|
Hasan Kabashi 1901-1945 |
|
Jahi Selmani 1896-1968 |
Hasan
Kabashi (1901-1945) me Jahi Selmanin (1896-1968) e kabashë të tjerë, në dhjetor
të vitit 1944, zbret nga malet dhe natën për dritë të hënës hynë në Viti, i afrohen
ndërtesës ku ishte selia e Komandës, e çarmatosin rojën, ngjitën shkallëve në
katin e dytë, me shqelma e hapin derën
dhe me armët ngrehur futën rrufeshëm në zyrën e Komandës serbe. Aksioni ishte menduar për t’i kërcënuar,
paralajmëruar çetniko-prtizanët të heqin dorë nga dhuna që ushtrohej mbi
popullsinë shqiptare. Ja si e përshkruan ngjarjen Jahi Selamni, pjesëmarrës i
aksionit: ”Kur hymë brenda, komandanti partizan dhe bashkëpunëtorët e tij, të
zanun në befasi, vikaten (bërtitën): “Lele majko! (Kuku nanë...)! I çuen duert
nalt dhe i ranë te kamt Hasanit: “Aman Hasan aga, në dorën tande e të Zotit!” –
“Nalni kukamat! – u vikati Hasani - Nuk
kam ardh me ju vra, po kam ardh me ju thanë: Boll keni vra shqiptarë, prej sodit, po bani vaki me vra veç nji
shqiptar, kemi me ju kall me krejt çka kini”.
“Po të betohem Hasan aga, në kryq e fëmijë, në krejt çka kam se, nuk ka
me pas ma vrasje, krejt kemi me
kanë të barabartë, si shqiptari, si serbi.”-
foli komandanti serb tue u dridh prej tutës. Hasani nuk e zgjati muhabetin ma shumë. Në dalje, poshtë shkallëve, e zgidhëm (liruam) rojën serbe dhe u kthyem në pozicionet tona në mal”. (Marrë nga libri
“Na kabashi jem t’ndam nji zjarrmi”)
No comments:
Post a Comment