Në dejtë e mi rrjedh gjak shqiptari
Islam Kulla në vitin 1948 u arratis nga Shqipëria
|
Në fund të vitit 1975,
kur morën lajmin e hidhur për vdekjen e Islamit motrat kanë qarë në fshehtësi,
në fshehtësi janë djegur e përvëluar për të mësuar se vërtet ndërroi jetë
Islami, apo ndoshta është gjallë, nëse ka vdekur a pati kush ta varrosë, ku
prehet trupi i tij pa jetë, çka u bë me trashëgimtarin e tij...?
Gjatë qëndrimit në Tiranë
mësova pse isha me “karakter ndryshe” nga rrethi ku u rrita, në Shqipëri mësova
se në dejtë e mi rrjedh gjak shqiptari dhe për ketë jam krenar. Ja shihe, më
thotë, duke hequr xhaketën dhe me tregon tatuazhin, shqiponjën me dy krerë, në
krahun e majtë, kurse në veturë kish varur
flamurin shqiptar.
Derisa po bisedoja për
ardhjet e para të shqiptareve në Zelandë të Re dhe në mesin e ardhësve sa
përmenda emrin e Islam Kullës, bashkëbiseduesi Enis Baçova i ardhur nga Tirana,
me shtetësi neozelandeze, student i magjistraturës në Shkollën e Ligjit pranë
Universitetit te Aucklandit, më thotë:
“E di historinë e këtij
personi që e përmende?”
Po - i them – ishte nga Korça, në moshën
16-vjeçare arratiset së pari në Greqi, 1948 dhe pastaj me grupin e emigrantëve
shqiptarë vjen më 1 maj 1951 këtu në Zelandë, tashmë i ndjerë.
Për ketë jam i informuar
nga Petrit Alliu, /1930/ person i cili
edhe vetë është arratisur nga Shqipëria, së pari në Stamboll dhe pastaj ka
udhëtuar me të njëjtin vapor me Islam
Kullën dhe emigrantët e tjerë. Duhet pranuar se secili prej këtyre emigrantëve,
si pasojë e përndjekjeve të egra të regjimit komunist u detyruan të merrnin në
sy çdo rrezik dhe u arratisën kush si
mundën. Fundja kush nuk ka dëgjuar, lexuar rrëfimet e tyre rrëqethëse e të
dhimbshme.
“Ka gati një vit që po merrem me
historinë e Islamit, ndërhyri Enisi. Historia e tij është tepër e dhimbshme. Që
nga dita kur u arratiset Islami prindërit,
motrat, farefisi humbin lidhjet me të, duke jetuar me vite të tëra në ankth pa
ditur është apo nuk është gjallë Islami, kurse në anën tjetër, regjimi komunist
i burgosi e i persekutoj pamëshirshëm. Motrën e madhe të Islamit e mbajnë, e
torturojnë për 8 muaj rresht në hetuesi. Tri ditë pasi e lirojnë si të
pafajshme, vdes. Familjarët e saj nuk u lejuan të marrin pjesë në varrimin,
lamtumirën e fundit të së ndjerës. Kullajt u goditën në mënyrë më barbare nga
vorbulla e luftës së klasave duke i trajtuar
si armiq e kundërshtarë të shtetit për 50 vjet me radhë. Në fund të vitit 1975
kur morën lajmin e hidhur për vdekjen e Islamit, motrat kanë qarë në fshehtësi,
në fshehtësi janë djegur e përvëluar për të mësuar se vërtet ndërroi jetë
Isalmi apo ndoshta është gjallë, nëse ka vdekur a pati kush ta varroste, ku
prehet trupi i tij pa jetë, çka u bë me trashëgimtarin e tij...? Me hapjen e
Shqipërisë, mbesa e Islamit vendoset në Belgjikë. Nga Belgjika vajza e mbesës
Erisa, nis gjurmimet për të mësuar të vërtetën ne lidhje me Islam Kullën. Me të
marrë vesh për këtë iniciativë të Erisës dhe i prekur shpirtërisht me ketë
dramë të dhimbshme iu përvesha punës për ta ndihmuar motrën Diture, gjyshen e
Erisës.
Në foto autori i artikullit Sabit Abdyli, në mes Richard Kulla dhe Petrit Alliu |
E kërkoja
trashëgimtarin e Islamit me emrin Arben e gjeta me emrin Richard
Pas shumë
peripecive, hulumtimeve gati njëvjeçare në zyrat e gjendjes civile, në Arkivat
e Departamentit të Punëve te Brendshme, në... pata sukses dhe gjeta të dhënat
se: Islami është martuar me Patrica Walton në vitin 1966. Po atë vit ata janë
bërë me një djalë, i cili është regjistruar me emrin Richard Xhemali Kulla, pra
jo Arben siç mendohej. Ne vitin 1974 Isalmi e Patrica janë ndarë. Në vitin 1975
Islami është ndarë nga kjo jetë. Pas ndarjes Patricia ia ka ndryshuar të birit prej Richard Xhemali
Kulla ne: Richard Thomas Mulvena. Ky ndryshim më nxori shume telashe gjatë
kërkimit, por sidoqoftë me 29.3.2006, enigma u zbardh, arrita ta kisha në dorë
adresën, numrin e telefonit të Richardit, trashëgimtarit të Isalm Kulles. E
thërras në telefon Richardin. U befasua. Mbeti pa fjalë. Megjithatë e mori
veten shpejt... kujtoj që tha – një sekondë Enis, sa ta marr një karrige. U
gëzua jashtë mase. Ndër të tjera më tha se qysh si fëmijë ka dashur të gjejë
rrënjët, trungun, gjakun, fisin e vet, por nuk ka mundur. Me nuanca të
paqëndrueshme të zërit përfundoi – ky
lajm është dhuratë më e ëmbël, më e mirë, me e shtrenjtë për ditëlindjen time
të 40-të, që po përgatitem ta festoj më 2 prill. Ja pra, edhe një arsye më
shumë për Richardin që më 2 prill të jetë dyfish i lumtur – mendova dhe, i
trazuar mezi e mbaja receptorin e telefonit në dorë. Sidoqoftë, tashmë Richardi
është në lidhje me hallën Diturie, kushërirën Erisa, me ... dhe po bëhet gati
që sa me shpejt të jetë e mundur te niset për te halla, kushërinjtë, te
njerëzit e gjakut të tij në Shqipëri, të cilët gjashtë dekada po presin një lajm prej Ishullit të largët
dhe, mirësia e Zotit deshi që ky lajm të jete i gëzuar për ta.” – përfundoi
Enisi. Richard Thomas Mulvena këto ditë u kthye nga vizita në Shqipëri, atje
Richardi ka takuar njerëzit e babait, hallën, kushërinjtë dhe i ngazëllyer me
pritjen flet me admirim, entuziazëm për gjithë ato që i ka përjetuar, parë në
Tiranë. “Gjithmonë nëna, shokët me thoshin prej nga ti me këtë karakter ndryshe
nga të tjerët, i rrëmbyer, i dhembshur, inatçi, dorëlirë, i afërt me njerëz, i
gatshëm për t’i dalë në ndihmë të ligshtit, të pambrojturit, asnjëherë nuk dija
si t’u thosha, si t’u përgjigjesha. Gjatë qëndrimit në Tiranë mësova pse isha
me “karakter ndryshe” nga rrethi ku u rrita, në Shqipëri mësova se në dejtë e
mi rrjedh gjak shqiptari dhe për këtë jam krenar. Ja shihe, - më thotë, duke
hequr xhaketën dhe me tregon tatuazhin, shqiponjën me dy krerë, në krahun e
majtë, kurse në veturë kishte varur flamurin shqiptar. Do të kthehem në Tiranë,
atje do të jem për Vitin e Ri, gjaku ujë nuk bëhet. Gëzohem që tashmë nuk jam
fill i vetëm, por kam shumë njerëz të fisit tim, mburrem me historinë aq të
bujshme të babait, gjyshit tim, kënaqesha kur më thoshin “pinjolli i Isalm
Kullës”. Sa e sa herë, vazhdoi Richardi, më kujtohet momenti kur takova babin për herë të fundit.
Ngrohtësinë e atij takimi kurrë nuk e harroj. Më qafoi e ledhatoi, më foli
ëmbël-ëmbël sa nuk mund ta imagjinoni,
prandaj këto ditë do ta nis procedurën për kthimin e mbiemrit Kulla dhe do ta
mbaj me nder për jetë të jetës. Do ta mësoj edhe gjuhën shqipe. Këto ia kam
borxh babait.... Të ju them edhe këtë, pas vizitës në Tiranë për mua ka filluar
një jetë më dinamike, më e vrullshme dhe shumë interesante – më tha në
fund të bisedës Richardi.
Tiranë,
korrik 2006. Në foto Richardi me hallën Diturie dhe kushërirën
Erisa
|
Sabit Abdyli
(Artikulli u botua me nje tjeter titull edhe ne gazeten "Dielli" NY)
No comments:
Post a Comment