Monday 30 November 2015

KY FLAMUR



Sabit Abdyli
Mësuesja e gjuhës angleze, rreth 30 vjeçe, e bardh si tambli, flokët e lëshuara prapa shpine, e këndshme dhe punëtore. Pasdreke kishim gjithsecili prej kursistëve të gjuhës angleze të prezantojë diçka nga vendi i origjinës. Sa më erdhi  radha mua dola para shokëve të klasës që ishin nga të gjitha anët e botës. Paraprakisht kisha marr me veti flamurin kombëtar dhe një foto të Nënës Terezë. E shpalosa flamurin dhe ju thash. Ky flamur dy ngjyrësh me shqiponjën dykrenore është ndër më të vjetrit në botë. S'pari u valëvitë në bedenat e kështjellës së Krujës në vitin 1444 dhe me te në dorë për një çerek shekulli shqiptarët i bën ballë sulmeve të njëpasnjëshme të Perandorisë Osmane. Pesë shekuj ishte i robëruar, por kurrë i harruar. Pastaj nxora foton e Nënës. Si e panë, e njohën, u përkulen para fotos.  Emri i vertet i Nënës, vazhdova, është Gonxhe, që në gjuhën shqipe dmth lule. Gonxhja është bijë shqiptare me të cilën krenohemi. "Krenoheni, jo vetëm ju, por e gjithë bota." -  më ndërpreu mësuesja  Rosemary. 
Auckland, 2006