Ndërsa kam në
dorë librin “Thërrmija jete” të
Sabit Abdylit i cili jeton në Zelandën
e Re, mendoj se Ai aq sa jeton atje, aq më shumë ndodhet në
vendlindjen e tij; Jeta, kushtet, rrethanat e çojnë përtej oqeaneve, ndërkohë që
merr gjithë kujtimet me vete, për të
na i rikthyer të bukura, të
shkruara, në një libër pa një
titull bombastik por thjeshtë, qartë, një
jetë e shkruar në copëza kujtimesh të përditshme
por të ngulitura thellë në memorien
e tij dhe tashmë edhe në vëmendjen
e lexuesit. Prozat e Abdylit, janë të shkurtra, por të bëjnë
të mendohesh gjatë,
të gjitha të
sjella në një rrëfim të
thjeshtë të një burri të mençur,
aq sa të duket, se je në
një tavolinë
duke pirë kafenë
dhe ai të çon larg dhe afër me rrëfenjat dhe
fantazia shkon në vise dhe ngjarje ku sheh Lisin (tregimi
Lisi) nga yll në yll, në
një rrëfim prekës, apo me një
larmishmëri temash qoftë
nga përditshmëria apo nga lufta në Kosove, ato mbeten të
ndjeshme të prekshme, të
ngjallin emocion, kërshëri, dhimbje apo gëzim. Të lehta në të
lexuar ecën nëpër to dhe ndihesh “Larg dhe afër”
apo herë herë, bëhesh
njësh me personazhet, e herë herë,
ata të ngjallin mëshirë, dhimbje, apo
neveri dhe ironia ravijëzohet vetiu ne fytyrë teksa i kalon në
lexim. Shpesh ndesh në paradokse të
paimagjinueshme të një vendi policor, si tek tregimi
“Dushkaja”, ku nga dëshmitar i rastësishëm i një ngjarje kthehesh në
një të akuzuar, apo dhembshurinë,
që ndjen tek tregimi “Lesi” për të
kaluar në mesazhin e tregimit “Njeriu me
ombrelle” në të cilin lexuesi vetiu kupton se
jeta është e bukur të jetohet edhe më
pak para dhe jo ato të jenë qëllim,
një qëllim që
sjell dhe vdekjen siç ndodh me personazhin e këtij
tregimi. Tregimet e tij janë “thërrmija jete” por janë
nga ato pikantet ku ke jo vetëm ç’të lexosh por edhe ç’të mësosh përmes leximit dhe meditimit.
Ato shtrihen në një periudhë
kohore të gjatë
qysh nga vitet 1960 dhe ngjarjet vendosen në rininë e hershme të autorit në përditshmërinë
e tij jetësore dhe punës por edhe ne Zelandën e Re ku ai jeton qysh në
vitin 1999. Duket sikur ai i ka qëmtuar me kujdes gjithë historitë
pikante në jetën e tij, marrëdhëniet me të tjerët,
i ka grumbulluar ato histori jo vetëm që ta njoh lexuesin por dhe ti tejçojë
atij edukimin përmes dukurive. Personazhet kanë emra domethënës sidomos ato që
flasin dhe vendosen në trevën e Kosovës, e ngjarjet
sjellin një larmishmëri
tematikash të vogla në
dukje por të mëdha ndërsa i lexon. E vijojnë më tej në rrëfime
prekëse dhe të vërteta, si “Emigrant”
apo”Kurnaci” me humor dhe një ironi të natyrshme. Në
libër shkrimtari ka përfshi
edhe dy proza të përkthyera ku ai na vjen edhe si një shqipërues
i saktë i prozës italiane duke na e sjellë në
shqip Dino Buzzatin. Fare në fund do të
thosha se libri "Thërrmija jete" i Sabit Abdylit është
një përmbledhje e bukur dhe origjinale me
krijime artistike që begaton letërsinë
shqipe.
Drita Lushi
Dëshmia Ime e Zemërgjerë 💖
ReplyDeletePasi babai i foshnjës sime më la për shtatë muaj të gjatë, u shkatërrova plotësisht. Ai më bllokoi në të gjitha rrjetet sociale, udhëtoi larg dhe nuk kishte asnjë mënyrë për ta kontaktuar. Gati sa hoqa dorë nga ne, por thellë brenda e dija se nuk mund të gjeja askënd që do të më donte dhe do të më trajtonte ashtu siç më trajtonte ai.
Një ditë, shefi im në punë vuri re sa e trishtuar isha dhe më prezantoi me Dr. Dawn. Dr. Dawn dëgjoi historinë time dhe më premtoi se i dashuri im do të kthehej tek unë brenda tre ditësh. Sinqerisht, nuk e besova në fillim - por për habinë time më të madhe, ditën e tretë më ra telefoni. Ishte ai! Ai po qante dhe kërkonte falje, duke thënë se nuk do të më linte më kurrë.
Që nga ajo ditë, marrëdhënia jonë ka qenë më e fortë dhe më e bukur se kurrë. Ai ka qenë kaq i dashur dhe i kujdesshëm ndaj meje dhe fëmijës sonë, dhe tani madje do të martohemi vetëm pas dy muajsh! ❤️
Gjithçka falë Dr. Dawn, i cili vërtet e bëri të pamundurën të mundur. E rekomandoj me gjithë zemër atë për këdo që përballet me sfida në:
Çështje në marrëdhënie ose martesë
Sëmundje
Probleme me infertilitetin ose lotarinë
Çështje gjyqësore ose rikuperim prone
Dr. Dawn zgjidh vërtet problemet në mënyrë efektive dhe sjell lumturi përsëri në jetën e njerëzve.
Kontaktoni Dr. Dawn në WhatsApp: +2349046229159
Email: dawnacuna314@gmail.com