Sunday 27 November 2016

SHQIPTARËT NË ZELANDËN E RE FESTUAN DITËN E FLAMURIT


Auckland, 27 nëntor 2016
Me rastin e Ditës së Flamurit, që para 573 vjetëve u valëvitë së pari në bedenat e kalasë së Krujës dhe 104 vjet  të ngritjes së dytë të tij në Vlorë, shqiptaro-zelandezët organizuan drekë të përbashkët në parkun e qytetit One Tree Hill të Aucklandit. Që në mesditë, dt. 27 nëntor 2016 shqiptarët e të  gjitha grupmoshave nga gjitha tokat shqiptare: Kosovë, Shqipëri, Maqedoni etj. u mblodhën  në parkun e përmendur. Ata krejt pas drekën u kënaqen së bashku në ambientin e mrekullueshëm. Përveç bisedave të shoqëruar me humor e romuze pati edhe veprimtari kulturore e sportive. Krijuesi Ilir Hoxha recitoi disa prej poezive të tija kushtuar Flamurit Kombëtar. Poezitë u mirëpritën nga të pranishmit. Në mbrëmje manifestuesit u kthyen kush për të vazhduar festën brenda familjes, kush në restorante, plazhe e pika tjera turistike.







Sunday 20 November 2016

FLAMURI KOMBËTAR (HISTORI E SHKURTËR)

Flamuri kombëtar shqiptar (histori e shkurtër)
Me rastin e Ditës së Flamurit, po i them disa fjalë shkurt për historinë e lavdishme të flamurit tonë dy ngjyrësh, i cili është një ndër më të vjetrit e botës.
Flamuri kombëtar, ashtu siç përdoret sot, i detyrohet intelektualit më të madh shqiptar dhe jo vetëm shqiptar, Faik Konicës, i cili, në librin e Marin Barletit kushtuar kryetrimit të Krujës në gjuhën latine zbuloi, se: ”Skënderbeu përdorte flamurë të kuq me shqiponjë të zezë dykrerëshe”.
Në bazë të kësaj dëshmie Faik Konica, në revistën e tij “Albania” të vitit 1899 e botoi të parin flamur shqiptar nga koha e Skënderbeut.
Fill pas botimit, shqiptarët e Amerikës parakaluan rrugëve të Bostonit duke mbajt në duar flamurin e kuq me shqiponjën e zezë dykrerëshe.
Më 1908 shqiptarët e Amerikës e sollën flamurin e Skënderbeut në vendin e lindjes së tij, në vendin ku kish valuar për 25 vjet me aq madhështi e krenari në bedenat e kalasë së Krujës. Në vitin 1911 Ded Gjo Luli ngriti flamurin e Skënderbeut në Deçiq.
Më 28 nëntor 1912, në qytetin e Vlorës derisa po e valonte i lirë flamuri shqiptar, Ismail Qemali para 100 vjetëve pat porositur shqiptarët: ”Amanet po u lë këtë flamur, të cilin duhet me embrojtun me jetën tuaj, me e zbukurue me dijen tuaj, me zmadhue me forcën tuej ... Në pasaportën e Mbretërisë Shqiptare, përveç disa porosive të rëndësishme që u bëheshin shtetasve shqiptarë, ishin edhe këto fjalë për flamurin kombëtar: ”Ndero flamurin e Atdheut tand: kush nuk e nderon shenjën e kombësisë, nuk nderon veten e vetë”
Me këtë flamur “fushë-kuq e shkabë-zi”, që është nga më të vjetrit e botës, 100 vjet u zhvillua, po zhvillohet edhe sot luftë gjithandej tokave shqiptare për një jetë të lirë si të gjithë popujt tjerë, Kosova, tashmë është shtet sovran i pranuar prej më shumë se 100 shteteve më demokratike dhe më të fuqishme të botës dhe në pritje të njohjeve të reja.
Në ketë prag feste ju shpreh gjithë shqiptarëve urimet e mia më të mirat. Gëzuar!
Sabit Abdyli, Auckland, 20 nentor 2016

Tuesday 8 November 2016

KIWI BIRD, SIMBOL E VLERË TRASHËGIME



Zelanda e Re është vendi ndër më të njohurit për një numër të madh zogjsh pyjesh, fushash e bregdeti, që nuk i gjejmë askund tjetër në botë. Padyshim më i veçanti është zogu i quajtur KIWI BIRD (Kivi zog), i cili për t'u mbrojtur nga grabitqarët ditën fle në strofkë fshehur dhe natën kur bie terri del për të kërkuar ushqim.  Ushqehet me insekte, krimba, ngjala e fryte pemësh. E ka të zhvilluar shqisën e të nuhaturit më shumë se shpezët tjera.
Kiwi bird 
Në fund të sqepit të tij të gjatë ka vrimat e nuhatjes dhe falë nuhatjes së mprehtë ai mund të gjej insektet e krimbat nën tokë edhe pa i parë. Në Zelandën e Re fjalës "Kivi" duhet shtuar patjetër ndajshtimin (një fjalë tjetër saktësimi) për të treguar se për çka  është fjala: për kivin shpend (zog) apo kivin frutë (pemë). Kiwi bird (kivi zog) është ikonë, simbol, vlerë e trashëgimisë natyrore  për zelandezët. Zogu në fjalë ruhet me fanatizëm si një thesar i çmueshëm puplat e të cilit janë përdorur në të kaluarën si stoli (veshje) për njerëz e rangut të lartë.  Zogu gjatë ditët fshihet në strofkë dhe natën del për të kërkuar ushqim me sqepin e tij të gjatë, ka këmbë të forta, nuk ka bisht si zogjtë tjerë,  peshon mbi 3 kg. jeton në pyje, vë vezë më të mëdha se gjithë shpezët tjera në raport me madhësinë  (peshën) e trupit që ka dhe është unik në botë. Ky zog jetëgjatë (25 deri 50 vjet) është prekur nga shpyllëzimet dhe gjitarët grabitqar të  pyjeve. Për të mos ndodh zhdukja ka ekipe të specializuara për ruajtjen e tij . Mendohet se në krejt Zelandën e Re kanë mbetur diku  rreth 68.000 mijë zogj të këtij lloji, që në krahasim me vitet përpara numri i tyre ka rënë dhe vazhdon të bie. Gjithçka kur është fjala për  zelandezët  quhet KIWI, si p.sh: kiwis English, socer, ragby, dollars, people etj. Më ka ra të dëgjoj sa me mburrje e thonë (ata që e llogarisin vetën se janë vendës) I am kiwi! (në shqip; unë jam kivi).  Një farë mënyre zogu sqepgjatë është simbol kombëtar, i dashur e thesar për zelandezët. Zogun e kanë të gdhendur në monedha të metalta, bankënotë letre, fanella sportistësh, emblema, logo kompanish, fermash të vendit  etj. Kujdesi dhe angazhimi i zelandezëve, shoqatave  etj.  për ruajtjen e  kultivimin e specieve me aq dashuri  si askund tjetër në botë këtu në Zelandë të Re është për të pasur lakimi. 
Me ketë rast dua të jap edhe një informacion për një pemë  me emrin si të zogut. Fjala është për KIWIN  (pemën).   Zelandezët kivin  e prunë në fillim të shekullit XX nga Kina. Farat i solli zelandezja Mary Isabel Fraser, e cila kish vizituar  Kinën. Plantacionet e para me kivi u mbollën në vitin 1910. Në dekadën e pestë të shekullit XX u rritën sipërfaqet e mbjella me ketë pemë fitimprurëse. Kivi kërkohej në tregjet botërore dhe prodhimi u rritë me shpejtësi në vitet 1960-1970. Falë kushteve klimatike, tokës pjellore, lagështisë së mjaftueshme gjatë gjithë vitit, temperaturës  etj. prodhimi i kivit u shndërrua në industri me leverdi të madhe ekonomike për fermerët. Plantacionet e mbjella në  sipërfaqe të mëdha (në vitin 2007 pati 12.000 hektarë të mbjellë me kivi) janë në Ishullin verior në afërsi te vendit të quajtur Te Puke dhe rajonet Gisborne e Nelson. Kivi që kultivohet këtu është dy llojesh; i gjelbër dhe i artë. I gjelbri ka ngjyrë kafe dhe brenda mish ngjyrë të gjelbër të ndritshme, kurse lloji tjetër ka lëkurë të butë (pa flokë) ngjyrë bronzi brenda ngjyrë të verdhë me shije më të ëmbël dhe aromë paksa të frutave tropikal. Kjo pemë me potencial të madh ushqyes e komercial  gjatë gjithë vitit  gjendet nëpër dyqane të këtushme.   

 
                                                       
                                                              Dy llojet e kiwit

Sabit Abdyli