Sunday 25 May 2014

Portrete kabashësh që bënë histori

Adem Arif - Kabashi 1864-1910
     

Adem Arif - Kabashi 1864-1910
     Ademi Arif Kabashi u lind në vitin 1866. U burrërua në familjen Kabashi të ardhur nga Kabashi i Prizrenit, rreth viteve 1780/85. I ati Arifi që atëherë ishte shkolluar në Kairo e Stamboll. Zotëronte disa gjuhë orientale. Mësuesi iluminist bëri shumë në ngritjen e vetëdijes kombëtare, jo vetëm brenda familjes së tij. I edukuar nga i ati që mbi ë gjitha duhet të çmohet atdheu, Ademi deri në vdekje mendoi e luftoi për shqiptarizëm. Ishte i inkuadruar në Lëvizjen për Çlirimin Kombëtar. Pati lidhje të përhershme me krerët e kësaj lëvizjeje: Idriz Seferin, Bajram Currin, Isa Boletinin… Bile në odën e tij u bënë planet për mobilizimin e forcave shqiptare të Anamoravës për çlirimin e tokave shqiptare nga osmanët. Shtat të fortë, i pashëm, trim, i zoti i pushkës e i fjalës me gjakftohtësi dinte të gjente rrugën më të mirë edhe në situata të vështira. Ishte pjesëmarrës i të gjitha kryengritjeve antiosmane të zhvilluara në Malësinë e Karadakut. Ky kalorës i shkëlqyeshëm dhe frymëzues i Lëvizjes Kombëtare kurrë nuk u ligështua para armikut. Të gjitha që i pati ia fali atdheut, edhe jetën. Më 1910 u shqua si luftëtar e prijës te Gryka e Kaçanikut dhe në Luginën e Moravës së Epërme. Më 23.IV.1910, “Adem Kabashi, Mustafë Kabashi etj. arritën ta shtinin në dorë Grykën e Kaçanikut” Dr. Sabit Uka, Gjurmë mbi shqiptarët e Sanxhakut të Nishit, V, Prishtinë, 1995, faqe 231.  U vra me tradhti (1910) te vendi i quajtur Shkitza, një kilometër larg Kabashit. Jeta e luftëtarit e atdhetarit  Adem Arif Kabashi mbetet krenaria e dashuria për brezat e ardhshëm të kabashëve.




  


Mustafë Arif Kabashi u lind në vitin 1866. U rrit e u edukua nga i ati, Arif Cena, personalitet i ditur i asaj kohe. Nga i ati trashëgoi të gjitha virtytet. Shtathedhur, plot temperament, inteligjent dhe trim. Prej të vëllait Ademit dallohej për elegancën në veshje, në kalërimin e kuajve dhe për oratori. Gjithmonë ishte në krah të vëllait të tij më të madh. “Mustafa ishte zëvendës i Idriz Seferit, kreshnikut të Karadakut të Gjilanit dhe komandantit të njësive shqiptare që zhvilluan beteja të ashpra me forcat osmane në Grykën e Kaçanikut dhe rrethinë në prill-maj 1910.” (Z. Rexhepi “Shkolla fillore e Kabashit të Moravës - 1948-1968”, Prishtinë, 2008, faqe 191). Në luftën e Kaçanikut (1910) Mustafa fitoi nder të madh midis luftëtarëve. U tregua i guximshëm, njohës i shkëlqyeshëm i artit të luftës. Bashkëluftëtarëve u dha zemër me syrin e tij pishë, kraharorin e fuqishëm, dora që nuk i dridhej dhe plumbat që pamëshirshëm qëllonin mbi armikun. Për trimëritë e tij flet historia, flet populli. Ja si e ka portretizuar rapsodi popullor figurën e Mustafë Kabashit:
“Mustafë Kabashi folke ni fjalë:
Hajdeni shokë turkun me zanë,
............................................
Mustafë Kabashi qi flet pak,
Shtatë zabit i mbyti n’gjak
Bini burra thotë azgani;
N’Kaçanik u ba danami.”
(populli)
Turqit e dinin se në logun e burrave nuk mund ta mposhtin trimin, prandaj paguan hefijet dhe e zunë bashkë me të vëllanë Ademin, kushërinjtë Brahimin e Ibishin dhe i vrasin mizorisht në gjumë. Vetëm Ibishi shpëtoi, por i plagosur rëndë. Vrasja me tradhti e trimave në moshën e tyre më të mirë (Ademi 44 vjeç, Mustafa 42, kurse Brahimi ishte diku 10-12 më i ri) shkaktoi indinjatë te kabashët dhe më gjerë.


       

 Halit Brahim  Kabashi 1874-1949



         Halit Brahim Muçaj – Kabashi erdhi në jetë në vitin 1874, në familjen që rriti shumë burra të fjalës e të pushkës, të cilët i dolën zot atdheut sa herë ishte në rrezik. I rritur dhe i edukuar në mjedisin e familjes së përmendur, Haliti që nga mosha rinore u vu në mbrojtje të trojeve shqiptare. Në luftën e 1910-tës kundër forcave pushtuese të Dërgut Pashës, luftoi krah për krah vëllezërve Adem e Mustafë Kabashit, të cilët, siç thotë historiani  Dr. Sabit Uka:“...ishin të parët që, e shtinë në dorë pikën e rëndësishme strategjike, Grykën e Kaçanikut”  Përveç luftës së përmendur në Grykën e Kaçanikut dhe në Luginën e Moravës 1910, mori pjesë edhe në luftën për çlirimin e Shkupit, në verë të vitit 1912. Vetë ose në bashkëpunim më të tjerët likuidoi armiq e kapadainj, zullumqarë e shovinistë, të cilët kishin pasur guxim të shkelin, nëpërkëmbin të drejtat, interesat e bashkëkombëseve të tij. Falë aftësive të shkëlqyeshme të ushtarakut të aftë fizikisht, të strategut mendjemprehtë e dinak nga luftërat, aksionet kthehej gjithmonë pa asnjë ferrë në këmbë.  Si shembull i genit kabash, ai diti t’u shmangej dy masakrave, më 1910 dhe 1913  edhe pse ishte në krye të listës për t’u likuiduar nga pushtuesit si person shumë i rrezikshëm, herën e parë atij turk, kurse herën e dytë atij serb. Oda e tij ishte çerdhe ku takoheshin krerët e Lëvizjes për çlirimin kombëtar, si Adem e Mustafë Kabashi, Idriz Seferi etj. Oda e tij ishte vendi ku u morën vendime të rëndësishme rreth organizimit të rezistencës kundra okupatorit turk me 1910, serb 1912, bullgar 1941 dhe çetniko-partizan 1945. Dhe pikërisht në odën e Halit Kabashit, u strehuan, nëntor 1945, luftëtarët e Batalionit të Parë, me gjithë rrezikun e madh për familjen e tij. Në atë odë u furnizuan me ushqim e veshje, u përshëndetën  me familjarët, miqtë vullnetarët e komandant Hasanit, para se të niseshin për Greqi. Në kohën e shpërnguljeve për në Turqi, Halit Kabashi kërkoi nga bashkëvendësit e tij, që të mos i lëshonin trojet e tyre stërgjyshore, duke u thënë: “Turkija, nuk ishte vend për neve, vetë e pash, nuk kishte kush hambar as kosh n’oborr, vend fukara edhe, çka asht ma keq, i huej”  Në Turqi kishte shkuar për të parë, jetën... vendin ku ishin vendosur familjet e shpërngulura shqiptare. Me gjasë në vitin 1928 (sipas Ali Fehta Halitit, 1945). Me autoritetin e tij arriti ta ndalte shpërnguljen e kabashëve, dhe jo vetëm të kabashëve. Ky mbrojtës i fortë i çështjes shqiptare, i paluhatshëm në qëndrime, nga natyra paksa i ashpër e nervoz, tipik malësor, i hapur e i drejtpërdrejtë, trim e besnik i fjalës, kurrë nuk u ligështua në përballje më vështërsitë e kohës. Dhunës,  kurdoherë, iu përgjigj me dhunë. Mbahet mend për këshillat, porositë e shumta që u la bashkëkombëseve, miqve e familjarëve: “Detyrë mbi detyra e gjithsecilit, asht mi dal zot vendit e fisit (lexo kombit). Ajo që t’merret me zor, mos prit që t’kthehet me hatër. Kurrë nuk kem me nal luftën, pa u ba edhe këtu Shypni” (lexo Shqipëri).  Mbahet mend të ketë thënë Halit Kabashi.
Shkrim – lexim nuk dinte, por Zoti i kish dhuruar mençurinë, zhdërvjelltësinë  e luftëtarit model, kurse oda ia kish mprehur fjalën dhe gjykimin e drejtë. U angazhua për hapjen e shkollave në gjuhën shqipe. Që atëherë ai thoshte, se: “shkolla, na qet në dritë, na çon përpara.”
Ky atdhetar e trim në zë vdiq në vitin 1949 në Kabash. Mbeti në kujtesën e bashkëfshatarëve si figurë me ndjenja atdhetare e fisnike, i cili ka lënë fjalë e burrëri. 







Hamdi Kabashi ulur në mes
me të birin Nezirin dhe …
Fotografuar në vitin 1928/30.
Hamdi Nezir Kabashi ishte atdhetar i flakët, mbrojtës i fortë i çështjes shqiptare, fisnik dhe i guximshëm. Sa herë e kërkonte nevoja, Hamdi Kabashi vihej në krye të bashkëvendësve në mbrojtje të nderit dhe të trojeve shqiptarëve. Për trimëri nuk mund të matej kush me të. Vetë natyra i kish dhuruar gjindshmërinë për të dalë faqebardhë në raste kritike. Kurdoherë ishte i përgjegjshëm, i matur e modest. Rrjedh nga familja e cila ka nxjerrë burra të shquar që kanë lënë emër dhe gjurmë në historinë e fshatrave të Anamoravës dhe më gjerë. Hamdi Kabashi në një aksion gueril ishte plagosur në këmbë. Ai çalonte dhe nuk mund të lëvizte me lehtësi. Prandaj pushkën dhe anxhikun e madh përplot me municion i mbante gjithmonë pranë. Vazhdimisht thoshte: “Armikun nuk e lë të më godas në shpinë.” Kështu edhe ndodhi ditën e kobshme. Luftoi burrërisht derisa e zbrazi tërë anxhikun me plumba. Pushkën e kishte si gjymtyrë të trupit, me të në dorë u vra. Më 18 prill 1945 Hamdiu me të birin Bajramin, në luftë me Brigadën XVII Maqedonase, në malet e Kopilaçës, zë pozicion të përshtatshëm dhe vetë i del Brigadës në mejdan, duke vrarë me dhjetëra veta. Mbetet pa municion dhe duke lëshuar pozicionin vritet bashkë me të birin, Bajramin 17 vjeçar.  U varros mu aty ku luftoi nga banorët e fshatit Lubishtë. Lubishtasit varrezat i shënuan me grumbull gurësh dhe sa herë muranën e rrënoi dhëmbi i kohës i rinovuan. Varrezat ndodhën 10-12 km në juglindje të Kabashit, në malet e Kopilaçës. Vendi ku ranë dëshmorët quhet Vorret e kabashëve.  Në vitin 1929 Hamdiu me familje shkoi në Turqi, por malli për vendlindjen, farefisin, njerëzit e gjakut e të gjuhës së tij e detyrojnë të kthehet po atë vit. Provoi të vendosej në Shqipëri, po as aty nuk gjeti rehati dhe përfundimisht u kthye në vendlindje. (Kabash). Në Kabash, sipas të gjitha gjasave, ai e solli ABETAREN e parë në gjuhën shqipe nga Shqipëria. Dihet saktësisht se në vitet 1930 – 1932 Abetarja qarkullonte në fshat ilegalisht. Për këtë Abetare autorit të këtij shkrimi i ka folur i ati, Ruhan Abdyli 1906-1983. Nga kjo Abetare mësuan shkrim lexim disa prej kabashëve: Mejdi Halili, Jak Sedaj, Ruhan Abdyli, Shaip Azizi etj “. Hamdiu në kohën e okupimit bullgar (1917 – 1918) mobilizohet me dhunë në ushtrinë bullgare. Dezerton i uniformuar e me armë nga ushtria e okupatorit në Qystendill, qytet në Bullgari, kthehet  në vendlindje dhe më shumë se një vit jeton në ilegalitet. Në vitin 1942 u angazhua drejtpërsëdrejti në formimin e çetave nacionaliste për ta luftuar okupatorin bullgar dhe formacionet çetniko-partizane në Anamoravë. Hamdiu me dy djemtë e tij, Bajramin dhe Nezirin ishin ushtarë aktiv të formacioneve të përmendura derisa ra heroikisht në luftë me Brigadën e XVII  Maqedonase, me 18 prill të vitit 1945, bashkë me të birin Bajramin. “Ditën kur u vra baba, tregonte me një ndjenjë  faji, i biri tij, Neziri (1918-2008), Rexhepi (Rexhep Agush Kabashi) ka pas shkuar në një takim pune me Isë Seferin, ndërsa unë në krye veti, pa pyet askënd, dola për gjah. Ndërkohë, partizano-çetnikët i rrethojnë forcat tona. Tanët e çajnë rrethimin, por baba me vëllain Bajramin, duke menduar se unë jam aty ku zhvillohej beteja, zënë pozicion të mirë dhe ballë për ballë me forcat partizane vazhdojnë qëndresën duke shpenzuar shumicën e fishekëve në ballë të kundërshtarit. Dikur mbeten pa municion dhe ...  Ketë gabim timin nuk ia fali vetes kurrë. Derisa po kthehesha nga gjahu, edhe unë hasa në një patrullë partizanësh. Një plumb më fishkëlleu furishëm krejt afër, kurse një tjetër e përshkoi tej e përtej një dru shkoze të zgavërt. Shpejt e shpejt u mbështeta prapa një lisi dhe flakë për flakë iu jam përgjigj edhe unë me një breshëri plumbash në drejtim të tyre. Pas kundërvënies time, partizanët sikur i lëshoi toka. Me armën në dorë vazhdova me ngut, doja të vihem një sahat e më parë në kontakt me shokët. Rrugës kisha një parandjenjë se diçka e keqe ka ndodhur. Dhe e keqja vërtetë kish pas ndodhur. Babën dhe vëllanë Bajramin, kur mbërrina, nuk i gjeta gjallë.”
Për karakterin e lartë, moralin e fortë e të pastër kombëtar të Hamdi Kabashit, flasin edhe rrëfimet e bashkëkohësve të tij:
Ahmet Zenuni (1901- 1978): “Hamdi Kabashi ishte trim dhe burri ma i mençur e ma i matur në Kabash në kohën e tij”. (Shih librin “Kabashi i Moravës  së Epërme”,  Zenun Rexhepi, Prishtinë, 2003, faqe 140).
Hashim Murati 1900 – 1974: “Përherë, Hamdiu e mbante në xhep flamurin kombëtar, bile kur vdiq flamuri iu gjet në xhep të mitanit. Lufta, thoshte ai, duhet të vazhdojë me të gjitha forcat që kemi, derisa të mos valëvitet flamuri ynë i lirë edhe në këto troje denbabaden tona.”
Ruhan Abdyli 1906 – 1983: “Në vitet 1942/43 shkova në Gjilan me u takue me kusherijtë e vendosun atje.  Në kafe të qytetit e gjeta bacin Hamdi dhe Rexhepin...  sa ndërruem nga nji cigare duhan dhe po bajshim llaf për zullumet e bugarëve (bullgarëve) në Kabash, kur në tavolinën tonë u afruen dy burra të pashëm dhe i thanë bacit Hamdi:
“Hamdi, po na duhen oficerë. I dimë kualitetet, aftësitë e tua. Kem vendos me të gradue kapiten dhe menjëherë  ... 
- “Ku?” – i veti,  baci Hamdi.
- “Në Shypni (Shqipëri), kundër komunistëve”.  
- “Gjeneral mem ba, dynjan e me ma dhanë nuk luftoj kundër vëllazneve të mi. Kundër çetnikëve e bullgarëve që po mbajnë nën terror tokat tona, jam gati tash me u nis. –  u tha baci Hamdi.”
-----------
Parantezë
Në fund të këtij shkrimi dua ta njoftoj opinionin se varret e dëshmorëve tash kanë mbetur në mëshirën e askujt. Pas pazarit (marrëveshjes) në dëm të Kosovës mes Serbisë dhe Maqedonisë, vendi i quajtur Vorret e kabashëve, pikërisht aty  ku ra dëshmor Hamdiu me të birin Bajramin u shpall zonë kufitare. Shoqata e Veteranëve të Luftës në komunën e Vitisë, organet kompetente të saj, shteti  duhet ta marrin përsipër rregullimin, mbrojtjen e varrezave të dëshmorëve dhe mbajtjen e tyre brenda kufijve të Kosovës. Ketë ai kemi borxh luftëtarit, i cili me gjakun, jetën e vet dhe të djalit të tij 17 vjeç, mbrojti tokën e Kosovës.




Hasan Brahim Kabashi ishte i biri i Brahim Cenës i cili u vra bashkë me Adem e Mustafë Arif Kabashin, luftëtarë të shquar në Betejën e Kaçanikut dhe Luginën e Moravës, në maj të vitit 1910 nga forcat e Shefqet Turgut Pashës. Pra, siç shihet, Hasani rrjedh nga derë e familjes me tradita liridashëse e patriotike. I edukuar me cilësitë më të mira të familjes, ai, që në rini u shqua për trimëri e patriotizëm. Kishte karakter të fortë dhe ishte trim prej natyre. Mbi të gjitha e çmonte lirinë. Kurdo e kudo ishte në mbrojtje të saj. Emri i tij u bë i njohur për luftën mes flakës së betejave dhe aksioneve të guximshme kundër armikut. Në moshë 28-vjeçare, për shkak të trysnisë, represionit dhe ndjekjeve, sidomos ndaj familjes së tij, shpërngulet në Shqipëri (1929). I djegur nga malli për tokën që e rriti, i rrëmbyer nga ndjenja patriotike, në vitin 1941 kthehet në vendlindje. Hasani bashkë me kushërinjtë përkohësisht vendoset në Përlepnicë të Gjilanit, pasi Kabashi ishte nën okupimin bullgar. Ndërkohë emërohet kryetar komune në Bresalc të Gjilanit. Pas kapitullimit të bullgarëve, 5 shtator 1944 Hasan Kabashi detyrën e kryetarit të komunës e ushtron në Viti. Si kryetar solli rend e qetësi, nuk lejoi keqpërdorime e revanshizëm. Kur në nëntor te vitit 1944 për herë të tretë Kosova u okupua, Hasan Brahim Kabashi ishte një nga organizatorët më të shquar të qëndresës kundër okupatorit në Anamoravë. Që në vitin 1941/42 kish formuar njësi të vogla ilegale të armatosura, të cilat më vonë u rritën në  batalione.
Aksioni në zyrën e Komandës partizane në Viti
Hasan Kabashi me Jahi Selmanin e kabashë të tjerë, në dhjetor të vitit 1944, zbret nga malet dhe natën për dritë të hënës hynë në Viti, i afrohen ndërtesës ku ishte selia e Komandës, e çarmatosin rojën, ngjitën shkallëve në katin e dytë, me shqelma e hapin derën dhe me armët ngrehur futën rrufeshëm në zyrën e Komandës serbe. Aksioni ishte menduar për t’i kërcënuar, paralajmëruar çetniko-prtizanët të hiqnin dorë nga dhuna që ushtrohej mbi popullsinë shqiptare ato ditë. Ja si e përshkruan rastin Jahi Selamni (1896-1968), pjesëmarrës i aksionit: ”Kur hymë mrena, komandanti partizan dhe bashkëpunëtorët e tij, të zanun në befasi, vikaten (bërtitën): “Lele majko! (Kuku nanë...)! I çuen duert nalt dhe i ranë te kamt (këmbët) Hasanit: “Aman Hasan aga, në dorën tane e të Zotit!” – “Nalni kukamat! –  u vikati Hasani - Nuk kam ardh me ju vra, po kam ardh me ju thanë: Boll keni vra shqiptarë,  prej sodit, nëse vritet vetëm nji shqiptar, kemi me ju kall me krejt çka kini”. “Po të betohem Hasan aga, në kryq e fëmijë, në krejt çka kam se, nuk ka me pas ma vrasje, krejt kemi me kanë të barabartë, si shqiptari, si serbi.”-  foli komandanti serb tue u dridh prej tutës. Hasani nuk e zgjati muhabetin ma shumë. Në dalje, poshtë shkallëve, e zgidhëm (liruam) rojën serbe dhe u kthyem në pozicionet tona në mal”. Për kualitetet që posedonte si organizator i mirë, për aftësitë luftarake, zgjuarsinë, trimërinë e pashoqe Kongresi, i thirrur nga Shtabi Suprem i Kosovës, mbajtur më 15-16 gusht 1945, në malet e Kopilaçës, ku merrnin pjesë Hysen Tërpeza, Adem Gllavica, Ibrahim Kelmendi, Luan Gashi, Tefik Tanisheci, Din Hoxha, Qazim Llogaxhiu, Syl Hotla etj. e emëron komandant të Batalionit të Parë, që kishte për detyrë mbrojtjen e rajonit të Moravës së Epërme nga çetniko-partizanët. Në të gjitha aksionet, betejat ai futej i pari. Kështu ndodhi në luftën për çlirimin e Ferizajt me 2 dhjetor 1944, në përleshjet me Brigadat partizane në malet e Kopilaçës, në shpërthimin e pritës, që kishin organizuar forcat çetniko-partizane Hysen Terpezës dhe atij duke shkuar në një takim pune me krerët shqiptarë të Lëvizjes për Çlirimin Kombëtar të Shkupit /18 prill ‘44/, në aksionin e hyrjes me forcë në selinë e komandës së partizanëve në Viti /nëntor 1944/, në ndërhyrjen te komandanti i Komandës lokale Millun Popoviq në Buzëmal /Buzovik/ për lirimin e kabashëve dhe të tjerëve të arrestuar nga forcat partizane /mars 1945/ dhe në shpërthimin e kufirit Maqedoni-Greqi më 28 nëntor të vitit 1945. Në aksionin e përmendur në Buzëmal e paralajmëroi Millun Popoviqin, se: “... po vazhduat me arrestime, dhunë e vrasje të shqiptarëve, mbahuni mirë... nuk kemi me ju lanë me dal as n’ara, as n’mal... armë kemi edhe na!” - /Sipas Ruhan Abdylit, 1906-1983/ Kërcënimet patën efekt. Shumë shqiptarë i shpëtuan pushkatimit, represionit, bile edhe ata që u burgosën ato ditë /Ahmet Zenuni, Nazmi Deliu, Jahi Selmani, Isuf Mustafa, Ismajl Çaushi, Hashim Murati, Haxhë Kamberi, Haki Kamberi, Xhemajl Azizi.../ nga regjimi i porsaardhur u liruan. Ishte në lidhje të përhershme me krerët e forcave të ballit Kombëtar në Shkup, në fshatrat e Dërvendit, qytetit të Tetovës, Gostivarit e Dibrës. Përkrahës i opsionit luftarak në Kuvendin e Tërpezës, 1 prill 1944. Pjesëmarrës i Kongresit, të mbajtur 15-16 gusht 1945 në malet e Kopilaçës, ku u mor “vendimi që “Balli” t’i bashkohet Organizatës Ushtarake dhe Politike të NDSH-së. Gëzonte besim të plotë te komandanti i përgjithshëm i forcave balliste të Anës së Karadakut, z. Hysen Tërpeza.
Nezir Hamdi Kabashi /1923-2008/, kushëri i parë dhe bashkëluftëtar i Komandant Kabashit, me banim në Gjermani, më pat thënë: “Baci Hasan në mesin e luftëtarëve ishte shumë i respektuar, fjalëpakë, i vendosur, vizionar, i drejtë dhe i papajtueshëm me të keqën. Fisnikërinë e drejtësisë, mençurinë, maturinë dhe aftësitë e ushtarakut të përsosur e pranonin edhe armiqtë e tij. Falë autoritetit, që e gëzonte komandanti, në katundet ku vepronim kishim përkrahjen e plotë të popullsisë. Njeri i besës e i fjalës. Me javë të tëra i strehoi në rajonin që e kishte nën mbrojtjen e tij, i shpëtoi pa asnjë ferrë në këmbë tre ushtarakë anglezë që ndiqeshin nga gjermanët këmba këmbës. Anglezët, oficerë me grada, të zënë rob në territorin e Greqisë, gjatë deportimit të tyre me tren, në Kaçanik, hidhen nga treni dhe fshihen në mal. Për fatin e mirë të tyre, ata bien në dorë të bacit Hasan, i cili i ushqeu, i bani tebdil  (i veshi me rroba shqiptare) që të mos hetoheshin. Me takt e maturi dinte t’i ruante marrëdhëniet e mira mes vullnetarëve. Ai nuk ishte thjesht një luftëtar që dinte të luftonte, por një njeri mendjehollë e i mençur. Para se të fliste mendonte gjatë dhe nuk kishte mundësi tjetër njeriu pos që ta respektonte fjalën e tij.” Forcat vullnetare të Batalionit të Parë të paraprirë nga komandant Hasan Kabashi dhe kryekomandanti i përgjithshëm i forcave balliste të Anës së Karadakut Hysen Tërpeza, duke parë, se: “...hapësira për të vazhduar luftën maleve po ngushtohej nga dita në ditë, edhe nga fakti se shqiptarët nisën të bashkëpunonin me strukturat e pushtetit okupues në Kosovë, atëherë nuk na mbeti rrugë tjetër veçse të provonim të kalonim në Greqi, me shpresë se një ditë të afërme do të riktheheshim sërish në Kosovë për ta luftuar shkaun dhe për ta çliruar Atdheun” (“Hysen Tërpeza një legjendë për Kosovën”, Mustafë Xhemaili, Prishtinë, 2004).
Në odën e atdhetarit të njohur Halit Brahim Kabashit /1874-1949/, i cili me gjithë rrezikun për familjen e tij nga çetniko-partizanët, odën e kishte kurdoherë të hapur për luftëtarët e lirisë, më 11 nëntor 1945, 3 ditë para nisjes, Hasan Kabashi me shokë furnizohet me ushqim e plaçka të tjera të nevojshme, përshëndetet me familjarët dhe kabashë të tjerë duke u thënë: “Lufta për çlirimin kombëtar nuk ka mbaruar. Ajo do të vazhdojë derisa t’i realizojmë të drejtat për të qenë të lirë e zot në tokat tona.” /Sipas Sylejman Rexhep Kabashit /1931-2004/. Më 14 nëntor 1945 vullnetarët e Batalionit të Parë marrin rrugë. Pas një rrugëtimi të mundimshëm nëpër Maqedoni, më 28 nëntor 1945 në afërsi të Kranjit, në zonën kufitare luftëtarët e lirisë bien në pritë.
Nezir Hamdi Kabashi, në banesën e tij, në Garmish të Gjermanisë më 24 prill 2004, në lidhje me ngjarjen e kobshme në kufirin maqedonaso-grek, tregon: “Si gjithmonë edhe kësaj here në krye të kolonës ishte Baci Hasan, rafalët e automatikut e kapën keqas Komandantin. Për fatin tonë të keq këtu ndodhi edhe një vrasje tjetër. Duke u kthyer nga vëzhgimi plagoset rëndë pa dashje Qamil Samakova, trim e burrë i fortë. Një numër i shokëve, ashtu u morëm vesh, bashkë me ta edhe Hysen Tërpeza, vazhduan rrugën drejt Greqisë me premtim se do të na vijnë në ndihmë nëse kemi nevojë.
Aty afër, nuk gjenim dot as dru, as thupra për të improvizuar lesë, trinë për bartje. Provuam ta bartim Komandantin me një batanije që e kishim, por batanija e vjetër, e kalbur nga shiu e dielli nuk e mbajti trupin e tij. Derisa donim ta ndihmonim na urdhëroi: Shkoni, edhe pa mua duhet ta vazhdoni luftën! Pushkën ma leni këtu afër. Shkoni! Me aq shumë plagë, me aq shumë dhimbje ai merakosej për fatin tonë!. Me gjithë dëshirën tonë të madhe për ta ndihmuar prijësin, luftëtarin e paepur për lirinë e Kosovës, bashkimin e tokave shqiptare... – këtu folësi ndalet, psherëtinë thellë – dhe i mbytur në lotë mezi përfundoi: Haj, haj... nuk kishim qysh!”)*
Hasan Brahim Kabashi, kjo figurë madhore, e ndritur, e fisshme e historisë sonë kombëtare, që ka lënë emër e trimëri, plagoset për vdekje duke kaluar kufirin afër Kranjit, bashkë me kreshnikët e tjerë të Batalionit të tij. Edhe kësaj here komandant Hasani e çau rrethimin. Vrasja e tij shkaktoi pikëllim e dhembje te bashkëluftëtarët. Varri nuk i dihet. Po aty u vra edhe Qamil Samakova.



      Njëra prej njësive të para të rezistencës në Anamoravë, 1941/42, e prirë nga Hasan Kabashi e vëllezërit Seferi.. Në foto: Isë Seferi, Hasan Kabashi, Xhelil Seferi dhe  Rexhep Kabashi. Marrë nga albumi i fotografive të Nezir Kabashit.

)* Flitet se në terrin e asaj nate, të mbetur midis jetës dhe vdekjes, në atë zonë të mallkuar kufitare, Hasani e Qamili me nga një plumb në drejtim të njëri tjetrit i dhanë fund jetës. Se kështu kishte përfunduar jetën Komandanti dëshmojnë dy krismat pushkësh që kanë dëgjuar bashkëluftarët e tij gjatë largimit drejt tokës greke.


  

Rexhep Agush Kabashi dinte shkrim lexim dhe me mençuri i gjykonte gjërat. Në vitin 1929 me familje migroi në Turqi për shkak zullumit, terrorit serb, që ushtrohej ndaj shqiptarëve për shkak të veprimtarisë së tyre atdhetare dhe sidomos familjes së tij. Në Turqi nuk qëndroi gjatë, fundja ai nuk kishte si te jetonte në mesin e atyre, të cilët në vitin 1910 tradhtisht ia vranë xhaxhin Brahimin, kushërinjtë Adem e Mustafë Kabashin dhe ia dogjën shtëpinë në shenjë hakmarrjeje për humbjet që ia kishin shkaktuar të përmendurit në luftën e vitit 1910 te Gryka e Kaçanikut dhe në Luginën e Moravës forcave të Shefqet Turgut Pashës. Rexhepi kthehet dhe së pari vendoset në Shqipëri, pastaj me 1941 vjen në truallin e stërgjyshërve të vet. Në Gjilan, emërohet postëkomandant i xhandarmerisë në Nënprefekturën e qytetit. Në zyrën ku punonte solli rregull, disiplinë dhe drejtësi. Punën e kryente me pasion dhe të njëjtën gjë e kërkonte edhe prej vartësve të tij. Me qëllim të mbrojtjes së popullatës në territoret nën okupimin bullgar dhe njësive partizane në Malet e Zeza të Karadakut në bashkëpunim me Hasan Brahim Kabashin, Isë Seferin formuan formacione vullnetare që me sukses iu kundërvunë armikut. Pas kapitullimit të Bullgarisë, shtator 1944, në bashkëveprim me krerët e asaj kohe: Hysen Tërpezën, Isë e Gjelil Seferin etj. Rexhep Kabashi e përgatiti vendosjen e pushtetit administrativ shqiptar në Viti. Për kryetar emërohet Hasan Brahim Kabashi, personalitet i njohur për atdhetarizëm, trimëri e aftësi organizative. Rexhepi ishte ndër të parët me Isë Seferin që e përgëzoi Hasanin për emërimin e tij kryetar komune, kështu ai, qetësoi situatën që gati po shndërrohej ne konflikt të armatosur mes katundeve, në lidhje me emërimin e kryetarit në Viti. Pas ardhjes së partizanëve Rexhepi bashkë me Hasanin, vëllanë, Ahmetin, kushërinjtë Hamdiun, Nezirin, Destanin, Mejdiun ... formacionet e vogla vullnetare i shndërruan në batalione Ishte pjesëmarrës në të gjitha aksionet, betejat që u ndërmorën kundër çetniko-partizanëve në Anamoravë dhe më gjerë. Vlen të përmendim luftën për çlirimin e Ferizajt, 2 dhjetor 1944, ku Rexhepi u dallua për trimëri. ”Zhig në zemër i mbetet që në përleshjen me Brigadën XVII sllavo-maqedonase nuk qëllon aty, ishte në një takim pune me Isë Seferin, kur bien dëshmorë Hamdiu me djalin Bajramin. Ndoshta, na thoshte ai, krejt ndryshe kishte përfunduar beteja sikur të kisha qenë aty”. (Sipas Nezir Hamdi Kabashit, kushëri dhe bashkëluftëtar i Rexhepit). Rexhepi gjithmonë ndodhej pranë komandant Hasanit, njëkohësisht ishte edhe zëvendëskomandant Batalioni dhe këshilltar i parë i tij. Kishte influence te komandanti dhe shumë autoritet te luftëtarët e Batalionit. Si orator i shkëlqyeshëm diti t’ua ndizte zemrat, t’ua ngrinte lart moralin luftarak para çdo aksioni bashkëluftëtarëve të tij. “Në mars të vitit 1945 UDB-a arreston shumë kabashë me qëllim që t’i masakrojë, siç i masakroi edhe baballarët të tyre në vitin 1913, por kësaj radhe, falë Hasan e Rexhep Kabashit, të cilët e kërcënuan me armë Millun Popovqin, komandant i Komandës lokale në Viti se po u ndodhi ndonjë e keqe bashkëkombëseve, ne do të hakmerremi. Të arrestuarit të nesërmen u liruan nga burgu i Gjilanit”. (Shënime në dorëshkrim nga Sylejman Rexhep Agushi 1930-2004). Rexhepi ishte në krah të Hysen Tërpezës, Hasan Kabashit, Hasan Remnikut etj., në luftën, kur partizanët e brigadës së Parë të Bokelëve u kishin zënë pritë në malet e Sllakocit (tetor 1945). Ja, si e përshkruan betejën, komandant Hysen Tërpeza: “... afër e kisha Fazliun, kushëririn tim, Rexhep Kabashi afër Fazliut e kështu me radhë. Pushka vlonte në katër anët. 95 vetë në 20 metra katror. ... Komunistëve u shkaktuam humbje të mëdha.. Bile ata u vranë dhjetëfish më shumë se ne, edhe pse na kishin zënë pritë.” (“Hysen Tërpeza një legjendë për Kosovën”, Mustafë Xhemaili, Prishtinë, 2004).
“Te vendi i quajtur Guri i Keq 4-5 km mbi katundin Kabash, një javë pas Shëmitrit (me gjasë ditën kur u nisen për Greqi, 14 nëntor 1945 S.A) neve, që kishin dalë me u përshëndet, strategu, vizionari Rexhep Agushi, na tha: “Na kësmet po nisemi drejt Greqisë, sa do të zgjat ky regjim /fjalën e kishte për regjimin komunist/ varet prej Inglizit /Anglisë/ e Amerikës se neve naj kanë mshel udhët... çka asht ma keq edhe kah Shqipnia. Sido që do të na shkojnë punët, ku do që të jemi, luftën nuk do ta ndalim, nji atdhe kemi, kur asht i robnuem duhet me çlirue, kur të jetë i lirë duhet me mbrojt, qoftë edhe me çmimin ma të naltë.” Vullnetarët e lirisë ishin vendosun në një vend të sheshet mes lisash të naltë, nji zjarm pranë të cilit kishin var rrobat e sapo lame me i terë, pak përtej një zjarr tjetër ku zihej gjella, nji pozicion zjarri i kamufluar, ulëse të improvizueme me dru shkoze... Të gjithë disi ishin në ngutje. Vullnetarët shkonin e ktheheshin të heshtun tue raportue për situatën, pikat e takimit me luftëtarët e rajoneve tjera, shihej qartë se po baheshin gati me u nis. Të gjithë këta burra lanë mas veti grat, fëmijët, prindit... por te asnjani nuk pashë lot a gjamë, kurse na që shkuem me u pjek /përshëndet/ me ta, u koritem, nuk mujshim m’i mbajt lotët. Unë, u ndala ma gjatë me Rexhepin dhe me Mejdi Halilin /1908-1995/, nji personalitet tjetër shumë i ditun prej të cilit disa prej nesh në Kabash kishim mësue shkrim – lexim në gjuhen shqipe. Ai, deri në frymën e tij të fundit demaskoi propagandën komuniste se çështja e shqiptarëve në Jugosllavi asht zgjidhun drejt dhe asnjiherë nuk i humbi shpresat se Kosova nji ditë do të çlirohet. Për këtë ju kish fol sa e sa herë gastarbajterëve tanë në Gjermani. Për mos me u hetue se ku po shkojsha u bana sikur po i qes bagëtinë me kullot. Mëngjesi paksa i ftoftë, mjegulla që tërhiqej drejt rrjedhjes se lumit Morava tue lëshue udhën rrezeve të diellit ishin sheja se moti do të jetë i mirë. Dy bukë misri i lidha për trupi dhe sa çel e mshel sytë u ndodha te Guri i Keq, në mesin e vullnetarëve.” Ruhan Abdylit /1906-1983/ kushëri, bashkëkohës i Rexhep Agush Kabashit. Rrugëtimi i mundimshëm në këmbë, plagosja për vdekje e komandant Hasanit në kufirin Maqedoni-Greqi, /Kranj, 28 nëntor 1945/, e thyen e dërrmuan shpirtërisht e fizikisht Rexhep Agush Kabashin. Me të arritur në Greqi i përkeqësohet edhe më tepër shëndeti dhe në gjysmën e dytë të muajit dhjetor 1945 vdes në Follorinë /Greqi/, aty edhe varroset. Shkuarja e strategut, trimit, zëvendëskomandantit Rexhep Agush Kabashit në krye të 20-22 ditëve pas vrasjes së komandant Hasanit ishte humbje e madhe për luftëtarët e mbetur, të cilët e patën zor për ta përballuar dhembjen, por lufta duhej vazhduar. Amaneti i Rexhepit, komandant Hasanit dhe dëshmoreve të tjerë duhej çuar në vend.
Koment nga GUEST më 2008-01-21 12:51:40
Tung! Jam Bajrush Muljaku i lindur ne Shkup, jam nip i Rexhep Kabashit jam krenar qe babgjyshi jem asht kan luftar. I qoft dheu i leht ne ate jetën tjeter dhe jam fat lum qe sot e tutje permendet meritat e Rexhep Kabashit. Ju pershendes edhe juve qe na mundesuet qe ne te japim  komentet tona ne ket faqe te internetit.
Koment nga GUEST më 2008-01-21 12:56:51

Pershendetje nga Masari me vendbanim te përkohshëm ne Austri, pasi po hyj per 6-vite pa shkuar ne vendlindje dhe jam permalluar shume me duhet te kerkoj shume e te lexoj dhe te qmallem , me shkrimet tuaja i jap vetes shume force dhe shpresë,  te lumte.

Masari me familje Austri.

Koment nga GUEST më 2008-01-21 12:57:36
Pershendetje te perzemerta nga Selim Xhemajl Zenuni
Koment nga GUEST më 2008-01-21 14:50:31
Pershendetje te perzemerta per ty xha Sabit dhe gjith tjeret qe interesohen per personalitete te ndryshem te Kabashit dhe vet fshatin tone! Edhe unë vetëm mundem me thënë, jam shumë krenare qe jam nga Kabashi... Nje fshat qe ka be emer per Burrat (Trimat qe i ka pas edhe i ka), per njerz intelektual, te mençur qe ecin vetem përpara.
Pershendetje nga Njomza (Muhamer) Zeqiri  
Koment nga GUEST më 2008-02-21 10:16:18
Përzemërsisht ju falënderojmë për angazhimin t'uaj, për ndritur fytyrat e luftëtarëve dhe patriotëve  të Anamoravës për veprat e pavdekshme të tyre për kauzën kombëtare ... Qemajl Nezir Hamdi Kabashi
Koment nga GUEST më 2008-04-30 18:35:27.
Përshëndes të gjithë kabashasit kudo që ndodhën, unë kam lexuar për Rexhep Kabashin por çdo herë që lexoj për të kaluarën e fshatit tim dhe gjithë ata burra që kanë luftuar dhe sakrifikuar ma të shtrenjtën, jetën e tyre. Jam krenar me gjithë ata burra që kanë bë shumë për Kabashin tonë të dashur. Shfrytëzoj rastin ta përshëndes profesorin Sabit Abdylin dhe familjen e tij, duke falënderuar për gjitha këto shkrime me të cilat po e bënë më të ndritshme historinë e fshatit. Përshëndetje nga Kujtim  Zeqiri.
Koment nga GUEST më 2008-04-30 18:28:25
te fala te gjithve nga kabashi
Koment nga GUEST më 2008-06-16 18:16:46
Pershendetje per ju dhe familjen tuaj baca Sabit,  ju pershendet dhe ju uron pune te mbare Fitim Selmani me qendrim te perkohshem ne Jalabad, Afhganistan.
Koment nga GUEST më 2008-06-24 19:35:48
Pershendetje.  Unë jam Kimete Lohaj nga Ferizaj. Rrexhep Kabashin e ri, trashëgimtarin unë e kam djalë te hallës.Shum mirë e di historin e Rexhep Kabashit, i ndieri djali tij, Sinani me ka fol shum per babin e vet se si ka luftue per atdhe. Nndjej keqardhje qe nuk pat fat ta lexoj ket faqe per babën qe i ka mungue gjatë gjithë jetës. Ju pershendes nga zemra qe e keni publiku ket hisori
Koment nga GUEST më 2009-05-23 21:56:12
Jam Arben Agushi- Kabashi. Ndjehem krenar që jam nipi i Rexhep Kabashit. E përshëndes autorin e shumë librave, Sabit Abdylin. Arben Agush Kabashi 01.10.1979. Shkup


       Koment nga GUEST më 2009-11-03 01:59:44

Përshëndetje prof i nderuar, respekt për mundin që po bëni për të mos u harruar e kaluara e ndritshme e kombit tonë,  njashtu edhe historia e fshatit tonë. Paqi shëndet ju dhe familja juaj. Burim Jakupi - Kabashi  (Zürich)

 Koment nga GUEST më 2009-11-19 23:58:20

Përshëndetje kusheri per ket shkrim per bacin Rexhep, të lumtë! Po komentoj se nuk ka koment për këte.  Luta  nga Saraji i Shkupit.





  

 Mejdi Halili - Kabashi 1908-1995



Mejdi Halili - Kabashi u lind në vitin 1908. Ishte luftëtar aktiv i njësive balliste që u formuan në Anamoravë për mbrojtjen e tokave shqiptare nga formacionet çetniko - partizane serbe e bullgare. Si njeri me ndërgjegje të formuar kombëtare e luftarake, si lexues i gazetave të kohës dhe si orator i shkëlqyeshëm që ishte, në rrethin ku jetoi e punoi, ai bëri shumë në ngritjen e ndjenjave kombëtare shqiptare, në informimin e drejtë të popullsisë mbi situatën në të gjitha tokat shqiptare dhe planet ogurzeza sllavo-komuniste. Pas ardhjes së partizanëve në pushtet, në nëntor të vitit 1945, së bashku me luftëtarët e tjerë të njësive balliste, arratiset në Greqi dhe më vonë vendoset në Gjermani. Gjatë qëndrimit në Gjermani mësoi gjuhën gjermane e angleze. Falë përvojës së tij ushtarake gjatë luftës në Kosovë (1943-1945) dhe njohjes së disa gjuhëve, ai punësohet në kazermën ushtarake Amerikane në qytetin Kaiserslauten të Gjermanisë. Aty punoi si epror ushtarak deri sa u pensionua. Edhe në mërgim, luftëtari i Shqipërisë Etnike, vazhdoi me tërë qenien e tij aktivitetin politik kundër mortajës komuniste, siç thoshte ai, për regjimin komunist të Beogradit. Në bashkëpunim me bashkëpatriotët e tij, anëtarë të Organizatës “Balli Kombëtar”, në shtetet e Evropës dhe Amerikë, si një ambasador i vërtetë, bëri shumë në sensibilizimin e çështje së pazgjidhur të shqiptarëve në Ballkan. Ky personalitet i ditur dhe properëndimor, prej të cilit disa prej kabashëve kishin mësuar shkrim – lexim në gjuhën shqipe, deri në frymën e tij të fundit, demaskoi propagandën komuniste se çështja e shqiptarëve në
Jugosllavi është zgjidhur drejt dhe asnjëherë nuk i humbi shpresat se Kosova një ditë do të çlirohet. “Populli shqiptar, gjithandej trojeve etnike dhe në diasporë, si kurrë më parë, ka synime të qarta, ka dijen, vendosmërinë për ta çliruar Kosovën nga tirania serbe, me mjete politike ose me luftë. Dita, kur
Kaiserslauten,Gjermani,  
Mejdi Halili – Kabashi, 
do të realizohen dëshirat tona, festojmë lirinë nuk është larg.” – mbahet mend, të ketë thënë gastarbajterëve kabashë, nacionalisti Mejdi Halili-Kabashi.”Mejdiun - tregonte Nezir Hamdi Kabashi - e kam pas vëlla, shok lufte e pune, me te jam rrit e jam burrërua. Fati deshi që të jemi bashkë edhe atëherë kur bëmë rezistencë me armë në dorë në malet e Kopila
çes edhe këtu në Gjermani. Ishte fjalëpak, i matur, i vendosur dhe dinte me lexue mes rreshtave. Ishte përkrahës i rezistencës paqësore që bëhej në Kosovë. Duhet provuar, thoshte ai, edhe me ketë mënyrë të luftës. Kështu fitojmë simpatinë e botës, fitojmë miq e aleat, fitojmë në kohë, por duhet të jemi gati edhe për luftë se, Liria nuk dhurohet, ajo fitohet me gjak e sakrifica! Ai me shpirt e me zemër i përkiste të djathtës shqiptare.“ Ballisti i njohur për angazhimet e tija atdhetare, me të cilin kabashët edhe sot e mbajnë kokën lartë, në Kaiserslauten të Gjermanisë, në vitin 1995 shkoi nga kjo botë, kur nuk duhej të kish shkuar, pa e parë  çlirimin e  Kosovës.
Shkrimi “Mejdi Halili-Kabashi ... “ është botuar edhe në gazetën Balli i Kombit në   internet.(www.balliikombit.com). Nga faqja e përmendur po i publikoj komentet  e lexuesve ashtu siç janë dhënë:
Koment nga GUEST më 2008-09-20 23:52:25
Ishin të pandashëm me babin tim Nezir Kabashin, si gjatë kohës së luftës ashtu edhe në mërgim.
Qemajl Nezir Hamdiu-Kabashi
Koment nga GUEST më 2009-04-06 14:30:08.
Ju përshëndes përzemërsisht për te gjitha këto fjale qe keni shkruar dhe renditur aq bukur,  por kisha dashur te shtoj rreth mbiemrit te Mejdi Halilit - Kabashit kështu është mbiemri --- Halili--- ju falënderoj për mirëkuptim. Ju përshëndes, nipi i Mejdi Halilit – Kabashit



Ahmet Agush Kabashi 1913-1954 antikomunist i përbetuar



Ahmet Agush Kabashi  ishte antikomunist i përbetuar, luftëtar i radhëve të para të çetave balliste që iu kundërvunë forcave çetniko – partizane në vitin 1944/1945 në Anamoravë. Kuadër angloamerikan i përgatitur në shtetet perëndimore, me gjasë në Itali e Gjermani, pjesëtar i grupit të Hamit Matjanit në desantimet nga ajri, kundër regjimit komunist në Shqipëri (1950/1953).

Ahmet Agush Kabashi, fotografi e tij e fundit, në sallën e kinemasë së qytetit të Tiranës, në momentet kur iu shqiptua dënimi me vdekje nga Gjykata e lartë Kolegji Ushtarak i RP të Shqipërisë, 13 prill 1954. Data e ekzekutimit nuk dihet, por sipas dëshmive të familjarëve të grupit thuhet se të dënuarit u ekzekutuan me 17.04.1954 Fotografine e mori (nxori) nga filmi dokumentar "Gjykimi i grupit te Hamit Matjanit" Pajtim Abdyli

 Ishte anëtar i Legalitetit. Sipas procesverbalit të gjykatës së Lartë Ushtarake në Tiranë marrë nga seancat e gjygjit të mbajtur nga 5 – 13 prill 1954 në kinemanë e qytetit në Tiranë.  Ahmeti  më  25 korrik 1950 për herë të parë është hedhur me anë të një aeroplani Italian në krahinën e Mirditës. Herën dytë në qershor 1951 hidhet në tokën shqiptare nga zbulimi Amerikan ku bënte pjesë edhe Hamit Matjani. Po atë vit, në muajin korrik, me aeroplan amerikan ai hidhet prapë në Shqipëri.  Herën e fundit ai  desantoi më 29 janar 1953 dhe po atë ditë bie në grackën e sigurimit shqiptar. Burgoset dhe në prill të vitit 1954 dënohet me vdekje. Ahmeti u  rrit e u burrëruar nën ndikimin e trimërive, heroizmave të të parëve të tij, si: Adem e Mustafë Kabashi, luftëtarë të shquar në luftën e 1910-s, si: Hasan Brahim Kabashi, Hamdi Nezir Kabashi, Rexhep Agush Kabashi etj.  luftëtarë të njohur për çlirimin kombëtar. Për shkak të bëmave të familjarëve të tij kundër pushtetit turk dhe më vonë atij serb, familja e Ahmetit ishte nën kërcënimin e përhershëm të atyre regjimeve, prandaj ai detyrohet që të largohet familjarisht nga Kosova, herën e parë shkoi në Turqi, pastaj në Shqipëri, në fshatin Dramanec afër Fierit. Me kapitullimin e mbretërisë jugosllave në vitin 1941, Ahmeti kthehet në Kosovë dhe vendoset në Përlepnicë, fshat afër Gjilanit, sepse  Kabashi, vendlindja e tij, asokohe ishte nën okupimin bullgar. Gjatë qëndrimit në Gjilan me qëllim të mbrojtjes së popullatës në territoret nën okupimin bullgar dhe njësive partizane në Malet e Karadakut, në bashkëpunim me kushëririn Hasan Brahim Kabashin, Hamdi Nezir Kabashin, të vëllanë Rexhepin, Hysen Terpezën, Hasan Remnikun, Isë e Xhelil Seferin, etj. formuan formacione vullnetare që e mbanin nën kontroll atë rajon. Shtator 1944, Ahmeti me familje vendoset në Kabash. Po atë vit, nëntor 1944, pas depërtimit të brigadave çetniko-  partizane në fshat (Kabash), në mesin e tyre edhe dy brigada partizane të Enver Hoxhës, Ahmeti me të vëllanë Rexhepin, kushërinjtë Hasanin e Hamdiun dolën në mal.  Formacionet  balliste, të cilat pas ardhjes së partizanëve në pushtet me të madhe iu bashkuan edhe shumë patriotë të tjerë të fshatrave të Anamoravës, në bazë të vendimit që u mor në mbledhjen e mbajtur më 15 -16 gusht 1945, në Kopliaçë u formuan 5 Batalione. Ahmeti bën pjesë në mesin e luftëtarëve më të spikatur të Batalionit të Parë që vepronte në Anamoravë 1944/1945/.

Së bashku në poligonin e 
ushtrimeve , para aksionit diversant në
 Shqipëri, 1949/50
Komandanti i Batalionit, Hasan Kabashi e kishte krah të fortë të armës. Ahmeti ishte i guximshëm, i vendosur dhe i shkathët në përdorimin  e pushkës.  Në të gjitha aksionet, edhe në ato më të rrezikshmet, siç ishte sulmi me 2 dhjetor 1944 për çlirimin e Ferizajt, përleshja me forcat e UDB-së në malet e Kopilaçës etj., ai, me gjithë dëshirën e komandantit dhe zëvendëskomandantit (këta donin ta kursenin) nuk ndahej, po gjithmonë ishte pranë tyre. Gjithnjë armikut i qëndronte ballë për ballë dhe në këmbë.  Për Ahmetin, karakterin e tij të fortë, kish folur vetë komandanti i forcave balliste për Anën e Karadakut z. Hysen Tërpeza: “Me rastin e vizitës që ia bëmë bashkë me vëllanë Agushin në Tërpezë, shtator-tetor të vitit 1999, në odën e tij, ku priste njerëz gjithandej Kosovës” - tregon djali i Ahmetit,  Habibi: “Kur mori vesh se jem djem të Ahmet Kabashit, baca Hysen u çua në këmbë dhe na mori ngryk dy herë, duke thënë”: “Ahmeti ishte trim i vërtetë, besnik dhe ushtar i zoti. Ahmetin e kam pas me veti kur në emër të emigrantëve shqiptarë shkuam në ambasadën e Turqisë, në Athinë (1946), për të kërkuar azil politik”. Më 28 nëntor 1945 Ahmeti me ballistët e Batalionit të Parë e kalon kufirin maqedonas në Kranjë. Për një kohë qëndron në Greqi dhe më vonë me kushëririne parë, Brahimin vendoset në Gjermani. Në Gjermani dhe Itali nën mbikëqyrjen e oficerëve të forcave anglo-amerikane aftësohet për të kryer veprime luftarake, desantime nga ajri, radio lidhje etj. Në nëntor të vitit 1950, pas desantit në Shqipëri (25 korrik 1950), arrin disi të shpëtojnë nga njësitë ushtarake shqiptare, të cilat me kohë ishin të informuara nga agjenti anglez Kim Filbi për aksionin e ndërmarrë. Ahmeti, me kushëririn Shaqirin dhe Beqir Bajgorën nga Bajgorja, si njohës të mirë të punës operative, terrenit kishin mundur ta kalonin kufirin shqiptar dhe ilegalisht kthehen në Kabash (Kosovë). Me këtë rast Ahmeti takohet me nënën, gruan, djemtë dhe nipat. Pas një pushimi disa ditësh në shtëpinë e Xhemajl Aziz Kabashit (1909-1987), Ahmeti me shokë e kalojnë kufirin maqedonas në këmbë dhe dalin në Greqi. Në desantimin e katërt, më 29 janar 1953, ra në grackën e Sigurimit Shqiptar e realizuar me ndihmën e KGB-ës që merrte informata prej super - spiunit anglez, Kim Filby dhe me datën 13 prill 1954 Gjykata e Lartë Ushtarake /Republika e Shqipërisë/  në bazë të nenit 64 e 75 K.P e dënon me vdekje – pushkatim dhe po atë viti ekzekutohet. Me gjithë hulumtimet e djalit Habibit dhe kushëririt Shaqirit, i cili kish desantuar bashkë me Ahmetin në territorin e Shqipërisë,  varri nuk  iu gjet.  Ahmeti ishte në grupin e Hamit Matjanit. “Për Hamit Matjanin, baba Ahmet – tregon Habib Agushi - u kish fol shokëve para desantimeve se,  për udhëheqës të grupit kemi një personalitet të fuqishëm, një strateg të shkëlqyeshëm dhe trim.
Shënime të nxjerra nga seancat gjyqësore që janë mbajtur  05.04.1954 - 13.04.1954. në Kinemanë e Qytetit në Tiranë.)*

 -------------------------------------

NË EMËR TË POPULLIT
Këshilli Gjyqësor i Kolegjit Ushtarak të Gjykatës Lartë i formuar nën kryesin:
Shaip Panaritit, Kryetar i Gjykatës Lart me anëtarët :
Major Loni Dimoshin, Anëtar i Gjykatës Lart:
Kapit.Hilmi Telegrafi      “           “             “ .
I asistuar nga Kryesekretari N\Toger Murat Qazimi, me pjesëmarrjen e Prokurorit
Të përgjithshëm Siri Qarqani dhe më vonë të Prokurorit të Kasacionit Arianit Qela (ende është i gjallë dhe jeton ne Tiranë ).
Si dhe të mbrojtësve Adv.Dhimiter Evangjeli për të pandehurin Ahmet Kabashi.
Ahmet Kabashi i biri i Agushit dhe Fatimes)* i lindur më 1913  në vendin Kabash- Kosovës, fshatar i mesëm, bujk, autodidakt, i martuar dy fëmijë, i  pa dënuar, i arrestuar me 29/1/1953.
Gjatë zhvillimit të gjykimit u provua se i pandehuri Ahmet Kabashi duke qenë bashkëpunëtor i okupatorëve nazi-fashist;në vitin 1944 është arratisur  në Greqi ku është bërë anëtar i grupit kriminal “Legaliteti”.
Në vitin 1949 ky ka shkuar në Itali ku me ndërmjetësin e kriminelit luftës Xhafer  Deva është venë në shërbim të zbulimit Italian dhe në Ditanto ka kryer një kurs  të posaçëm spiunazhi, \kurs të cilin më vonë ky e vazhdoi në Romë\. I pajisur me radio transmetues me 25 korrik 1950 së bashku me disa kriminelë të tjerë ay është hedhur në token e Republikës  Popullore të Shqipërisë me anë të një aeroplani Italian dhe ka zbritur në krahinën e Mirditës me qëllim qe të mblidhte informata sekrete me karakter  Ushtarak, Ekonomik  dhe Politik. I ndjekur nga forcat e sigurimit të Shtetit dhe nga Populli i pandehuri nuk mundi të plotësoj detyrën e ngarkuar dhe u detyrua të futet në token e Greqisë. Prej vitit 1951 gjer në 1953 ai ka qëndruar në baza të fshehta 
të krijuara nga Amerikanet në Greqi, në ndërmjetësin  e spiunit Asim Jakova ai është vënë në shërbim të zbulimit Amerikan dhe nën drejtimin e oficerëve Amerikan ka kryer kurse të ndryshme spiunazhi. Në muajin qershor të 1951 ai është dërguar në Shqipëri nga zbulimi Amerikan me qendër në Athinë në krye të një bande ku bënte pjesë edhe i pandehuri Hamit Matjani. Në muajin Korrik të po këtij viti ai është hedhur në Shqipëri përsëri në krye të një bande tjetër. Në të dy rastet ai dhe banda e tij janë hedhur në Shqipëri me anë aeroplanësh Ushtarak Amerikan dhe kanë patur për detyrë, të mbledhin informata sekrete me karakter Ushtarak, Ekonomik dhe Politik, të bënte agjitacion e propaganda kundër pushtetit Popullor dhe po për këtë qëllim të shpërndante edhe pajisje propagandistike. Herën e fundit ai u dërgua në Shqipëri nga zbulimi Amerikan në janar të vitit 1953, ai u pajis me armë dhe radio transmetues dhe me anë të një aeroplani ushtarak Amerikan u hedh me parashutë ne token ton për tu vene ne dispozicion te bandës së kryesuar nga Zenel Shehu dhe për të marr pjesë ne kryengritjen e armatosur te veprave terroriste diversantë të spiunazhit dhe agjitacionit e propagandës kundër Republikës Popullore të Shqipërisë. Në kohen e arrestimit të pandehurit Ahmet Kabashi përveç armeve dhe radio transmetuesve janë kapur edhe dokumente të rëndësishme të zbulimi Amerikan me qendër ne Athinë i dërgonte Zenel Shehut,nga të cilat doli i kjart plani I imperialisteve Amerikan kundër Republikës Popullore të Shqipërisë. Fajësia e te pandehurit Ahmet Kabashi u provua me pohimin e tij me kapjen e armeve, të radios dhe te letrave që i drejtoheshin Zenel Shehut, me helmet dhe monedhat e arit që mbante me vete dhe me atribuimet e të pandehurve te tjerë, ato formojnë krimin e tradhtisë ndaj Atdheut, të pjesëmarrjes në një bandë të armatosur, të agjitacionit e propagandës dhe te pjesëmarrjes ne një organizatë kriminale kundër Republikës Popullore te Shqipërisë këto vepra parashikohen nga nenet 64,69,72 dhe te K.P.
Vendimi nr. 78 date 13.04.1954 GJYKATA E LARTE KOLEGJI USHTARAK E KA DEKLARUAR FAJTOR PER FAJIN 1; TRADHETI NDAJ ATDHEUT, PJESMARRJE NE ORGANIZAT KRIMINALE NENI 64 E 75 TE K. P. BASHKVEPRUESA NR. 6 
FAJI 2 ; ORGANIZIM E PJESMARRJE NE BANDA TE ARMATOSURA NENI 69 TE K.P. BERE ME BASHKVEPRIM DHE ËSHTË DENUAR ME 25 VJET BURGIM SIPAS NENIT 69 TE K.P. BASHKVEPRUESA NR. 6
FAJI 3; AGJITACION E PROPAGANDË NENI 72 K.P. BËRË ME BASHKËVEPRIM DHE ESHTE DENUAR ME 10 VJET BURGIM. PËRFUNDIMISHT ËSHTË DENUAR ME VDEKJE, PUSHKATIM.
Në ketë grup janë dënuar :
Zenel Shehu I lindur më 1906. Bulqizë-Peshkopi, i arrestuar me 28.6.1952. i dënuar me pushkatim.
Halil Branica I lindur më 1902 Burgajet-Burrel, I arrestuar me 04.08.1952. i dënuar me pushkatim
Hamit Matjani I lindur më 1909. Garunjaz-Peqin. I arrestuar me 01.05.1953. i dënuar  me varje.
Ahmet Kabashi i lindur më 1913. Kabash-Viti-Kosovë i arrestuar me 29.01.1953. i dënuar  me pushkatim.
Naun Sula I lindur më 1921. Bujaras-Elbasan. I arrestuar ne maj te vitit 1953. i dënuar me pushkatim.
Gani Malushi i lindur më 1923. Taq-Ersekut i arrestuar me 01.05.1953. i dënuar me pushkatim.
Rapush Agolli i lindur më 1889. Koçan-Korçë I arrestuar me 29.01.1954. i dënuar me pushkatim (sepse kishte strehuar,ndihmuar dhe furnizuar diversantët gjatë gjithë kohës se hyrjeve të tyre në Shqipëri deri në fund).
Ibrahim Lanqa I lindur më 1920. Shtepanj-Elbasan i arrestuar me 25.08.1953. I dënuar me 10 vjet burgim (për strehim dhe ndihmë që ju dha diversantëve).
-Këto shënime janë marr nga REPUBLKA POPULLORE E SHQIPËRISË
GJYKATA E LARTË (Kolegji Ushtarak).
Nr. i Regj. Them.
Nr. 78  i vendimit
-Data e ekzekutimit nuk dihet, por sipas dëshmive të familjarëve tëe grupit thuhet se më17.04.1954 janë ekzekutuar te vendi i quajtur URA E FARKES ne Tiranë (disa thonë se Zenel Shehu nuk asht ekzekutuar me ketë grup dhe asht falur për bashkëveprim me dhe ndihmën që i ka dhanë sigurimit të shtetit për kapjen e grupit, por diçka zyrtare ende s’ka, ende mbetet sekret i Shtetit deri në gjetjen e eshtrave të tyre ku është duke u hulumtua në Tiranë nga disa familjar të këtij grupi diversant). këto janë shënimet e fundit të marra në Tiranë me 10.03.2008.
Përveç Ahmetit me vdekje u dënuan: Zenel Shehu, Halil Branica, Hamit Matjani, Naun Sula, Gani Malushi, Rapush Agollo dhe Ibrahim Lanqa. Ky i fundit me 10 vjet burg.
     (* Shënimet nga seancat gjyqësore m’i ka dhënë Ahmet Agush Agushi (nipi i Ahmetit), i cili shënimet e përmendura i ka marrë në Gjykatën e Lartë (Kolegji Ushtarak) në Tiranë.
     (* Nëna e Ahmetit quhej Hatixhe. Në procesverbal është shënuar gabimisht Fatime ose Ahmeti me qëllim nuk e ka treguar emrin e vërtetë të nënës së tij.




Nezir Hamdi  Kabashi 1918-2008



Nezir Kabashi
Kisha planifikuar me vite të tëra për ta takuar Nezir Hamdi Kabashin. Këtë dëshirë e realizova me ardhjen time nga Zelanda e largët në Evropë. Më 24 prill 2004 në Garmish /Gjermani/ e vizitova luftëtarin e vetëm të Batalionit të Parë, që ende është në jetë dhe gëzon shëndet të mire. Pas udhëtimit të stërgjatë  iu hodhëm në qafë njëri-tjetrit alla malësorçe. Më mbuloi me trupin e tij shpatullan, duart e gjata dhe ende të forta. Isha paksa i shqetësuar që kisha përpara njeriun që kurrë nuk e ndali luftën për çështjen kombëtare. Që në vitin 1944 iu bashkëngjit luftëtarëve të lirisë, duke qenë pjesëmarrës i të gjitha luftërave që u zhvilluan në Anamoravë kundër formacioneve çetniko-partizane me pushkë në dorë, kurse pas vitit 1945, në emigracion, kurrë nuk e pushoi aktivitetin kombëtar e politik të tij, aty ku jetoi në Greqi, Itali, Maltë, Angli dhe së fundi në Gjermani, për bashkimin e tokave shqiptare, për ruajtjen e traditave, vlerave më të mira shqiptare, duke qenënë lidhje të përhershme me shokët e të njëjtit ideal, të shpërndarë gjithandej nëpër botë: Shaqir Kabashin e Hysen Tërpezën në Amerikë, Mejdi Kabashin në Gjermani, Destanin në Turqi.  Nezir Hamdi Kabashi është degë e pemës gjenealogjike nga trungu i së cilës dolën shumë trima e luftëtarë të lirisë, të cilët luftuan burrërisht kundër pushtuesit turk e serb. Në luftën e Kaçanikut 1910 ranë për të mos vdekur kurrë Adem, Mustafë dhe Brahim Kabashi, kurse në luftë kundër pushtuesit serb /18 prill 1945/ në përleshjen me forcat e Brigadës XVII Maqedonase i vriten babai Hamdiu dhe vëllai Bajrami, kurse dy kushërinjtë e parë të tij, Brahimi vritet në malet, rrethinën e Beratit në Shqipëri si pjesëtar i njësitit diversant /1951/ dhe  Ahmeti /Meti/ në Desantin e vitit 1953 bie në duar të Sigurimit shqiptar dhe pushkatohet. /Ahmeti ishte në grupin e Hamit Matjanit, i cili ra në grackën e Sigurimit e realizuar me ndihmën e KGB-ës që merrte informata prej agjentit anglez, Kim Filbi/. Xha Neziri u rrit dhe u edukua në frymën  luftarake të të parëve tij. Që në rini e kish mësuar artin e luftës, të qëndresës përballë mizorisë së egër të pushtuesve, prandaj ai që në fillim ishte luftëtar i radhëve të para të Batalionit të Parë që vepronte në Anamoravë, i udhëhequr nga strategu Hasan Kabashi. 
“Pas 57 vjetëve vizitova vendlindjen. U çmalla e u kënaqa me njerëzit e mi, me djalin, vajzën, nipat, mbesat, me vendin... Të them të drejtën edhe u mërzita për shokët, të dashurit e mi që nuk i gjeta në jetë dhe, Kosova duhesh të ketë ecur më përpara”. Më thotë xha Neziri shtruar, rrjedhshëm shqip, me mbamendje të shkëlqyeshme e zërin pushkë. “Krejt jetën kam jetuar për ta parë Kosovën të lirë.
Foto: Abdyl Abdyli: Në Garmish të Gjermanisë,24 prill 2004,
 Nezir Kabashi në bisedim të përzemërt me autorin e librit, Sabit Abdylin.
 Për këtë u desht shumë vuajtje, sakrifica. Unë gjithmonë  kam pasur bindjen se liria fitohet vetëm me armë. Në luftë me Brigadën e XVII Maqedonase, në Malet e Kopilaçës, 18 prill 1945, ranë trimërisht babai Hamdiu dhe vëllai Bajrami, 17 vjeç.  Më dhimbet Bajrami. Medet! Jetën e kishte përpara. Edhe atëherë edhe sot ndjej një lehtësim që ata nuk shkuan kot, kanë vrarë me dhjeta çetniko-partizanë. Në Malet e Kopilaçës qëndruam deri në nëntor të vitit 1945. Më 14 nëntor 1945 mësyjmë Greqinë. Udhëtonim kryesisht natën, të prirë nga komandant Hasan Kabashi. Rrugë tmerrësisht e mundimshme, të pafurnizuar me ushqim, me veshje e mbathje të dobët. Për gjithë kohën /14 ditë/ sa udhëtuam tri herë kemi mund të hamë. Në një manastir ortodoks jemi paraqit si brigadë partizane, aty jemi çlodh e ushqyer, bile edhe me veti na kanë dhënë bukë e pemë. Diku afër Kërçovës derisa po i kthente delet në mbrëmje një bari, dolëm nga shkurret ku ishim fshehur dhe 7 delet i fundit i kapëm pa u hetuar dhe që atë mbrëmje i premë. Të ngopur me mish më shumë i papjekur se i pjekur vazhduam rrugën për në kufi. Tri ditë e tri net e mbajtëm me vete një maqedonas për të na treguar rrugën. Në ndarje e shpërblyem me para maqedonasin. Në Kranj dërgojmë tre veta për të vëzhguar terrenin. Vëzhguesit paralajmërohen nga një kopshtar se në Kranj kanë hy brigadat partizane, dy prej tyre, Hajdin Demiri dhe Zenel Lladova  nuk e përfillin rrezikun dhe hyjnë në qytet. Kurrë më nuk u kthyen. Kopshtari i jep një copë bukë Muharrem Toplanës. Atë copë të bukës e ndau komandanti në 70 pjesë, aq ishim, duke shikuar secilin prej nesh në fytyrë për të parë se cili është më i lodhur, i uritur. Krejt afër kufirit, pas 14 ditë udhëtimi, pikërisht ditën e festës
Kaçanik, 2002. Nezir Kabashi
pas 57 vjetëve në Kosovë. 
Në foto me djalin Qemajlin dhe nipin Xhemë Krivanjevën
 sonë më të madhe – Ditën e Flamurit, më 28 nëntor 1945, në mbrëmje ramë në pritë. Me këtë rast plagoset për vdekje komandant Kabashi. Si gjithmonë edhe kësaj here komandanti ishte në krye të kolonës. Këtu ndodhi edhe një vrasje tjetër. Në të kthyer nga vëzhgimi vritet gabimisht, pa dashje, Qamil Samakova. Ishin këto momente të vështira, do të them më të vështira në jetën time. Humbëm komandantin Hasan Kabashin dhe luftëtarin Qamil Samakova. Që të dy trima e burra të fortë. U krijua një gjendje shumë e tendosur. Shumica e bashkëluftëtarëve, me ta edhe Hysen Tërpeza, vazhduan rrugën drejt Greqisë, me premtim se do të na vijnë në ndihmë nëse kemi nevojë. Me komandantin e plagosur mbetëm ne kabashët: Rexhepi, Ahmeti, Shaqiri, Destani, Mejdiu, Brahimi, unë dhe tre të tjerë Fejzë Gërlica, Ramiz Begunca e Hamit Shushka. Me gjithë dëshirën tonë të madhe për ta ndihmuar komandantin zemërluan, nuk patëm sukses. Provuam ta bartim, por s’patëm as forcë as mjet.  -“Nisuni sa më shpejt! Shkoni! Pushkën ma leni këtu afër! Edhe pa mua duhet ta vazhdoni luftën”! - na urdhëroi Komandanti. Thirrjet e tij na ligështuan shpirtërisht. Zemërplasur, në terrin e asaj nate e kaluam kufirin. Baci Rexhep shpirtvrarë e i lodhur nuk bënte as dy hapa pa kthyer kokën mbrapa, i dhimbsej Komandanti; “Ja, thoshte, dëgjoni krismat, po lufton baci Hasan”. Në Germanov /Greqi/ ashtu të uritur, të rraskapitur nga rruga tmerrësisht e mundimshme, dorëzuam armët. Prej aty me autoblinda na kanë dërguar në Follorinë. Në Follorinë, i tronditur për së tepërmi për vrasjen e Hasan Kabashit, vdes zëvendëskomandanti Rexhep Agush Kabashi, strateg i shkëlqyeshëm, zotërues i pushkës e i fjalës, atdhetar dhe shumë i autoritetshëm te bashkëluftëtarët. Jeta në migracion është e vështirë. U shpërndamë gjithandej botës, por kurdoherë ishim në lidhje me njëri tjetrin për t’i dhënë krah kauzës për çlirimin kombëtar, ishim në lidhje të drejtpërdrejt për t’i sinkronizuar aksionet tona për rrëzimin e regjimit komunist në Shqipëri. Kurrë nuk pushuam së vepruari në demaskimin e propagandës komuniste në Jugosllavi e Shqipëri, sensibilizimin e opinionit botëror rreth çështjes së pazgjidhur të shqiptarëve në tokat e tyre etnike. Me ardhjen e shqiptarëve si gastarbajterë në Evropë e shuaja paksa peshën e mallit për atdheun e njerëzit e mi. Prej tyre merrja informata të drejtpërdrejta për ngjarjet në Kosovë”.


Kampi ushtarak në Gjermani, 1949.
Nezir Hamdi Kabashi i pari nga e majta ulur 
Baca Nezir, i them, e pate lehtë për ta gjetur rrugën për në vendlindje pas 57 vjetëve?- “Po - qeshet - kah mali, në këmbë, edhe nëpër terrin e natës kisha hy në katund”. U ndamë nga mikpritësi, atdhetari, që kurrë nuk i humbi shpresat se një ditë do ta thyejnë qafën ata që e mbajtën Kosovën me dhunë, u ndamë nga luftëtari që krejt jetën mbeti luftëtar, duke i uruar shëndet dhe duke i premtuar se do të shihemi sërish në Kosovë. Nezir Hamdi Kabashi i ka takuar emigracionit antikomunist shqiptar, i përgatitur për aksione diversante në kampet luftarake anglo-amerikane në Gjermani dhe Maltë. Në insistimit tim që të tregojë për trajnimet luftarake, ai nuk e tha asnjë fjalë. Me gjasë kështu ishin të urdhëruar që për ketë të mos flitet. Pas dekonspirimit të aksioneve për rrëzimin e pushtetit komunist në Shqipëri, ai për një kohë jetoi në Angli, pastaj përfundimisht vendoset në Gjermani.  Vdiq, më 7 janar 2008, në qytezën Garmish afër Mynihut (Gjermani).





Destan Xhemë  Kabashi 1923-1997




Destan Kabashi
Nacionalisti Destan Xhemë Kabashi u lind në vitin 1923 në Kabash. Edhe Destani si vëllezërit e tij, Shaqiri e Brahimi, gjithë jetën qe në shërbim të kombit e atdheut. Që në rini u bashkëngjitet çetave të lirisë në malet e Kopilaçës. Bashkë me forcat e rezistencës shqiptare në vitin 1945 kalon në Greqi. Në vitin 1948 vendoset në Turqi, Stamboll. “Në Stamboll, siç shkruan gazeta “Navy New York”, 17 mars 1982, faqe 3-4, Destani u punësua në U.S Air Force Commissary. Gjatë viteve të luftës, vazhdon gazeta, Destani ishte anëtar i grupit të rezistencës që vepronte në errësirën e natës. Njësiti i tij kishte për detyrë ngritjen në ajër të urave dhe objekteve të rëndësishme të armikut.” Në vitin 1970 Destani vendoset në Amerikë. Atje, Destani  bashkë me mërgimtarët e tjerë nacionalistë vazhdoi aktivitetin e tij politik kundër kulshedrës komuniste, siç thoshte ai për regjimin komunist në Jugosllavi e Shqipëri. Pas shpërbërjes së shtetit të Jugosllavisë vjen në Shkup. Çmallet me të birin Salihun, nipat, familjarët e tjerë, miqtë dhe shokët.  Më 21 korrik të vitit 1997 shkoi nga kjo botë me merakun e madh që nuk arriti ta shihte Kosovën të lirë. Në praninë e familjes së tij, miqve dhe kabashëve të shumtë u varros në varrezat shqiptare të Sarajit afër Shkupit.




 Shaqir Xhemë Kabashi 1927-1997


Njeriu i aksioneve të guximshme që nuk e priti çlirimin     e Kosovës

       “Kabashi i takonte grupit të luftëtarëve që haptas njiheshin si luftëtarë të luftës së ftohtë. Katër herë u lëshua me parashutë në malet e Shqipërisë, mes viteve 1949-1953, në misione sekrete për ta rrëzuar qeverinë komuniste” – shkruan gazeta “Buffalo News”, në artikullin “Luftëtari i luftës së ftohtë”, me rastin e vdekjes së Shaqir Kabashit, në faqen e parë të saj më 27 dhjetor 1997

Shaqir Kabashi 
Shaqir Kabashi ishte një ndër pjesëtarët më aktivë të operacioneve anglo-amerikane për rrëzimin e regjimit komunist në Shqipëri, në vitet 1949-1953. Shaqiri u lind në vitin 1925 në Kabash, fshat ky i njohur në Anamoravë  për sakrifica e flijime për çështjen kombëtare. Po përmend këtu disa prej flijimeve të familjes së Shaqirit: Gjyshi i tij, Ibrahim Ahmet Kabashi u vra nga forcat e Turgut Pashës më 1910 bashkë me kushërinjtë e tij të parë, Adem e Mustafë Kabashin. Agushi, vëllai i gjyshit të Shaqirit, vritet më 1913 bashkë me 50 e më tepër kushërinj të tjerë nga forcat serbe, Tafa /kushëri/ vritet më 1943, Hamdi e Bajram Kabashi /kushërinj të parë të Shaqirit/ vriten më 18 prill 1945 në malet e Kopilaçës në luftë me Brigadën XVII sllavo-maqedonase.  Hasani, komandant batalioni /axha i Shaqirit/, plagoset për vdekje duke çarë pritën  në kufirin maqedonas-grek, me 28 nëntor 1945 /varri nuk i dihet/, Rexhepi, zëvendëskomandant batalioni  /kushëri i parë/ në dhjetor të vitit 1945 vdes në Follorinë /Greqi/, Ibrahimi /vëllai/ në vitin 1951 vritet nga forcat e sigurimit shqiptar dhe Ahmeti  /kushëri i parë/  në vitin 1953 gjatë desantimit në Shqipëri bie në grackën e Sigurimit shqiptar dhe dënohet me vdekje. I rrëmbyer nga ndjenja patriotike, Shaqiri në moshën 19-vjeçare u bë krah i fortë i çetave balliste që ishin vënë në mbrojtje të trojeve denbabaden shqiptare në Anamoravë të Kosovës e më gjerë. Fundja, ai po ndiqte rrugën e paraardhësve të tij, që kurrë nuk pushuan së luftuari kundër pushtuesit të huaj. Në çetat që vepronin në malet e Kopilaçës /1944-1945/ u çelikos për t’u përballuar katrahurave që sjell lufta. Shaqiri që kishte trashëguar cilësitë më të mira të të parëve të tij, dallohej si një ushtarak model, i zoti, trim dhe me mendje të shkathët. Në gjykime i drejtë, por herë-herë i rrëmbyer. Kundërshtar i devotshëm i komunizmit. Si pjesëtar i forcave anglo-amerikane disa herë mori pjesë në desantët e organizuar me parashutë nga territori grek, italian e gjerman kundër regjimit komunist në Shqipëri.  “ Z. Esat Bajraktari, shkruan Beqir Sinaj në gazetën “Bota sot”, 17 nëntor 2003, faqe 25, i cili e ka njohur nga afër Shaqirin, rrëfen: “Katër herë ka hy në Shqipni Shaqiri. Dy herë bashkë me Hamit Matjanin në Jug të Shqipnisë dhe dy herë tjera në Veri me Gjon Gjinin dhe Han Kotaren.”  Edhe pse kishte desantuar shumë herë, asnjëherë Sigurimi nuk arriti ta kapte, gjithmonë kthehej në bazën e nisjes i pamposhtur. Në desantin e muajit gusht të vitit 1951 i vritet i vëllai Ibrahimi. Ilegalisht vjen në vendlindje, nëntor 1950 dhe në vitin 1952 pas desantit në Shqipëri. Herën e dytë ishte i plagosur në këmbë. Shërohet  ilegalisht në shtëpinë e Xhemajl Azizit në Kabash dhe pas dy-tri javësh e kalon kufirin maqedonas për në Greqi. Kjo ishte hera e tretë /1945, 1950 dhe 1952/ që po e kalonte në këmbë, shkelte të njëjtën rrugë. Në aksionin maj-qershor të vitit 1950 në rajonin Mat-Mirditë, zonë e Kthellës, grupi diversant në mesin e të cilëve ishte Shaqiri me kushëririn e tij, Ahmetin, Beqir Bajgorën nga Peja, Hajredin Vuçetërnën, Destan Berishën etj. me komandant Riza Alijan nga Prizreni, ranë në pritë të forcave të Sigurimit shqiptar. Ja si e përshkruan betejën me forcat e ushtrisë dhe Sigurimit shqiptar antikomunisti Bardhok Ndreu: “S'kemi ecur më shumë se 100 metra, kur kemi hasur një perde të dendur zjarri, që nuk merrej vesh se nga ç'anë vinte. Nga të gjitha anët krisma automatike. Zjarri ishte i rreptë. Kosovarët luftonin trimërisht, por në zjarr e sipër mbetet kapedani Riza Alija...”  (Marr nga artikulli i Dalip Grecës “Sigurimi i dha Zefit helm që të helmonte Mark Pirolin”, publikuar në gazetën “Standard,” 27. 12. 2008, Tiranë). Shërbimi sekret Amerikan e Anglez kur kuptoi se Kim Filbi po informonte sovjetikët për planet e tyre, ata i ndërprenë aksionet. Deri në vitin 1955  Shaqiri jetoi në Greqi, në kampin “Lavrios”. Në këtë kamp kishin qëndruar edhe Muharrem Bajraktari, Myftar Spahija, Luan Gashi, Halim Hodo etj. Pas një qëndrimi të shkurtër në Francë, në vitin 1956 vendoset përfundimisht në Amerikë. Në vitin 1966 i përmalluar për shokët, familjarët... Shaqiri vjen për vizitë në Turqi. Në Stamboll, çmallet me të vëllanë Destanin, motrën Faten dhe familjarët e tjerë të ardhur nga Kosova kastile për ta takuar Shaqirin. Në të kthyer për në Buffalo të Amerikës ndalet te kushërinjtë, shokët e luftës: Nezir e Mejdi Kabashi në Gjermani.  “Xha Shaqiri,– ishte i matur, i vëmendshëm, fjalëpakë, modest, mirë i informuar për situatën në të gjitha tokat shqiptare e më gjerë. Sa mori vesh se jam me profesion mësues, iu bë qejfi shumë. Kosovës, - tha disa herë, i duhen njerëz të ditur e të shkolluar. Djalin e vëllait, Salihun, që ishte vendosur në Stamboll për të jetuar, e urdhëroi: Kthehu nga ke ardhur. Atje, duhesh të qëndrosh! Guri i rëndë është veç në vend të vet.  Kisha dëshirë të fliste për rezistencën, për aksionet e rrezikshme të vitit 1944 -1945, desantët aq te guximshëm me parashutë në vitet 1949-1953, kalimin ilegal të kufijve Shqipëri-Kosovë,  Maqedoni-Greqi, por nuk e tha asnjë fjalë për atë periudhë.” /Ferat Abdyli, arsimtar, i lindur në vitin 1940 në Kabash, i cili u takua me Shaqir Kabashin në Stamboll, gusht 1966.  Gazeta “Buffalo News”, në artikullin, - Luftëtari i luftës së ftohtë - me rastin e vdekjes së Shaqir Kabashit, në faqen e parë të saj,  27 dhjetor 1997, shkruan: “Z. Kabashi i takonte grupit të luftëtarëve që haptas njiheshin si luftëtarë të luftës së ftohtë... katër herë u lëshua me parashutë në malet e Shqipërisë, mes viteve 1949-1953, në misione sekrete për ta rrëzuar qeverinë komuniste. Shaqir Kabashi bëri një jetë të qetë në Williamsville ... Ai ishte shumë privat, thjesht kishte dëshirë të shkonte në punë dhe të kthehej në shtëpi. ...  ka punuar në Tonawanda General Motors. ...ishte njëri ndër luftëtarët e fundit të luftës së ftohtë...  nuk u martua kurrë.” Të qenunit e tij “shumë privat” dhe i heshtur mund të ketë ndodhur nga se, “Qeveria e Washingtonit i ka urdhëruar, me kërcënim ndëshkimesh ligjore, të gjithë pjesëmarrjen e tyre në operacion dhe poashtu të mohojnë faktin se një operacion i tillë ka ndodhur.” (Sipas “Odiseja e një detektivi”, Ngjarje të jetuara,  kreu XXVI, Agim Hamiti)
Kam parë edhe të tjerë gjithandej Shqipërisë ...
Në  vitet 1990 dhe 1993 vjen në Shqipëri në kërkim të eshtrave të vëllait të tij, Ibrahimit /1929-1952/. Pas shumë hulumtimeve këmbëngulëse, peripecive, harxhimeve të shumta arrin t’i gjejë eshtrat e Ibrahimit dhe i rivarros me të gjitha ceremonitë fetare në varrezat myslimane në Hilmar, afër Fierit. Në Kabash, në shtëpinë e tij, më 12 maj 2004, Habib Ahmet Agushi,  kushëri i afërt me Shaqirin,  derisa fliste për të atin, Ahmetin, i pushkatuar në vitin 1954, hulumtimet e tij për ta gjetur varrin, të cilin nuk e gjeti, takimin me Shaqirin në Shqipëri,  nën tymin e cigareve që i ndizte njërën pas tjetrës, më tha: “Pasi e rivarrosëm Ibrahimin, Shaqiri  për ta ngushëlluar veten  dhe mua,  i mërzitur ndërhyri me fjalët: U hoq qafe njëherë e përgjithmonë sistemi komunist, që na ka shkaktuar kaq shumë vuajtje, kaq shumë vdekje... nuk jemi vetëm ne që po kërkojmë varrezat e njerëzve tanë. Kam parë edhe të tjerë gjithandej Shqipërisë duke kërkuar eshtrat e burrave të zhdukur,  të cilët e kundërshtuan, nuk e deshën, e luftuan murtajën komuniste e cila ka lënë në zi përjetë familje të tëra. Fundi, bacoo, nuk i dihet burrit! Në vitet ‘50, ne kem desantuar këtu për ta përmbys regjimin komunist të vetëdijshëm se edhe mund të vritemi. Pas gjetjes së eshtrave të Ibrahimit,  Shaqiri  u lirua nga ankthi që e kishte munduar  dyzet vjet me radhë.  I gëzuar edhe për faktin e ardhjes së demokracisë në Shqipëri, ai e ndiente, besonte fort se edhe Kosova ka për ta gëzuar lirinë.  E përcolla me veturën time deri në kufi të Greqisë. U ndamë,  me shpresë se do të shihemi prapë,  por  Shaqiri nuk e priti 12 qershorin e vitit 1999, ditën kur nisi të valëvitet flamuri me shqipen dykrenore lirisht qiellit të Kosovës, vdiq më 18 dhjetor të vitit 1997 në Buffalo të Amerikës. Ceremonia mortore u mbajt në New Jersey, kurse u varros në Long Island  (New York).”   I ndjeri me testament i la Qendrës Islame Shqiptare të New York-ut dhe New Jersey-it mbi 400 mijë dollarë. Në shenjë nderimi, salla e xhamisë në Garfield të New Jersey-it  sot quhet, Salla “Shaqir Kabashi”.


Ibrahim Xhemë Kabashi 1929-1951



Ibrahim Kabashi
Ibrahim Xhemë Kabashi ishte ushtar aktiv i forcave të Lëvizjes Nacional Demokratike Shqiptare në vitet 1944/1945. Në fund të vitit 1945, në rrethanat e krijuara në Kosovë, Maqedoni dhe në Shqipërinë komuniste, luftëtarët e  rezistencës, me ta edhe Ibrahimi, qenë të shtrënguar t’ia kthenin shpinën gjësë më të shtrenjtë, Atdheut dhe të arratiseshin në Greqi. Në vitin 1949 Brahimi në repartet luftarake të zbulimit anglo-amerikan (me gjasë në qytetin Ditanto të Italisë, së bashku me kushëririn Ahmet Kabashin etj.) kryen kurse për aksione luftarake. Për guximin e tij, karakterin e fortë, njohje të punëve operative dhe shkathtësive fizike, ai, caktohet të jetë ndër diversantët e parë që do të hidhet nga ajri në tokën shqiptare. Ibrahimi, “në një aksion të udhëhequr nga Ahmeti (Ahmet Kabashi), mbasi kishin desantuar në malet afër fshatit Mejshovë në rajonin e Fierit...” Gazeta “Illyria” 1-3 nëntor 2003, faqe 7,  në gusht të vitit 1951, vritet nga Sigurimit Shqiptar, i cili i kish vu pritë desantistit pas dekonspirimit të aksioneve nga super-spiuni anglez Kim Philby. “Kim Filbi, shkruan gazeta “Buffalo News”, 27 dhjetor 1997, ishte futur thellë përbrenda shërbimit sekret Britanik dhe kishte ndjekur detajet e operacioneve të saj (përmes KGB-së, shënim S.A.) në Shqipëri, kështu forcat komuniste ishin në gatishmëri për t’i “përshëndetur” parashutistët antikomunistë kur ata lëshoheshin në tokën shqiptare.” I vëllai Shaqiri, pas ankthit që e kish munduar  me dekada për fatin e Ibrahimit të vrarë në kodrat  e zhveshura të Shqipërisë së Mesme, në tetor të vitit 1993 arrin t’i gjejë eshtrat e vëllait dhe i rivarros me të gjitha ceremonitë fetare në varrezat myslimane në fshatin Hilmar, afër Fierit. 


IN MEMORIAM

Gjermani,  Nezir Hamdi Kabashi


        

   Deri në fund zemra i rrahu për Kosovën



Neair Kabashi
Në Garmish të Gjermanisë,  më 7 janar 2008, pas një sëmundjeje të rëndë  vdiq Ballisti Nezir Hamdi Kabashi. Nacionalisti Nezir Kabashi  u lind në vitin 1918 në Kabash të Anamoravës, në familjen nga e cila dolën shumë burra të fortë, të cilët gjatë tërë jetës së tyre ishin në shërbim të Atdheut. Në vitin 1944 Neziri iu bashkëngjit luftëtarëve të lirisë, duke qenë pjesëmarrës i të gjitha luftërave, aksioneve që u zhvilluan në Anamoravë kundër formacioneve çetniko-partizane me pushkë në dorë, kurse pas vitit 1945, në emigracion, kurrë nuk e pushoi aktivitetin kombëtar e politik të tij, aty ku jetoi: në Greqi, Itali, Maltë, Angli dhe së fundi në Gjermani, për bashkimin e tokave shqiptare, për ruajtjen e traditave shqiptare, duke qenë në lidhje të përhershme me shokët e të njëjtit ideal, të shpërndarë gjithandej nëpër botë: Hysen Tërpezën e Shaqir Kabashin  në Amerikë, Mejdi Kabashin në Gjermani, Destanin në Turqi dhe me familjarët në Kosovë përmes gastarbajterëve tanë me punë në Gjermani. Neziri u rrit dhe u edukua në frymën luftarake të të parëve tij. Që në rini e kish mësuar artin e luftës, qëndresës përballë mizorisë së egër të pushtuesve, prandaj ai që në fillim ishte luftëtar i radhëve të para të Batalionit të Parë që vepronte në Anamoravë, i udhëhequr nga strategu Hasan Kabashi. Në korrik-gusht të vitit 2004, në Kabash, Nazir Kabashi gjatë një bisede me të,  tërthorazi e pyeta se ku do të dëshironte ta ketë varrin, në Kabash, në Kopilaç te vendi ku i kanë rënë në luftë me çetniko-partizanët (18 prill 1945) babai Hamdiu dhe i vëllai Bajrami, apo diku krejt tjetër? Me një buzëqeshje prej ushtaraku që është i rrahur paq me jetën, më pat thënë: “Bacooo, dëshira ime është në vendlindje, po luftëtarit nuk i dihet, si e ku i vjen vdekja. Asnjë nga meshkujt e lozes sime dhe nga shokët e luftës nuk u varrosën pranë  familjarëve, të dashurve të tyre, bile disave nuk ju dihet as varri. Baba me vëllain Bajramin u varrosën në vendin ku u vranë, në malet e Kopilaçës, baca Hasan u vra në kufirin maqedono-grek, nuk i dihet varri, baca Rexhep vdiq në Follorinë të Greqisë, Brahimi dhe Meti u vranë në Shqipëri, Shaqiri vdiq në Amerikë, Destani në Shkup, Mejdiu në Gjermani etj. Edhe mua nuk më dihet, se ku do t’i mbyll sytë. Sa jam këtu, (Kosovë) sa në Gjermani. Dashtë Zoti, edhe unë, të ndahem nga kjo jetë si u ka hije burrave!”
Sinan Doqi, Sami Dedaj, Safet Pasholli, XhemSadria e Nezir Kabashi. Fotografuar në Angli,në vitin 1949
Neziri gjithë jetën ka jetuar për Kosovën dhe lirinë e saj. Në vitin 1953 e hoqi uniformën e ushtarit dhe  aktivitetin në bashkëveprim me të tjerët me mjete e forma tjera  për t’i dhënë krah çështjes për çlirimin e Kosovës.  Ky kundërshtar i devotshëm i komunizmit në emigracion mësoi shkrim lexim. Fliste rrjedhshëm disa gjuhë. Ishte mirë i informuar për situatën në gjitha tokat shqiptare. Përkrahës i shkollimit në gjuhën shqipe, i ruajtjes së identitetit kombëtar, demokrat i flakët dhe i pa kompromis në luftë për liri e barazi të të gjithë njerëzve. Varrimi i luftëtarit, zemra e të cilit rrahu deri në fund për Kosovën ishte madhështor dhe u bë në varrezat e fshatit në Kabash. Në ceremoninë e përcjelljes  së atdhetarit morën pjesë ushtarë e oficerë të Trupave Mbrojtës të Kosovës, familjarë e miq nga katër anët e Kosovës si dhe nga diaspora. Me ketë rast për jetën e Nezir Kabashit, foli Sylejman Hamëz Rexhepi. Në emër të Veteranëve të Luftës të Komunës së Vitisë fjalën e rastit e mbajti Abdyl Bajrami, kurse në emër te familjes e farefisit para të pranishmëve të ceremonialit u falënderua i nipi, Gëzim Qemajl Hamdiu - Kabashi
   
-------------
Shkrimi IN MEMORIAM  për Nezir Hamdi Kabashin është botuar edhe në gazetën Balli i Kombit në   internet.(www.balliikombit.com). 
Nga faqja e përmendur po i publikoj komentet  e lexuesve ashtu siç janë dhënë:
Koment nga GUEST më 2008-01-21 12:55:30
Ka burra ende Kosova të qoftë i lehtë dheu i Kosovës baca Hamdi!
Koment nga GUEST më 2008-01-21 12:55:52
Ju faleminderit shume daja Sabit, nipi Izeti.
Koment nga GUEST më 2008-01-21 12:56:28

E nderuara familja Kabashi,

Nuk munda që tu besoja syve të mi, kur në gazetën " Balli i Kombit " lexova për vdekjen e ballisti të devotshëm për kauzën tonë kombëtare. Nuk mund që t’u besoja atyre rreshtave që thoshin  se kishte vdekur njeriu që me tërë  qenien e tij luftoi edhe me pushkë dhe me penë për Shqiptari dhe për Shqipëri Etnike-Nezir Kabashi. Pra i madhi Kabashi ishte njeriu që tërë jetën e Tij ia kushtoi Shqiptarizmit dhe i lumi Ai që bë ushtar i saj deri në amshim. Ai u lind për Shqiptarizëm, u rrit për Shqiptarizëm, luftoi për Shqiptarizëm dhe vdiq për Shqiptarizëm. I qoftë i lehtë dheu në të cilin po prehet sot i madhi dhe shumë i respektuari, ballisti i devotshëm-Nezir Kabashi.
Prandaj shumë e nderuara dhe shumë e respektuara familje Kabashi, iu lutem që të pranoni ngushëllimet e mija dhe të familjes sime me rastin e vdekjes së ballistit Nezir Kabashi. 
Agim Curri ish kryetar i Ballit Kombëtar për Gjermani në vitet 1997-2002.
Koment nga GUEST më 2008-01-21 14:50:45

Falënderojmë nga zemra kushëririn Sabit Abdylin, i cili me shkrimet e tija për luftëtarët dhe patriotet nga Anamorava po i bënë ata të pavdekshëm, që t'i përkujtojë gjeneratat e reja, në sistemin komunist  për 50 vjet ishte e ndaluar të flitej haptas për ta.

Qemajl Nezir Hamdiu-Kabashi


     






     

Daut Zenuni 
Daut Zenuni u lind në vitin 1942 në Kabash. Shkollën fillore e kreu në vendlidje, kurse Shkollën e Mesme Bujqësore në Viti. Ndërkohë e kryen Shkollën Normale në Prizren. Pa shkëputje nga puna e kryen edhe SHLP për mësues klasor në Gjilan. Punoi si mësues në katundet Lubishtë, Beguncë e Binçë.... Gjatë shërbimit ushtarak kreu kursin e oficerëve rezervë. Pas kthimit nga ushtria një kohë ka mbajtur lëndën Siguria dhe Mbrojtja në Shkollën e Mesme “Kuvendi i Lezhës” në Viti. Në vitet ‘70 punësohet në Sekretariatin e Mbrojtjes në Viti. Ketë profesion e ushtroi deri sa e larguan nga puna serbosllavët. Dauti më 14 prill 1992 nga Hajzer Hajzeri përgjegjës i Ministrisë së Mbrojtjes të Kosovës ngarkohet me detyrën për formimin e Shtabit të Mbrojtjes në Komunën e Vitisë, kurse më 12 maj 1998 në takimin e Këshillit incues me strukturat politike emërohet komandant lufte për Komunën e Vitisë. Për shkak të aktivitetit të tij serbet e kishin në shënjestër Dautin, prandaj pas kthimit të tij nga Drenusha (12 prill 1999) ku kish formuar njësitin ushtarak prej 26 vetave, kthehet në Kabash dhe në mbrëmje të asaj dite serbet i bëjnë pritë te vendi i quajtur “Përroi i Kabashit” dhe e vrasin bashkë me Zylfi Agushin nga Smira. Ushtria gjakatare serbe të vrarët i varrosin po aty. Familjarët e Dautit jetuan një vit në ankth pa ditur për fatin e tij, është gjallë apo... “Sa herë hapeshin dyert e oborrit ditën, sa here dëgjohej ndonjë zhurmë apo kërcitje natën mendonim se u kthye baba”. – tregon djali i madh i Dautit, Abdullahu. Më 16 prill 2000 trupat pa jetë të Dautit dhe Zylfiut i zbulon Beqir Sallahu. Dëshmori u varros me nderime të larta në varrezat e katundit Kabash në praninë e një numri të madh miqsh e shokësh nga gjitha viset e Kosovës. Puna, sinqeriteti, guximi e devotshmëria ishin virtyte të theksuara të Dautit. Ai mbeti përjetësisht shembull se si duhet të mbrohet atdheu.
(Nga libri “Na kabashi jem t’ndam nji zjarrmi”, Gjilan, 2013, Sabit Abdyli)



No comments:

Post a Comment