Wednesday 14 March 2018

ROTORUA, 23 - 25 shkurt 2018

Rotorua, 23-25 shkurt 2018
Kudo që ecën gjeografisë së Zelandës së Re natyra është mahnitëse. Mrekullitë e natyrës ruhen, vlerësohen e çmohen nga populli e shteti. Shoqata profesionale e civile kujdesen për florën e faunën, burimet, përroskat e lumenjtë, shkëmbinjtë e gurët, malet e fushat që të mbahen në origjinën e tyre. Gjithandej Zelandës ka rezervate për kultivimin e gjithçkaje të gjetur këtu. Qyteti Rotorua, që në gjuhën e banorëve të parë të saj (maori) dmth liqe. Në rajonin e qytetit janë 17 liqe, prej tyre më i madhi është liqeni emrin e të cilit e mban edhe qyteti, Rotorua. Gjatë tre ditëve të qëndrimit tim me familje me ra të vizitoj tre prej liqeneve, qytetin, parkun dhe pika tjera turistike. Mbresëlënëse për mua ishte gjitha ajo që pashë, rregulli, pastërtia e mirësjellja e njerëzve. Kur po ktheheshim ju thash bashkudhëtarëve: "këta vëlla i kanë qit punët për peni, gjithçka ju funksionon si është më së miri."








MATAMATA, 25 shkurt 2018. Në rajonin e qytetit Matamata u xhirua filmi i njohur "Lordi i unazës", të Peter Jackson-it. Në foto jemi para shtëpisë së ndërtuar në stilin e shtëpive ku u filmua filmi me Hobbiton-ët. Shtëpia është atraksion i vërtetë për vizitorët e vendit dhe të huaj, sidomos ata që kanë shikuar, dëgjuar e lexuar për filmin "Lordi i unazës".
"Lordi i unazës " është film i përbërë nga tri seri i bazuar në romanin "Zoti i unazave" nga J. R. R. Tolkien. Filmi konsiderohet të jetë një nga projektet më të shtrenjta, kushtoi 281 milionë dollarë. Realizimi i këtij projekti zgjati tetë vjet dhe u xhirua në territorin e Zelandën së Re. Seritë kanë edhe botime të veçanta të lëshuara në DVD.



No comments:

Post a Comment