KAPRICIOZE
Korba të zinj
Në eter mprehin thinjtë
Oxhak i shtëpisë tymos
me blozë
të zinjtë e zogjve kombçar
Majë lisave poshtërisht lëshohen
Me thonj e me sqepa
drejt shkëmbit të Prometheut
Shpendët sa grima
si të ishin kafshë nate
I kashaisa
I zhvesha mitesh me blozë
E ngura dot s'u hiqej
erë shurre kundërmojnë
Fundi i përrallës
Motit të trazuar si askund
Përmes klithmash të pafund
Të përzunë
Dallgët e kreshpëruara
Të bardha si retë
Të prunë
Me vaj në buzë
Buzë gremine
Biçim njerëz
me përralla mbretërish
Erdhën
Me bisht ndër shalë
E shkuan
Janar, 2011
ME
BISHT NË BISHT
Furtuna
përplasje
Zi e më zi
Shqiponja
me një krah fluturon
Itakës
së ndarë me Gardh të dyfishtë
Prapa Gardhit djajtë me drapër e çekiç
Shkurt 1997
KULLA
Në kohë furtunash
Kulla
gostiti horra, u vuri plisa të bardhë
Miladinit,
Mugoshës ...
Me ta
në krye
thyen
rrugë
u
thyen
kullën
me çati të kuqe
mbuluan
zogjve
ua ndrydhën këngën
për
të kënduar thanë; ne këndojmë
Auckland,
korrik 2011
QULLASHËT
Qullashët qullashë
në ditët e agut
çdo gjëje i dalin
“zot”
shtetit, politikës
Sofrës së begat
hanë me dy lugë
se një u duket
pak.
Janar, 2012
KËNGË
Interesa
klanesh
thurur
për dritë të hënës,
yllit
pesë cep, yjve blu e dreq.
Matanë
e këtej Drinit
avaz
i njëjtë.
Korrik,
2013
EMRAT PA EMËR
Kalërojnë ligjet
Emrat
pa emër zvarranikë
kalërojnë ndrydhin liritë
shkelin premtimet
zvarrë zvarrisin fjalën
me
kode që ata dinë
hanë s’hanë fjalë
synojnë maje
të etur kroje shterojnë
grigja me gishta n’gojë
hajt bir
Shkurt,
2012
KRIMBAT
Krimben
krimbat
me të mirat e gjithë punës në vite
me të mirat e mbi tokës e të nëntokës
në të gjitha kohet
krahësh të djathtë e të majtë
ndryshojnë vetëm në ngjyra
brejnë e krimbin njësoj
krimbin zvarget
krimbat
4 prill 2012
HEU SHQIPËRI
Heu jug bre
Rrugë i hape piratërisë
Me flamur Toptani heu
Përbalte Ismailin
Imazhin e Shqipërisë
Heu Vlorë bre
Për Sheshin tënd të
nëpërkëmbur
Heu Jug heu Veri
Shkopin mugëtirën
I dhatë Shqipërisë
Mars 1997
BRENGË
Librin që po shkruaja s’mund ta vazhdoj.
Mbetet për të vazhduar dielli kur rrezon.
Beharin në dimër ktheve, ngriu vargu im!
Do të rrit aguliçet qoftë edhe pa ty.
Shkrin fjala ime, rrugët kallkan.
I heq brengat motit, dheun shkriftoj.
dt. 9 maj 2014
SIKUR TË ISHIM
TAMAM
Gegë sa veriori
toskë sa jugori
kosovar sa Gërvalla
Dini
Podrimja
shqiptar sa Qemajli
Prishtina
Gurakuqi
Buletini
Hoti
poet sa Fishta
Naimi
trim sa Ademi
Avniu
Iliridë sa Arbëri
Çamëri sa Bilali
erudit sa Noli
Konica
evropian sa aktor Moisiu
Karl Gega
paqësor mes veti sa Nëna
dashuri e mall për tokën sa mërgimtari
Shqipëria jo cunge
po tamam Shqipëri do të ishte
Maj, 2014
BIE NË SY
Stuhitë s’pushojnë,
arës arbrit!
Rrugë nuk i zëmë kujt.
Vetës ngulim thonjtë,
sy ndër sy pa u skuq!
Maj, 2014
Stuhitë s’pushojnë,
arës arbrit!
Rrugë nuk i zëmë kujt.
Vetës ngulim thonjtë,
sy ndër sy pa u skuq!
Maj, 2014
TRASHUR
Njeriu gojë bark
barkaç
thanë lugë
trashur ndjenjash
atdheun
fjalën
premtimin
si të ishin byrekë e pilaf
fjalën
premtimin
si të ishin byrekë e pilaf
i tretë n’stomak
dt. 25.05.2014
Sabit Abdyli
No comments:
Post a Comment