Monday 12 March 2018

PORT WAIKATO (ZELANDE E RE), 11 MARS 2018

Port Waikato, 11 mars 2018
Port Waikato është vendi ku lumi më i gjatë (425 Km) i Zelandës së Re (Waikato) hyn në detin e Tasmanit. Vendi të mahnitë me bukuritë e tij. Plazhi, rrahja e bregut nga valët e detit, hapësira me rërë si në Saharë, dunat e krijuara nga erërat, ujët e lumit që para se ta përpinë deti ngadalësohet dhe më shumë i gjanë një liqeni të madh. Atraksion i vërtet është kalarimi me kuaj, rrëshqitjes mbi ujë e rërë dhe sidomos peshkimi ku peshqit e lumit sa futën në ujët e njelmët të Tasmanit i kthehen fluturimthi prapë lumit. Të gjitha në një largësi 2-3 kilometra: deti, liqeni, lumi, livadhe e ara të mbjella me sistem ujitje, kodra thikë përpjetë dhe një oazë Saharë magjepse vetëm edhe bora mungonte t'i shihnim krejt stinët në një vend. Të gjitha këto të bëjnë të ndjehesh sikur ke krah dhe fluturon cep më cep bukurive pafund. Nga Aucklandi Port Waikato ka diku 1 orë rrugë me veturë.

No comments:

Post a Comment