Thursday 29 May 2014

Shtatë letra si këtyne herësh plus komentet e lexuesve

1.Tixhe e dashun, 
Sot mora guximin me të shkrue dhe me të thanë se të due shumë, shumë. Dje mbas dreke të pashë tue shkue te kroni. U kënaqa me atë ecjen tande me kërrname e serbez, era si e ftonit në vjeshtë të vinte kur kalove... Ah, sa më rrahu zemra fort! Bile të prita te bërryli i parë i udhës derisa u ktheve, nuk të dola përpara se thash po na shohin. A të pëlqej sapuni misk dhe mindili që ta çova? Kam me dal këto ditë në qytet me u fotografue te “Foto Beça” dhe kam me ta dërgue fotografinë. Boll po tutna po ta gjen nana. Fotogafinë tande natën nën jastëk e mbaj, ditën e marr me veti. Shkrujmë me njiherë se mezi po pres! Letrën lema te dardha e kuqe, mes degëve të saj.
Të fala shumë e ambla jeme si sheqer!
Komentet:
Antonina Kodheli 
HAHAHAHAHAH...PROFESOR,KE XHIRUAR NJE FILM TE VJETER SHQIPETAR ME METRAZH TE SHKURTER. TE FLM. NA KENAQE. A E DI QE NA KISHIN MUNGUAR KETO SKENA? 
Isak Ahmeti
Sabit, jane keto rrefejza te mrekulluesheme! Stili,gjuha,permbajtja te mahnitshme...Te pergezoj!

2.E jemja Tixhe, 
U gëzova që e kishe gjet letrën teme. Boll jam tut se mos ndoshta qukapiku e ka marrë se përditë në trup të dardhës po qukat. A e trokovate patiskën, a po të dalin pejt, fitilat e mnashit, rrotullat e kllapadanit? Mos u lodh me ato oja t’shamijave, tentene se kurrkush nuk ta di. Goditi nëpër shoqe se tybe nji dinar që të më bjen në dorë, ty kam me ta çue. Mbramë e dëgjova bushin, (babës bush i tham) tuj thanë nanës se kësmet dasmën po e bajmë qat herë kur ta shtim bereqetin brenda dhe ta mbjellim grunin. Bijat tonat e t’kojshive nji javë ditë përpara kem me i marrë, krejt katundin shpi për shpi kem me i thirr, dy ditë s’kem me i nal tupanet. Me erdh marre kur nisën me fol për dasmën tonë dhe u çova, po në cep të dritares e vuna veshin dhe dëgjova çka folën. Dje të pashë kur kapërceve te Trina e vogël me kasnak në dorë që ta kam pas ble në Shkup. Drejt me të thanë, zemra bum, bum më bani. Baci ta kish ble maqinen SINGER në Austri, kish me prue tash kur të vjen për pushime. Me hesap e kanë porosit edhe sahatin e dorës me ta ble atje.
Të fala shumë e ambla jeme si llokum!
Komentet:
Antonina Kodheli 
ME PELQEN KY STIL I LEHTE DASHURIE PROFESOR. ESHTE SHUME NJEREZOR, SHUME FAMILJAR,I BUKUR DHE JETESOR, ESHTE NJE MESIM PER ATA QE EKERKOJNE DASHURINE. FALENI JU LUTEM KETE NDJENJE TE BUKUR, DHURUJANI ATIJ QE I TAKON, NUK KUSHTON FARE!

3.E jemja Tixhe, 
Fotografitë i mora sot. A po më rrika mirë kravata e kuqe e setra e zezë, që m’i dha syretxhia veç sa me u fotografue? Qesi kravate e setre kam me i thanë bacit me m’i ble për darsëm. Të pashë atë ditë kur dole prej hallës tane me shkue te shpia. Flokët duej tuat t’i çojë era fu-fu! Thash, me ditë Tixhja, që po e shoh edhe asaj ju kish dridh zemra si mue. Më humbe para sysh! Flokët mos gabo me i pre e shti n’struj, veç dredhi pak përpara kur t’bahesh nuse. Bushi me nanën kësmet javën tjetër po shkojnë n’Prizren me FIAT të bacit Riza me t’i nxjerr teshat, tesha që s’ka me pas asnjë nuse si tuat këtu pari. Me erdh marre me i pyet a e kanë masën tande me ta ble unazën, këpucët, papuçet, dorëzat e bardha, kollanin e këmishën e dredhët. Nashti e lanë me fjalë në rast nevoje me i ndërrue. Prapë po të thamë, mos i jep zor me qëndisë bashllika e cingli mile tjera se po lodhesh! Bane gati masën e teshave (mate atë mjedisin e hollë që e ke dhe naltësinë e trupit si selvi) se bushi (baba) ka me ardh me marrë këto ditë. Teshta po donë me ti kep në Shkup te qajo maqinxhika e njoftun.
Te fala shumë, syzeza jeme llokum!
Komentet:
Antonina Kodheli 
NJE TJETER AROME FUTE NE KETO LETRA SABIT. NJE NDJENJE TE BUKUR QE ESHTE HARUAR. NA KTHEVE NE KOHEN TONE,KUR DASHURIA RESPEKTOHESHE BUKUR. KETO BEME EDHE NE. ME DUKET SIKUR JAM UNE NE ROLIN E TIXHES...TE FLM PROFESOR!

4. Tixhja jeme e bukur! 
Letrën tande sot e mora. Po mirë e kishe vizatue dorën! Dorën të trash e t’butë si bukë furre. Hyn ma thellë nën hajat të odës kur po del me qëndisë se po të nxin dielli. Unë ashtu qysh je e bardhë të due. Krejt kanë ra me fjet, unë për dritë të llomës po t’shkruj. Gjumi më ka ik. Mendja veç te ti po më rri. Arkat e teshave bushi i ka nreq me dru qershie. All të kuqe e pak si me do vija të zeza kanë dal. Nji e dridhme ma përshkoi krejt trupin, kur lexova në letrën tande se jam ma i miri në botë. Edhe unë Tixhe, po të baj be, në tokë e qiell, se je ma e bukura prej krejt çikave të botës. E bardhë si tamli, flokët mnash deri në bel, buzët qurshi vishnje, sytë terr të zi, gojën mjaltë e trupin e drejtë qiri. Bile edhe dada Salë të lëvdoj e të çoi n'hava, jo veç për bukuri. Foli shumë, po unë prej turpit dola jashtë. Zhig me mbeti që nuk e dëgjova deri në fund, dadën. Erdh gati vjeshta. Ihaaaaaaaa!
Të fala me thes Tixhja jeme e bukur!
Komentet:
Alketa Qejvani:
Oh , cfare dashurie! Si ne perralla. Kaq e bukur , kaq e thjeshte pa komplikime , si drita e diellit ....Kisha kohe pa lexuar nje dashuri te tille ...Komplimente Prof se me tronditi shpirtin. Qiellore kjo dashuri!
Drita Bekteshi
Po kjo "qurshi vishnje" eshte aq pershkrim i ndjenjave te trazuara, sa qe sot nuk i gjen askund me...mjerisht...sot dashuria biznes i majme...
Myrvete Mehmeti
 :)))), të kallzoj unë cka tha dada Salë më tej: '' ... e madhe dhe e zoja, këmbëkryq me u ulë në gjoks të sajë. Edhe një nuse që nuk ta mbush derën e odës tue hy brenda, cfarë nusje është ajo, edhe njime.., cka ka me të vye si ajo qika e Manovite që me një frymë e rrëzon, ruejna zot e dobët si një shpendkeqe dhe kur po e merr kënatën me e mbush ujë te kroni, më e madhe kënata se ajo vetë...

5. Tixhja jeme e shtrejtë, 
Dje bushi në pazar i ka ble dy mëzet për darsëm. Ju kemi blue bungur me i trashë edhe ma shumë. Edhe dajtë sigurisht pa dy desh bakshish nuk vijnë. Le të ketë mish, tha bushi, se djalin po e martoj. Njime Tixhe, njiherë martohet njeri. Këqyr ruju, kur po e kapërcen qat vigun te përroska e vogël tuj shkue me mush ujë Te kroni se boll telhyxhe ish me rrëshqitë! Hajt pashë Zotin, çka po të çojnë veç ty me mush ujë!? Dje i thirri çikat e mahallës nana. Gjithë mbas drekën në shtatë kojshi u ndegjue kanga e defi, e kanë kallë krejt. Zemra mal m’u ba! Mos harro, këtyne çikave me ju qëndisë naj mindil a shami se valla e meritojnë. Javën tjetër kem me i marrë bijat. Le të dihet se po afrohet dita e dasmës. Baci, ta kish ble sahatin e dorës, kurrë qesi sahati nuk kam pa, në vend të rrypit kish nji zinxhir bojë ari edhe natën po mujshe me pa sa asht ora. Të hanën që shkoi, qat here kur u lëshuen fëmija prej shkollës, kalova aty pari, po nuk t’pashë. Deri sa nuk shihej ma shtegu kah kalon ti, kryet mbrapa e mbajta. Drejtën me ta thanë, helm u bana. Mbramë, në andërr të pashë sikur zbrite prej kerrit me fustan të bardhë. Unë diqysh ardhsha drejt teje, por prej kallaballakit nuk munda me tu afrue. Hiç mirë nuk asht me pa në andërr kallabllak njerëz. Mos po te del nja idhnim ty se për veti nuk e kam gajle!
Shumë, shumë të due Tixhja jeme e bukur! 
Komentet:
Antonina Kodheli KETO LETRA BACA SABIT, KANE NJE MAGJI TE VECANTE. I LEXON ME KENAQESI DHE PADASHUR BUZEQESH. KJO ME NDODH DHE ME PELQEN, SEPSE KESHU E KAM MENDUAR QE E VOGEL TE JETE DASHURIA, KAQ E PASTER DHE E BUKUR DHE BURRI TE JETE PO AQ I DHENE PAS VAJZES QE KA ZGJEDHUR, DOMETHENE TE JETOJE VETEM PER SYTE E SAJ. TE FLM PROFESOR. TE PUTH DUART DHE PENEN E ARTE....TE PACIM! 
Hajrush Sadiku Baci Sabit flm me kto tregime te Tixhjes me deshire po ju presim per tregimin e radhes deri kur te plaken Tixhja dhe djali i dashuruar.

6. E dashuna shumë, shumë Tixhe, 
Unazën me guri të kaltër veje në gisht se boll po tutna po të marrin mësysh. Kanën, për ditën e kanës, e ka porositë nana nji grue me prue prej Turqisë. Bash has kanë. Mos u ban budall me kajt shumë kur ta ngjesin bojën. Këtu mbramje për mbramje mblidhen çikat e mahallës nën hajt të shtëpisë dhe po kënaqen tuj ra defit, këndue e tuj hedh valle deri natën vonë. Bushi ka ble fenerë në Shkup, krejt oborrin dritë e bajmë. Bile nana gatujti kollpite për darkë dhe zjeu shtalba. Sot kesh te terzia n’sheher me i pre teshat për darsëm. Kurrë kësi stofi të mirë nuk kam pa, tha terzia. He bacoo, i thash, stof kanger asht, ma ka ble baci n’Austri. Mbas nji jave kam me shkue prapë. Tamam qat here para darsmës bahen gati. Letrën teme ish kanë për pak tuj ta zanë nana. Nashti nuk të kish thanë gja se edhe ajo e re u kanë si ti. Kallëzom serbez nëse të duhen pare se, helbete ke qef me ble naj sen. Fotografinë tande nuk pata qare pa ua dhanë çikave me pa. Motra e vogël dreqi u kish kallëzue. Me rend e këqyren të gjitha. Mbetën pa mend e pa gojë tuj ba: ua, au, çfarë sy paska, çfarë flokë, çfarë bukuroshe...! Prekne hundën, ju thash, tuj kesh, se po i merrni mësysh. Ajkuna e bacit Dan m’kallëzojë që t’kish pa tuj e marrë nji yrnek te kunata e saj. I lumi ti, tha, çfarë nuse ke me marrë! Ajkuna deshi me fol hala po hyni bushi dhe ajo i nali fjalët.
Tixhe, zemer të kam! 
Komentet:
Antonina Kodheli PROFESOR, KUR TE PARET TANE SHKROJTEN PERLLALLAT E BUKURA ME PRINCER DHE PRINCESHA, ME SIGURI KANE PASUR PARASYSH NJE CIFT TE TILLE. KUR LEXONJA BOREBARDHEN E MBAJ MIRE MEND E VOGEL, QE EDHE UNE DO TE DESHA TE KISHA FATIN E SAJ,PA PATUR IDE CDO TE THOTE MARTESE DHE PRINC.ME TU RRITUR ME BAZE PRINCIN E PERALLAVE DESHA EDHE UNE PRINCIN TIM, DESHA TE ISHA NJE TIXHE, SI TIXHJA E LETRAVE TENDE, TE KISHA NE KRAH NJE DJALE QE TE ME VLERESONTE DHE TE ME SHIKONTE NE SY. LUM NE QE E PATEM KETE FAT TE MIRE. SA TE BUKURA KETO LETRA O SHKRIMTAR I MIRE, SA ME QETESOJNE, SA BUKUR MA RREGULLOJNE DITEN. TE FLM MIKU IM I RRALLE....TE LUMTE PENA PROFESOR.

7. Tixhe e dashun, 
Edhe nji javë dita e darsmës. Krejt trupi po më dridhet.. . edhe nji javë po vjen, ah Tixhe, Tixhe...! Boll ma, boll , dy vjet nën unazë, dy vjet larg, dy vjet me letra tuj i shkrue e lexue tinza (shyqyr kjo e fundit), dy vjet pa gjumë e merak për njeni tjerin, dy vjet sa te bërryli i parë, sa te Trina e madhe me t’pa. Miqtë e katundin shpi për për shpi i kem thirr, bijat i kem mbledh para nji jave, kerret, kuajt e seksanës, bajraktari që tash dihen, tupanët i kem porositë. Bile edhe gratë e kerrit janë caktue. Kazanat, enët, sofrat, turshit, djathin, gazin për fitilaqa, llampa e fenerë i kem sigurue. Magjetoret në sitë të hollë po e sitin miellin, t’hollojnë peta për pite e bukë nore. Konaqet, hyzmeqarët te gatshem jane me ja nis punes. Teshat i mora dje. Mbramje për mbrëmje po mbyllna në dhomë dhe po i veshi me pa qysh po m‘rrinë. Të mira valla. Hajt se të dielën mbrama ke me pa edhe vetë sa të mira janë. A e ke çel arkën e teshave. I pashë kur i paluen nana me hallën Nurkë. Ani shtinën edhe dy-tri grushta sheqer gurë në arkë. Ti e mirë, teshat e mira, ke me ua kalue krejt nuseve të kësaj ane edhe ma larg. Të shtunën nisin me ra tupanet, dy parë tupane! Të nesërmen krushqit kah dreka mbërrin te ti. Dhe ty, mbasdreke bushi (baba) ka me të zbrit prej kerrit t’kuq. Ah, sa kisha dashtë unë me t’zbrit, po ...! Daja Trim e baci kanë me qit me allti bam, bam me paralajmërue se erdh nusja. Të hanën para dite Tixhe dajallarët, nipat e njerëzit e shpisë kanë me thye kulaçin. Ke me dal te bunari pak ma vonë, tuj të këndue çikat. Ju ka thanë nana, nuk due me ma sha e ranue me naj fjalë nusen, po edhe t’shajshin ti mos u ban merak se qashtu i provokojnë krejt nuset. Mbas dite mblidhen grat, nuset e çikat. Tash po e marrë me mend dhe po të shoh në rend të nuseve, ti e para dhe ma e mira se krejt.
Tixhe, loçkë, shpirt e zemër t’kam!
Shtator, 2012
Komentet:
Halil Xani
Keshtu ishte dikur. Sa shume kane nderruar keto gjera. Tash bashkejetesa, (plot ngaterresa), fejesa, lindje pastaj martesa, ne te cilat femijet e tyre mund te shkojne bullak, apo jo?
Alketa Qejvani
Si pikture, si film u shfaq gjithe dasma para syve. Sa sinqeritet e ciltersi brenda kesaj letre. Dy virtyte qe kane humbur vleren ne keto kohe. A ka me dashuri te tilla ? Besoj po aq sa gjendet uje ne shkretetire. E lexova, rilexova dhe kam perseri etje per keto rreshta, per te besuar se ekziston nje dashuri e tille. Presim letrat e tjera, Profesor !
Miki Tahiri
 Eh Tixhja e shkrete sa e durushme... tani keto gjerat e letrave etj. nuk lexohen e shkruhen tinza. por si duket kyfar "tinzllaki" eshte ne gjenezen tone shqiptare..sidomos sinqeriteti i shqiptarit eshte me shumice i "tinzavt", ta ben rrafsh para ftyres e mas ftyres zi e ma zi...
Antonina Kodheli 
DHE FILMI VAZHDON. SERITE SA VJEN DHE BEHEN EDHE ME TERHEQESE. PREGATITJA E JAVES SE DASMES TE REMBEN, TE KTHEN NE VITET E FEMIJERISE,QE KUR MARTOHESHE DIKUSH JO VETEM SOJI POR E GJITHE MEHALLA,E GJITHE SHOQERIA NDIHMONTE DHE ARGETOHESHE NJE JAVE TE TERE. E DASHUR TIXHE, LUM TI QE NE KETE FILM SIRIAL JE PERSONAZHI I PARE, LUM TI QE DUHESH NDEROHESH DHE RESPEKTOHESH KAQ SHUME NGA NJERIU I ZEMRES TENDE.KUR BASHKOHEN PERPARA ZOTIT DY NJEREZ QE DUHEN SIJU, DASMEN E BEKON E GJITHE SHOQERIA. LE TE PRESIM SERITE E TJERA TE SHIKOJME CFARE SUPRIZA DO NA DHUROJNE. ....PO CBEN KESHTU MORE SHKRIMTAR? LEXON LEXUESI DHE I NGJETHET TRUPI....TE FLM O PENE E VYER. TE LUMTE DORA O PROFESORI YNE. TE UROJ GJITHCKA TE BUKUR NE JETE. JETA TA KA BORXH. TE FLM O MIKU IM 
Ramiz Kabashi 
Kosova prof lumja Tixhja ju paskan afru dakiki darsmes hahahaah a dhanrri me ni kam tu prit hahahahh

Nga materniteti:
Zemra jeme Dalip, 
Djali sytë, gojën e ballin krejt si ti i ka, kurse trupin e këmbët e drejta e të gjata si të miat. Prej kur ja lage fytin doktorit edhe infermieret po më këqyrin ma mirë. Jam te motra kujdestare në zyre, po i baj shoqëni se nata e gjatë. Dardanit i dhash gji dhe fjet e lash. Mobilin bjerma nesër se nuk po rrihet pa ta. Infermieres ja futa në xhep qato eurot që m’i la baci yt. Tash kjo para duarsh po më man. Hyn, më tha në internet, fol me kand të duesh se unë po qëndisi qet jakë të fustanit se tybe nuk po na del rroga pa i ndihmue edhe me punëdore. Hyna në internet dhe së pari ty zemër po të shkruj. Thuju motrave, hallave e shokëve tu me ma urue në Radio Kosovë djalin me qat kangën “Llindi djalë”, që e këndon burri i Mihreje Brahës. Kur të vish mem marrë, hajdeni me dy kerre! Le të më shohin kush jam dhe nusja e kujt jam. Kerrin shko luloje te qata që po i lulojëshin kerret e nuseve. Me qat parfumin që ma ka prue dada Zyme prej Italisë rrase golfin, që me kilometra le të ndihet era e tij. Ti vishu mirë dhe kravatën e kaltër vnoje se djalë kemi.
 Kiss zemër!
Tixhja
Sabit Abdyli
Shkurt, 2013
Nga libri "Letra, anekdota e aforizma", Gjilan, 2013.

No comments:

Post a Comment