Tuesday 3 January 2023

ThenieAbdyli

 THËNIE (Nga libri "Tregime vendce", Prishtine, 2022, Sabit Abdyli)




-Vetëm shoqëritë në të cilat violinë e parë është arsimi e kanë të sigurt rrugën e përparimit. 
-Detyrë e opozitës e analistëve argat  është  me gjet “kime n’vo” e me ba “ish” ku s’ka pula.

- Biografia e shkrmeve të mija (nëse kanë biografi) është biografia ime.

- O Zot, na ruajë nga lakmia për të sunduar të tjerët para se të sundojmë veten.

-Injoranca e primitivizmi janë fatkeqësia e mjedisit, janë e keqja e gjithçkaje keq.

-Politika nuk njeh as mik, as armik, veç interes.

- Jam rehat me vetën se i zgjas këmbët sa e kam jorganin 

- Gjaku ujë nuk bëhet. Po tu bë ujë s’je më as ai që pretendon të bëhesh. Pa rrënjë je fals e faqja e zezë.

-Kosovës i duhet një president më i madh se rajoni, më i madh se partia politike prej nga vjen, por jo më i madh se shteti.

-Liria jonë ka emrin e secilit që dje, sot, nesër e përherë i ka rrahur e rreh zemra shqip 

-Sheh hajni  hajnin e bahet edhe ma hajn

-Merrni seriozisht tenxheret se vjen koha jav thajnë kaqepin

-Për politikanin mos bëjë as lum, as kuku se nuk i dihet.

-Fytyra është në dorën tënde. 

-Jeta ka kuptimin çfarë i japim. 

-Dija fle në libra,  duke lexuar e zgjon. 

-Për atdhetarin atdheu është më shumë se jeta. 

-Mendësi e jona; gjithçka fillon “me mue”, shteti, kombi, liria, kultura, dija etj. Me ja heq nga fjalori fjalën “unë” shqiptarit të sotëm, mbetet pagojë.

-Së pari shih veten, pastaj ...

-Me u ba milioner me punë të ndershme, hamalli ish ba ma milioneri prej krejt milionerëve

- Prej setërmbajtësit (të shiturit)   mos prit të jetë vetja, leh e kafshon veç kur i thonë, “kape”. 

-S’po ja lëshon ma kush udhën budallës si ktyne herësh.

-Të keqit edhe nëse për çfarëdo  arsye nuk mund t‘i thuash “i keq”, së paku mos i thuaj “i mirë”.

-Bijat, janë album fotografish e libra monografik të saktë për familjen e vendin prej të cilit vijnë.

- Secila e zezë e ka një të bardhë dhe anasjelltas. Rrallë ose hiç nuk mund të gjesh diçka krejt, bash krejt zi ose krejt, bash krejt bardh.

- Politikanët e argatët rreth tyre, që punojnë me bark e për bark e bëjnë për vitra popullin e shtetin. 

- Debatet me fryrje në të thatë unë, unë, unë... rrugë për kurrkund!   

- E mira e shkarravinave të mia është se i shkruaj shkurt, krejt shkurt.

- Po u mashtrove për herë të dytë, faji është i yti. 

- Kur nuk mund ta largosh të keqen, ikë  prej saj!

- Sa me nji hu sa me nji tjetër, njeni do t’i ngulet..

- Politikanët (shumica) shtetin e shohin me instinkt të lopës si grazhd me hangër e me pi qyl.

- Pa harxh nuk gatuhet laknueri.

- Po të ishin të reshura  premtimet e politikanëve ,  jo vetëm toka do të përmbytej, po edhe rrugët do të shndërroheshin në lumenj.

- Sa herë jam ulur të shkruaj pa pasur ndonjë thirrje e ngacmimi përbrenda ose së jashtmi, jam ulur kot.

- Shokët e moçëm  janë si këpucët e vjetra, të rehatshme e nuk të vrasin. 

- Primitivi edhe një palë nallane nëse ja blen nënës së vet e reklamon për vepër të madhe patriotike dhe  jo si detyrim që ka ndaj prindit.

-Arsimimi është i kushtueshëm, mos arsimimi edhe ma i kushtueshëm.

-Durimi edhe hekurin e lodh.

-Në pleqëri nuk kanë rëndësi vjetët, po kënd ke afër.

-Përpara se ta ndryshosh boten,  ndrysh veten.

-Pleqëria është privilegj, që nuk e gëzojnë te gjithë.

-Sinqeriteti është i kushtueshëm përherë, por në kohë krizash bëhet edhe më i kushtueshëm.

-Dikur e mira me të mirë të kthehej, tash vetëm dhembjen ta kthejnë, të mirën e mbajnë për veti.

-Ka ndërruar situata: përpara gratë etj. ziheshin te gardhi tash në fb.

-Njerëz, përmbahuni nga urimet me copy paste me foto e të huazuara se janë më pak urime ose hiç urime! 

- Asgjë nuk mund të dëgjoni prej setërmbajtësve  e varësve të liderëve përtej asaj që mendon lideri.

- Diplomat  e titujt  e blerë,  fituar  me servilizëm e pushtet janë  DIPLOMA E TITUJ  TURPI e faqja e zezë e kombit. 

- Kur shitesh s’je më vetja, je zagar i blerësit.

- Të vërtetën, po nuk e tha poeti mbetët e pathënë.

- Për poetin fjala është gjithçka e gjithçka në fjalë. 

- Dinjitet d.m.th. të mos kesh nevojë të fshehësh e  redaktosh biografinë (të kaluarën) tënde qoftë edhe për një presje. 

- Gratë më shumë frikësohen prej grave fqinje (shoqeve) kur ju vijnë për vizitë në shtëpi se restorantet prej inspektorit sanitar. 

- Po ndodhi të prishen ata që duhen fort, prishen fort!

-Libërshkrues,  lexoni libra para se të shkruani libra! 

-Njerëz, përmbahuni nga fjalët e mëdha (n’hava) për njerëzit e vegjël, përmbahuni nga fjalët e rreme (gënjeshtra) për njerëzit e mirë se në të dyja rastet errësoni të vërtetën dhe ulni vetën.

-Në modë si asnjëherë tjetër  u bë të shkruarit e biografive të mëdha për njerëz të vegjël.

-Gëzimin, lumturinë, rehatinë, gjumin e ëndrrën mund ta gjesh vetëm brenda shtëpisë tënde.

-Oda shqiptare në mungesë të institucioneve të shtetit e lirisë në të kaluarën ishte më se e nevojshme  të lozte funksionin e shkollës, zyrës, kuvendit,  vendit të marrëveshjeve për platforma politike, luftës për çlirim  etj., sot,  të shfrytëzohet  oda për fushatë elektorale duke pasur shtetin, institucionet, sallat, stadiumet, bulevardet etj. është  keqpërdorim i saj.

-Provinciali thirret në krejt gjeografinë e historinë e bashkëkombësve të tij, por me shpirt e dije është në nivel të mëhallës e provincës prej nga vjen, i ngushtë dhe i kufizuar për gjithçka.

-Sa të trasha i kem maskat tregon proverbi: Me njohtë mirë tjetrin duhesh së pari ta kesh hangër nji thes krypë me te. Ta njohësh mirë shqiptarin s'ka nevojë ta hash një thes kripë me te, jepi pushtet dhe e sheh sa vlen.

-Krijuesi mediokër kur flet për kolegët e tij krijues, për të mbetur vetë i madh, lavdëron e përmend vetëm ata që janë më poshtë se ai.

-Njerëzit me ambicie të sëmurë për të qenë i madh (i parë) edhe kur mbërrijnë të bëhen të kamur, në shpirt mbetën të varfër, xheloz, arrogant e agresiv sidomos me miqtë që ja kalojnë me dije e autoritet, kurse me njerëz prej të cilëve i varet ekonomia (biznesi) vazhdojnë t'ju vardisen e bëjnë temena. 

-Parullat edhe kur thuhen e shkruhen haptas kujdes nga to se prapa tyre fshihen pisllëqet nga më të poshtrat.

-Brenda një cikli me poezi mjafton dy-tri prej tyre të jenë pak më shumë se të mira dhe cikli është i mirë, ashtu siç është e mirë poezia që brenda saj, ka qoftë edhe një fjalë (varg) të qëlluar.

-Historinë po nuk e shkrove vetë, të tjerët  ta dredhojnë sipas qejfit e interesit të tyre. 

-Duke shkruar historitë e vogla (familjes, mëhallës, fshatit, qytetit etj.shkruajmë historinë tonë të madhe. 

-Në tel. i them djalit pse nuk je paraqit, u bam merak, ku mbete?  I rritur jam, o babë, nuk humbi ...dhe   për dy -tri ditë që nuk paraqitem s'keni pse të baheni merak ashtu pa arsye!  Hee, kështu jemi ne prindërit, i thash, bahemi merak edhe pa arsye.

-Në pushtet zakonisht vijnë njerëz, që dinë të dredhin e zhdredhin, manipulojnë, shtyhen me bërryla,  njerëz teneqe, po-jo, jo-po.   

-Puna 33 vjet me ditar në dorë  më ka lënë shprehi, (do të doja ta harroj, por ...) më ndodh shpesh i mësoj edhe të mësuarit. 

-Nuk mbet institucion, gazetë, shoqatë, klerik, intelektual, akademikë ...  i (e) drejtë që mund t'i besohet. Të gjithë u shitën,  u shndërruan në setërmbajtësa të dikujt për të fituar privilegje, tituj, pushtet e lekë.

-Burrëri është të shohësh te tjetri, qoftë ai edhe kundërshtari yt, jo vetëm të këqijat, por edhe të mirat. Rri shtrembër e fol drejt. - Thotë populli

-Në modë si asnjëherë tjetër  u bë të shkruarit e biografive të mëdha për njerëz të vegjël

-Të jetosh me djersën tënde  është vështirë, por bukur.

-Nëse do ta bësh diçka mirë e si do vetë, bëje vetë.

-Pema e lirisë mbëltohet me ninullat në djep, ujitet me djersën e mësuesve idealist  dhe lulëzon me gjakun e të rënëve!

-Debatet duan dije, argumente e kulturë.

-Kur do të vlerësojnë politikanët pa lëvdata n'hava bashkë partiakun e liderin dhe pa urrejtje     e shpifje kundërshtarin. Kur?

-Sa shumë kem nevojë të kulturohet politika, dhe jo vetëm politika.

-Jetojmë në kohën e gjithçkaje racionale e të llogaritur me laps,  prandaj gjithë ata që duan të ju dëgjohet fjala, intervista, lexohen shkrimet, të mos zgjaten e stërgjatën në paraqitjet e tyre. Pak e cak!      Edhe populli thotë: Llafet shumë janë fukarallëk.   

-Etiketimet e sajuara s'kanë të ndalur me të vetmen tendencë  për të barazuar të gjithë politikanët, partitë, liderët etj. se janë: "merre njanin e mëshoj  tjetrit" dmth. të njëjtë. Kjo bëhet me të vetmin qëllim të heshtet populli, me moton: "rrini rehat se mirë jeni me neve se ata tjerët janë ma i zi se na".

-Cilado qofshin rrënjët tua, të tuat janë, po hoqe dorë nga to, je fals dhe nuk mund të jesh ai ndryshe që pretendon të jesh.

-Pranimi i etnisë, gjakut e gjuhës prej nga vjen nuk të bëjnë më pak mysliman, katolik, ortodoks ..., përkundrazi të nderon për respektin dashurinë që ke ndaj vetes e paraardhësve tu.

-Avash se bëhet mirë edhe te ne, vetëm sa ta gjejë fijen e lëmshit politika dhe ... i them mikut. S'është në pyetje e humbja e  një fije, me kundërshtoi ai, po humbja e krejt lëmshit. 

-Njerëz, te ne, nuk është e përçarë vetëm politika, por edhe intelektualët, rinia, studentët,  akademikët, gazetarët, klerikët bile edhe ata brenda të të njëjtit  religjion etj. Në pyetje janë, si te politika: përfitimet, xhelozia, injoranca, inatet primitive e parat!?

-Dëshira e tepruar për përfitime  pa zgjedhur mjete ka marrë rrugë. Rrugë nga ato me katër krosi e shpejtësi të pakufizuar. Me asgjë nuk ngopën, lufta për të siguruar me të gjitha djalin  e djalit të djalit, çikën e çikës së çikës duke u ankuar pafund se nuk kanë, se rrogat e vogla, se ... Lypin, ankohen ...  E kajtmja (ankesa) është lypje, e lypja vdekje thoshim  në kohën kur mbetëm pa rroga në vitet 1990-1999 dhe asnjëherë të vetme nuk u ankuam. Tash, e  kajtmja, zhvatja si asnjëherë tjetër në modë.

-Rrenat më për hava thuhen gjatë  fushatave zgjedhore. 

-Simpatizanti partiak  nëse do t'i mbetet besnik liderit e partisë së tij duhet ndërruar bindjet më shpesh se këmishën. 

-Gjithnjë e më shumë po më mbushet mendja se Politika jonë më shumë se gjithçka tjetër  është folkloro, rajonalo, vasalo-rrahogjokso-inato-intereso-klanoro-guporo mashtrim.

-Më shumë se trimëri është me dit hallin tënd.

-Më shumë se i madh është ai që e di se nuk di.

-Sjelljet e dhunshme me fëmijë etj. të dhunshëm i bënë edhe ata. Kam punuar mbi tre dekada në arsim dhe vëreja se fëmijët kishin gati 100% sjelljet e familjes prej nga vinin dhe në bazë të sjelljeve e dija të kujt janë.

-Bujari,  d.m.th. të mbledhësh  dashuri  e dritë yjesh dhe  t'i ndash  me tjerët.

-Kam dëgjuar tek flitej në katund tim se para se me ardh partizanet në pushtet paskan premtue: kur të vijmë ne në pushtet grunin njëherë keni me mbjellë  dhe vjet për vjet e veç keni me korr. Kur erdhën edhe miellin në magje naj morën.

-Vetëm këshillat e njohuritë e dhëna të mësuesit me takt, qetësi e bindshëm, sjellja me kulturë e tij, brenda shkollës dhe jashtë saj, buzëqeshja, mbajtja e premtimeve, respektimi i orarit të punës mbeten e nguliten në memorie si shembull pozitiv tek fëmijët.

-Shqiptari kah shkon vendlindjen (saçin për flija)  e merr me veti.

-Libërshkrues,  lexoni libra para se të shkruani libra!

-Intelektuali ndriçues gjithmonë është vetja, nuk shitet as nuk blihet dhe vdekja nuk e vdes!

-Brenda malit mund të shohësh lisat, por jo edhe malin.

-As shekujt, as okupatorët nuk patën sukses në zhbërjen e qenies shqiptare, tamam kur mendonin ata se mbaruam, ndodhte ringjallja. Në gjene tona kemi një gjen mbrojtës si asnjë popull tjetër. 

-Lidhja më e qëndrueshme mes njerëzve është interesi.

-Gjetja shkak e gabime për ta ndëshkuar tjetrin (zgjatur veshin fëmijëve),  ne shqiptarët i kemi edhe te lojërat e fëmijëve. Ju kujtohet ajo pyetja provokuese e të rriturve për fëmijët:   "Çfarë uji  i ke dhanë gomarit, të nxehtë apo të ftohtë?

-Pa hy shtigjeve të panjohura nuk mund t'i njohësh ato.

-Po shkrove për ndonjë vepër të vogël (vepra të mëdha nuk kanë) të rastësishme të mirë të njerëzve me mentalitet mediokër duhesh ta rritësh e bësh më strateg se Skënderbeun, më të përkushtuar për të drejtat e njeriut se Nelson Mandela, më humane se Gonxhe Bojaxhiun etj, po e le më të vogël se të përmendurit, nuk i pëlqen atij.

-S'ka nder më të madh për mërgimtarin sa ta dëgjosh kur flet për politikën, historinë, bëmat e tij patriotike, sportin, artin, religjionin, mjekësinë, me një fjalë për të gjitha. Të flet me kompetencë, bindjen më të madhe se e ka mirë, se i di të gjitha. Sabri (durimi) jonë për ta dëgjuar është më shumë se terapi e ushqim shpirti e mendjeje për njeriun, i cili  s'ka me kënd ta çel gojën në shtëpi ose ka po nuk e dëgjon kush. 

-Shumica e njerëzve tanë janë me prirje që për një të rënë krahëve, për një pozitë, qoftë ajo edhe për të duk në podium afër liderit, nënshtrohen, përulën e shiten. 

-Baba më ka pas thanë, shokun e njeh kur ta ndan mollën. Nëse pjesën e madhe e merr për veti: Hiqu prej tij. Ende po pres me gjet një shok (mik) që pjesën e madhe të mollës ma ndan mue!

-Këto ditë një shoku im i mirë, në kërkesat e tepruara të njerëzve të pafytyrë u përgjigj me  thënien e popullit: “Ha bukë e le vend për ujë”!

-Vetë lavdërimet  për tu shitur sikur je i madh, hapë sytë  e tjerëve të të shohin ashtu siç je: i vogël, i ulët, hiç dhe mendjemadh.

-Në profilin tim kam në miqësi një kategori miqsh që lexojnë (shohin) çdo postim timin, por nuk thonë keq edhe kur ju duket keq, as nuk thonë mirë edhe kur ju duket mirë: keq, ju vjen keq, mirë, s’ju vjen mirë.   Kryesorja më lexojnë, jam nën vëzhgimin e tyre, kjo ka rëndësi. 

-E keqja është se dobësitë mikut e shokut ia themi pas shpinës, bile edhe të fryra, lavdet (të shumtën e herëve) false në sy. Do të duhej të jetë e kundërta.

-Martesa është zinxhirë në qafë, varet prej të martuarave sa do të jetë i rëndë ose i lehtë. 

-Kur kish pas vdek i pari Shkodrës, këtyne herësh, shkodranët paskan kënduar:: Mori Shkodër të mori gjoli, mbete n'dorë  të Hasan Kokolit. 

-Në modë sot janë, si asnjëherë tjetër:  çervish monografitë, antologjitë, mbrëmjet  poetiko – tallava-kanagjegji , akraballëk e me lidhje ndarje çmimesh, mirënjohjesh, diploma, zhvatje fondesh të shtetit, këngë cullako tallava dhe selfie inato – mëhallo- grupo- grykës- horrash e intereso koalicionepartiake.

-Nuk gabojnë asnjëherë ata që nisen nga vetja! 

-Rrallë ose fare nuk  flas për sukseset e veprat e mia, më tha këto ditë një mik , thjesht nuk dua  t’i shoh tek ju zihet fryma e mbetën pagojë xhelozët rreth meje. 

-Shteti tamam shtet edhe mediet i ka tamam.  Kam dëgjuar se qeveritë në Angli financojnë gazetën e vetë për ta kundërshtuar qeverinë për lëshimet, parregullsitë, gabimet etj., por gjithmonë me realizëm. Te ne mediet janë ose pro ose kundër. Ato pro me kokë në thes  thurin vetëm lavde, kurse ato kundër më shumë shajnë e shpifin se tregojnë dobësitë e njëmendta të kundërshtarit. 

-I pafytyri të lodh duke folur për fytyrë e ndershmëri. 

-Foto selfie, dashuri selfie, politikë selfie, gazetë selfie, zbulime selfie, krejt selfie .... tatari na raft në fije! Lëmsh e bëmë gjuhën! 

-Të ardhurit në pushtet (të cilitdo krah, ngjyrë  qofshin  ata) me dredhi, shpifje, sharje për kundërshtarin, premtime në hava, pa programe pune të sinqerta, lëmsh e bëjnë shtetin. 

-Shqiptari,  xhelozinë e smirën i ka vetëm për të vetin. 

-Jetoj me një shtet konglomerat popujsh, kulturash, racash, veshjesh, fesh e gjuhësh dhe të gjithë janë të barabartë para ligjit, të gjithë ushqehen, festojnë, luten, jetojnë sipas traditave të tyre, por  pa e penguar tjetrin dhe të gjithë janë të detyruar që nga kryetari e kryeministri,  i punësuari e i papunësuari, i pasuri dhe i varfëri, nxënësi e studenti, ushtari e polici, fetari e ateisti t’i kryejë  detyrimet deri më një ndaj shtetit.  

-Shumicës së njerëzve u mungon sensi i masës , janë patetik e fals, sidomos për lëvdata në hava, vetëm ashtu "hajt sa me ta ba qejfin” , qoftë edhe kur krejt ndryshe mendojnë! 

-Thonë se kur bëhen bashkë dy e më shumë njerëz edhe mund të xhelozojnë e grinden mes tyre, dy e më shumë kabashë, kur bëhen bashkë, kënaqen me humor e llafe.  

-Japonezi, punën që bën tjetri, thotë; pse nuk e bëj edhe unë, punën që nuk e bënë askush, thotë; pse nuk e provoj ta bëj unë. Ne shqiptaret, e bëjmë të kundërtën. Punën që e bënë gjithkush, themi; pse ta bëj edhe unë, punën që nuk e bën askush, themi; s’kam si ta bej unë. 

- Me rrush e çika të reja, gjithkush të ban konak!

-Bëje  punën që ajo të  dridhet  prej teje, jo ti prej saj. 

-Në bazë të një individi nuk vlerësohet populli, kombi, grupi, rajoni që i përket atij, por në bazë të popullit, kombit, grupit, rajonit të cilit i përket mund të vlerësohet individi. 

-Kohë e qullët, asgjë më nuk mbet drejt në këmbë! 

-Dy mënyra përmes të cilave hapen rrugët e suksesit; t’i thuash të bardhës e zezë, dhe të zezës e bardhë. 

-Ta vlerësosh tjetrin krejt zi,  i zi je edhe vetë. 

-Në politikë  fitojnë njerëzit, që lëpihen.  

-Lideri politik (tamam lider) për ta udhëhequr shtetin duhet të jetë i votuar përtej mëhallës, përtej katundit, qytetit, partisë e rajonit të cilit i përket. 

-Faqet e internetit, FACBOOK  etj. janë privatësi  aq sa është edhe kafazi i artë (shtëpitë) në lojën BIG BROTHER. Dhe mirë që është kështu, çdo gjë transparente. 

-Kur ke shtetin (ama tamam shtetin) ke te gjitha: ke lirinë, punën, kombin, fenë, shkollën, shëndetin, të tashmen, të ardhmen, rregullin e qetësinë.  

-Të folurit (shkruarit) qetë e me kulturë,  vetëm teveqeli  e merr (lexon) si  frikë. 

-Hapa albumin e fotove dhe po shikoja. Sa mirë më dukej veta në fotot e rinisë dhe për të mos u demoralizuar më këto fotot e fundit i lash t’i shoh mbas disa vjetësh.

-Mos më kërkoni në gjeti, në shkrimet e mia më gjeni, aty jam, krejt qysh jam. 

-Kur ishim të varfër ushqimin më të shëndosh e kishim, ndonjëherë edhe i pamjaftueshëm, por  kurrë nuk hëngrëm mish, pemë e perime të rritura, pjekura e ruajtura dhunshëm me preparate   kimike .

-Kam dëgjuar se Luksemburgu nuk kish universitet, po ekspert, kuadro profesionistë me udhëheq shtetin si është më se miri i ka me bollëk. Kosova në secilën mëhallë  ka hap fakultete po kuadro e ekspert pak ose hiç. Veça dynjas jemi dhe pikë. 

-I bardhë si bora në maje mali me qenë, i ligu të zi të sheh! 

-Mediokreti  është ose servil ose arrogant dhe kurrë vetvetja.

-Gjithsecili ka një mall, mërgimtari ka plus edhe vendlindjen. 

-Në demokracitë e brishta populli me votën e vetë të lirë zgjedh “shërbëtorët” e tij mbretër. 

-Në emër të kulturës, kohës e emancipimit ose vetëm  se mundet,  ta torturoj e ul poshtë gruaja burrin,  burri gruan  nuk është kulturë e përparim, por është primitivizëm e mjerim. 

-Në tokat shqiptare kush vjen në pushtet me te fillon rilindja, shteti, historia, përparimi, demokracia ... dhe kështu gjithmonë jem në fillim të bërjes shtet. 

-Punë inatesh; elektoratin e partive shqiptare më shumë e gëzon humbja e partisë kundërshtare se fitorja e  partisë së tyre. 

-Ata, që nuk nguten, mund edhe të mos fitojnë, por nuk humbin.

-Kryefjala dhe fjala kyçe e programeve të partive shqiptare janë: premtimet n’hava, sharjet, shpifjet e trillimet për të përlyer e njollosur sa më shumë kundërshtarin e krahut tjetër. 

-Keq që njerëzit e kulturës mësuan nga politika hipokrizinë dhe krejt njëjtë udhëheqin kulturën, si politikanët politikën. 

-Pothuaj çdo herë i  pa njohuri pritet si është i veshur, por përherë përcillet sa është i ditur! 

-Analistët (shumica) janë plafa të paguar për të mbajtur nxehtë e mbuluar rrenat politikës!  

-Shtëpia dikur ish e Zotit dhe e mysafirit, sot janë shndërruar në muze dhe shfrytëzohen vetëm me fjet në to. Ndejat,  dasmat etj.  në restorant.

-Po t’u larguan miqtë, reflekto për gabimet tua, qofshin ato edhe pa dashje! 

-Gjithsecili po ta mbronte tjetrin nga vetja të gjithë do të ishin të mbrojtur! 

-Po vërejtët ndonjë mik timin të jetë larguar nga unë, ju bëj me dije se faji nuk është i imi.

-Nga unë të ruaj unë. 

- Politikanët në të kaluarën nxjerrshin (gënjenin, avancoheshin), duke u mbështetur te shoku Enver, shoku Tito , “idealet” e partisë në pushtet, tani kur të përmendurit nuk janë më, mbështetjen e gjejnë në folklor patriotizëm, blerja me para e titujve, korrupsioni, inkuadrimi në Bashkësinë Evropiane, “demokracia “,  shpifjet për kundërshtarin,  arroganca  etj.  dhe rrallë ose hiç,  te puna, ndershmëria , profesionalizmi e dija . 

- Kur të bëhesh për vitra edhe të keqit i dhimbesh! 

- Atdheu është si buka; mjerë ata që nuk e kanë, e mjerë ata që e kanë e nuk e duan! 

- Ai, që hyn në politikë me u pasunue, nuk është politikan, po matrapaz.! 

- Mjerë populli i shtetit ku Kryetari është shteti e shteti Kryetari! 

- Sorrën kurrkush nuk e mban n’kafaz!  

- Dielli i ngroh edhe të pafytyrët.  

- Ja si e ndan prenë  i forti:  N’dash  unë kaprollin e ti lepurin. N’dash ti lepurin e unë kaprollin, zgjidh! 

- Ora si ajo prej plastike, metali,  ari e diamanti  kohen e mat! 

- Me t’keqin mos ngul kunja! 

- Shqiptari kundër cilësdo fe brenda shqiptare që flet, flet kundër vëllezërve të vet!

- Jo gjithsecili mashkull është burrë, jo gjithsecila femër është grua!

- Servilët si në diktaturë, si në demokraci temena u bëjnë të mëdhenjve! 

- I mjerë është ai që i duhet ta fsheh të djeshmen për shkak të së sotmes 

- Në mungesë të armikut të përbashkët (në kohë paqeje), njerëzit nisin luftën edhe më të ashpër kundër njëri–tjetrit. 

- Krejt punët, punë donë. 

- Kam pa shumë më shumë qytetarë në katund se qytetarë në qytet.

- Sulltanëve, carëve, t’kuqëve të pabesë u qëndruem në besë dhe ...! 

- Mos beso nëse flet vetëm keq politikani për politikanin, në pyetje është karriera, nëse flet vetëm keq poeti për poetin, kleriku për klerikun, mjeku për mjekun, sportisti për sportistin mos beso, në pyetje është smira. 

- I ligu është rob i të madhit, tiran i të voglit.

- Vetëm ne shqiptarët, budallës ia lëshojmë udhën! 

- Për të fituar shteti e populli duhet të jenë të mirë edhe pozita edhe opozita. Neve shqiptarëve gjithmonë na mungon njëra ose të dyja. 

- Njerëzit nuk janë ashtu siç i vlerësojnë miqtë, as ashtu siç i vlerësojnë armiqtë.

-Liderët opozitarë të etur për ta marrë pushtetin me çdo mjet, qoftë edhe me jetë njerëzish e bëjnë edhe më të etur pozitën për ta mbrojtur me çdo mjet, qoftë edhe me jetë njerëzish pushtetin.

-Shyqyr Zotit me rastin e urimeve për festat u hoqën fjalët: "Festën tjetër e festofshim në shtetin e lirë të Kosovës.". 

-Keq, që njerëzit e ditur, të përgjegjshëm e të mirë nuk kanë gjë në dorë. 

- Prodhim kohe: Kanë tituj, po s'kanë vepra!

- I pafytyri gjithmonë flet për fytyrë e ndershmëri. 

- Baba jem, thoshte, kur ta bajsh nji punë, bane ashtu mirë, që puna me u dridh prej teje, jo ti prej punës.

-Ja si e ndan prenë  i forti:  N’dash  unë kaprollin e ti lepurin. N’dash ti lepurin e unë kaprollin, zgjidh! 

- Shkrimtari i madh Çehov, ka thënë: çelësi i suksesit është shkurtësia e mendimit. Këtij mendimi i përmbahem kur flas e kur shkruaj, kuptohet për sa di.

- Pa u ba keq, nuk bahet mirë. 

- Kujdes, ata, që ta bajnë rrafsh, të dalin kodër!  

- Rrezik është me dit shumë. 

- Gjithsecili i thotë vetës se është dikush, po dikush  thotë ma shumë se sa është dikush, këtu qëndron e keqja.