me ardh Liza me ja prue nji  ilaç për humbjen e kilogramëve Sadberës, po vetë është mbi njëqind kilogram. Nuk due me humb peshë se mendojnë hallku që nuk po kam çka me hangër, ish arsytue ajo. Sadberja nuk ka kilogram tepër, po qe u ba vesvese, si gratë e sodit ma, veç këqyrin qysh me u kallait e ba ma të reja. Liza babuq, me rrena ta ban dhallë mendjen! 
Janar, 2015

Letra 62     
Babuq,
Korridorin që na pat hapë Kiro Giligorov në vitet e 90-ta për depërtimin e dhunshëm të shqiptarëve drejt shteteve tjera nëpër Maqedoni, tani na ka hap Serbia dhe paaftësia e politikës shqiptare. Serbia babuq po rreh gjoks se po realizon marrëveshjen për lëvizjen e lirë të nënshkrueme  në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë, po vetëm në një drejtim. 
Shaci babuq, po thonë, asht tuj pre pare në Suboticë. Kish ba lidhje me taksistë e njerëz tjerë serbë me i qitë me pare shqiptarët në Hungari. Ruzha babuq, po thonë, ja ka ba lidhjen se ajo ende pa u ba deputete e Kosovës u marrë me këso punë të pista. 
Leutrimi mbramë vonë me nusen u kthyen prej stacionit të autobusëve. Shkuen, tha, Sala me gruen, Katastrofa me dy çikat, Lami me prindë e vëllain e vogël, Goni me motrat e nanën, Flori me gjyshen dhe të fejumen, shkuen... dhe ja plasi vajit. Edhe Sadberës sytë rrafsh me lot ju mbushën. Njime babuq, këtu donë me mbet veç ministrat, deputetët, pozita e opozita me u hangër e luftue mes veti për pushtet dhe serbët e trajnuar në Beograd me zhvat e pengue shtetin e Kosovës. Mësuesit Demir ju ka shue klasa, s’ka ma nxanës. 
Besfortin, që humbi para do ditësh e kishin pa në Austri. Fakultetin e tij privat “Te Ifuzi” e ka mbyll. Çka po i duhet fakulteti pa njerëz. Pushtetarët dhe të pasunit  kanë krye fakultet, kanë magjistrue e kanë doktorue të gjithë. Tash fëmijët e tyne po i çojnë jashtë me i shkollue.
Teta Ale e ka përzanë Bajrushin me gjithë Angelën. Kish lyp pisi me shitë hisen e vetë se po dashka me ble banesë në Gjermani. As ty as Shacit nuk ju jap hise. Me testament kish thanë kam me ja lanë fëmijëve të Sarandës. E mençme babuq teta Ale. 
Zafina erdh dje më luti me ja këqyr qenushin. I rehatshëm tha asht Lesi, aksham për aksham me qit me shëtit dhe të paguej, tha, qysh të merremi vesh. Sadberja desha ja nxjerri sytë; s’kemi mbet na me rujt qentë e huej, babuqin e kemi me pension të Gjermanisë, edhe nuk nalet hiç tuj pune në të zezë, bijooo! Ngadalë bre njeri, i thash Sadberës, mos u ngut se kjo nuk po na detyron. Si u nda prej neve Zafina ish marrë vesh me  Carin që gruja  e tij (ortakja e saj) me ja shëtit e ushqye qenin. Tash babuq teta Myrvete po i qetë në shëtitje Rokin e Lesin, u këput e shkreta!
Saranda erdh e u dha kaparin motrave Mustafa për muzikë dhe e rezervoi restorantin për 1 gusht se po e ban dasmën për djalin. Kish thanë krejt kam me i thirr. Nuset dhe çikat e mahalles  kanë fillue me ble fustana e cinglimigla tjera, me caktue terminet  ditën e dasmës te floktarja “Njomza” me i rregullue flokët. Tybe babuq vazhdofshin kështu ikjet prej Kosovës s’ka me kend as darsëm me ba njeriu. 
Dëgjova se po përgatiteni ju shqiptarët në Gjermani për 17 Shkurtin, Ditën e pavarësisë. Mirë shumë babuq! Këtu kush nuk e përmend ketë festë.  Po dëgjoj se gratë e çikat po bahen gati për  festën e Shën Valentinit, 8 Marsit Ma mirë valla babuq kur nuk festojshim as ditën e të dashuruarve, qysh po festojnë tash, as nuk dishim çka asht me bashkëjetue dhe martesat ishin të qëndrueshme dhe na merrte bota lakmi. Sot babuq ma shumë ndahen se martohen.
Tung babuq se e paskan zanë hungarezët Katastrofën me dy çikat tuj kalue kufinin kontrabandë, paska kallëzue Shaci në telefon!
Shkurt, 2015

Letra 63
Babuq,
Shaci erdh nja dy ditë në Kosovë dhe prapë u kthye në Suboticë. E kishin pa tuj bisedue me at deputeten Ruzhën. Sigurisht babuq janë marrë vesh për fitimet dhe hapat e mëtutjeshëm për zbrazjen e Kosovës. U kënaqen babuq shkijet edhe po fitojnë lekë edhe po e pastrojnë Kosovën. Koalicioni që mezi bani koalicion mbas 6 muejve janë humb si rosat e egra në mjegull. I kanë lëshue “analistat” e tyne me dhanë informacion rreth ikjve: Pas ikjve qëndrojnë grupet kriminale, Serbia ... qeveritarët nuk kanë faj, nuk duen të ndalin lëvizjet e popullsisë se janë të garantueme me kushtetutë etj., kurse Akademia e shkencave, intelektualët, shoqëria civile pritet të reagojnë për ikjet kur t’ju thotë politika.
Zafina e ka qit në pazar me shitë shtëpinë se po duhet me i pague avokatët për Besfortin që e ka në burg. Në Austri kish thanë Cari nuk mundem me pështue, të ish burgos këtu për dy sahat e kisha nxjerr prej burgut. Atje në Austri babuq kurrkush nuk asht mbi ligjin. Katastrofa ish lodh e ba shkrum me çikat. E paska ndihmue Shaci me u kthye prej kufinit me Hungarinë se Serbia babuq veç me dal nga Kosova i lejon shqiptarët. Me dit që më presin me qilima të kuq të shtruem në Evropë nuk e marrë ma at udhë, kish thanë Sara, çika e madhe e Katastrofës. Njimend babuq kishin hjek shumë!
Hape bre babuq edhe ti faqe-bukun. Tash krejt përmes fb po komunikojnë: Kryeministri, ministrat, Vip-at ... Gazetarët më nuk ju shkojnë në zyre pushtetarëve dhe Vip-ave në shtëpi, për intervista, vetëm ua hapin fb te profili i tyne dhe aty i gjejnë të gjitha. Politikanët në fb komunikojnë me popullin, shajnë kundërshtarët, rrahin gjoks, tregojnë programet e tyne, vujtjet, heroizmat e tyne gjatë luftës, merakun për popullin, shtetin ... Vipa-at postojnë foto, reklamojnë gjoksin me silikon, grimin e kallaitjen e fytyrës dhe ma së shumti reklamojnë poshtëshpinën, qoftë edhe të plastikës se tjetër send ma të mirë nuk kanë.
Teta Ale me tetën Myrvete po dalin përnatë me i shëtitë Rokin e Carit dhe Princin e Zafinës. U këputen të shkretat. Kështu asht kur s’të vyen fëmija, babuq. Këta të tetës Ale njeni në Gjermani, tjetri në Suboticë, ai i tetës Myrvet asht diçka i madh me detyrë, po ma shumë rri në Dubaj se në Kosovë. E shëndetshme asht ecja, kish thanë Cari. E shëndetshme kur ec vetë se me qen valla boll zor, po s’kanë çka bajnë të shkretat.
Më thirri Marengeleni në viber për festën. Është shokues, tha, rezultati që ka nxjerr Agjencia Kombëtare e Provimeve pasi ka testuar nxënësit e klasave të treta, të katra e të pesta te ne. Sipas raportit të tyre gjysma e nxënësve të nënshtruar testit rezultoi se nuk dinë të shkruajnë e zgjedhin probleme të thjeshta matematikore. Te ju gjysma, te na ma shumë se gjysma me siguri dalin dhe e keqja ma e madhe Marengelen, i thash, që bash këta të paditunit po bahen deputet e udhëheqës të shtetit. Na morën në qafë politikanët injorantë, barkaç e inatçi, miku im, përfundoi Marengeleni.
Në Serbi babuq, po shkruajnë gazetat, u dekorua nga presidenti Nikoliq gjenerali kriminel, i cili vrau shqiptarë 1999-ën në Kosovë, kurse presidentja jonë me rastin e Ditës së Pavarësisë dekoroi mes tjerëve edhe gjyshin e saj. Mund ta ketë meritue dekoratën, tha Sherafedini, po nëse nuk e ka meritue u deshtë mos me nda edhe gjyshen.
Tung babuq se nata e gjatë ende, po mërzitemi për qeto ikjet dhe po dalim për darkë me Lizën në restorantin “Lindi”. Liza na kënaq me llafe dhe na lexon në filxhan të kafes edhe dreqja krejt po ja qëllon.
Shkurt, 2015

Letra 64
Babuq,
Shaci e la biznesin në Suboticë, tash ka hap nji zyre dhe ka punësue dy ish profesor të gjeneratës tande. Po shkruejnë tema të diplomave për nivelin Bachelor dhe për Master. Pare llom po fiton. Thanë edhe profesorët mirë po i paguan. Leutrimit po i kruhen duert me ble (porositë) nji punim për Master. Mirë ish ba me pas mujt babuq me ja cue 250 euro se tash veç me fakultet, as në shkollë fillore nuk mundesh me dhanë mësim. Ka provue me hapë ketë biznes të diplomave edhe Zafina me këta Dr. e fakultetit privat “Te Ifuzi” po ata, kish thanë Zafina, nuk po dinë me shkrue. Nuk dinë babuq se edhe ata i kane ble diplomat e titujt.
Katastrofa ka aplikue për statusin ish luftëtares së UÇK-ës. Qysh moj, i kish thanë Sadberja, ku luftove ti? S’kam luftue po sa herë kanë ardh me nejt prej Stankovecit 1 te na në Stakonvecin 2 komandant Qarri e Komandant Shkoza ju kam qit çaj se gjygymat dhe bardakët e çajit me nji bocë me gas plin) mi ka pas prue çika e bacit Nuhi që asht e martume në Shkup. Njimend, vazhdoi, Sadberja, ata në kamp, Katastrofa në kamp, Qarri e Shkoza hynë në Kosovë mbas hyni KFOR-i edhe Katastrofa hyni në Kosovë mbasi hyni KFOR-i, Ata kanë pi caj edhe Katastrofa ka pi çaj. Nëse atyne ju pranohet statusi pse mos me ja pranue statusin e luftëtares edhe Katastrofes? - përfundoi ajo.
Babuq, kallëzoj nanuqit që për festën e 8 Marsit gratë deri në sabah e kanë kall në restorantin “Lindi”. Muzika në hava ka shkue. Gratë, tregoi Dardana, krejt u zgidhën. Nji ditë në vjet e kemi, bërtitshin: “ jepni gra jepni...”! Valla bre Dardanë, ndërhyni teta Ale, nuk ban ma shumë se nji ditë me ju dhanë grave, se fare na qesin. Qysh moj ishin cullaku ashtu e hupë krejt, tuj këcye e bërtit, ani edhe ajo bythë përtokja, nusja Talit kish hyp në kunra të nalta me u duk ma e madhe, nam që nuk e hangër dreqi me u rrëzue e me mbet sakat!?
Kryetarët serbë babuq të komunave të reja në Kosovë po emënojnë rrugët me emnin e kriminelit serb që vrau e masakroi shqiptarë, boshnjakë, kroatë e slloven në dekadën e fundit të shekullit që shkoi. Këta babuq si vozhdi i tyne janë, veç shyqyr nuk kanë forcë se krejt kombet tjera i kishin zhduk nga faqja e dheut. Ketë e kanë tregue shumë herë gjatë historisë, si në vitet; 1877, 1912, 1918, 1945, 1999.
Deklarata e para disa dite e ministrit tonë, ”mos me lind shumë fëmijë”, u kalue në heshtje. Gjithkund tjetër deklaratat e kësaj natyre diskutohen e analizohen nga ekspert demografë etj. Këtu te ne mjaftoi kundërshtimi i nanave dhe disa tjerëve në FEJS BUK dhe me kaq përfundoi muhabeti. Edhe ashtu babuq nataliteti ka ra. Më shumë tash në Kosovë ndahen se martohen, plus ikjet nga Kosova ... Nejse babuq qysh jemi punët i kemi.
Tung babuq se Sadberja u çue me e ba xham shpinë se kanë me ardh ato të përkeshtat; Liza me shoqet me pa CD e me incizime për festën e 8 Marsit. Unë po dal deri te dyqani i Hetës me ble pije etj. se duhet me ju qit në tavolinë diçka mirë e me bollëk grave.
Mars, 2015

Letra 65
Babuq,
Besforti e Ramadush Cari janë cakrrue me fjalë. E di unë i kujt je, i kish thanë Cari, i biri i Ifuzit që s'ka lanë gja pa ba. Ma shumë ka nejt nëpër burgje se i lirë. O Ramadush, i përgjigjet Besforti, ti ma i zi se baba Ifuz rahmet i pastë shpirti je njiqindë herë. Me qenë i mirë nuk të thërrasin njerëzia Deputet Utrina se krejt utrinat i ke zanë. Hor ishin ba babuq tuj ja qit te zezat në lëdinë njeni tjetrit. U dit kjo punë që një ditë kanë me u prish mes veti. Nejse babuq nuk po të marr kohë ma shumë me këta tipa pa fije burrnie e morali.
 Shaci ka mbërri shumë. Temat për diploma e master po i shiten flakë. Edhe Leutrimi ka porosit temën për master. Për pagesë e bajmë lehtë, i kish thanë Shaci, kur ti çon babuqi e paguen. Tash vetë profesorët po ju thonë studentëve shkoni te Shaci ju siguron literaturë për temat (demek i gjeni të gatshme). Shaci babuq, i ka ble edhe profesorët!
Ermali, që thoshte jam komandant Mali dhe rrente se kam luftue në malet e Sharrit ja kanë refuzue aplikimin për pjesëmarrjen në luftë. Tash krejt po i thonë Komandant Stankoveci 1.
Zafinën e kanë shpërblye me çmimin e parë për poezinë më të mirë të Mbramjes poetike të mbajtun në sallën e madhe të shtëpisë së kulturës me rastin e Ditës së çlirimit. Krejt po thonë poezinë ja ka shkrue kryetari i jurisë, Naman Qullumi.
Koalicioni qeveritar u ba copa tuj kërkue bira (mundësi) ligjore me kthye për herë të dytë votimin në Kuvend për formimin Gjyqit Special. Kështu babuq kur nuk je i zoti me kall e shkym qirin vetë, vijnë tjerët ta kallin e ta shkymin si donë ata. Tash mbasi kanë ardhun mërgimtarët për pushime çmimet i çojnë n'hava. Janë ngjallë rrugët. Kafeteritë, restorantet plot. Berberet e grave, kangëtaret u rrasën pare, përditë darsma, fejesa, përvjetorë...
Bacit Tafë i ka ardh djali me nusen e fëmijët prej Suedisë për pushime. U kall nusja e djalit të vogël, Lindita, që e ka në shtëpi. Na qiten fare, i kish thanë Sadberës, mu kanë qysh duhet na kishin marrë edhe neve në deti. Na shkërryejnë me çka kemi dhe ja therrin në Sarandë. Nalen aty për disa ditë dhe kthehen në Suedi. Sadberja si dreqi, qysh moj, ithotë, po thue na shkërryejnë, vetë i pashë kur e mushën kolicen ding me ushqime në Viva Fresh, kurrë nuk ju vijnë duerthatë, vjet jav pruni Golfin, sivjet iPHON burrit tand, shtëpinë ju ndihmuen me ndreq, ty çka asht nji e mirë për femna ta bijnë dhe po akohesh. Hajt, poshë Zotin edhe ti ingjja Sadbere, ndërhyn ajo, krejt kanë shkue në deti unë këtu tuj ju ba hyzmet, ani ma kur po vijnë edhe bijat me fëmijë lamë dreqi po bahet këtu edhe ky burri jem turr ban mbas tyne. Na valla Linditë u gëzojshim në kohën tonë kur ishim nuse me na ardh naj kush. Nejse babuq, nuse e sodit ma, kështu kajnë e ankohen, kurrë mos knofshin!
Babuq mos harro çoma për djalin e tetës Ale se po ardhke për Bajram një kondinshioner se vapë e madhe po mban këtu dhe qasi pomade për fytyrë Sadberës, e di nanuqi, aero-krem të lajthive me lye bukën se i hahet shumë Sadberës edhe krem për mbrojtjen e lëkurës nga dielli se në muejin gusht shkojmë në Durrës. Këtu babuq krejt senet shtrejt edhe falls.
Kancelarja e Republikës Federale të Gjermanisë znj. Merkel, cila vizitoi Shqipërinë këto ditë në ankesat e kryeministrit Rama gjatë pritjes se ne nuk po kemi, siç po shkruejnë gazetat u paska thanë: Si nuk keni?! Keni në njenën anë detin dhe në tjetrën anë malet, që nuk i ka kush. Në gjuhën e diplomacisë kjo babuq dmth. I keni të gjitha, po mend nuk keni.
Teta Myrvete, thuej nanuqit, u lodh. Qysh mos mu lodh dy herë në ditë tuj e qit me shëtiti Rokin, i shoqi saj, Ramadush Utrina tue rrejt popullin e ladrue me gra tjera Shkup e Shkodër.
Tung babuq se po na thërret në Skype Fahrija, një shoqe e Sadberës, gati përnatë me te po heqim mërzi tuj ba llaf me kamera ndezun.
Korrik, 2015

Letra 66
Babuq,
Qysh moj, u ankue Buqja e Rafet Qullumit, në Shqipni si po na marrin vesh se jem nga Kosova krejt senet ma shtrejt po naj shesin, ne plasim mbas tyne, ata pa naj ngulin sa po munden me çmime. Jemi të nji gjuhe e gjaku, po...!  Edhe në Kosovë kështu po bajnë, ndërhyni Leutrimi, verës për pushime kur po vijnë këta të diasporës  çmimet opala po i çojnë përpjetë. Edhe na hiç ma të mirë se ata nuk jemi, na mësoi politika këndej dhe matanë me vjedh, me rrejt dhe me mashtrue pa u skuq hiç.
Për Bajram, kallëzoj nanuqit, Sadberja e porositi bakllavën. Për 10 euro  çka mi shti du'rt në brumë. Boll kam gatue, tha. Gratë babuq ma nuk po gatuejnë, me sabah fshijnë e pastrojnë, dyzenin fytyrës, drynin shtëpisë dhe hajt bir me shoqe te kafja e Dulit për kafen e mëngjesit, te restoranti i  Qazës në drekë, darkën te byrektorja e Esmerit. Natën në skype, fejsbuk e viber lidhen me krejt dynajan dhe ... Nejse babuq, po duem edhe ne si në Evropë me jetue, po e keqja asht se nuk duem si në Evropë me punue.  Mirë ju kish thanë grave reja madhe e bacit Tafë, Nafa, qysh moj, gratë këtu pa prek punë me dorë, qafën sari me alltën,  përditë tuj u tarahen sa te një shoqe sa te nji tjetër, në deti s'po mbetke kush pa shkue, darka e dreka nëpër restorante, nëpër dasma të kallaita ..., jo valla unë pa dal drita shkoj në punë, në terr kthehem dhe shihmani qafën thatë e kam.
Koalicioni, që po qeverisë Kosovën babuq ende në ethe, po ju mungojnë votat për Gjykatën Speciale. Në Shkup u arrit marrëveshja mes Gruevsikit e Zaevit në praninë e ndërkombëtarëve dhe dy spektatorëve, Ahmeti e Thaqi.
Në 20 vjetorin e masakrës në Srebrenicë shkoi edhe kryeministri serb Vuqiç, kësaj here jo me kallash në dorë si në vitin 1995 në rrethimin e qytetit të Sarajevës. Nënat boshnjake të fëmijëve të masakruar 20 vjet më parë e pritën me gurë e këpucë kokës qeveritarin serb.
Tung babuq se po duhet me çue Sadberën me i ndreq flokët te frizerka.  Sonte me shoqet e saja  feston 7 Vjetorin e krymjes së kursit të rrobaqepësisë. Hajt bre grue, i thash, se nuk e keni ba namin, e kryet kursin dhe as punë, as kurgja. Sikur ti, ma ktheu me inat, me gjithë atë shkollë të kryme dhe je i papunë.  Po de, po, i thash, i papunë edhe unë.
Korrik, 2015

Letra 67
Babuq,
Kallëzoi teta Ale se  Zyma ish nda prej vjehrrive. Ani ish ngjye e  lye nji gisht trash, e vari buzen dhe m'tha:  "jam mërzitë e jam gurrue tuj kajt që u ndava, u pata mësue moj, me vjehrri", rrejti shpendkeqja!  Të ndanë vjehrria, a vetë u ndave?- e pyeta. Po de, po, u ngulfat dhe nuk dinte çka me thanë.
Ditë më parë babuq, serbët anuluen marrëveshjen që nënshkruen me Kosovën para ndërkombëtarëve në Bruksel. Mirë, tha Sherafedini, gjithçka te serbët asht e fryne tupan me rrena dhe përderisa e qeverisin bashkëpunëtorët e ngushtë të  kriminelit Sheshel dhe Millosheviq nuk njerizohet Serbia. Serbët, vazhdoi Sherafedini,  gjenin e pabesisë e të krimit e kanë në ADN-en e tyne dhe kot ju ban lëshime Evropa.
Me Sadberen e takum dje Saren e Januzin, si motor babuq Sara,  dërr-dërr, nuk u nal tuj fol: me sabah e bana xham shtëpinë, ja hekurosa Idiotit tem (Idiot prej qefit i thotë Januzit) pantallonat këmishën se përditë i ndërron, drekën e bana gati, Brikenën  me kerr e çuem në shkollë, çika ngatë e ka shkollën, po pse me lanë me ecë në kambë tu e pas BMW X5  te dera, dhe  dolëm. Po këqyrim me ja ble Denisit nji banesë. Leutrimi me nusen hala qaty me juve me nji shtëpi!? Dardanës a ju kthye burri me djalin prej Spanjës? Babuqi kur po ju vjen? E pa që Sadberja u ba nervoz, na përshëndeti dhe derisa po largohej krah për krah me Idiotin, tha: "po shkojmë me hangër drekë qat restorantin e ri se kush po ban drekë henez te shtëpia". Harroi debilja që pak përpara na kish thanë, "e bana gati drekën dhe dola".
Unioni Evropian apo qysh po i thuhet EULEX-i këtu në Kosovë babuq, së pari i lenë, ua hapë rrugën me vjedh e fitue me tendera etj. ministrave, titullarëve e drejtorëve vendor dhe  pastaj   i burgos  për hajni, korrupsion, keq menaxhim fondesh   etj. dhe prokurorët, gjykatësit, avokatët e tyne i mjelin  qysh kanë qef ata vetë.
Fola me Marengelenin në Viber. I kemi ngritur një çik çmimet sivjet, tha. Qeveria Rilindja na rilindi vetëm  taksat e detyrimet se gjë tjetër nuk bëri. Edhe këta të PS-ës që erdhën dhe ata të PD-ës që ikën popullin zhvatin, miku im. Shyqyr kosovarët duan të njëjta dhoma, plazhin, qoftë edhe kur lëvizin çmimet dhe nuk do më harrojnë. Po valla Marengelen, këqyre mue qat dhomën që isha vjet rezervoma. Patjetër se do e rezervoj edhe sikur presidenti të ma kërkojë, do i them, e kam për një mik timin. Dëgjove, vazhdoi ai, Kryeministri Rama dhe kreu i Kuvendit Meta refuzuan Presidentin Nishani të kalojë pushimet në rezidencat qeveritare. I kem për veti, i thanë.  Po, po Marengelen, krejt veç për veti po donë, i thash në fund të bisedës.
Katastrofa e Kryemadhit kish marrë te Besforti me qira pelerinën dhe kapuçin si saç, që i veshin studentët maturantë me rastin e diplomimit. I kish fotografue çikat me to dhe i ka nxjerr fotot në faqe bukë. Ani i kish urue: Urime bijat e mia masterin, të mira e të shkolluara, ju kam! Ju donë mami shumë! U mbytën njerëzia tuj i ba lajka e urue se njimend të mira i ka çikat. Qysh moj pa shkue hiç në shkollë çikat, i thotë Sadberja?! Hajt pashë Zotin edhe ti zoja Sadbere mos ja le seri, se, ato që po shkojnë n'shkollë kurgja ma shumë se çikat e mia nuk dinë. Si ti baj paret edhe unë jav blej mazterin (masterin). Edhe mos harro, çikave punëdhanësit e sodit nuk po ju lypin diploma e maztera me i shti n'punë, po veç i këqyrin a asht e re dhe e bukur.
Ministri i jashtëm serb, Daçiq, këto ditë, ja tërhoqi vërejtjen Greqisë që mos ta njohin  R. e Kosovës. Nga Athina babuq flakë për  flake mori përgjigjen pinjolli i Millosheviqt: Pse mos jemi ne serbë të Kosovës të na urdhënoni kur duhet zanë rrugët, ngreh barrikada, vra e sulmue shqiptarët në Kosovë. Greqia ka politikën e saj ... Kur do ta njohë Greqia Kosovën këtë e vendos Athina dhe nuk mund të na mësojë Beogradi.
Tung babuq se po shkojmë te Zyma Xhafës me ba për hajër që kanë dal në shtëpi të re. Shtëpinë dy kat e kanë nreq, brenda e mobilume si asht ma së miri, vetë në hajat të dyerve  të oborrit rrinë, ziejnë, hanë e pinë për gazepi qaty, tuj e rujt shtëpinë mos me zhytë dhe nuk nalen tuj u ankue, s'po kemi, s'po kemi, s'po kemi ...
Gusht, 2015

Letra 68
Babuq,
U gëzove që ma në fund po mujna me ardh pa viza në Gjermani. Dje Leutrimi me nusen, unë me Sadberen, Dardana me djalin i shtim dokumentet për pasaportat biometrik. Kur të bahet me ardh thash ti kem pasaportat gati. I thamë edhe tetës Ale se mundesh tash me shkue te Bajrushi pa vizë në Gjermani. Qy, te  Bajrushi në Gjermani!? Zot mos e ban me shkue. Gruja e tij këtu kur vjen, në shtëpi teme, i dhamin sytë mem pa, jo me shkue te ajo atje. Boll po më dhimet djali, qe u plak me te, po çka me ba! U trash e ba përmbi 100 kile. Libe, Libe kah sillet i thotë. Djalo,  i thash për inati, kur ish herën e fundit: a Lebibe e ka emnin kjo gruja jote? Rri qaty, më tha, se je rrallue e s'po di çka flet. Mjera nana për ty, thash vetë më veti që je ba krejt ahmak.  Njime babuq ahmak sa katërdhjetë budall u ba. As nuk grahet, as nuk ngrihet Bajrushi.
Kosova babuq u pranue në FIFA, boll mirë u ba. Sporti e sportistët në tokat shqiptare janë të vetmit që po na gëzojnë se politika babuq valla na kalli krejt.
Në Maqedoni partitë shqiptare të thyme mes veti si asht ma keq. Akuzojnë njana tjetrën si pro serbe, pro ruse, pro turke, arabe... Nëpër foltore zjarrm prej goje qesin për shqiptarizëm e bashkim kombëtar. Votuesit janë në hall për kend me votue, kujt me i zanë besë. Sllavo-maqedonët mbulojnë historinë iliro-shqiptare të Shkupit, ngrehin përmendore e buste carëve dhe ndryshojnë identitetin qytetit. Shqiptarët dalin matanë urës gurit vetëm sa me u fotografue para figurave impozante në bronz të së kaluarës që asnji lidhje nuk kanë me sllavo-maqedonët e sotëm.
Zafina ka formue parti të re. Krejt po thonë po e financon Cari. Ani ka marrë rreth veti me pagesë edhe banalista qysh po i quen Sadberja analistat, gazetarë e portale në internet. Cari prej çlirimit në maje të pushtetit po rri, shkollë s'ka pas hiç, po di me dredh e zhdredh. Tash edhe fakultetin e ka krye qeshtu qysh po e kryejnë  me pare e lidhje. Ku ka me i dal tymi kësaj partie nuk dihet. Larg sheh Ramadushi, babuq!
Fola me Marengelenin në viber:  Kodoshët kanë  ardhur në pushtet, më tha, s'ka më as moral, as etikë.  Njime babuq si atje edhe  këtu nuk u met  femra me ju trokit në derë të  zyrave politikanëve, drejtorëve administratorëve, shefave, dekanëve, prodekanëve, profesorëve etj. me kërkue punë, këshillë ose për ndonji hall tjetër. Atje politika e përçarë, këtu e përçarë, atje fyhen e shahen në Kuvend, edhe këtu fyhen e shahen në Kuvend, atje shtrohen rrugë, këtu shtrohen rrugë, atje pas pak kohe prishet e çahet asfalti edhe këtu pas pa pak kohe prishet e çahet asfalti, atje korrupsion, këtu korrupsion, atje kangëtaret me buzë etj. të fryme, këtu kangëtaret me buzë etj. të fryme, atje rrihen nëpër stadiume, këtu rrihen nëpër stadiume... atje si këtu, këtu si atje. Nji kulaç i ndamë për gjysmë jemi dhe pikë.
Shënimi i kufinit me Malin e Zi babuq i ka nda pozitën e opozitën, politikën dhe ekspertët. Pozita e Komisioni qeveritar po thotë nuk kem humb asnji metër tokë me nënshkrimin e marrëveshjes për kufinin me fqijt, gati sa nuk po thonë i kemi marrë Malit të Zi territor dhe jemi të fituem po ... Opozita dhe ekspertët po thonë se me marrëveshjen i kemi humbë 8 mijë hektar territor.  Tatari na raft në fije. Mirë, tha Sherafedini, ekspertët janë për punët si kjo e kufinit, politika nuk ban me shti hundët gjithkund sidomos kjo e juvja se sa herë u përzie bërllok e ka ba.
Tung babuq se po shkoj në promovimin e partisë së Zafinës "Na jemi drejtësia".  Drejtësia babuq, te ne në Kosovë, si litari në thes.
Të fala shumë dhe mirë u pafshim në Gjermani!
Maj, 2016

Letra 69
Babuq,
Ruzha me një arë sa troha që e shiti këtu ka ble shtëpi të madhe në Serbi.  Si u ba deputete e kuvendit të Kosovës i dhanë banesë në Prishtinë. Banesën e ka dhanë me qira se në Kosovë vjen veç me marrë rrogën dhe me votue kundër Kosovës. Shacin sa pat nevojë me ja rujt banesën e me i ba fllad, e mbajti, tash e ka përzanë. Latifi i bacit Sherif u kthye prej Gjermanisë. U martue me çikën e Katastrofës 20 vjet ma të re. Në Gjermani e ka lanë gruen me dy fëmijë. U kthye babuq se ma lehtë e ka këtu me ba allashveresh në t'zezë. Ka hapë nji biznes dhe puna po i shkon fjollë. I ka ble  babuq këta të politikës dhe dyert i ka çel me fitue. Katastrofa s'po preket me dorë. Çika e gjet fatin e vetë, i kish thanë te utrina që e ka zanë Ramadushi, Sadberës, njime pak i vjetër po i majëm, fytyrën xham, pedant dhe me autoritet. Lindës gojën  ja këqyr ka flet. Hajt pashë Zotin, i thotë Sadberja, mos e lavdo se e njohim Latën. E ka lanë gruen me dy fëmijë në Gjermani ... E ka lanë se ka pas për kend me lanë. Ka marrë Linden teme: trupin qiri të drejtë, sytë e shkrum, qafën si gastare, faqet llokum, flokët kaçurrela si mi pas shti në struj, e re, me marifet dhe magistër e konomikut. Uuu çka thae, boll se ma çave kapakun e kresë, e njohim Linden tande, që ka ladrue Shkup e Shkodër me Besfortin e Ifuzit, e dimë qysh u shkollue e ba magjistër e ekonomisë, jo magistër konomikut qysh po thue ti! Sadberja babuq e drejtë asht, çka ka me të thanë, në sy ta thotë.  Jazik Evropës babuq që na mbajti të izuluem vetëm neve deri tash, tuj na qit kushte si asnji shteti tjetër. Tash babuq si të hapet rruga me dal n'Evropë s'ka sen që i ndal shqiptarët drejt sukseseve në sport e fusha tjera të artit. Me rrugë të mbylluna janë ba emna gjithandej botës në sport (Majlinda, Xhaka, Shaqiri, Seferi ...) në muzikë (Inva, Rita, Dua, Era etj. jo tash me derë  çel.
Sot e thirra Marengelenin dhe e porosita të ma rezervoj dhomën për pushime në fillim të korrikut se në gusht ishalla po bahet me ardh në Gjermani.  Për ty byrazer, më tha, kur të duash ta rezervoj apartamentin me ballkon e pamje nga deti, mjafton të më tregosh në ç'ditë vjen dhe "bac u krye", siç thoni ju në Kosovë. Ani valla Marengelen shoqi, i thash se Sadberja u mësue qaty me dal në ballkon me pi kafen e mëngjesit dhe dëgjue përplasjet e valëve të detit vu, vuu.
Akademia malazeze e Shkencave babuq, po shkruejnë gazetat, këto ditë ka botuar një fjalor ku për shqiptarët  shpifin se janë  agresorë e okupatorë. Politika me propagandën e poshtër si në kohën e kraljve e  carëve, memorandumeve të shovinistëve serb kundër shqiptarëve po vazhdon. Partitë shqiptare dhe intelektualët nuk kanë kohë të kundërshtojnë ketë histeri të ulët të fqinjëve se merren me njena tjetrën dhe bizneset e tyne.
Tung babuq se naj pruni flijen Nailja. Gjithë ketë fili për 10 euro, nuk ka hesap njeri as qullin me ba, po thotë Sadberja. Qysh po ka hesap Nailja e ti nuk po ke? Qy, Nailja fëmijët e vegjël, nuk ka askënd tuj punue  jashtë, na e kemi babuqin në Gjermani, bacoooooooo! Po, po e kemi.
Maj, 2016

Letra 70
Babuq,
Këto ditë ka ardh Tali i Zeqos te Selani. U mblodhëm krejt mahalla e shkuem me pa. Shkuem babuq me pa mos u mbush mend se ka 20 vjet që asht jashtë. Na mbajti fjalim gjithë natën e lume. Kam dy biznese, shtëpi me pishinë brenda, kam ble pasuri të patundshme në Kosovë. Ua kam kalue të gjithëve, ju jeni pa punëtor se edhe këtu ... I plasi Lanit. Pse pra, i tha Talit me nervoz, ike aq larg, pse nuk bane këtu ato që i paske ba atje? Boll kishim ymyt se ke ndryshue për të mirë, po ti paske mbet ai i vjetri, arrogant e koprrac me njerëzit e tu, servil e i nënshtruem ndaj atyne që ke interes. Hala qenke me at katin e rrobave që i ke pas, kur shkove. Djemtë të paskan dal prej shtëpisë, prindrit po të jetuakan ndamas. Me gjithë këto biznese e pasuri në vend me marrë nji apartament me qira e pushue tamam si njeri, ja ke zanë derën Selanit që mezi ja del me nji rrogë të mësuesit me mbajt familjen. Njime babuq shkolla e pasunia të keqin nuk po e bajke njeri.
Katastrofës dhandri i ka ble kerr. Xhamat e kerrit çel i mban. Nuk po preket me dorë. Kangët e Era Estrefit, Ritës, Eminem në kupë të qiellit i lëshon. Teta Ale i kish thanë nji ditë. Mbahu moj se e dimë kush je! Shyqyr babuq që nuk ka pushtet se ish ba edhe ma zi se Cari. Tetën Myrvete e ka zanë shiu e furtuna tue e shëtit Rokin. Kish met te Ledina e vogël, po qeni i mençëm babuq e ka ngreh zvarrë deri afër shtëpisë. U myt Cari tuj u lavdue qysh e ka qenin e mirë. Teta Myrvete në spital.
Evropa po vazhdon tuj na kërkue kushte për liberalizimin e vizave: ratifikoni Marrëveshjen me Malin e Zi për demarkimin, pranoni si të ligjshme tokat që ja ka falë Millosheviqi kishës së Deçanit, pranoni Asociacionin e komunave serbe, mos bëzani për bllokimin e urës mbi Ibër, për fymjet e kryetarit Nikoliq e ministrave tjerë serb etj.
Në Fjalorin Enciklopedik të edituar nga Akademia e Malit të Zi për shqiptarët e veriut thuhet se janë sllavë të albanizuar. Këta tanët çelu gur, çelu dru.
 Çka nuk dëgjon babuq në Kosovën tonë të lirë. Kryetari serb i komunës së Kllokotit ka emnue për zavendës të tij nji serb me banim në Paraçin. Prej Serbisë (shtetit tjetër) ai po e kryeka punën e nënkryetarit në Kllokot!?
Në Shqipni ende nuk po merren vesh për reformat. Mirë tha Marengeleni: nuk merren vesh vëllaçko im i mirë se shikojnë interesat personale e partiake. Për popullin nuk ju bëhet vonë.
Në Maqedoni, si gjithmonë, liderët politik shqiptarë të përçarë si asht ma keq. Nëpër çajtore dalin mbas iftarit, pinë çaj e shesin patriotizëm me llafe edhe presin cila parti sllavo-maqedone po fiton me ju bashkëngjit si dekor se për tjetër send nuk i lanë.
Kallëzoj teta Ale se ka ardh Saranda (ish grueja e Shacit) me çikën e vogël për pushime. Shaci boll po laritet e lëpihet me ju afrue Sarandës, po ajo babuq, i kish thanë, ka marr fund ma kjo punë, bile as çika nuk i paska fol. Po më dhimbet qyqani, i kish thanë teta Ale, tuj pas grue e fëmijë dhe pa guxue me fol, jetue e kënaq me ta. Me fol ka del shpyrti babuq, boll e ka durue Saranda se e mshelte në shtëpi me tre fëmijë, e vet hajt bir, sa me nji grue sa me nji tjetër, sa n'Gjermani, sa n'Poloni, tash ka mbet pa asnji. Çka mbjell korr, thojshin këtyne herësh.
Dardanën e kanë avansue në punë, kallëzoj nanuqit le të gëzohet. Leutrimi me Arditën kanë dal me nji parti tjetër. Në modë u ba në Kosovë me i ndërrue partitë.
Tung babuq se po shkojmë në promovimin e librit, "Ifuz Teneqja krejt jetën në shërbim të shqiptarizmit". Njëmijë e pesëqind euro po thonë e ka pague autorin e librit Zafina. Tash babuq me pas euro e pushtet edhe ma shumë se hero të bajnë. Sherafedini po çuditet me libra, që po botohen tash. Fjalë n'hava, tha, pa asnji të vërtetë, veç hajt!
Qershor, 2016
Komentet e lexuesve për letrat 33-70
33.
Antonina Kodkod MOREM NJE INFORMACION TE BUKUR POLOTIKO-SHOQEROR.U KENAQEM,PROFESOR.TASHTI PROBLEMI IM ESHTE SE NJ DITE LETRAVE TE TUA DO TJU VIJE FUNDI.KA FILLUAR TE ME TREMBE PAK KJO IDE.KETO LETRA NA BASHKONIN KAQ MIQ DHE NJEREZ TE MIRE,DISKUTONIM NDERMJET NESH,TY PROFESOR TE KISHIM BERE SI MIKUN E SHTEPISE.CDO MENGJEZ,ME KAFENE E MENGJEZIT,HAP FB DHE KERKOJ DICKA TENDEN,LETER,AFORIZME, KERKOJ SE MOS ESHTE FSHEHUR DIKU MUSHI NE FAQEN GAZMORE.SA LIDHJE E BUKUR KJO ME PENEN TENDE PROFESOR.NA PREMTO TE PAKTEN QE DO VAZHDOSH TE SHKRUASH,QE TE MBETEMI TE LEXUESIT TEND KESHTU SIC JEMI BASHKE NE LETRAT E TUA.TE UROJ SHENDET DHE GJITHE TE MIRAT PROFESOR. TA PUTHSHA PENEN QE ME KETO LETRA NA BASHKOI KAQ KOHE.....TE LUMTE!
35-34------------
36----------------
37.
Ariana Agadar: Prof saher i lezoj keto tregime qeshi me lot!
Igballe Aliu: Pershendetje,te lumt dhe ju deshiroj sukses
Antonina Kodkod: KAM QESHUR ME ZE.LETRA ESHTE NJE KRIJIM HUMORISTIK. MEGJITHESE FJALET E HUAJA I NDESHIM PER DITE,MUA NUK MI KAP VESHI. TI MIRE BERE QE I SHPJEGOVE O SHKRIMTAR,POR NUK ME BEJNE PERSHTYPJE, ME SHKAKTOJNE NJE TE QESHUR NEVRIKE. EGJITHE LETRA ESHTE NJE SATIRE E VERTETE. QESHIM DHE ME TE QESHUREN TONE I DENOJME.DENOJME VAJZAT DHE BREZIN E RI QE HAROI GJUHEN E NENES. QESHIM ME POLITIKANET QE LOZIN ME NE SI ME GURET E SHAHUT,OSE SI DIKUR KUR NE LENDINE LOZNIM ME LULESHQERAT.. ME DO SME DO. E, KUR FATI I NJERIUT MBETET NE DUART E TE PAZOTEVE BEHET LODER, CTE MIRA DO PRESIM PREJ TYRE? PO VAZHDOJ TE QESH ME DASMEN. NJEREZIT QE DUHET TE ISHIN NE KRYE TE TRYEZES,PO ARGETOHEN ME BOSTAN NE BALLKON. SOLLEN NE DASME BYRONE POLITIKE, SE ATA DO TA BEKOJNE KETE CIFT. CFARE IRONI. JETA PO LOT ME NE DHE NE ME TE. UNIVERSITARET ANALFABETE PO NA DREJTOJNE,CTE MIRA MUND TE PRESIM PREJ TYRE? QESH ME LUTRIMIN DHE ME SADBIREN QE JETOJNE NE KOSOVE NJE JETE AMERIKANE. BENI QEF DJEMA DJEMA SA KINI BABUQIN, BABUQI PO LE KOCKAT NE MERGIM DHE JU ARGETOHUNI ME MUNDIN E TIJ. TE SHOHIM KU DO NDALOJE KY HOV QE KINI MARE. E NUK DO RINJA PA THENE EDHE DY FJALE PER DJALIN E IFUZIT. TETA ALE,MOS U MERZIT,TI E DI MIRE, QE MOLLA NEN MOLLE BIE....BEME BABA TE TE NGJAS, THEMI NE KORCARET. DHE NE FUND PROFESOR TY PO TE THEM TE VERTETEN, EJA TE TA THEM NE VESH...''NUK QESHA ME KETE LETER, U REVOLTOVA,, SA HERE NE DITE TE FALENDEROJ PER KETO SHKRIME O ARISTOFANI I KOSOVES. TE FLM SHKRIMTAR, TE PUTH ME RESPEKT DUART E ARTA...SA SHUME DESHA TE TE NJHNJA
Hysen Zeqiri: Kam qeshur disa here, shume I mire.
Bardh Besimi: Të lumtë prof ...edhe ti me këto rrëfimet e tua je në trend se nuk kishe dite me i rrëfye kaq bukur....
Mirvete Kabashi Leku: Vërtet është kënaqesi të lexosh shkrimet tuaja i nderuari kusheri ! Falemnderit !
Shega Berisha: Pershkruani Situaten momentale.lum si ne i kemi vu krejt gjerat ne terezi flm z.Sabit
Ariana Agadar: Shume shume me pelqeu,,u knaqem me lezimet nga t'y prof i nderuar!!!! Rrofsh!!
Miki Tahiri: mrekulli e shkuar mrekullise...
Muhamed Bektashi: Nje realitet ishkruar ne menyre artistike Bukur...
38.
Ariana Agadar: Mrekullueshem !
Bardh Besimi: Marengeleni hehe....
Besnik Gashi-Drenica: Përgezimet e mija i nderuari prof. Sabit Abdyli!
39.
Bardh Besimi: Prof i nderuar të lumtë për përshkrimin e realitetit të hidhur, të mangësive e coroditjeve të neve shqiptarëve...s'di a po e shohim vetën në këtë kronologji kohe...apo duke e parë mendojmë se nuk është e shkruar për ne dhe qeshemi me tregimin duke qeshur me vetëvetën...kur do zgjohemi, apo nëse zgjohemi herët e nuk jemi në te, të shkojmë të ja fusmi gjumë prap e ndoshta kthjellemi...
Hasan Qyqalla: Mjeshtri e rralle e Profit... me letrat e njohura...!
Fitim E. Ramadani: bukur shume,miku jem
Fahrije Kllokoqi: Une u knaqa me keto letra si gjthmone............Pergezime prof!.
Miki Tahiri: C´t`iu them o Profesor i nderuar, posedoni nje stil UNIKAT si ne qendisje te poezive njashtu dhe ne keto letra te shtrenjta.....
Shega Berisha: Si gjithmone letrat e juaja,!
40.
Alma Ab (shpenkeqja e Dalipit ) ha ha ha ha
Mirvete Kabashi Leku: Përshkrim shumë i qartë, nga aktualiteti kosovar . Ha ha haaaaa " Njime babuq, veç Sadberja me një fustan erdh e u kthye, ato tjerat çdo 15 minuta në tualet shkojshin me i ndrrue kostumet e fustanet "... Eh mandej kemi ankesa se skamja na mbyti , ketu ne Kosve.
Ardita Sahiti: Ishalla shaci po bjen naj hunlesht se la nam :) tlumt prof SHNET .
Mexhid Beqir: Luzha Te lumte Sabit, shendet per ju dhe familjen tuaj klb
Shega Berisha: Ky esht realiteti!
Ariana Agadar: Qka te them tjeter perveq rrofsh se u knaqem me tregimet tuaja prof¨¨E DHIMBESHME,,,realiteti,,
Selvia Pejane: shum shum flm mik jo vetem un poe gjith familja ime te pershendesim sepse te gjith jemi ka lexojm keto shenime shum shum te forta te lumt mendja miku im
41.
Mirja Mehmeti: Sa mirë që na e ktheve babuqin me letrat. Më paska munguar!
Antonina Kodkod: NDER TE MADH NA BERE PROFESOR, SHUME TE FALEMNDERIT.VIRTUTI I NJE NJERIU TE RRALLE,QE DI TE REPEKTOJE BASHKATDHETARIN DHE SHOKUN E TIJ,BASHKEPUNETORIN DHE MIKUN E TIJ,TE AFERMIT DHE LEXUESIT E TIJ. NJE NJERI ME VETI TE RRALLA....SA PAK JINI NE KETE SHOQERI,SA NA MUNGOJNE NJEREZ TE TILLE. DOMETHENE NA DHE SHPRESE QE TE NA MBASH TE BASHKUAR TE GJITHEVE SA NA LIDHEN KETO LETRA.KAQ NJEREZ TE MIRE TE MBLEDHUR RRETH NJE PENE,ASNJEHERE NUK KAM NDESHUR.TE FLM O PENE E BUKUR.PER LETRAT,TI E DI MIRE PROFESOR,QE MUND TE SHKRUANJA GJITHE DITEN,CDO LETER KA MATERIAL TE PLOTE PER GJENDJEN,POR UNE MAR ATO QE JANE ME REALE,QE I PERSHTATEN ME SHUME KOHES DHE KERKESAVE TE SAJ.LAJMI PER FITOREN E KERCOVES ME GEZOI JASHTE MASES.NJE MIKU IM I MIRE SABIT ISTOGU,GAZETAR I DEGJUAR NGA SKENDERAJ NA DHA I PARI LAJMIN E FITORES.ME KTHEU VITE MBRAPA,ISHTE ZERI I TIJ,SI KRONIST LUFTE QE NA DHA LAJMIN E FITORES.NA KA MESUAR KY GAZETAR TE NA BEJE SUPRIZA TE TILLA. TE LUMTE KERCOVA TRIME. ERDHE TI TREGOSH KOSOVES DHE SHQIPERISE,QE PO TE BASHKOHEMI BEJME CUDIRA.UROJ TE SHTOHEN SE SHQIPERIA JU TAKON SHQIPETAREVE.TREGOJINI BOTES JU LUTEM QE SHQIPERIA KA ZOT. SA PER KORCEN TIME PROFESOR,NUK E NJIHNI KOKEN E KORCARIT,JO VETEM EMRIN NUK MUND TJA NDROJNE NJE VENDI,POR ASNJE GERME NUK MUND TI HEQIN.KESHTU JEMI NE KORCARET,TE PARET QYTETARE TE PAVARUR.....TE FLM O SHKRIMTARI YNE I MIRE....TA PUTHSHA DOREN E ARTE DHE TE NDERUAR. JEPI TE LUTEM VAZHDIMESI KRIJIMIT DHE NE SI BESNIKE, SI KALI I SKENDERBEUT DO TE TE NDJEKIM PAS....TE URROJ SHENDET DHE JETE....TE FLM PROFESOR
Ariana Agadar: Wow prof i dashur vertete shkrimet e tua do jene te pavdekeshme!!
Aliu Nazife: Profi eshte penda e art,nuk lodhet kurr ,jete te gjate poeti i madhe e na rrofsh ,,,gjitthe te mirat
42.
Miki Tahiri O Profesor po ku e paske gjet bash "Aldin", kryeqytetin e shqiptareve...hahahaha...Melhem je bash...
Izet Krivanjeva Sa bukur i thure keto letra o Daja Sabit.Te pergezoj me zemer.Po te shkruaj para Z.Antonina , se ku ta di se qfare do te thot ajo per kete leter.Po me kethen shume vite me heret kur i shkruajsha ndonje leter Dajes Nezir ne Gjermani pa guxuar te shprehem keshtu lirshem si ju, sepse letrat tona kontrolloheshin nga regjimi i atehershem.Vetem fjalet e nanes time qe me vaj ne buze fillonte te me porosiste se qka me shkrue,,Ej i dashtuni vella NEZIR, mase pari e lusim zotin qe kjo leter e jona te ju gjane shnosh e mire.Na jena mire ,po merzitna shume per ty ,bile nuk pom teren lotet perdit tu kajte,e u myta tu punue jo veq punet e shpise ,e me i rrite me gazep keta femije po perdite edhe ne are tu korre e tu punue sa tu mujt....,,e keshtu shkruajsha keso gjerash se per politike e per kritika te ketilla siqe i beni ju as qe guxojsha ti permendi sepse ishim ne nokdaun ,na numrojshin deri ne dhjete e prap ngriteshim...Ju falemnderit per mundesine qe po na krijoni me lexue diqka kaq te bukur ne keto ore te vona te ne.

45
Fahrije Kllokoqi: Babuq ,mire paske ba edhe ti ne kete prag festash me na argetue pak..!
Bajram Bllaca:  PROF JU DESHIROJME SUKSESE NE KTHIMIN E LETRAVE TE FAMSHME TE BABUQIT
Hajrush Sadiku: Baci Sabit flm letrat e tua i presim me padurim ti lexojm personazhet qe i gjen ne letra jan me shume se reale, shendet e suksese
Shega Berisha:  Letrat e tua tregojne realitetin e popullit,shtetit tone,qe esht per tu ardhur keq...ajo qe me beri pershtypje ishte ku shkruan per komunistet jan ber fetare,ndajne qmime ne stilin e tyre,ti mu,une ty,behen poet,kengtare etj pa qene..promovim librash qe veq emrin e ka liber etj etj .Lexova letren me vemendje thash mos jam kesaj radhe edhe une aty,por jo ,shpetova ;) hahah Te lumtë profesor,e poet e c`ka nuk duhet then juve...je i madh!!!
46.
Driton Jashari Te lumt dora z.Sabit, si gjithnje me pelqejn shkrimet e juaja ne menyr shum origjinale e pershkruan aktualitetin
Lulejeta Zymberi Sinani edhe ne realitet eshte keshtu ashtu si e ke paraqitur baca sabit ne kete leter
47. Antonina Kodkod KOMENTIN PROFESOR DO TA BEJ KUR TE KAM PAK ME SHUME KOHE TE LIRE.LETRAT JANE PO AQ TE BUKURA SA EDHE TE PARAT, POR JAM NE PERIUDHE FESTE DHE DUHET TI JAP PERPARESI PUNES. TI JE NJERI I PUNES DHE KETE DO TA VLERESOSH.
Izet Krivanjeva I nderuari Daja Sabit.Po sa e lexova Letren e 47.E verejta se Mikesha jone e nderuar Antonina qenka ne pune e nuk paska komentuar ende. J u flm qe vazhduat me letrat kaq te bukura dhe me permbajtje. Po ne Zelande te re erdhi viti i ri me heret se te ne ne Kosove e si duket Ju e festuat dy here vitin e ri .Pra ,erdhet edhe ne Kosove e Shqiperi dhe i moret te gjitha informatat . Po sa bukur e filloni me jeten e perditshme tonen e poashtu e permbyllni ngjashem, po ne mes e futni pjesen me te rendesishme ,gjendjen politike ne rajon. Ju po i shifni gjerat ma mire se ne qe i kemi me afer .Ah sikur ti lexonin keto letra te gjithe ata qe edhe iu dedikohen.Ju lumte Dajo.
48.
Demir Reshiti: Te lumte pena o prof!
Ariana Agadar: Qka te shtojm ne perveq qe knaqesi te lezojm nga ty prof..vertete te lumte! Me padurim pjest tjera..por ku mund te gjejm librin?
49,
Miki Tahiri Ah, Profesor çdohere qe shkruani prekni perditshmerine shqiptare direkt e ne palce....// Sadberen dhe Dardanen duhet urgjentisht t´i dergojme te Hoxha i Krajmikovcit" :) :) :)
50.
Mevlan Sadiku Paske prek temen ma të nxehët dhe aktuale, sa bukur e paske ndërthurur gjith këtë avari që po ndodh në Universitet, të lumtë sa e bukur edhe kjo me Ronaldon idolin tim në futboll, shëndet.
51.
Fitore S. Sahiti Sot kam qesh me lot me ketë leter hahhahah.
52. Alketa Qejvani: Nuk di te qesh a te qaj Profesor! Qe nga familja nis ky infektim e deri ne kupolat me te larta te shtetit. Cdo vlere eshte zhvleresuar. Nje familjeje te paqedrueshme i leverdis nje shtet i krimbur. Notat e ironise dhe sarkazmes bejne te qeshesh dhe t'i vesh gishtin kokes... Me kujtohet ajo shprehja e famshme: Quo vadis world!
53.
Miki Tahiri: eh...Profesor...kush pos jush mund ta analizoje kete tragjedi shqiptare...thjesht...respekt..
Seveme Fetiqi: Nje leter e shkurte, plot ngjarje te verteta dhe realitet. Mjere babuqi cka po lexon e cka po nin...
Dibran Gashi: Të lumtë miku ynë i çmuar, prof.Sabit Abdyli! Analizë shumë e saktë me sens humori!
Hamdi Islami: te lumt z.Sabit se me shum jan gzu per nje kengetar serb se per nje kosovar
Demir Reshiti: Pershkrim profesional i nje realiteti te hidhur. Kur ky realitet perjetohet e pershkruhet kaq me mjeshtri nga Zelanda e larget, mund ta merrni me mend si e perjetojme ne qe po perballemi cdo dite me te.... Te lumte pena prof!
Alketa Qejvani: Eh, Profesor, qe te dukemi ne sy te botes, jemi gati t'i thurrim vargje edhe xhelatit. Ndoshta jemi vertete shume driteshkurter si popull. Te pershendes!
Hyzri Zymberi: Si gjithmone thumbues dhe sharmant ne shprehje, pergezime!
54.
Dibran Gashi: Të lumtë prof. Sabit! Me një guri ke qelluar shumë caqe aktuale!..
Selvete Terstena: Ju lumte ,mir keni thene ju z.Dibran me bukur ska se si.
Hamdi Islami: Te lumt prof ..ne po e dim krejt qka po ndodh po spo na e var askush
Dini Nika: Gjakepiresit sllave gjithmone gjejne menyra per te perqar dhe sunduar popullin shqiptar.Kete e ndihmojme edhe vet me politika krahinore e klanore besa dhe inate personale. Qe nga koha Ilire ne vetem kemi humbur teritore dhe popull dhe kjo po behet edhe sot me gabime tona.Keto permasa tragjike vazhdojne dhe do te vazhdohen gjersa ne nuk ndryshohemi dhe nuk bejme nje strategji gjithekombetare (kuptohet me eliten intelektuale)  Nuk kam shume shpres sepse populli po udhehiqet nga njerezit gjysmeanalfabet qe nuk dijne fare politike...pra vuatjet dhe frustimi do vazhdoj!
55.
Alketa Qejvani: Mjere ne per mendesite tona Profesor! S'jemi te zote as per veten. Shitemi e blihemi kaq lire tamam si kuajt. Eshte per te vene duart ne koke me keto qe po ndodhin keto dite ne Maqedoni! Po behet raprezalje mbi shqiptaret dhe partite atje jo vetem qe flene, por ka mundesi ua cojne vet si koka turku, huliganeve. Dy shtetet shqiptare ne ballkan, po u bejne sehir sesi vriten, masakrohen, perndiqen njerezit e tyre dhe asnje fjale, perkundrazi, jane bere shurdhe. Nuk dihen interesat e tyre ne kete mes, por koha do t'i tregoje, sepse politika luhet gjithmone ne kurriz te popujve, por jo te interesave kombetare. Sikur vetem nje shtetas grek te preket, zbret ministria e jashtme greke me gjithe qeveri dhe e detyrojne Shqiperine ta paguaj 10-fish. Ah, mjere ne, mjere ne per shetet tane, mjere ne per qeverite tona, mjere ne per mendjet tona. Kemi qindra shekuj qe s'jemi bere kurre zoterit e vetes. Edhe Skenderbeut, ia kemi zhytur koken ne balte, sa dhe varri po i dridhet nga tradhetite e paaftesite tona. Shpresoj qe mesazhi Juaj, te shkoje diku e te mos bjere ne vesh te shurdher. Por nje ze i vetem nuk mjafton, fatkeqesisht.
56.
Esat Kamberi: Vazhdo jane interesante
mendimet e shprehura dhe domethene njekohesisht!
Seveme Fetiqi: Nje kontrast i perditshmerise qe vetem letra e bardhe e duron, babuq, nje perditshmeri e rende...
57.
Mirja Mehmeti: Babuq, profën e kemi pas smurë do ditë, po atij as kështu si rri pena rahat. Në kokërr të shpinës kemi ra tu qesh kur na lexoi Sadberja gazetën me shkrimin e tij ''Pilaf me thumba'', vec ajo shpendkeqja nuk qeshi. Kur po i lexoni shkrimet e Ramadush carit , po qeshni me gojë në grusht, ju tha grave. Njime kemi qeshë shumë babuq edhe përnjime ndryshe, po ku di ai me shkrue, ej, s'u durue pa i thanë nana... Ika babuq se po më pret Miradija në kafe me më qit fall... Të fala me thes!

Miki Tahiri: Te lumte profesor....askush si ju nuk mund te pershkruaj moralistet tespihmbajtes, kapadait politik, pseudoshkencetaret....spitalet qe nuk kane te pakten nje NaCl....te fala nga me te perzemertat...


Dibran Gashi: Ironizim me metafora të shkëlqyshme, që i prekin në thelb pikat kyqe të realitetit tonë. Të lumë prof. Sabit Abdyli! Shëndet dhe gjithë të mirat për ju e familjën tuaj!

Mirvete Elmazi-Mehmeti: E po ...e din ti se sa na gëzove neve me këtë shkrim sepse tani po e dijmë se jeni më mirë me shëndet!...Suksese dhe gjitha të mirat për ju dhe familjen tënde!

Antonina Kodkod: PENE E RRALLE, PENE PER TE GJITHE.TE FLM PROFESOR. E MIRA E DESHTE TE CLODHESHE PAK,POR TI E DI ME MIRE SE CDO NJERI TJETER CTE BEN MIRE DHE CFARE TE PRISH....VAZHDIM TE MBARE.


Nazif Hoti: Fatekeqesi e madhe ky eshte realiteti i kohes se tashme...Te lumt prof. shendet...
58.

Bajram Bllaca: JU LUMTE PROF PER KETO LETRA TE BABUQIT

Antonina Kodkod: Te lumte pena Profesor.Qesha shume me personazhet e rinj qe u futen ne kete leter,sidomos me Lizen qe ja kalon edhe Zhyl Vernin,sepse kemi ne shoqerine tone familjare nje tip si Liza, qe e di edhe vete qe asnje nuk e beson se genjen shume dhe prape ri gjithe diten te regjizoje genjeshtra...hahahahahah Te uroj shendet Profesor.
ed

Fahrije Kllokoqi: Jam mysafir sonte, prof, se kisha ardhur me gjith qejf e kishim ba muhabet për Shkup e Shkoder ...hahahah

Alketa Qejvani: Akoma mysafire je Fahrije Kllokoqi, se ftesa eshte e hapur mesa shoh. Qofsh ti qe je te te therrase Profa dhe te mos gjendesh! Dhe mos i nxirr te gjitha sekretet mojjj...Se helbete cfare nuk kemi thene...hahhahahahhahaha...Profesor, ju thashe qe kjo do mbytur, por s'ka kush e mbyt...hhahahhahahahahhahaha...
59.
Antonina Kodkod HAHAHAHAHAHAHA.....Profesor,besoj se nuk te prish pune fare po ta filloj nga Liza.Nene cte te qaj me pare. nga ta filloj dhe ku ta mbaroj me Lizen? Regjizorja me e mire per te xhiruar perralla me metrazh te shkurter,vetem te kesh veshe dhe durim ta degjosh...i heq vete dhe e di sikletin,koken daulle ta bejne tipat si Liza,sidomos kur vijne pas nje relaksimi nga nje vend i huaj eshte pozite dhe opozite bashke, ka kushtetuten e saj...hahahahahah. me lot po qesh.Spektaklet e Carit nuk jane gje per te edhe ajo nderton trotuare pa pasur ide.....hahahahahahah. Cte bejme Profesor? I kemi mes nesh dhe meqe nuk mundemi te bejme asgje se ne kemi vetem dijen si pasuri dhe ata parane, le ti bejme sehir.Babuqi besoj se ka filluar te argetohet me letrar ashtu si edhe ne,se e di qe Shqiperia nuk behet me,qe nga momenti kur familja humbi kuptimin e plote te saj dhe politikani u be tregetar. Te flm Profesori im per kete realitet te shemtuar,por jetesor.Te uroj shendet.
60.
Antonina Kodkod: Profesor,sot pas shume kohesh pata pak kohe te lire dhe si zakonisht e kaloj ne kete profil. Ketu gjej realitetin dhe humorin qe ju pershtatet shijeve te mia. Sa shume u gezova kur pashe letren dhe thashe...ky eshte Profesori yne, njeri qe nuk njeh veshtiresi dhe pengesa, nje pene qe nuk di te pushoje as ne momente te veshtira. Te flm Profesori im. Ne teme tashti..... Eshte vertet nje realitet i hidhur kjo qe ndodh ne Shqiperi dhe me shume e theksuar ne Kosove, por kur biri per shkak te interesit harin dhe shet nenen e tij, per Kosoven nuk ka per te menduar kurre. Qe te rinjte po e lene dhe po mergojne perdite dhe me shume, ky eshte fakt me statistika qe riten per dite. Mjer Kosova cfare kohe ariti. Nuk e di per c'liri u sakrifikua kaq shume, se po te ishte kjo liria e enderuar gjyna per sakrificat qe bete...eshte shume qesharake, apo per te vene kujen?..... Profesor, pena jote di te ndertoje ura te bukura per te lidhur realitetin te ngritur artistikisht ne nje humor tip Aristofani. Sa shume kam qeshur me Lizen, e njoh mire kete tip femre se e kemi mes nesh nje te tille qe ri gjithe diten dhe regjizon genjeshtra dhe histori thriler per te terhequr vemendjen....hahahhahahaha, sa shume kam qeshur. Per letrat e tua Profesori im do te shkruanja me dite te tera,por koha nuk me tepron e kam shume te rezervuar, pra, mbetet te te puth me respekt mendjen e ndritur dhe penen aktuale. Sa shume te falenderoj Profesori im, te paca o mik i nderuar.

Ardita Sahiti: shyqyr qe Zafina paska ba mire ..... e ishalla i lshone gerrqi edhe tjert se i mbyti :( te lumt prof si gjithmone letra me plot lajme nga vendi yne i dashtun
61.
Ariana Agadar Mezi pritja vazhdimin,,,

Antonina Kodkod Dallga e detit dicka me peshperiti ne vesh dhe lashe punen per disa minuta te lexoj mesazhin, dallga me sillte nje leter te shumepritur nga larg,Profesori im vazhdon te jape leksionet e tij ne menyra te ndryshme.Eshte veshtire profesor qe ne nje shkrim ti mbledhesh te gjihta, te informosh miqte e tu, ti besh te qeshin dhe te qajne,ti inatosesh dhe tju japesh kurajo. Jane shume ndjenja bashke dhe do shume mjeshteri, por ti Profesor me mjeshteri te ralle mundesh ta lidhesh kete zingjir realiteti..... Nene c'te te qaj me pare,..themi ne korcaret, ku ta filloj dhe ku ta mbaroj.C'do fragment eshte nje histori me vete, te gjitha kane shume per te komentuar, por dua te them dy fjale vetem per Jabllanovicin, kete bir dreqi qe sot qeveris ne Kosove.Profesor, kush ja dha te drejten nje dreqi serb te jete ne qeveri, kush e votoi, pse minoriteti serb te kete me shume te drejta se kosovari ne Kosove? Kush e ka lindur kete bir dreqi...nje nene nuk e ka lindur? Njeriu qe nuk do dhe vlereson nenen, motren, vajzen, femren ne pergjithesi, krijesen qe lind njeriun, si mund te doje dhe te vleresoje nje popull? Nuk e di sa jini te kenaqur profesor me kete gjendje,por une qe e lexova u revoltova shume. Bashkoj zerin tim me zerin e nenave kosovare...tregojuni vendin njerezve te paafte. E pra Profesor, keta ju qeverisin, por mos kene merak,se Kosova di te linde Jashare dhe keta bij dreqerish do ta gjejne vendin. Le te shpresojme....Te lumte pena Profesor

Mirja Mehmeti ''Liza babuq, me rrena ta ban dhallë mendjen'' por edhe të dobson, ilaqin le ta mbaj për vete :)))
62.
Antonina Kodkod Nuk do vrapoj te ble gazete, as te ulem dhe te harxhoj kohen ne nje divan duke degjuar ne televizor intervista te regulluara pas interesave partiake...keto tek une nuk kane vend, por letren, pooo, do ta lexoj,megjithese kohen ne dispozicion e kam shume te rezervuar ne dimer, do ta lexoj sepse jane te vetmet shkrime qe me ngjallin besim, me detyrojne te mos hesht, te them mendimin tim, ate mendim qe desha ta therisnja me force kudo. MJERIM, MJERIM, MJERIM....sa keq me vjen o Profesor qe ate qe nuk mundi ta beje serbi per te shuar popullin kosovar po e ben kaq lehte qeveria e saj. Une nuk e di cfare interesa mbron kjo qeveri tradhetaresh, nuk mund ta kuptoj si e bete kete gabim kaq te madh pas nje sakrifice kolosale, pas kaq shume gjak te derdhur, pas kaq shume masakrave...si e falet lirine ne keto duar te pazota. Klasat pa nxenes dhe prinderit pa bij dhe soj, kjo tregon qe Kosova po veteshkatrohet, nuk ja u ka fajin njeri, per kete fajin kryesor e ka kosovari. Per disa dite Profesor do te festoni 17 Shkurtin, dua te jem mes jush, kudo ku mbahen fjalime te bukura per kete dite...fjalime qe i degjuam edhe vjet dhe u futen ne sirtar per ti nxjere prape sivjet, per te na zene syte me fjale te bukura. Dua te jem kudo ku mbahen keto fjalime dhe tju bej te gjitheve te njejten pyetje.....A MUNDENI TA SHIKONI NE SY KOMANDANTIN, HERONJTE TE GJALLE DHE TE RENE, A MUND TI SHIKONI NE SY NENAT QE MBETEN PA FEMIJE, GRATE PA BURRA, FEMIJET JETIME? dua te degjoj te therisni...BAC U KRYE dhe tju shikoj fytyrat cfare ngjyre do marin. Sa desha te krehohesha me kosovarin Profesor, por kam frike. Te lumte pena Profesor!
63.
Halil Xani Te lumtë miku im i dashur. U çknaqëm krejt he hajër Zoti e baftë. Unë e di se Zoti nuk i ban ndryshimet por njerezit. Po kur? Ndoshta nje ditë, ndoshta.
64.
Ariana Agada:r Prof thuajse se je atje sa bukure i per shkruan..U knaqem!
65.
Efs Ismajli “Hahhaahaa!  Kënaqësi e përhershme të lexoj letrat tuaja!
Antonina Kodkod: Pas nente muajve pune pa asnje pushim dhe nje konkurence te madhe qe na lodhi jashte mases Profesor, fillova keto dite pushimet dhe si zakonisht gjeja e pare qe bera hyra ne kete profil te lexoj, te mesoj te verteten, te informohem, te qesh me humorin e holle te penes tende dhe te relaksohem. Suprize e bukur kjo e sotmja Profesor, letra me kenaqi pa mase, eshte vazhdimi i nje realiteti e pershkruar me fakte dhe me pergjegjesi.  Te lumte pena Profesori im.
Xhavit Salihu: Te lumtë.
66.
Agja Toni: O i nderumi Sabit Abdyli ju lumt për rrealitetin e shkruar,
Shum e vertetë për fat të keq ne trojet tona ka përplot po thuaje se gadi të gjth bëjn bash ashtu si e ceket ju.
Rrespekt i nderuar
Antonina Kodkod: Profesor, nuk dua te ngatroj radhen e mendimit dhe po komentoj me letren tende te hapur. Nuk me duket fare leter, me shume i ngjet nje informacioni politiko-shoqeror te diteve te sotme...ky je ti Profesor, nje informator i lidhur ngushte me ngjarjet dh…See more
Agja Toni: Ju lumt e nderuara Antonija Kodkod
Për këto fjal për fat të keq jan rreale,
Por qa ti bëjsh !
Guri i ran peshon në vend te vetin
Rrespekt e nderuar
Antonina Kodkod: I nderuar qofsh o njeri i mire, e njoh realitetin se shkoj ne Atdhe dy here vit dhe ndjek rjedhen e ngjarjeve edhe ketu ku jetoj...te uroj shendet dhe jet
67.
----------------
68.
Drita Fejza: Satire e mprehte, Suksese
Ardita Sahiti: Me paska pas marr malli per babuqin ....flm prof shume ...shendet gjith jeten
Emri Januzi: Mir shum e paske analizu , siq esht sot ne trojet tona , veq ishalla zoti te jep shendet se na knaqe me kto shkrime . Te pershendes ty e familjen tane.
Bajram Bllaca: Ju lumt prof per kete leter te babuqit
Antonina Kodkod: Isha e sigurt qe do pasonin letrat, sepse situata rend dhe ti nuk do rrinje duarkryq pa e diskutuar. E njeh mire popullin tend, politiken qe luhet ne vendin tend dhe nuk mund te heshtesh...dikush duhet te flase.Nuk kam fare kohe te lire, por per letren do gjej disa minuta. Ne radhe te pare ju jap urimet e mia par pranimin e Kosoves ne FIFA. Ja mbaruan problemet...hahahahahha, do fitoje sportisti dhe do reklamohet identiteti i tij ne Bote,kete kishim keq. Babuq, nuk e di a u gezove apo u merzite per lajmin e vizave. Le te vine te gjithe, te shohin si nxiret paraja ne vend te huaj, te punojne per pak kohe dhe te shohim ku do qendrojne kerkesat e tyre te shfrenuara.....keshtu e mesuam kete brez dembel, punon kali dha ha gomari, themi ne korcaret.Profesor, Babuqi yne eshte Une, eshte Ti, eshte cdo mergimtar ne cdo cep te Botes. Letra na drejtohet cdonjerit prej nesh. Me vjen keq qe Vendi im nuk ka vend per te gjithe Ne. Buke e thyer kjo Shqiperia jone, kafshate qe te mbet ne fyt dhe te kap trishtimi. Ehhh o Profesor, per sa kohe te qeverisin vendin Caristet dhe Zafinat, nuk mundemi te shpresojme....Shqiperia nuk behet me, o Profesor! Te lumte pena Profesori im i mire! Te uroj
shendet e jete!
69.
Bukurije Bushati: Vetëm nëpërmjet një shkrimi letre, dhe jetohet koha në vendlindjen e Babuqit...emigrimi që ndan familjen, familja që mbështetet në lekët e emigrantit, interesat kombëtare që shiten për një copë tokë, pabesia në votime, bisedat ordinere pa pikë shije që nuk shikojnë përtej hundës së tyre....dhe gjëndja e një shteti që as nuk pranohet në europë dhe veç kafshohet nga "fqinjët" e ballkanit.... Urime për shkrimin mik! Për stilin e gjetur të të shkruarit...Suksese penës tuaj!
Bukurije Bushati ...dhe ata që kanë përjetuar realitetin, dinë ta shtjellojnë atë bukur dhe madje tërheqëse dhe interesante për ata që nuk e njohin...Janë letra që kanë vlerë e bëni mirë që i shkruani, se kështu arkivohet e djeshmja që ndryshe mundet të harrohet...edhe bisedat që duken në pamje të thjeshta, kur din t'i shtjellosh, tregojnë shumë... Urime dhe vetëm suksese ju uroj miku im i mirë i letrave, Sabit!
Shyqë Azemi: Te lumte pena!!!
Seveme Fetiqi: Nje paraqitje besnike e tere situates qe shume pak ka ndryshuar neper kohe. Si ne kohen e gastarbajterave si ne tashmen. Stil qe meriton respekt sepse eshte stil unikat.
70.
Antonina Kodkod Njime babuq shkolla e pasunia të keqin nuk po e bajke njeri. E vertete. Me njerez te tille nuk behet me as Kosova, as Shqiperia. Ku e lame dhe ku na mbeti, vaj Vatani dhe mjer mileti. Te lumte pena Profesor!