Friday 30 March 2018

"Letrat si këtyne herësh" Sabit Abdyli , plus komentet e lexuesve



Tixhe e dashun,
Sot mora guximin me të shkrue dhe me të thanë se të due shumë, shumë. Dje mbas dreke të pashë tue shkue te kroni. U kënaqa me atë ecjen tande me kërrname e serbez, era si e ftonit në vjeshtë të vinte kur kalove... Ah, sa më rrahu zemra fort!  Bile të prita te bërryli i parë i udhës derisa u ktheve, nuk të dola përpara se thash po na shohin. A të pëlqej sapuni misk dhe mindili që ta çova? Kam me dal këto ditë në qytet me u fotografue te “Foto Beça” dhe  kam me ta dërgue fotografinë. Boll po tutna po ta gjen nana. Fotogafinë tande natën nën jastëk e mbaj, ditën e marr me veti. Shkrujmë menjiherë se mezi po pres!  Letrën lema te dardha e kuqe, mes degëve të saj.
Të fala shumë e ambla jeme si sheqer!

2.
E jemja Tixhe,
U gëzova që e kishe gjet letrën teme. Boll jam tut se mos ndoshta qukapiku e ka marrë se përditë në trup të dardhës po qukat.  A e trokovate patiskën, a po të dalin pejt, fitilat e mnashit, rrotllat me kllapadan? Mos u lodh me ato oja t’shamijave, tentene se kurrkush nuk ta di. Goditi nëpër shoqe se tybe nji dinar që të më bjen në dorë, ty kam me ta çue. Mbramë e dëgjova bushin, (babës bush i tham) tuj thanë nanës se kësmet dasmën po e bajmë qat herë kur ta shtim bereqetin brenda dhe ta mbjellim grunin. Bijat tonat e t’kojshive nji javë ditë përpara kem me i marrë, krejt katundin shpi për shpi kem me i thirr, dy ditë s’kem me i nal tupanet. Me erdh marre kur nisën me fol për dasmën tonë dhe u çova, po në cep të dritares e vuna veshin dhe dëgjova çka folën.  Dje të pashë kur kapërceve te Trina e vogël me kasnak në dorë, që ta kam pas ble në Shkup. Drejt me t'thanë, zemra bum, bum m'bani. Baci ta kish ble maqinen SINGER në Austri, kish me prue tash kur të vjen për pushime.  Me hesap e kanë porosit edhe sahatin e dorës me ta ble atje
 Të fala shumë e ambla jeme si llokum!

3.
E jemja Tixhe,
Fotografitë i mora sot.  A po më rrika mirë kravata e kuqe e setra e zezë, që m’i dha syretxhia  veç sa me u fotografue?  Qesi  kravate e setre kam me i thanë bacit me m’i ble për darsëm. Të pashë atë ditë kur dole prej hallës tane me shkue te shpia. Flokët duej tuat t’i çojë era si fije mnashi fu-fu! Thash, me ditë Tixhja, që po e shoh edhe asaj ju kish dridh zemra si mue. Më humbe para sysh!  Flokët mos gabo me i pre e shti n’struj, veç dredhi pak përpara kur t’bahesh nuse. Bushi me nanën  kësmet javën tjetër po shkojnë n’Prizren me FIAT të bacit Riza me t’i nxjerr teshat, tesha që s’ka me pas asnjë nuse  si tuat këtu pari. Me erdh marre me i pyet a e kanë masën tande me ta ble unazën, këpucët, papuçet, dorëzat e bardha, kollanin e këmishën e dredhët.  Nashti e lanë me fjalë në rast nevoje me i ndërrue.  Prapë po të thamë, mos i jep zor me qëndisë   bashllika e cingli mile tjera se po lodhesh!   Bane gati masën e teshave (mate atë mjedisin e hollë që e ke dhe naltësinë e trupit si selvi) se bushi (baba) ka me ardh me marrë këto ditë. Teshat po donë me ti kep në Shkup te qajo maqinxhika e njoftun.
T‘fala shumë, syzeza jeme llokum!


4.
Tixhja jeme e bukur!
Letrën tande sot e mora. Po mirë e kishe vizatue dorën! Dorën të trash e t’butë si bukë furre.   Hyn ma thellë nën hajat të odës kur po del me qëndisë se po të nxin dielli. Unë ashtu qysh je e bardhë të due. Krejt kanë ra me fjet, unë për dritë të llomës po t’shkruj.  Gjumi më ka ik.  Mendja veç te ti po më rri.  Arkat e  teshave bushi i ka nreq me dru qershie. All të kuqe e pak si me do vija të zeza kanë dal. Nji e dridhme ma përshkoi krejt trupin, kur lexova në letrën tande se jam ma i miri në botë. Edhe unë Tixhe, po të baj be, në tokë e qiell, se je ma e bukura  prej krejt çikave të botës. E bardhë si tamli, flokët  mnash deri në bel, buzët qurshi vishnje, sytë terr të zi, gojën mjaltë e trupin e drejtë qiri.  Bile edhe dada Salë të lëvdoj e të çoi n'hava, jo veç për bukuri. Foli shumë, po unë prej turpit dola jashtë. Zhig me mbeti që nuk e dëgjova deri në fund, dadën.  Erdh gati vjeshta. Ihaaaaaaaa!
Të fala me thes Tixhja jeme e bukur!

5.
Tixhja jeme e shtrejtë,
Dje bushi në pazar i ka ble dy mëzet për darsëm. Ju kemi blue bungur me i trashë edhe ma shumë. Edhe dajtë sigurisht pa dy desh bakshish nuk vijnë. Le të ketë mish, tha bushi, se djalin po e martoj. Njime Tixhe, njiherë martohet njeri. Këqyr ruju, kur po e kapërcen qat vigun te përroska e vogël tuj shkue me mush ujë Te kroni  se boll telhyxhe ish me rrëshqitë! Hajt pashë Zotin, çka po të çojnë veç ty me mush ujë!? Dje i thirri çikat e mahallës nana.  Gjithë mbas drekën në shtatë kojshi u ndegjue kanga e defi,  e kanë kallë krejt.  Zemra mal m’u ba! Mos harro, këtyne çikave me ju qëndisë naj mindil a shami se valla e meritojnë. Javën tjetër kem me i marrë bijat. Le të dihet se po afrohet dita e dasmës.  Baci, ta kish ble sahatin e dorës, kurrë qesi sahati nuk kam pa, në vend të rrypit kish nji zinxhir bojë ari edhe natën po mujshe me pa sa asht ora. Të hanën që shkoi, qat here  kur u lëshuen fëmija prej shkollës, kalova aty pari, po nuk t’pashë. Deri sa nuk shihej ma shtegu kah kalon ti, kryet mbrapa e mbajta. Drejtën me ta thanë, helm u bana. Mbramë, në andërr  të pashë sikur zbrite prej kerrit me fustan të bardhë.  Unë diqysh ardhsha drejt teje, por prej kallaballakit  nuk munda me tu afrue. Hiç mirë nuk asht me pa në andërr kallabllak njerëz.  Mos po te del nja idhnim ty se për veti nuk e kam gajle!
Shumë, shumë të due Tixhja jeme e bukur!

6.
E dashuna shumë, shumë Tixhe,
Unazën me guri të kaltër veje në gisht se boll po tutna po të marrin mësysh.  Kanën, për ditën e kanës, e ka porositë nana nji grue me prue prej Turqisë.  Bash has kanë.  Mos u ban budall me kajt shumë kur ta ngjesin bojën. Këtu mbramje për mbramje mblidhen çikat e mahallës nën hajt të shtëpisë dhe po kënaqen tuj ra defit, këndue e tuj hedh valle deri natën vonë. Bushi ka ble fenerë në Shkup, krejt oborrin dritë e bajmë. Bile nana  gatujti  kollpite për darkë dhe zjeu  shtalba. Sot kesh te terzia n’sheher me i pre teshat për darsëm. Kurrë kësi stofi të mirë nuk kam pa, tha terzia. He bacoo, i thash, stof kanger asht, ma ka ble baci n’Austri.  Mbas nji jave kam me shkue prapë. Tamam qat here para darsmës  bahen gati. Letrën teme  ish kanë për pak tuj ta zanë nana. Nashti nuk të kish thanë gja se edhe ajo e re u kanë si ti. Kallëzom serbez nëse të duhen pare se, helbete ke qef me ble naj sen. Fotografinë tande nuk pata qare pa ua dhanë çikave me pa. Motra e vogël dreqi u kish kallëzue. Me rend e këqyren të gjitha. Mbetën pa mend e pa gojë tuj ba:  ua, au,  çfarë sy paska, çfarë flokë, çfarë bukuroshe...!  Prekne hundën, ju thash, tuj kesh, se po i merrni mësysh. Ajkuna e bacit Dan m’kallëzojë që t’kish pa tuj e marrë nji yrnek te kunata e saj. I lumi ti, tha, çfarë nuse ke me marrë! Ajkuna deshi me fol hala po hyni bushi dhe ajo i nali fjalët.
Tixhe, zemer të kam!

7.
Tixhe e dashun,
Edhe nji javë dita e darsmës. Krejt trupi po më dridhet.. . edhe nji javë po vjen, ah Tixhe, Tixhe...!  Boll ma, boll , dy vjet nën unazë, dy vjet larg, dy vjet me letra tuj i shkrue e lexue tinza (shyqyr kjo e fundit), dy vjet pa gjumë e merak për njeni tjerin, dy vjet sa te bërryli i parë, sa te Trina e madhe me t’pa.  Miqtë e katundin shpi për për shpi i kem thirr, bijat i kem mbledh para nji jave, kerret, kuajt e seksanës, bajraktari që tash dihen, tupanët i kem porositë. Bile edhe grat e kerrit janë caktue. Kazanat,  enët, sofrat, turshit, djathin, gazin për fitilaqa, llampa e fenerë i kem sigurue. Magjetoret në sitë të hollë po e sitin  miellin, t’hollojnë peta për pite e bukë nore. Konaqet, hyzmeqarët  te gatshem jane me ja nis punes. Teshat  i mora dje.  Mbramje për mbrëmje po mbyllna në dhomë dhe po i veshi me pa qysh po m‘rrinë. Të mira valla. Hajt se të dielën mbrama ke me pa edhe vetë sa të mira janë.  A e ke çel arkën e teshave. I pashë kur i paluen nana me hallën Nurkë. Ani shtinën edhe dy-tri grushta sheqer gurë në arkë. Ti e mirë, teshat e mira, ke me ua kalue krejt nuseve të kësaj ane edhe ma larg. Të shtunën nisin me ra tupanet, dy parë tupane! Të nesërmen krushqit kah dreka mbërrin te ti.  Dhe ty,  mbasdreke bushi (baba) ka me të zbrit prej kerrit t’kuq. Ah, sa kisha dashtë unë me t’zbrit, po ...!   Daja Trim e baci kanë me qit me allti bam, bam me paralajmërue se erdh nusja. Të hanën para dite Tixhe dajallarët, nipat e njerëzit e shpisë kanë me thye kulaçin. Ke me dal te bunari pak ma vonë, tuj të këndue çikat. Ju ka thanë nana, nuk due me ma sha e ranue me naj fjalë nusen, po edhe t’shajshin ti mos u ban merak se qashtu i provokojnë krejt nuset.   Mbas dite mblidhen grat, nuset e çikat. Tash po e marrë me mend dhe po të shoh në rend të nuseve, ti e para dhe ma e mira se krejt.
Tixhe, loçkë, shpirt e zemër t’kam!


Komentet e lexuesve për "Letrat si këtyne herësh"

Hasan Rashit:
Sabit avash avash po i vjen fundi letrave te mira per,Tixhen.Behu gati kur fillon te venitet dashuria per Tixhen.Projektoje qe te gjitha keto fjale te embla te kethehen ne diqka neveritese per Tixhen.

Joni Neljon :
Tixhe, loçkë, shpirt e zemër t’kam!..........dhe une ty kabash te kam gjithçka, je shqipe për qiell, luan për tok,kabash ....

Besnik Gashi-Drenica :
Ju lumt i nderuar miku Sabit Abdyli !
vertet kur lexoj letrat e juja knaqem ...vetem suksese e mos u ndal...edhe kur Tixhes do i lind djal... !
Shkruaj e na i sjell ne FB,
te gjitha do i lexojm te baj be.
Ani kur te del Tixhja me fshi...
e pastaj kur te dergojn ne kojshi,
shkruj e mos e ndal,
edhe kur te dergojn te t´vetit me kal.
respekt miku i nderuar...Pak shaka per t´ju relaksuar,
ju vet e dini se çka me shkrue,
nuk ka nevoj askush me ju msue...hahaha

Fahrije K. Kllokoqi :Me keto fjale prof sa po e shoh ua ke mush mendjen edhe nganher me u martue ketyne miqve tu!..... Te pergezoj e te uroj edhe shume letra tjera për Tixhen!.....

Miki Tahiri :ah, profesor si gjithnje me keto shkrimet tuaja i kaloni gjithe mrekullite....gjithnje me respekt te vecante...

Agim Drenica :Sabit miku e lexova dhe rilexova disa here letren derguar nga i dashuri Tixhes dhe u kenaqa.Një letër qe pos humorit ka edhe shume ane tjera qe e kompletojne letren.E ndertuar shume mire artistikisht nga pena Juaj e madhe me nje mjeshtri te hollë sjell tek lexuesit e te gjitha moshave diçka te veçant.Tek ne me te moshuerit nostalgji dhe kujtime nga ajo kohe kurse tek ma te rinjet nje pasqyre te realitetit te viteve te shkuara.Letrat qe i shkruani Ju jane unike dhe si te tilla sjellin tek lexuesi ndjenja te perziera qe i pershkon nje humor i gershetuar me satirë,elemente keto qe per lexuesin behen me te kapshme dhe shume te kendshme per t'i lexuar.Mik i dashur iu uroj shendet dhe suksese.T e lumtë pena!

Ariana Sefiu :Sa do doja ti pertrinim traditat e vjetra martesore,, sot ka humb lezeti dasmave,i mbaj mend si e vogel,bile dje kem pas temen e kanagjegjeve me shoqeri,,bash tash kur duhet ti tregojm turisteve adetet tona te bukura,,,ishin dasma se Jo kopje!!! Ju uroj prof per punen si gjithe knaqesi lezimi!!!

Ardita Sahiti :TA KISH LON ZOTI PER NEJRZIMIN DY JETRA 1 PERVOJ E TE DYTEN JET .........KISHIM MESUE SHUM PREJ KETYRE LETRAVE .....FAHRIJE EDHE TRI HER TASH ME U MARTU SE SKA KESO DASHNIJE QYSH KA PAS PER NJE Tixhee.....

Nexhat Etemi :Ev ev e per merak na kënaqe kejt o dajë, menzi po e presmi letren e 8 te radhes se jam be aq kureshtar sa z'di me ta pershkru. Hahahaha tung dajko.

Aziz Hyseni :Tash Tixhes si shkruan kush më, përpos në FB.

Fitim E. rmadani :secili varg me i kandshem se tjetri
perher me pelqejne
duket qe dasma na qenka ofru.....ju ,o miku jone, o gjeja edhe nje nuse tjeter k'ti, ose shtyje vaden se nuk duam te na perfundosh me k'to letra

Mirvete Kabashi Leku :U kenaqa me letrat tua i nderuari kusheri . Po qesha me lot nga komenti i Hasan Rashiti . Letrav i erdhi fundi por, shpresojme qe edhe më, do na shkruajsh dhe te na tregosh se si kalon me Tixhen, ha ha haaa. Vertet kenaqesi ishte me leximin e ketyre letrave .Shpresojme qe do ket edhe ndonje mbrenda asaj jave deri e ke sjell ne shtepi ndoshta i ke shkru ende .

Arbenita:te lumshin duart o profesor se na knaqe me kto letra bile edhe babuqi qetu asht tum ngue e un tu i lexu te prsh shum un e babuqi vetem koha ne kosov po iken shum shpejt spo i shoh ditet fare hiq

Halil Xani :motra qante se po shkonte nuse. I thanë të vëllait të saj, pse nuk po qan edhe ti, po të martohet motra. Jo valla nuk qe pikë loti. Edhe ato motrat tjera kinse qajshin kur shkuan, por edhe duke qeshur. Më pëlqeu letra sikur të gjitha të tjerat mik i nderuar Sabit.

Enver Halili :Prof pasi shkoj nusja e ngjiti Kanen,Tash veje kapak me nje permbledhje te tyre ,te letrave,qe ti kemi per shumeeee mote e shume gjenerata...te pershendes...

Ariana Sefiu :Me padurim vazhdimin,, sa lakmi te marr prof i nderum!!
E pash qe Vullneti ish ardh me nuse, sa mvje mire, klm te gjithe,te fala!!

Mirvete Kabashi Leku :I nderuari kusheri , sikur ta botoje nje liber me keto letra ? Apo ndoshta e ke te botuar e une nuk e kam ? Së tepërmi kënaqem me leximin e tyre . " Ketu mbremje per mbremje mblidhen qikat e mehalles.. " Nostalgji per vitet e kaluara , per traditat tona ...

Sevdije Gjonbalaj :Profesor i nderuar z.Sabit Abdyli të falemnderit për këtë shenim mjaft të bukur dhe real këtyne herë, me bëri të qeshi me zë përkujdesja e dhëndrit ku thot,,Unazën me guri të Kaltër veje në gisht se boll po tutna po të marrin mësysh,,i gjith shenimi ishte per mrekulli, prandaj të uroj jetë të gjatë dhe mëndjendritur me pënën tuaj të pashterrshme, shëndet e gjithë të mirat..Suksese të mëtejshme..

Myrvete Mehmeti :Si gjithmonë profesor shkrimet e tua plot domethënje. Letrat e Tixhes shpalojn anën e mirë të realitetit të sotëm që mungon te letrat ''Funny story''. Të lumt!

Nexhat Etemi :Per merak keto letrat e ketu njeherit''

Nazire Jaha :EDHE ATHER PASKA PAS LETRA DASHNIJE!!! CUCUCU UNE KISHE TYNEHER SKENI DIT QKA ESHTE DASHNIJA!!! HEH SHUME BUKUR ME BERI SHUME ME QESH KJO LETER SI TYNEHER I NDERUAR SABIT FLM PER TOG

Fitim E. Ramadani :i lexoj me shume k'naqsi...shume te bukura
flm miku jem

Mexhid Luzha :mire i thurre keto tregime miku Sabit me fate Bajramin klb

Nexhat Etemi :eeeeeeeeejjj bre dajko keso far letra dashurije, na paraqesin nje pasterti ndenjash te asaj kohe,nje mallengjim per ate kohen,e" ketyne heresh",tung

Ardita Sahiti :nuk e di perveq profesorit a ka shkrujt dikush tjeter kso letra me plot dashuri ne ate koh !!

Fitim E. Ramadani :je i madh ,miku jem...
njeher te pergezoje per pune te mrekullushme dhe per IDE-n qe pate ,pastaj kam ndermend edhe te te urdheroj...mos mu ndal kurre !
Ardita Sahiti tash ska dashuri si ktyne heresh e ska as shkrime as letra GJITHQKA FALLC nkoh t'sotit !!!!!

Hasan Rashiti :Sabit,mos harro tju perkujtoshe me shkri nje zhive qe mos ta kape dore e lige,Tixhen hahahahha te pershendese

Miki Tahiri :Profesor i nderuar, per te komentuar shkresat Tuaja s´ka nevoje koment pos fjales MREKULLI....gjithmone me nderime e respekt...M.T. PS: jeni unikat....

Enver Halili :Prof e mrrekullueshme,edhe fjalori edhe pershkrimi i Kohës,Kem pak nostalgji për fjalorin e asaj kohe sikur ka pas një origjinalitet më të fuqishëm se sot,ndoshta jam gabim,po edhe me gabu eshte njerezore....pershendetje prof...

Bajram Bllaca :TE LUMTE SHENDET PROF!

Myrvete Mehmeti Lum ajo Tixhe qé i shkruhen kèso letrash qé nuk ngjajn nè letrat e sotme tè robotéve elektronik.
Vec ti di me shkru keshtu. Urime!

Joni Neljon :kalle kabash kalle.olalaaaaaaaaaaa sa e fort.

Ramiz Kabashi Kosova :hahhahha shume leter me kerrname prof tlumt hahahah i paska ardh marre pi dades . a sot qikjo marrja spi qet jasht mo hahhahah,pershnetje prof .

Hasan Rashiti :Te lumte,Sabit jo veq per permbajtjen e letres,por edhe pershkrimin e idiles se fshatit.Shume bindes andaj po na bane ta lexojm shume hera.
Dita Dita
Zhig me mbeti.....shume e bukur!

Agim Sahiti :Te lumte daja Sabit,me te vertet kaloi ajo kohe ku letrat kane qene me vler dhe permbajtje qe je knaqur duke i lexuar tani asgje prej letrave nuk dergon kush letra as kartolina tashti dashuria e fjalet e mira qe done tia shprehesh dikujna me kompjuter e laptop edhe ate pi kopjojn prej dikujna tjeter Copy-Past.

Agim Sahiti :Vetem se daja Sabit mos me pas kan kjo teknologji e sodit qe ti po i poston keto shkrime te bukura nuk kishim mujt me i lexu.

Mevlan Sadiku :Edhe pse po jetojm ne kohën e komunikimit masiv internetit kem mundesi per shum alternative te dergimit te letrave por, kjo leter e ktyneherit ka me shum nostalgji se keto te tanishmet.
Ramadan Musliu
he more sabit na ki perkujtue nje kohe kur ishim te rinje hahaaaaaaaaa

Enver Halili :Prof ,përshkrim ideal,ngjallje e fantazise e realitetit te kohes,por koha ka pesue shume ndryshime,por kjo nostalgji eshte e pashlyeshme per gjeneratat...tani llokumi eshte zavendsue me cokolatë....

Drita Bekteshi :Prof i nderuar...ia ke dhene ngjyren si dikur, qe i ngjante dashurise...jo si sot...vetem per benefite takohen njerezit...jemi ne degjenerim e siper sa i perket nocionit dashuri...falemnderit per keto pak rreshta me aq kuptim te forte...shendet!

Shaip Bllaca :FLM,miku im,shumë bukur.!

Mirvete Kabashi Leku :I nderuari kusheriri im Sabit Abdyli ,sa nostalgji na sjellesh me letrat e asja kohe . Kështu ishte , pa u takuar, me letra percillej ajo dashuri e madhe, e çiltert , e padjallëzuar. sa mirë do t`ishte sikur këto dashuri të kishin fatin e bashkimit por, ishte e keqja se, po të hetoheshin , pa mëshirshme ndeshkoheshin duke i ndarë e derguar në fatalitet të një martese të padashuruar . Sidomos për vajzat ishte denimi i rëndë se, gjeja kishin ber turpin e madhë dhe për t`iu hakmarrur i martonin për një plak .
Falemndertit për kënaqesinë e leximit që na sjell por edhe lotët nuk na mungojnë...

Seveme Fetiqi :I bashkangjitem komentit te mikes Mirvete Kabashi Leku...Shume tekst nostalgjik!

Hasan Rashiti :Sabit,qe po na kethene shume mbrapa.Por aq bindeshum je ka na e pershkruan sa qe na ka kape Nostalgjia per te hershmen se tani nuk po ka lezet....hahahha te pershendese

Enver Halili :Perfekt prof,po si si ke harru se....

Fitim E. Ramadani :shume origjinale,te lumt miku jem

Mirvete Kabashi Leku :Aq origjinale, aq e kendshme sa te mallemgjen shumë . Vetem ata ,ato qe kane kaluar atë kohë e ndjejne ne shpirt këtë leter .

Bediha Muhaxherka :Sa shume emocione me sollen keta rreshta.......Aq shqip keni shkruar miku Poet, sa nuk ka vend fare hic per t.komentuar.......Ju persh. dhe pergezoi

Enver Halili :Një letër e bukur dashurie e kohës prof...të përgëzoj..

Ardita Sahiti : bashke me letren mora edhe dardha ,,,edhe shyqyr qe cukapikthi nuk e kish pa letren se ne trung te dardhes e pash

Shaip Bllaca :Te pergezoi per ketë shkrim Z.Sabit Abdyli.

Halil Xani :Valla njëmend si ktyne herë. Shumë e bukur. Atëherë ishte interesant ajo koha në mes dy letrave, në mes degësh të dardhës, kurse tash në sekond nderrohen "letrat" në FB. Të lumtë, z. Sabit.

Hyzri Zymberi :E bukur ! leter ashiknie heheh

Aziz Hyseni :Ne vend te parfumëve te sotem - sapunin misk. Eshte e vertete se ne dhurata te ndersjella bente pjese edhe sapuni, ose ai shoqerohej me ndonje dhurate tjeter. Mund te kete mbetur akoma kjo praktikë, nuk e di, por ne Itali, para disa vitesh, u skandaliz..

Shengyle Berisha : nuk e kam mbrri at kohe,kam degju nga te vjetrit,por shume me bukur me duket ateher,e deri diku edhe ne gjeneratat tona,se sa tani,e shkruar bukur,te lumt z. Sabit Abdyli.

Nexhat Etemi :e shkellqyer kjo letra,,,,,dajko te pershendes,

Myrvete Mehmeti :Tashti u ba gjithëcka elektronike jo vetëm letrat po edhe trupat e dardhave. Tashti s'ke nevoj me përcjell Tixhen prej brryli në brryl të rrugës, po ulesh në tavolin të punës edhe e brrylon rrugën prej kaqubës te kaqubja e deri te kroni. Edhe Tixhi është i padukshëm në këtë rast po sikur Tixhja, po cuklat nëpër shkurre tregojn te cila dardhe i len letrat Tixhi. Po bani qëlloi edhe fshati elektronik, atehre rrugtimi eshtë më i vështir sepse të dalin shumë brryle që qojn te më shumë trupe dardhash. Dhe bjen pyetja, cfarë ndodhë me Tixhin po i njdeku Tixhja cuklat që e qojn te dardha e gabume dhe e lexon letrën e Buqës ?! ... sa let bjen dashuria prej sistemi :
Sigurisht që përpara ka qenë më mirë Shegë, ...
Sabit, të lumt mendja që na sjell cdo here tema gazmore. Shumzoje edhe këtë letër si ''letrat e babuqit'' , mos e le me kaq

Fahrije K. Kllokoqi :Prof,ishalla se ka lexue kete leter Remzia se ka me te ba zoti telash tash ne pleqeri e ke me i la kusuret e rinis .Pom doket prof ju paske ngjallë nostalgji miqeve e mikeshave me ketë leter mos vet........mu po se po.....sa mu ka mush menja me u dashurue edhe njeher ne pleqeri..........O sa kam qesh sot une me ketë leter .........Pergezime prof ........e uroj sa ma shpejt te kthej Tixhja pergjegjen .

Myrvete Mehmeti :Cma kujtove me këtë letër komedin ''ra dashnia prej sistemi''!!!

Antonina Kodheli: HAHAHAHAHAH...PROFESOR,KE XHIRUAR NJE FILM TE VJETER SHQIPETAR ME METRAZH TE SHKURTER. TE FLM. NA KENAQE. A E DI QE NA KISHIN MUNGUAR KETO SKENA?

Isak Ahmeti :Sabit, jane keto rrefejza te mrekulluesheme!Stili,gjuha,permbajtja te mahnitshme...Te pergezoj!

Antonina Kodheli :ME PELQEN KY STIL I LEHTE DASHURIE PROFESOR. ESHTE SHUME NJEREZOR, SHUME FAMILJAR,I BUKUR DHE JETESOR, ESHTE NJE MESIM PER ATA QE EKERKOJNE DASHURINE. FALENI JU LUTEM KETE NDJENJE TE BUKUR, DHURUJANI ATIJ QE I TAKON,NUK KUSHTON FARE

Antonina Kodheli :NJE TJETER AROME FUTE NE KETO LETRA SABIT. NJE NDJENJE TE BUKUR QE ESHTE HARUAR. NA KTHEVE NE KOHEN TONE,KUR DASHURIA RESPEKTOHESHE BUKUR. KETO BEME EDHE NE. ME DUKET SIKUR JAM UNE NE ROLIN E TIXHES...TE FLM PROFESOR

Alketa Qejvani: Oh , cfare dashurie! Si ne perralla. Kaq e bukur , kaq e thjeshte pa komplikime , si drita e diellit ....Kisha kohe pa lexuar nje dashuri te tille ...Komplimente Prof se me tronditi shpirtin. Qiellore kjo dashuri!

Drita Bekteshi :Po kjo "qurshi vishnje" eshte aq pershkrim i ndjenjave te trazuara, sa qe sot nuk i gjen askund me...mjerisht...sot dashuria biznes i majme...

Myrvete Mehmeti :...të kallzoj unë cka tha dada Salë më tej: '' ... e madhe dhe e zoja, këmbëkryq me u ulë në gjoks të sajë. Edhe një nuse që nuk ta mbush derën e odës tue hy brenda, cfarë nusje është ajo, edhe njime.., cka ka me të vye si ajo qika e Manovite që me një frymë e rrëzon, ruejna zot e dobët si një shpendkeqe dhe kur po e merr kënatën me e mbush ujë te kroni, më e madhe kënata se ajo vetë...

Antonina Kodheli :KETO LETRA BACA SABIT, KANE NJE MAGJI TE VECANTE. I LEXON ME KENAQESI DHE PADASHUR BUZEQESH. KJO ME NDODH DHE ME PELQEN, SEPSE KESHU E KAM MENDUAR QE E VOGEL TE JETE DASHURIA, KAQ E PASTER DHE EBUKUR DHE BURRI TE JETE PO AQ I DHENE PAS VAJZES QE KA ZGJEDHUR, DOMETHENE TE JETOJE VETEM PER SYTE E SAJ. TE FLM PROFESOR. TE PUTH DUART DHE PENEN E ARTE....TE PACIM

Hajrush Sadiku:Baci Sabit flm me kto tregime te Tixhjes me deshire po ju presim per tregimin e radhes deri kur te plaken Tixhja dhe djali idashuruar.

Antonina Kodheli:PROFESOR, KUR TE PARET TANE SHKROJTEN PERLLALLAT E BUKURA ME PRINCER DHE DHE PRINCESHA, ME SIGURI KANE PASUR PARASYSH NJE CIFT TE TILLE.KUR LEXONJA BOREBARDHEN E MBAJ MIRE MEND E VOGEL, QE EDHE UNE DO TE DESHA TE KISHA FATIN E SAJ,PA PATUR IDE CDO TE THOTE MARTESE DHE PRINC.ME TU RRITUR ME BAZE PRINCIN E PERALLAVE DESHA EDHE UNE PRINCIN TIM, DESHA TE ISHA NJE TIXHE, SI TIXHJA E LETRAVE TENDE, TE KISHA NE KRAH NJE DJALE QE TE ME VLERESONTE DHE TE ME SHIKONTE NE SY. LUM NE QE E PATEM KETE FAT TE MIRE. SA TE BUKURA KETO LETRA O SHKRIMTAR I MIRE, SA ME QETESOJNE, SA BUKUR MA RREGULLOJNE DITEN. TE FLM MIKU IM I RRALLE....TE LUMTE PENA PROFESOR

Halil Xani:Keshtu ishte dikur. Sa shume kane nderruar keto gjera. Tash bashkejetesa, (plot ngaterresa), fejesa, lindje pastaj martesa, ne te cilat femijet e tyre mund te shkojne bullak, apo jo?

Fahrije Keasniqi:Si pikture, si film u shfaq gjithe dasma para syve. Sa sinqeritet e ciltersi brenda kesaj letre. Dy virtyte qe kane humbur vleren ne keto kohe. A ka me dashuri te tilla ? Besoj po aq sa gjendet uje ne shkretetire. E lexova, rilexova dhe kam perseri etje per keto rreshta, per te besuar se ekziston nje dashuri e tille. Presim letrat e tjera, Profesor !

Miki Tahiri :eh tixhja e shkrete sa e durushme... tani keto gjerat e letrave etj. nuk lexohen e shkruhen tinza. por si duket kyfar "tinzllaki" eshte ne gjenezen tone shqiptare..sidomos sinqeriteti i shqiptarit eshte me shumice i "tinzavt", ta ben rrafsh para ftyres e mas ftyres zi e ma zi...

Antonina Kodheli : DHE FILMI VAZHDON. SERITE SA VJEN DHE BEHEN EDHE ME TERHEQESE. PREGATITJA E JAVES SE DASMES TE REMBEN, TE KTHEN NE VITET E FEMIJERISE,QE KUR MARTOHESHE DIKUSH JO VETEM SOJI POR E GJITHE MEHALLA,E GJITHE SHOQERIA NDIHMONTE DHE ARGETOHESHE NJE JAVE TE TERE. E DASHUR TIXHE, LUM TI QE NE KETE FILM SIRIAL JE PERSONAZHI I PARE, LUM TI QE DUHESH NDEROHESH DHE RESPEKTOHESH KAQ SHUME NGA NJERIU I ZEMRES TENDE.KUR BASHKOHEN PERPARA ZOTIT DY NJEREZ QE DUHEN SIJU, DASMEN E BEKON E GJITHE SHOQERIA. LE TE PRESIM SERITE E TJERA TE SHIKOJME CFARE SUPRIZA DO NA DHUROJNE. ....PO CBEN KESHTU MORE SHKRIMTAR? LEXON LEXUESI DHE I NGJETHET TRUPI....TE FLM O PENE E VYER. TE LUMTE DORA O PROFESORI YNE. TE UROJ GJITHCKA TE BUKUR NE JETE. JETA TA KA BORXH. TE FLM O MIKU IM

Agim Drenica :Miku im i nderuar Sabit Abdyli , iu jeni "fajtor" me keto letra te shkruara aq bukur,qe shprehin natyralitetin dhe pasqyrojnë kohën tonë (pa internet).Letra te shkruara qe paraqesin naivitetin e kohës te përcjellura me humor te hollë dhe të lehtë ,qe te bën t'i lexosh dhe rilexosh.Letra qe te sjellin nostalgji dhe kënaqësi njëkohësisht.

Musa Jupolli :Fill e per pe paske fol' , pik e per pe nga shpirti paske shkrue letra dashnie, kjo gegnishtja ka diçka qe t'ban me nie shtat' herë zemren me ta "shkrumue", e lumja ti moj Tixhe, nuse e k'tij djali që as gjum nuk ka tuj menue per ty !
Miku im, i lexova këto letra të bukura shpirti, të këndshme që pikojnë mjeltë sinqeriteti, shpirt-lirësi në dehje aq të këndshme sa t'merr mallë për atë jetë pa lajka, pa dredhi!
E gjithë pasuria e këtyre letrave ka një emêr të njëshëm e që quhet DASHURI !
Me shumë respekt poetik mik Sabit Abdyli !

Bukurije Bushati :Emocione të shprehura bukur në letra. Njihesh me atë kohë kur martesat ishin me mblesëri dhe ishte fat, kur dy të rinj shiheshin fshehtazi dhe pëlqenin njëri tjetrin. Ndoshta kjo fshehtësi komunikimi, ky këmbim letrash, ua shtonte dëshirën për të qënë pranë, sikur edhe vetëm një past, por edhe tërhiqen se duhej respektuar rregulli, kanuni. MË pëlqeu origjinaliteti në shkrimin e letrave, shfaqja e emocioneve, edhe pse janë vetëm letra nga ana e djalit dhe do të ishte akoma më tërheqëse, në se do të ishin edhe letrat e shkruara nga vajza, për të treguar botën e saj amocionale gjatë fejesës dhe në prag të martesës. Mendoj, se duke u bazuar në këto letra, mundet të shkruhej një roman i bukur, nga një person që i ka përjetuar këto... vetëm ai do të arrinte ta shkruante bukur atë ndjenjë.... Urime autorit të shkrimit të këtyre letrave.

Thursday 29 March 2018

Muzeu Memorial i Luftës në Auckland. 29 mars 2018


Muzeu është një nga muzetë më të rëndësishëm në Zelandën e Re dhe memorial i luftës. Koleksionet e tij përqendrohen në historinë e Zelandës së Re (dhe veçanërisht në historinë e Rajonit të Aucklandit), historisë natyrore dhe historisë ushtarake. Ndërtesa e muzeut është nga ndërtesat më të bukura të qytetit metropol, i ndërtuar në stilin neoklasik rreth e  rreth me një hapësirë disa hektarësh me fusha sporti, shtigjesh, vende për parking, shkallë për shikuesit, drurë, lulishte të mirëmbajtura bukur në zemër të qytetit mbushur përherë me sportistë të ndarë kush sipas dëshirës në fusha futbolli, ragby, kriket, shtigje për ecje e vrapim, adhurues të luleve dhe  shëtitësve në  ajër të pastër. Brenda mureve të muzeut janë të shkruar emrat e të rënëve nga rajoni i Auckland-it në Luftën e parë botërore e të dytë (shekullin XX.)


Tuesday 27 March 2018

DIJA ËSHTË USHQIMI MË I MIRË I NJERIUT, AJO HAP DYERT ARDHMËRISË SË NDRITUR

Drita Fejza
Portrete mërgimtaresh të suksesshme
Drita Fejza u rritë e edukua në familjen tipike të traditës shqiptare,ku kënga dhe mikpritja janë të shenjta nderë brezni edhe sot e kësaj dite. Ajo u rritë me ninullat të brumit kristal shqip, u rritë me shtëpinë plotë fëmijë dhe në konkurrencë të mirëfilltë për t'ja kaluar tjetrit me këngë, vargje e dije, duke dhënë e marrë mes tyre më të bukuren. Që në moshë të vogël Drita dëshmoi se është në ardhje një artiste e fjalës së shkruar me aromë të fushave e maleve dhe gjithçkaje tjetër kuq e zi. Dhe erdhi... Emri i saj tashmë i njohur në diasporë e tokat shqiptare. Nisi me poezitë duke botuar ato në gazetën për fëmijë „Pionieri“. Ajo që në moshë të re kish shok të pandarë librin përmes të cilit njohu botën e madhështinë e fjalës së shkruar dhe mësoi guximin për të shkruar e shpreh edhe vetë shqetësimet e saja në vargje.. Po shkëpus nga libri "Shpirti i arratisur" 2013 vargjet që tregojnë vetëbesimin e parimet e poetes në rrugën e nisur:
Kurrë nuk jam trembur nga jeta nga askush dhe nga asgjë!
Gjithmonë kam besuar te e vërteta edhe pse në heshtje dhe pa zë…(Faqe 35)
Në  frymën e vargjeve si më lart vazhdon  me një libër tjetër për fëmijë "Melodia e pyllit" 2014 ku autorja ve përballë të keqen e të mirën dhe porositë brezat se duhet të jenë gjithmonë të guximshëm, në krah të së mirës me punë e dije. Ja dy urti nxjerr mes faqeve të librit "Melodia e pyllit", që ju përmbahet edhe vetë ajo në punën e saj: '
-Po punove me zell dhe u mundove ta ndriçosh rrugën e të parëve tu me dije e çiltëri gjithmonë do të jesh fitimtar.
-Dija është ushqimi më i mirë i njeriut, ajo hap dyert e ardhmërisë së ndërtuar bukur.
Kjo çikë Kosove e lindur në fshatin Mushitisht, komuna e Therandës që nga viti 1999 jeton në Berlin të Gjermanisë me familjen e saj të ngushtë; burrin e tre fëmijët. Atje mësoi gjuhën e gjermane kreu shkollën për medie e informim, punon  si  trajnerë e futbollit për djem e vajza moshash të ndryshme dhe nuk resht së shkruari e dhënë letërsisë shqipe vepra me vlerë. Filloi me vargje, si shumica e krijuesve, për të kaluar pastaj te veprat në prozë. Në vitin 2015 botoi romanin "Triumf i dashurisë" që u mirëprit nga lexuesi shqiptar. Dua të përmend këtu se një ekzemplar të romanit në fjalë e kam në bibliotekën time që u lexua në radhë nga mërgimtarët shqiptarë edhe këtu në Zelandën e Re. Drita është larg trojeve shqiptare vetëm fizikisht se kokën përherë kah toka që e lindi e mban. Xhaxhai im Fejza, më pat thënë Drita me një bisedë rasti, gasterbajter në Gjermani moto të jetës ka pasur: "Atdheu mbi të gjitha"  dhe unë vazhdoj t'i përmbahem e ruaj amanetin e tij në shkrimet e mia. Motoja e përmendur  vërehet në romanin "Triumf dashurie" ku dashuria për atdheun, familja e shëndosh, harmonia brenda saj dhe në frymën e traditave më të mira tona, na thotë autorja, janë çelësi i ardhmërisë e shtetit që duam. Sa shumë e merakosin shkrimtaren parregullsitë, çoroditjet e keq qeverisja në tokat e origjinës tregojnë reagimet e saja plot mllef me shkrime në rrjete sociale ku godet fuqishëm bartësit e së keqes në shoqërinë shqiptare. Gjuha e saj është e guximshme, e drejtpërdrejt, e pastër si loti dhe e thënë troç pa i dhënë lak e mbështjell me moral të rrejshëm. Këto ditë Drita na gëzoi me lajmin se lexuesi ketë vit do ta ketë në dorë romanin më të ri të saj të titulluar "DRITËHIJET E FATIT".
Sabit Abdyli
Shkrim i botuar ne gazeten Bota sot 27 mars 2018

-------------------------------------------------------------------------------------

Opinione për librin e lexuar të Drita Fejzës "Dritëhije fati" të botuar këto ditë:
Mbulim i veprave te artit me reklama
Falë postës elektronike munda ta lexoj romanin më të ri të Dritës "Dritëhijet e fatit".  Drita vazhdon të jetë e preokupuar me luftën (1999) vuajtjet e dhembjet, qëndresën e pasojat e saj edhe sot që shumë nga ne i përjetuam dhe  shohim në shoqërinë shqiptare.  Guximshëm trajton aktualitetin e djeshëm e të sotëm brenda shqiptare.   Protagonistët në romanin "Dritëhije fati"  pozitiv si puna e Diorit etj. ose negativ si Armini i përshkruan natyrshëm pa asnjë  sforcim të gjuhës  për ta paraqitur më mirë se mirë të mirin ose më keq se keq të keqin. Ata njihen nga veprat, qëndrimet e puna.  Mjedisi i paraqitur në libër është ai, siç thotë një personazh, po parafrazoj  "ku veprat e artit mbulohen me reklama pavlerë". Në roman ka mall,  solidaritet (Pali, Shpati) sinqeritet (Edori), punë e dashuri (Nora, Ujkani) për të shëruar plagët e luftës, për të bë më të mirën të mundshme për vendin e çliruar, ka dhembje për humbjet e më të dashurve, sakrifica si ajo e motrës  (Dianës) për të vëllain,  çoroditje brenda familjeve, interes,  egoizëm, ambicie politike të sëmura, kurvëri e pisllëqe (Blerta, Armini) që  ngulfat shoqërinë  e shtetin.  Gjithë këto paraqitur bindshëm përmes dialogut dhe  përshkrimeve  shkurt e bukur të autores, si psh;  Flokët paksa të rëna, sikur ia shpalosnin gënjeshtrën në ballë, ndërsa qafa e shkurtër ta jepte ndjesinë se këta njerëz kurrë nuk e thonë të vërtetën.
Auckand, mars 2018



Friday 23 March 2018

SA NA TËRHEQ TOKA AQ TË RËNDË JEMI


Portrete mërgimtaresh të suksesshme  (botuar ne gazeten Bota sot e Dielli)

Seveme Fetiqi
Poeten Sevëme Fetiqi tashmë e njohim përmes poezisë së saj të publikuar në faqet e internetit dhe librat e botuar. Që nga takimi i parë me vargjet e saj më bëri përshtypje gjuha, lehtësia e të shkruarit dhe temat që shtjellon, në dukje të vogla, por me porosi të forta. Në bisedat e rastit, kam vërejtur se ajo me krejt qenien e saj është e dhënë pas bijave të saj dhe poezisë, kam vërejtur sa shumë merakoset për situatën në tokën e origjinës, kam vërejtur sa shumë gëzohet për arritjet, qofshin ato edhe të vogla në Kosovë. Sevëmja është nënë, poete e veprimtare që vazhdon të ecë me kohën vertikalisht, duke iu qëndruar stoikisht sfidave që sjell kurbeti. Ka shkolluar vajzat e saj, duke kryer si është më së miri detyrën e prindit të dyfisht, ka botuar libra me poezi dhe vazhdon të jetë aktive, e dobishme dhe kreative në mbarëvajtjen dhe organizimin e manifestimeve kulturore, mbrëmjeve poetike, promovime librash, konkurse letrare etj. në shtetet perëndimore. Sevemja lindi në Vushtrri. Aty kreu shkollën fillore dhe të mesmen. Studioi mjekësinë, por letërsia dhe shkrimet mbetën pasioni i saj. Poezitë e para i botoi në gazetën për fëmijë "Pionieri" kur ishte edhe vetë fëmijë. Vazhdoi pastaj në shtypin e kohës, si revista "Zëri i rinisë', gazeta "Rilindja" etj. Në kohën e presioneve dhe largimeve nga puna të punëtorisë shqiptare nga regjimi i Beogradit, Sevëmja përjashtohet nga puna viteve të 90-ta. Duke mos pasur kushte për të jetuar në Kosovë emigroi në Gjermani. Në Gjermani ajo iu përkushtua edhe më shumë librave e poezisë. Tërë kohën ishte e angazhuar në aktivitetet e organizuara për çlirimin e Kosovës, impulse të reja iu dha manifestimeve kulturore duke qenë pjesë e tyre përherë. Një kohë punoi në klasat e hapura të gjuhës shqipe për fëmijët shqiptar. Poezia e saj u përkthye edhe në gjuhët tjera. Është fituese e shumë çmimeve në konkurse të poezisë, është anëtare e Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, sekretare në Lidhjen e shkrimtarëve, artistëve dhe krijuesve shqiptarë në Gjermani, anëtare e kryesisë së Lidhjes së Shkrimtarëve të Mërgatës, anëtare e Lidhjes ndërkombëtare të poetëve “PEGASI” për Gjermani, anëtare e Lidhjes së shqiptarëve në Botë, dega në Gjermani si dhe anëtare e Unionit gjithëkombëtarë. Vjershat e saj janë përfshi gati në gjitha antologjitë e botuara ne dekadën e fundit. Sevëmja aktualisht jeton dhe punon në Gjermani.
*( titullin e mora nga poezia "Poemë për ne" S. Fetiqi
Sabit Abdyli
Mars 2018

Wednesday 14 March 2018

ROTORUA, 23 - 25 shkurt 2018

Rotorua, 23-25 shkurt 2018
Kudo që ecën gjeografisë së Zelandës së Re natyra është mahnitëse. Mrekullitë e natyrës ruhen, vlerësohen e çmohen nga populli e shteti. Shoqata profesionale e civile kujdesen për florën e faunën, burimet, përroskat e lumenjtë, shkëmbinjtë e gurët, malet e fushat që të mbahen në origjinën e tyre. Gjithandej Zelandës ka rezervate për kultivimin e gjithçkaje të gjetur këtu. Qyteti Rotorua, që në gjuhën e banorëve të parë të saj (maori) dmth liqe. Në rajonin e qytetit janë 17 liqe, prej tyre më i madhi është liqeni emrin e të cilit e mban edhe qyteti, Rotorua. Gjatë tre ditëve të qëndrimit tim me familje me ra të vizitoj tre prej liqeneve, qytetin, parkun dhe pika tjera turistike. Mbresëlënëse për mua ishte gjitha ajo që pashë, rregulli, pastërtia e mirësjellja e njerëzve. Kur po ktheheshim ju thash bashkudhëtarëve: "këta vëlla i kanë qit punët për peni, gjithçka ju funksionon si është më së miri."








MATAMATA, 25 shkurt 2018. Në rajonin e qytetit Matamata u xhirua filmi i njohur "Lordi i unazës", të Peter Jackson-it. Në foto jemi para shtëpisë së ndërtuar në stilin e shtëpive ku u filmua filmi me Hobbiton-ët. Shtëpia është atraksion i vërtetë për vizitorët e vendit dhe të huaj, sidomos ata që kanë shikuar, dëgjuar e lexuar për filmin "Lordi i unazës".
"Lordi i unazës " është film i përbërë nga tri seri i bazuar në romanin "Zoti i unazave" nga J. R. R. Tolkien. Filmi konsiderohet të jetë një nga projektet më të shtrenjta, kushtoi 281 milionë dollarë. Realizimi i këtij projekti zgjati tetë vjet dhe u xhirua në territorin e Zelandën së Re. Seritë kanë edhe botime të veçanta të lëshuara në DVD.



Monday 12 March 2018

PORT WAIKATO (ZELANDE E RE), 11 MARS 2018

Port Waikato, 11 mars 2018
Port Waikato është vendi ku lumi më i gjatë (425 Km) i Zelandës së Re (Waikato) hyn në detin e Tasmanit. Vendi të mahnitë me bukuritë e tij. Plazhi, rrahja e bregut nga valët e detit, hapësira me rërë si në Saharë, dunat e krijuara nga erërat, ujët e lumit që para se ta përpinë deti ngadalësohet dhe më shumë i gjanë një liqeni të madh. Atraksion i vërtet është kalarimi me kuaj, rrëshqitjes mbi ujë e rërë dhe sidomos peshkimi ku peshqit e lumit sa futën në ujët e njelmët të Tasmanit i kthehen fluturimthi prapë lumit. Të gjitha në një largësi 2-3 kilometra: deti, liqeni, lumi, livadhe e ara të mbjella me sistem ujitje, kodra thikë përpjetë dhe një oazë Saharë magjepse vetëm edhe bora mungonte t'i shihnim krejt stinët në një vend. Të gjitha këto të bëjnë të ndjehesh sikur ke krah dhe fluturon cep më cep bukurive pafund. Nga Aucklandi Port Waikato ka diku 1 orë rrugë me veturë.