Thursday 29 March 2018

Muzeu Memorial i Luftës në Auckland. 29 mars 2018


Muzeu është një nga muzetë më të rëndësishëm në Zelandën e Re dhe memorial i luftës. Koleksionet e tij përqendrohen në historinë e Zelandës së Re (dhe veçanërisht në historinë e Rajonit të Aucklandit), historisë natyrore dhe historisë ushtarake. Ndërtesa e muzeut është nga ndërtesat më të bukura të qytetit metropol, i ndërtuar në stilin neoklasik rreth e  rreth me një hapësirë disa hektarësh me fusha sporti, shtigjesh, vende për parking, shkallë për shikuesit, drurë, lulishte të mirëmbajtura bukur në zemër të qytetit mbushur përherë me sportistë të ndarë kush sipas dëshirës në fusha futbolli, ragby, kriket, shtigje për ecje e vrapim, adhurues të luleve dhe  shëtitësve në  ajër të pastër. Brenda mureve të muzeut janë të shkruar emrat e të rënëve nga rajoni i Auckland-it në Luftën e parë botërore e të dytë (shekullin XX.)


No comments:

Post a Comment