Drita Lushi: Histori jete të qëmtuara me kujdes
| E Merkure, 10.06.2015, 08:11 PM |


Recension nga Drita Lushi
Ndërsa kam në dorë librin “Thërrmija jete” të Sabit Abdylit i cili jeton në Zelandën e Re, mendoj se Ai aq sa jeton atje, aq më shumë ndodhet në vendlindjen e tij; Jeta, kushtet, rrethanat e çojnë përtej oqeaneve, ndërkohë që merr gjithë kujtimet me vete, për të na i rikthyer të bukura, të shkruara, në një libër pa një titull bombastik por thjeshtë, qartë, një jetë e shkruar në copëza kujtimesh të përditshme por të ngulitura thellë në memorien e tij dhe tashmë edhe në vëmendjen e lexuesit. Prozat e Abdylit, janë të shkurtra, por të bëjnë të mendohesh gjatë, të gjitha të sjella në një rrëfim të thjeshtë të një burri të mençur, aq sa të duket, se je në një tavolinë duke pirë kafenë dhe ai të çon larg dhe afër me rrëfenjat dhe fantazia shkon në vise dhe ngjarje ku sheh Lisin (tregimi Lisi) nga yll në yll, në një rrëfim prekës, apo me një larmishmëri temash qoftë nga përditshmëria apo nga lufta në Kosove, ato mbeten të ndjeshme të prekshme, të ngjallin emocion, kërshëri, dhimbje apo gëzim. Të lehta në të lexuar ecën nëpër to dhe ndihesh “Larg dhe afër” apo herë herë, bëhesh njësh me personazhet, e herëherë, ata të ngjallin mëshirë, dhimbje, apo neveri dhe ironia ravijëzohet vetiu ne fytyrë teksa i kalon në lexim. Shpesh ndesh në paradokse të paimagjinueshme të një vendi policor, si tek tregimi “Dushkaja”, ku nga dëshmitar i rastësishëm i një ngjarje kthehesh në një të akuzuar, apo dhembshurinë, që ndjen tek tregimi “Lesi” për të kaluar në mesazhin e tregimit “Njeriu me ombrelle” në të cilin lexuesi vetiu kupton se jeta është e bukur të jetohet edhe më pak para dhe jo ato të jenë qëllim, një qëllim që sjell dhe vdekjen siç ndodh me personazhin e këtij tregimi. Tregimet e tij janë “thërrmija jete” por janë nga ato pikantet ku ke jo vetëm ç’të lexosh por edhe ç’të mësosh përmes leximit dhe meditimit. Ato shtrihen në një periudhë kohore tëgjatë qysh nga vitet 1960 dhe ngjarjet vendosen në rininë e hershme të autorit në përditshmërinë e tij jetësore dhe punës por edhe ne Zelandën e Re ku ai jeton qysh në vitin 1999. Duket sikur ai i ka qëmtuar me kujdes gjithë historitë pikante në jetën e tij, marrëdhëniet me të tjerët, i ka grumbulluar ato histori jo vetëm që ta njoh lexuesin por dhe ti tejçojë atij edukimin përmes dukurive. Personazhet kanë emra domethënës sidomos ato që flasin dhe vendosen në trevën e Kosovës, e ngjarjet sjellin një larmishmëri tematikash të vogla në dukje por të mëdha ndërsa i lexon. E vijojnë më tej në rrëfime prekëse dhe të vërteta, si “Emigrant” apo”Kurnaci” me humor dhe një ironi të natyrshme. Në libër shkrimtari ka përfshi edhe dy proza të përkthyera ku ai na vjen edhe si një shqipërues i saktë i prozës italiane duke na e sjellë në shqip Dino Buzzatin. Fare në fund do të thosha se libri "Thërrmija jete" i Sabit Abdylit është një përmbledhje e bukur dhe origjinale me krijime artistike që begaton letërsinë shqipe.
Dëshmia Ime e Zemërgjerë 💖
ReplyDeletePasi babai i foshnjës sime më la për shtatë muaj të gjatë, u shkatërrova plotësisht. Ai më bllokoi në të gjitha rrjetet sociale, udhëtoi larg dhe nuk kishte asnjë mënyrë për ta kontaktuar. Gati sa hoqa dorë nga ne, por thellë brenda e dija se nuk mund të gjeja askënd që do të më donte dhe do të më trajtonte ashtu siç më trajtonte ai.
Një ditë, shefi im në punë vuri re sa e trishtuar isha dhe më prezantoi me Dr. Dawn. Dr. Dawn dëgjoi historinë time dhe më premtoi se i dashuri im do të kthehej tek unë brenda tre ditësh. Sinqerisht, nuk e besova në fillim - por për habinë time më të madhe, ditën e tretë më ra telefoni. Ishte ai! Ai po qante dhe kërkonte falje, duke thënë se nuk do të më linte më kurrë.
Që nga ajo ditë, marrëdhënia jonë ka qenë më e fortë dhe më e bukur se kurrë. Ai ka qenë kaq i dashur dhe i kujdesshëm ndaj meje dhe fëmijës sonë, dhe tani madje do të martohemi vetëm pas dy muajsh! ❤️
Gjithçka falë Dr. Dawn, i cili vërtet e bëri të pamundurën të mundur. E rekomandoj me gjithë zemër atë për këdo që përballet me sfida në:
Çështje në marrëdhënie ose martesë
Sëmundje
Probleme me infertilitetin ose lotarinë
Çështje gjyqësore ose rikuperim prone
Dr. Dawn zgjidh vërtet problemet në mënyrë efektive dhe sjell lumturi përsëri në jetën e njerëzve.
Kontaktoni Dr. Dawn në WhatsApp: +2349046229159
Email: dawnacuna314@gmail.com