Auckland (Zelande e Re), 28 nëntor 2005. Flamuri shqiptar në
valëzim të plotë mbi Harbour Bridge |
Me rastin e festes sonë te madhe,
falë iniciativës se Astrit Bashës, Flamuri Shqiptar i ardhur enkas për këtë
ditë tonën të madhe, me 28 nëntor 2005 që nga ora 6:00 e mëngjesit për 12 orë
do të valëvitet me krenari në qiellin e shtetit të rregullit dhe qetësisë në
Zelandë të Re, pikërisht mbi urën gjigante Harbour Bridge që lidh dy brigjet e
qytetit të Auclandit veri-jug, të ndara nga ujët e Oqeanit paqësor. “I shihja
flamujt sa here e kaloja urën, thotë Astrit Basha, i ardhur këtu me familje nga
Tirana para 4 vjetëve, dhe gjithmonë kujtoja sa bukur do të ishte sikur të
valëvitej edhe flamuri ynë lart në qiell përball atij zelandez. Rashë në
kontakt me personat zyrtar të qytetit dhe m’u dha leja që edhe flamuri ynë dy
ngjyrësh mund të ngrihet lart mbi urë. Pa humbur kohë porosita flamurin enkas
për festen e 28 Nëntorit dhe me ndërmjetësimin e ambasadorit shqiptar në Kinë
flamuri erdhi. Ja sot, siç po shihni, sa bukur po valëvitet” - përfundoi i
gëzuar, Astrit Basha. Gjatë tërë kohës sa valëvitej flamuri mbi urë shqiptarët
vizituan urën, urën që u dukej e praruar, bën me qindra fotografi duke zgjuar
te ta ndjenja të forta krenarie dhe mallëngjimi. Ketë e përjetoi edhe autori
këtij shkrimi.
Sabit Abdyli
No comments:
Post a Comment