Monday 1 December 2014

HERË MINORITAR, HERË SHQIPTAR



Auckland, nentor 2014
Në vitin 1991 isha me Sahitin  në plazhin e Golemit afër Kavajës. Plazhi gati i zbrazur, thera dhe bunkerë, me baraka tej e përtej plazhit të shkatërruara, një  tualet mes drunjve ndërtuar me qerpiç, kundërmonte dhe ishte e pamundur të hyje brenda tij,  lopët silleshin rreth e rrotull duke hëngër lëvozhgët e shalqirit të lëna nga pushuesit e pakët. Kishim një vend afër pishave ku e kalonim vapën e mesditës. Me ne  gjithnjë shoqërohej një djalë nga Burreli. Djalë i mirë, i ditur dhe i matur. Derisa po rrinim na erdhi një person që e njihte ketë që shoqërohej me ne. Shqipëria, duke mos dit se ne jem nga Kosova, vazhdoi, lypset të ndjek politikë paqësore ndaj fqinjëve. S’ka pse të armiqësohet Shqipëria me serbin as grekun për shkak Kosovës. Kosova e serbit..  Ç’i duhet politikanëve tanë ai kosovari me shallin, që nuk e heq kurrë nga qafa dhe nxit luftën (fjalën e kishte për Ibrahim Rugovën).   Sahiti ashtu nervoz nxori cigaret  Marlboro dhe më afroi mua. Ai që fliste sa pa cigaret  e prodhimit të huaj, kuptoi se nuk ishim nga Shqipëria, u tremb se mos po reagonim ne dhe më të shpejt u përshëndet dhe iku. Hë, Avni, i them, kush është ky njeri? Xhelë e thërrasin, është kasap, miqtë e mi te ky furnizohen me mish dhe brenda një kohe të shkurtër u bë shumë i pasur, na sqaroi Avniu, i skuqur nga fjalët e kasapit. Avni, pyet më mirë kur të shkosh te miqtë se kush është ky njeri. Mua më duket se ky njeri, Xhelë nuk e ka emrin (lexo nuk është shqiptar) dhe ... Të nesërmen në plazh sa na pa Avniu, na tha: Profesor, ti e dije më mirë se unë, Xhela, VANGJEL e kishte emrin e vërtetë dhe deklarohet, herë minoritar, herë shqiptar.
Golem, gusht 1991