Tuesday 27 January 2015

FOTO PORTRETE KABASHESH

Adem Arif Kabashi (i vrare ne lufte me turqit  ne vitin 1910)


Mustafe Kabashi 1866-1910  (u vra ne lufte me turqit 1910) 
Ramiz Kabashi (emigroi ne Turqi ne vitin 1927/28)

Hamdi Kabashi 1895-1945 (u vra ne lufte  me cetniko-partizanet sllav ne malet e Kopilaces)

Jahi Selmani 1896-1968


Hasan Kabashi 1901-1945 (u vra duke kaluar kufirin per ne Greqi 1945)

Miftar Kabashi 1879-1982

Isuf Mustafe Kabashi 1900-1982

Mejdi Halili- Kabashi 1908-1995
Hashim Murati 1900-1974

Mulla Sherif Azizi 1909-1982

Rexhep Agush Kabashi 1906-1945

Ruhan Abdyli 1906-1983
Ilmi Sallahu
Sylejman Zeqiri -Kabashi 1930-2005

Rrahim Deliu `1905-1978
Shefki Kamberi 1900-1974
Shaip Syla 1922-1998
Zeqe Kabashi 1922-1981
Ahmet Agush Kabashi 1913-1954 
Ahmet Zenuni
Tafë Kabashi 1910-1944 (Kaçaku  i fundit në Anamoravë)
Gjemajl Azizi 1912-1987
Destan Xheme Kabashi 
Halim Lah Haliti 
Haxhe Azemi 1904- 1986
Veli Ymeri Kabashi ( emigroi ne Turqi 1927/28, (disa here erdhi ne Kabash)
Hamez Rexhepi 1896-1985
Qerim Qerimi 1930-1993
Nevzad Zeqiri 1932-1972
Is Ruhan Abdyli 1930-1984
Nazif Hasani
Mejdi Misini 1930-1974

Sylejman Agush Rexhepi 1931-2004
Ejup Abdyli 1937-1992
Hajrush Zeqiri 1937-1996
Rrahman Kamberi 1938-2007
Riza murati 1938-1997
Ilaz Jakupi 1937-2004
Alush Rexhepi 1945-1987

Daut Zenuni 1944-1999

TAKIMI ME BEKIM FEHMIUN


Në vitin 1970, në kohën kur po xhironte filmin në regjinë e Miomir Stamenkoviqit "Kurtha për Gjeneralin" në Sarajevë, Bekim Fehmiu, i cili luante njërin prej roleve kryesor, erdhi për vizitë në kazermën ku isha ushtar. Interesimi për ta parë, dëgjuar për së afërmi aktorin zgjoi kërshërinë e të gjithëve. Atë natë neve ushtarëve edhe kohën e gjumit na shtyn për një orë. Në sallën e madhe plot e përplot me ushtarë e oficerë Bekimi i shoqëruar nga një gjeneral armate ulur pranë tavolinës me buqeta lulesh përpara në podium,  për dy orë rresht foli, u përgjigj në pyetje të të pranishmëve. Ushtarët, sidomos ne shqiptarët, dëgjonim gojëhapur. Unë, tha mes tjerash artisti, zëshëm dhe me krenari, jam shqiptar, i lindur rastësisht në Sarajevë, emri im ka domethënie vetëm në gjuhën shqipe ashtu siç kanë edhe emrat e vëllezërve e motrave të mia; Bashkim, Arsim, Fatmir, Shpresë ...  Pastaj ai  foli edhe  për presionet nga producentët e filmave në Itali për t’ja ndryshuar emrin dhe origjinën me të cilat nuk u pajtua, qoftë ai ndryshim edhe për një germë të vetme.   Në fund u afruam gjithë qejf rreth kolosit të artit kinematografik, bëmë fotografi dhe morëm autografe  nga ai.
Sarajevë, 1970