Sabit Abdyli |
IMAZH
Në
flladin e stinës së Re
pa
kthyer kryet mbrapa
i
rashë kryq e tërthor Qytezës
Te
Lendinë e Vogël...
buzëmbrëmjes vrapova
kohë
e korrjeve
xixëllonja
asnjë për be
Në
Lisnishtë varret
gur
në zemër
dy
gurë kam pa ngrit'
Nëna
në parmak të shkallëve
shtegu
i ballit vrenjtur:
“qëkur
zogjtë morën udhën
dielli
i pranverës Mirë
akull
i ftohtë”
FJALA
Edhe nëpër zjarr të ferrit
do
të shkel.
Në kërkim të fjalës fjalë,
Në kërkim të fjalës fjalë,
njeriut njeri.
Pasionet situr në sitë të hollë.
Bredh rrugëve të botës;
dallgëve të kohës,
për dy gisht fytyrë ec nëpër zjarr,
nuk epem dhe fjalë nuk shkel!
Janar, 2014
PËRTËRITJE
E LEGJENDËS
Blozën
ia hoqi kujtimit
Kullave
pluhurin e dhembjes
Urave kalimtarët
Vatrës
zjarrit që përcëllon
Drita
e një legjende
1989
DËSHIRË
Do të doja të jesh
qiell,
dielli që ngrohë freskon.
dielli që ngrohë freskon.
Erë
pranvere në vapë vere,
me hije
dreke matur
mall pa
hile,
më këmbë
në tokë të jesh,
mendjen
si kallinj gruri plotë
ta kesh!
Janar,
2014
KËNGË
Këngë e lashtësisë.
Ardhur me lashtësinë.
Flasim nën gjuhen e mëmës
Dhe qajmë të pafaj.
Nëntor, 2013
GASTARBAJTER
Si
shpendë shtegtarë
Ikni
me mall
Shtëpi
keni rrugën
Udhëkryq
keni jetën
Ju
zogj të qiellit blu
Me
mallin e kaltër të qiellit
Me
sytë e përlotur
1989
TË NJË
KULAÇI
Në Durrës restorant "Gostivari".
Debat i nxehtë!
Kush është Shqipëria, kush është Kosova ?
Për ketë dëshmitare kam Antoninen.
Diskutuam për të përfunduar:
Thërrmijë të një kulaçi pjekur në zjarr e hi
Të një vatre
Në Durrës restorant "Gostivari".
Debat i nxehtë!
Kush është Shqipëria, kush është Kosova ?
Për ketë dëshmitare kam Antoninen.
Diskutuam për të përfunduar:
Thërrmijë të një kulaçi pjekur në zjarr e hi
Të një vatre
Të një oxhaku jemi
Durrës, 29 gusht 2013
PORTERT NJERËZISH TË
MUNGUAR
Asnjë
herë nuk harron emrin
Në
gurrën e tij etjen shuan
Nuk
shtiret
Nuk
shitet
Nuk
blihet
Nuk
di kleçka ç’është
Cicërimë e zogut e shqetëson
Me
zemër flet e dashuron
Auckland, korrik 2011
NËNËMADHJA
Si
shtëllungë leshi në furkë
të
tashmen tjerrë
një
nga një kujtimet
në
bosht mbledh e dredh
end qilima kuq e zi
të
dorës së parë
me
këngë aromë ftoi e molle
përkund
e rritë ardhmërinë
nënë
nënëmadhe
e tokës së lashtë
Auckland, 27 janar 2013
DARDANINË ZONJË
(I.R)
Në barakë druri të premteve
alarmoi
botën
i dashuruar pas lirisë
thjeshtë
pa fjalë të mëdha
as
një sharje armikut
i ftohtë akull me kundërshtarë
projektoi
rrugën e kombit
dinte
çka donte
Dardaninë
zonjë
as
nuk vërsulej as nuk u zmbrapsej
Fjalën
e fundit se thoshte të parë
ecte
sigurt me te njëjta kërkesa
me
të njëjta fjalë
I
dashuruar pas lirisë
as
njëherë nuk u thye
janar 2012
ALI
PODRIMJES
Vargu i tij
etjen i shuan tokës
deri te Mollë e Kuqe
e përtej saj
latoi gurë shtigjesh e urash Dardanisë
ligjëroi si hisja të mos na shuhet
deri te Mollë e Kuqe
e përtej saj
latoi gurë shtigjesh e urash Dardanisë
ligjëroi si hisja të mos na shuhet
e shkoi mbas Lumit tij
22 korrik 2012
Qershori
(E.
Abdylit)
Tokën
stërgjyshore
E
njome me djersë
Lulet
trajtove si nëna fëmijën
Pemë
shartove
Tridhjetë
e pesë vjet
Degët
e përdegura mbrapsht
I
lidhe në një trung
O
burrë
Gusht 1992
TË JESH
Të jesh njeri:
pas çdo ndërrim moti
regjimesh,
ta shikosh sy në sy të kaluarën,
pa pasur nevojë,
shikimin ta mbash ulur
as ndryshosh lëkurën.
Të jesh njeri:
sy në sy të shikosh,
të tashmen të kaluarën!
Prill, 2014
No comments:
Post a Comment