Tuesday 27 May 2014

Shqiptarët e diplomuar në universitetet e Zelandës së Re



Zelanda e Re është njëri prej shteteve më të largëta ku shqiptarët jetojnë. Migrimet në shtetin e përmendur janë të vonshme dhe datojnë që nga maji i vitit 1951 kur erdhën mbi 60 burra shqiptarë kryesisht me moshë të re. Mund të ketë pasur edhe përpara shqiptarë në ketë ishull të largët, por e sigurt është që me numër kaq të madh të ardhurish nga tokat shqiptare këta ishin të parët. Ardhjet në mënyrë individuale vazhduan deri ne vitet e 80-ta të shekullit të kaluar, kurse pas vitit 1990 për shkak të ndjekjeve, burgosjeve e vrasjeve të shqiptarëve në Kosovë, eksodit masiv në Shqipëri, rritet numri i atyre që vinin në Zelandë të Re. Vala e dytë, kjo e fundit, e imigrimeve masive u bë pas zhvendosjeve të dhunshme, gjenocidit në Kosovë, në pranverën e vitit 1999. Më, 22 maj 1999, erdhën refugjatët e parë shqiptarë, të cilët u morën në mënyrë të organizuar nga Qeveria zelandeze në kampet e refugjatëve në Maqedoni. Ardhjet vazhduan gjatë tërë vitit 1999. Të ardhurit kishin lidhje farefisnore me shqiptarët zelandezë. Pritjet qenë të ngrohta dhe emocionuese. Shqiptarët në qytetin e porsaardhur në mënyrë të organizuar filluan me kurse të gjuhës angleze, për të vazhduar pastaj me rikualifikime për profesione të ndryshme. Struktura kualifikuese e mërgimtarëve shqiptarë është e lartë. Të rinjtë vazhdojnë shkollimin në shkollat përkatëse, filloristët ndjekin mësimet  në shkollat ku i kishin të vendosura familjet, kurse gjimnazistët vazhduan mësimet gati që të gjithë në shkollën e mesme “Selwyn College”. Shqiptarët, këtu në Zelandë të Re, respektohen si njerëz punëtorë e familjarë të mirë. Si kudo në botë edhe këtu shqiptarët po tregohen punëtorë të aftë e të zgjuar, sidomos në fushën e ekonomisë dhe biznesit. Të ardhurit në vitin 1951 ishin kryesisht nga Shqipëria, kurse të ardhurit në vitin 1999 janë nga Kosova. Komuniteti shqiptar është i përqendruar në qytetin Aucklandit. Mundet që edhe në qytete tjera të ketë shqiptarë, por ne nuk i dimë. Në bisedë me mërgimtarët, që kanë ndjekur lëvizjet, ardhjet e shqiptarëve, del se në Zelandë të Re duhet të jenë diku 400 shqiptarë. Të ardhurit shqiptarë, fjalën e kam për imigrimet e vitit 1999, që të gjithë janë të përqendruar në qytetin e Auckland-it. Shqiptarët përbëjnë një pjesë të vogël, por të rëndësishëm të qytetit multikulturor. Them të rëndësishëm se komuniteti ndër më të pakët në numër ka shumë të diplomuar në universitet e këtushme. Që nga vitet e ardhjes, shkollarët shqiptarë treguan zgjuarsi në shkollat e mesme dhe në fakultete. Në universitetet që radhiten në mesin e universiteteve të njohura në botë, shqiptarët janë ndër më të mirët, më të suksesshmit në mesin vendësve, aziatikëve, evropianëve etj. Suksesi, mendoj unë, është rezultat i sistemit shkollor në Zelandë të Re që ofron kushte e mundësi për t’u shkolluar gjithsecili, është rezultat i interesimit të familjeve dhe vetë studentëve. Brenda pak më shumë se një dekade kanë kryer fakultetin këta mërgimtarë: (radhitur sipas alfabetit), lexo si më poshtë, Shënimet biografike janë dhënë nga vetë të diplomuarit. E bëj me dije lexuesin se një numër jo edhe i vogël nuk dhanë informacion edhe pse kanë kryer shkollimin superior, si psh. Drini, Miloti, Rilindi, Ylli etj. 



Agim Pireva 


Agim Pireva e nostrifikoi diplomën e fakultetit te farmacisë të kryer në Sarajeve dhe u regjistrua ne Këshillin Farmaceutik të Zelandës ne vitin 1999. Në vitin 2003 i kreu studimet postdiplomike, ndërsa në vitin 2007 e kreu magjistraturën, të gjitha këto ne University of Auckland. Nga viti 2000 gjer me 2009 punoi si farmacist në barnatore, kurse nga viti 2009 punon si Farmacist Klinik ne Middlemore Hospital. 





     Bekim Fusha 

Bekimi kreu fakultetin e farmacisë në qytetin e Auckland-it. Pas mbarimit të studimeve kthehet në Kosovë dhe punësohet në Ministrinë e Shëndetësisë të Republikës së Kosovës.







     Blerta Rakovica 

Blerta - Bachelor of Graphic Design 2006 Whitecliffe College of Arts and Design Auckland









Donika Shabani 


Donika kreu studimet në vitet 2004-2007: The University of Auckland; Bachelor of Arts, Major Psychology, Minor Spanish 2004-2007. Në të njejëtin universitet vazhdoi edhe për një viti: Post-graduate Diploma in Child Mental Health (Child Psychotherapy). Për temë të diplomës pati: Violence and Trauma Studies.



Faruk Asllani

Faruku u vendos në Zelandën e Re në dhjetor të vitit 2007. Në Prishtinë ka kryer Fakultetin e Gazetarisë "Faik Konica". Me të ardhur në Auckland së pari kreu kursin e gjuhës angleze dhe ne vitin 2012 diplomoi ne  ICT (Level 5) në Fakultetin Manukau Institute of Technology. Ndersa në dhjetor të vitit 2015 mori titullin Bachelor of Information and Communnication Technologies /Multimedia and Web Development - Manukau Institute of Technology. Faruku me me familje e tij jeton në qytetin e Aucklandit.

     



 Flutura Veliu-Abdyli 

Flutura kreu gjimnazin (drejtimi gjuhësor) dhe një vit të fakultetit, dega   gjuhë letërsi në Prsihtinë. Me të arritur në Auckland (29 tetor1999) kreu së pari kurset të gjuhës angleze dhe diplomoi në Institutin Teknologjik të Manukaut (M.I.T) Early Childhood Education Degree (Edukim i hershëm i fëmijëve). Punon në Çerdhen për fëmijë, në qytetin e Auckland-it. 





Hana Xharra Bates

Me të arritur bashkë me familjen në Auckland 29 tetor 1999, Hana Xharra Bates fillon mësimet e gjuhës angleze në St. Helens Auckland Institute of Studies (AIS), pastaj vazhdon në Auckland Institute of Technology (AIT). Pas kryerjes së kursit për gjuhen angleze regjistrohet në Auckland Univesity (Univesiteti i Auckland-it). Diplomon me Bachelors of Arts (BA) me dy drejtime ose degë në Psikologji edhe gjuhë spanjishte. Pastaj vazhdon studimet në Auckland University of Technology (AUT) drejtimi Child Mental Health, pastaj regjistron magjistraturën në të njëjtin universitet në degën Child Psychotherapy (Psikoterapia e fëmijëve). Momentalisht jeton në Auckland me burrin dhe dy fëmijë.



Gentiana Shabani 

Gentiana ka kryer studimet në Auckland University of Technology (AUT). Dega: Bachelor of Graphic Design (në vitin 2012) dhe Media Design School-Diploma in Creative Advertising (në vitin 2013). Jeton në Auckland. 






         Korab Hoxha

Korabi ka kryer fakultetin në University of Auckland Dega: Bachelor of Commerce Degree Major in Information Systems and Electronic Commerce (2001-2005) Momentalisht punon si: Information Systems & IT Manager në kompaninë FRAMECAD Limited, Auckland.






Kreshnik Pireva 

Kreshnik Pireva ka kryer fakultetin e Shkencave në dy drejtime at të Shkencave Kompjuterike e të Kimisë në University of Auckland në vitin 2013.








Krenare Pireva 


Krenare ka kryer fakultetin e farmacisë në University of Auckland, në vitin 2013. 










Labinot Xharra 


Bachelor of Dental Technology 2005 University of Otago Dunedin 


        






     Marigona Xharra

 Bachelor of Fashion Design 2006 Whitecliffe College of Arts and Design Auckland 









Malisa Xhemshiti Govori

Malisa u diplomua në vitin 2009 në Uneversitetin Teknologjik të Auckland-it (AUT). Jeton në Prishtinë. Punon në shkollën e mesme American School of Kosova, ku ligjëron lëndën computer graphic design.






Majlinda Hoxha 

Majlindja u diplomua në Artet e Bukura në degën e fotografisë në Kolegjin e arteve dhe dizajnit “Whitecliffe” dhe në vitin 2008 e kreu masterin në Shkollën Elam të arteve të bukura në Universitetin e Auckland-it. Ka ekspozuar në Zelandë të Re dhe në Kosovë. Jeton e punon në Prishtinë.






       
Mjellma Kçiku


Mjellma imigroi në Zelandën e Re bashkë me prindërit dhe të vëllanë Ngadhënjimin në vitin 2004. Në Auckland  vazhdoi shkollimin në shkollën Glendowie, kurse Universitetin AUT (Auckland  Uneversity of Technology) e mbaroi në vitin 2015 - Bachelor of Busniess. Mjellma jeton e punon në qytetin e Auckland-it.

















 Nita Xharra 

Nita pasi kreu shkollën e mesme u regjistrua në: MEDIA DESIGN SCHOOL, Auckland, New Zealand Diploma in Computer Graphic Design 11 Feb – 31 Oct, 2008 ELAM – University of Auckland, New Zealand BFA – Bachelor of Fine Arts March 2002 – Nov 2005.





          Nita Jashari 

Nita - The University of Auckland, Auckland, New Zealand Bachelor of Arts - Major in Political Science - International Relations & Political Economy Bachelor of Business - Major in Management and International Business Punon ne TSB Bank në Auckland






Pashtrik Hoxha 

Pashtriku sdudjoi në University of Auckland Dega: Bachelor of Architecture Studies (BAS) (Diploma e Studimeve to Architektures) dhe Bachelor of Architecture (Barch) (Hons) (Diploma e Arkitekturës) prej 2001-2005 (5 vite) Tash punon në kompaninë LIAM OCONNOR ARCHITECTS në Londër, ku edhe jeton.






Pajtim Abdyli 

Me të arritur bashkë me familjen në Auckland (29 tetor 1999) Pajtimi vazhdoi mësimet si shumica e shqiptarëve të ardhur ato vite në Selwyn College. Pas kryerjes së shkollës mesme regjistrohet në Auckland Univesity of Technology (Universiteti Teknologjik i Auckland-it). Diplomoi në drejtimin Graphic Designer (dizajn grafik) 2008. Pasi nuk gjeti punë në profesionin për të cilin ishte i kualifikuar me, 2 maj 2013 vendoset në Melburn të Australisë.





Rilind Tairi 

Rilindi u lind në vitin 1985 në Shkup. Diplomoi në maj të vitit 2011, në Universitetin e Auckalnd-it, Fakulteti i Arteve: Dega filozofi  - psikologji. Tash Rilindi punon e jeton në Argjentinë. 

Portret i Rilindit, vizatuar nga Pajtim Abdyli. 





Shpend Jashari 


Shpendi - Massey University, Auckland, NZ Bachelor of Business studies with major in Financial Economics  Jeton e punon në   Melbourne, Australi. 







    Shkëlzen Ilir Hoxha


Shkëlzeni u lind më, 07.03.1992 në Prishtinë .  Shkollën fillore dhe Kolegjin e ka kryer në Auckland. Diplomoi në Fakultetin  e Tregtisë – Dega Sistemi Informatikë dhe Marketing në Universitetin e Auckland-it.   






    Taulata Gjerqeku 


Lindi në Prishtinë, në një familje të nderuar. Aty kreu tetëvjeçaren në shkollën fillore “Elena Gjika”. Gjatë kësaj periudhe ishte aktive në klubin Ambasadorët e Rinj, në Qendrën e Rinisë e të Sporteve, ku edhe për çudi vendosi të bëhej ambasadore e Zelandës së Re. Ndjek shkurt mësimet në shkollën e muzikës, si dhe kurset fillestare të gjuhës angleze. Shkollën e mesme e kreu në gjimnazin matematikor “Xhevdet Doda” në Prishtinë, prore me sukses shembullor. Gjatë kësaj periudhe ishte anëtare e Art Klubit organizuar nga shoqata Soros në Prishtinë. Studimet i filloi në Universitetin e Prishtinës Fakulteti i Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës. Si studente e vitit të dytë, si shumë shqiptarë te tjerë, gjatë viteve te 99-ta, vendosi të shpërngulet jashtë atdheut fillimisht në Maqedoni e nga Shkupi në Auckland të Zelandës së Re. Pas ndjekjes së kursit të gjuhës angleze në AUT (Auckland University of Technology) që ishte i obliguar për studentët e ardhshëm të Universitetit të Aucklandit, aplikoi të pranohet në Universitetin e Aucklandit –School of Architecture, me po të njëjtat kritere sikur të gjithë kandidatët e tjerë, ku edhe u deshtë të përgatis esenë dhe portfolion e konkurrimit brenda një periudhe shumë të shkurtër kohore. Aplikimi qe i suksesshëm dhe nga fillimi i nisi studimet pasi ”Shkolla e Arkitekturës” në Auckland kishte sistem krejt tjetër të studimit në krahasim me atë të Universitetit të Prishtinës. Në vitin 2008 i përfundoi studimet Bachelor of Architectural Studies (BAS) në universitetin më prestigjioz të Zelandës së Re, në Universitetin e Aucklandit. Gjatë studimit Bachelor, bashkë me katër student të tjerë, themeluan radio programin e parë në gjuhën shqipe në Zelandë të Re, të quajtur “Zëri Yt” në valët e radio stacionit Planet FM. Pastaj vendosi t’i vazhdojë studimet Master po ashtu në Universitetin e Aucklandit. Në vitin 2009 i fitoi dy shpërblime të dhëna nga Shkolla e Arkitekturës, pjesë e National Institute of Creative Art Industries “Excellence in Timber Design”, si dhe “1st Prize at Ken MacIntosh Timberlam”. Studimet Master i përfundoi në vitin 2010 dhe mori titullin Master of Architecture Prof. (HONS). Tani jeton dhe punon në Auckland në kompaninë “SHA Architecture LTD”, me titull Graduate Architect.



     Trina Jashari 

Trina - Unitec, Auckland,New Zealand Bachelor of Landscape Architecture . Punon si landscape architect ne  City Council,  Auckland.







       Tonin Gjerqeku 

Tonini u lind në familjen me tradita qytetare Gjerqeku, e ardhur nga Gjakova dhe e vendosur në Prishtinë, në 21 nëntor 1980.
Kreu tetëvjeçarë në shkollën fillore “Elena Gjika” e pastaj u bë nxënës i gjimnazit “Xhevdet Doda” të Prishtinës, i njohur  për kritere të ashpra, të cilin, për shkak të luftës, e ndërpreu para se të diplomojë. Si nxënës i fillores u regjistrua në klubin “Ambasadorët e Rinj” pranë Pallatit të Rinisë e të Sporteve, duke u zgjedhur njëherësh Ambasador i Finlandës. Ndërsa si gjimnazist, bashk me shokë, u përpoq të formojnë ekipin e basketbollit, për cka kishte shumë merak. Në prill të vitit 1999, bashk me të motrën, Taulatën, mërgoi fillimisht në Maqedoni e pas qëndrimit disajavësh aty, u vendos në qytetin e Oklandit Zelandë e Re, në këtë vend të largët, por të bukur. Me të arrit
ur në këtë vend, i vijoi mësimet në “Selvin Kolegj”, aty ku ishte pjesa dërmuese e nxënësve shqiptarë. Menjëherë pas kësaj, u regjistrua në Universitetin e Oklandit,  Shkencat Kompjuterike- Programim, studime që i kreu me shumë sukses. Tonini me një grup studentësh shqiptarë, formuan emisionin foljoro-muzikor “Zeri yt”, në valët FM.  Me të kryer studimet, por me dëshirën e kahmotshme që t’i shohë shokët e shpërndarë nëpër botë, fillimisht shkoi në SHBA, vend që i pëlqeu shumë e që do të bëjë kthesë në jetën e mëtutjeshme të tij. Në Njujork qëndroi për disa vite dhe aty krijoi familjen Gjerqeku.  Tonini tani ka një familje pesëanëtarëshe, bashkëshoren, Vesën dhe fëmijët: Malin, Lirin e Troin. Jeton dhe vepron në Prishtinë. Punon si kontraktor për kompani internacionale, kryesisht me seli ne SHBA.


           Vesa Sahatçiu

Vesa ka kryer studimet në Universitetin e Auckland-it Bachelor of Arts,  në vitet 2000-2003, kurse studimet postdiplomike në Kolegjin Goldsmiths në Londër në vitin 2008. Tash jeton e punon në kryeqytetin e Republikës së Kosovë në Prishtinë.







Sabit Abdyli
Auckland, dhjetor 2013


No comments:

Post a Comment