Adem Arif - Kabashi 1864-1910 |
Ademi Arif Kabashi u lind në vitin 1866. U burrërua në familjen Kabashi të ardhur nga Kabashi i Prizrenit, rreth viteve 1780/85. I ati Arifi që atëherë ishte shkolluar në Kairo e Stamboll. Zotëronte disa gjuhë orientale. Mësuesi iluminist bëri shumë në ngritjen e vetëdijes
kombëtare, jo vetëm brenda familjes së tij. I edukuar nga i ati që mbi ë gjitha duhet të çmohet atdheu, Ademi deri në vdekje mendoi e luftoi për shqiptarizëm. Ishte i inkuadruar në Lëvizjen për Çlirimin Kombëtar. Pati lidhje të përhershme me krerët e kësaj lëvizjeje: Idriz Seferin, Bajram Currin, Isa Boletinin… Bile në odën e tij u bënë planet për mobilizimin e forcave shqiptare
të Anamoravës për çlirimin e tokave shqiptare nga osmanët. Shtat të fortë, i pashëm, trim, i zoti i pushkës e i fjalës me gjakftohtësi dinte të gjente rrugën më të mirë edhe në situata të vështira. Ishte pjesëmarrës i të gjitha kryengritjeve antiosmane të zhvilluara në Malësinë e Karadakut. Ky kalorës i shkëlqyeshëm dhe frymëzues i Lëvizjes Kombëtare kurrë nuk u ligështua para armikut. Të gjitha që i pati ia fali atdheut, edhe jetën. Më 1910 u shqua si luftëtar e prijës te Gryka e Kaçanikut dhe në Luginën e Moravës së Epërme. Më 23.IV.1910, “Adem Kabashi, Mustafë Kabashi etj. arritën ta shtinin në dorë Grykën e Kaçanikut” Dr. Sabit Uka, Gjurmë mbi shqiptarët e Sanxhakut të Nishit, V, Prishtinë, 1995, faqe 231. U vra me
tradhti (1910) te vendi i quajtur Shkitza, një kilometër larg Kabashit. Jeta e luftëtarit e atdhetarit Adem Arif
Kabashi mbetet krenaria e dashuria për brezat e ardhshëm të kabashëve.
Mustafë Arif Kabashi u lind në vitin 1866. U rrit e u edukua nga i ati, Arif Cena, personalitet i ditur i asaj kohe. Nga i ati trashëgoi të gjitha virtytet. Shtathedhur, plot temperament, inteligjent dhe trim. Prej të vëllait Ademit dallohej për elegancën në veshje, në kalërimin e kuajve dhe për oratori. Gjithmonë ishte në krah të vëllait të tij më të madh. “Mustafa ishte zëvendës i Idriz Seferit, kreshnikut të Karadakut të Gjilanit dhe komandantit të njësive shqiptare që zhvilluan beteja të ashpra me forcat osmane në Grykën e Kaçanikut dhe rrethinë në prill-maj 1910.” (Z. Rexhepi “Shkolla fillore e Kabashit të Moravës - 1948-1968”, Prishtinë, 2008, faqe 191). Në luftën e Kaçanikut (1910) Mustafa fitoi nder të madh midis luftëtarëve. U tregua i guximshëm, njohës i shkëlqyeshëm i artit të luftës. Bashkëluftëtarëve u dha zemër me syrin e tij pishë, kraharorin e fuqishëm, dora që nuk i dridhej dhe plumbat që pamëshirshëm qëllonin mbi armikun. Për trimëritë e tij flet historia, flet populli. Ja si e ka portretizuar rapsodi popullor figurën e Mustafë Kabashit:
“Mustafë Kabashi folke ni fjalë:Mustafë Arif Kabashi u lind në vitin 1866. U rrit e u edukua nga i ati, Arif Cena, personalitet i ditur i asaj kohe. Nga i ati trashëgoi të gjitha virtytet. Shtathedhur, plot temperament, inteligjent dhe trim. Prej të vëllait Ademit dallohej për elegancën në veshje, në kalërimin e kuajve dhe për oratori. Gjithmonë ishte në krah të vëllait të tij më të madh. “Mustafa ishte zëvendës i Idriz Seferit, kreshnikut të Karadakut të Gjilanit dhe komandantit të njësive shqiptare që zhvilluan beteja të ashpra me forcat osmane në Grykën e Kaçanikut dhe rrethinë në prill-maj 1910.” (Z. Rexhepi “Shkolla fillore e Kabashit të Moravës - 1948-1968”, Prishtinë, 2008, faqe 191). Në luftën e Kaçanikut (1910) Mustafa fitoi nder të madh midis luftëtarëve. U tregua i guximshëm, njohës i shkëlqyeshëm i artit të luftës. Bashkëluftëtarëve u dha zemër me syrin e tij pishë, kraharorin e fuqishëm, dora që nuk i dridhej dhe plumbat që pamëshirshëm qëllonin mbi armikun. Për trimëritë e tij flet historia, flet populli. Ja si e ka portretizuar rapsodi popullor figurën e Mustafë Kabashit:
Hajdeni shokë turkun me zanë,
............................................
Mustafë Kabashi qi flet pak,
Shtatë zabit i mbyti n’gjak
Bini burra thotë azgani;
N’Kaçanik u ba danami.”
(populli)
Turqit e dinin se në logun e burrave nuk mund ta mposhtin trimin, prandaj paguan hefijet dhe e zunë bashkë me të vëllanë Ademin, kushërinjtë Brahimin e Ibishin dhe i vrasin mizorisht në gjumë. Vetëm Ibishi shpëtoi, por i plagosur rëndë. Vrasja me tradhti e trimave në moshën e tyre më të mirë (Ademi 44 vjeç, Mustafa 42, kurse Brahimi ishte diku 10-12 më i ri) shkaktoi indinjatë te kabashët dhe më gjerë.
Halit Brahim
Kabashi 1874-1949
Halit Brahim Muçaj – Kabashi erdhi në jetë në vitin
1874, në familjen që rriti shumë burra të fjalës e të pushkës, të cilët i dolën
zot atdheut sa herë ishte në rrezik. I rritur dhe i edukuar në mjedisin e
familjes së përmendur, Haliti që nga mosha rinore u vu në mbrojtje të trojeve
shqiptare. Në luftën e 1910-tës kundër forcave pushtuese të Dërgut Pashës,
luftoi krah për krah vëllezërve Adem e Mustafë Kabashit, të cilët, siç thotë
historiani Dr. Sabit Uka:“...ishin të
parët që, e shtinë në dorë pikën e rëndësishme strategjike, Grykën e
Kaçanikut” Përveç luftës së përmendur në
Grykën e Kaçanikut dhe në Luginën e Moravës 1910, mori pjesë edhe në luftën për
çlirimin e Shkupit, në verë të vitit 1912. Vetë ose në bashkëpunim më të tjerët
likuidoi armiq e kapadainj, zullumqarë e shovinistë, të cilët kishin pasur
guxim të shkelin, nëpërkëmbin të drejtat, interesat e bashkëkombëseve të tij.
Falë aftësive të shkëlqyeshme të ushtarakut të aftë fizikisht, të strategut
mendjemprehtë e dinak nga luftërat, aksionet kthehej gjithmonë pa asnjë ferrë
në këmbë. Si shembull i genit kabash, ai
diti t’u shmangej dy masakrave, më 1910 dhe 1913 edhe pse ishte në krye të listës për t’u
likuiduar nga pushtuesit si person shumë i rrezikshëm, herën e parë atij turk,
kurse herën e dytë atij serb. Oda e tij ishte çerdhe ku takoheshin krerët e
Lëvizjes për çlirimin kombëtar, si Adem e Mustafë Kabashi, Idriz Seferi etj.
Oda e tij ishte vendi ku u morën vendime të rëndësishme rreth organizimit të
rezistencës kundra okupatorit turk me 1910, serb 1912, bullgar 1941 dhe
çetniko-partizan 1945. Dhe pikërisht në odën e Halit Kabashit, u strehuan,
nëntor 1945, luftëtarët e Batalionit të Parë, me gjithë rrezikun e madh për
familjen e tij. Në atë odë u furnizuan me ushqim e veshje, u përshëndetën me familjarët, miqtë vullnetarët e komandant
Hasanit, para se të niseshin për Greqi. Në kohën e shpërnguljeve për në Turqi,
Halit Kabashi kërkoi nga bashkëvendësit e tij, që të mos i lëshonin trojet e
tyre stërgjyshore, duke u thënë: “Turkija, nuk ishte vend për neve, vetë e
pash, nuk kishte kush hambar as kosh n’oborr, vend fukara edhe, çka asht ma
keq, i huej” Në Turqi kishte shkuar për
të parë, jetën... vendin ku ishin vendosur familjet e shpërngulura shqiptare.
Me gjasë në vitin 1928 (sipas Ali Fehta Halitit, 1945). Me autoritetin e tij
arriti ta ndalte shpërnguljen e kabashëve, dhe jo vetëm të kabashëve. Ky
mbrojtës i fortë i çështjes shqiptare, i paluhatshëm në qëndrime, nga natyra
paksa i ashpër e nervoz, tipik malësor, i hapur e i drejtpërdrejtë, trim e
besnik i fjalës, kurrë nuk u ligështua në përballje më vështërsitë e kohës.
Dhunës, kurdoherë, iu përgjigj me dhunë.
Mbahet mend për këshillat, porositë e shumta që u la bashkëkombëseve, miqve e
familjarëve: “Detyrë mbi detyra e gjithsecilit, asht mi dal zot vendit e fisit
(lexo kombit). Ajo që t’merret me zor, mos prit që t’kthehet me hatër. Kurrë
nuk kem me nal luftën, pa u ba edhe këtu Shypni” (lexo Shqipëri). Mbahet mend të ketë thënë Halit Kabashi.
Shkrim – lexim nuk dinte,
por Zoti i kish dhuruar mençurinë, zhdërvjelltësinë e luftëtarit model, kurse oda ia kish mprehur
fjalën dhe gjykimin e drejtë. U angazhua për hapjen e shkollave në gjuhën
shqipe. Që atëherë ai thoshte, se: “shkolla, na qet në dritë, na çon përpara.”Ky atdhetar e trim në zë vdiq në vitin 1949 në Kabash. Mbeti në kujtesën e bashkëfshatarëve si figurë me ndjenja atdhetare e fisnike, i cili ka lënë fjalë e burrëri.
Hamdi Kabashi ulur në mes me të birin Nezirin dhe … Fotografuar në vitin 1928/30. |
Ahmet Zenuni (1901- 1978): “Hamdi Kabashi ishte trim dhe burri ma i mençur e ma i matur në Kabash në kohën e tij”. (Shih librin “Kabashi i Moravës së Epërme”, Zenun Rexhepi, Prishtinë, 2003, faqe 140).
Hashim Murati 1900 – 1974: “Përherë, Hamdiu e mbante në xhep flamurin kombëtar, bile kur vdiq flamuri iu gjet në xhep të mitanit. Lufta, thoshte ai, duhet të vazhdojë me të gjitha forcat që kemi, derisa të mos valëvitet flamuri ynë i lirë edhe në këto troje denbabaden tona.”
Ruhan Abdyli 1906 – 1983: “Në vitet 1942/43 shkova në Gjilan me u takue me kusherijtë e vendosun atje. Në kafe të qytetit e gjeta bacin Hamdi dhe Rexhepin... sa ndërruem nga nji cigare duhan dhe po bajshim llaf për zullumet e bugarëve (bullgarëve) në Kabash, kur në tavolinën tonë u afruen dy burra të pashëm dhe i thanë bacit Hamdi:
“Hamdi, po na duhen oficerë. I dimë kualitetet, aftësitë e tua. Kem vendos me të gradue kapiten dhe menjëherë ...
- “Ku?” – i veti, baci Hamdi.
- “Në Shypni (Shqipëri), kundër komunistëve”.
- “Gjeneral mem ba, dynjan e me ma dhanë nuk luftoj kundër vëllazneve të mi. Kundër çetnikëve e bullgarëve që po mbajnë nën terror tokat tona, jam gati tash me u nis. – u tha baci Hamdi.”
-----------
Parantezë
Në fund të këtij shkrimi dua ta njoftoj opinionin se varret e dëshmorëve tash kanë mbetur në mëshirën e askujt. Pas pazarit (marrëveshjes) në dëm të Kosovës mes Serbisë dhe Maqedonisë, vendi i quajtur Vorret e kabashëve, pikërisht aty ku ra dëshmor Hamdiu me të birin Bajramin u shpall zonë kufitare. Shoqata e Veteranëve të Luftës në komunën e Vitisë, organet kompetente të saj, shteti duhet ta marrin përsipër rregullimin, mbrojtjen e varrezave të dëshmorëve dhe mbajtjen e tyre brenda kufijve të Kosovës. Ketë ai kemi borxh luftëtarit, i cili me gjakun, jetën e vet dhe të djalit të tij 17 vjeç, mbrojti tokën e Kosovës.
Hasan Brahim Kabashi ishte i biri i Brahim
Cenës i cili u vra bashkë me Adem e Mustafë Arif Kabashin, luftëtarë të shquar
në Betejën e Kaçanikut dhe Luginën e Moravës, në maj të vitit 1910 nga forcat e
Shefqet Turgut Pashës. Pra, siç shihet, Hasani rrjedh nga derë e familjes me
tradita liridashëse e patriotike. I edukuar me cilësitë më të mira të familjes,
ai, që në rini u shqua për trimëri e patriotizëm. Kishte karakter të fortë dhe
ishte trim prej natyre. Mbi të gjitha e çmonte lirinë.
Kurdo e kudo ishte në mbrojtje të saj. Emri i tij u bë i njohur për luftën mes
flakës së betejave dhe aksioneve të guximshme kundër armikut. Në moshë
28-vjeçare, për shkak të trysnisë, represionit dhe ndjekjeve, sidomos ndaj
familjes së tij, shpërngulet në Shqipëri (1929). I djegur nga malli për tokën
që e rriti, i rrëmbyer nga ndjenja patriotike, në vitin 1941 kthehet në
vendlindje. Hasani bashkë me kushërinjtë përkohësisht vendoset në Përlepnicë të
Gjilanit, pasi Kabashi ishte nën okupimin bullgar. Ndërkohë emërohet kryetar
komune në Bresalc të Gjilanit. Pas kapitullimit të bullgarëve, 5 shtator 1944
Hasan Kabashi detyrën e kryetarit të komunës e ushtron në Viti. Si kryetar
solli rend e qetësi, nuk lejoi keqpërdorime e revanshizëm. Kur në nëntor te
vitit 1944 për herë të tretë Kosova u okupua, Hasan Brahim Kabashi ishte një
nga organizatorët më të shquar të qëndresës kundër okupatorit në Anamoravë. Që
në vitin 1941/42 kish formuar njësi të vogla ilegale të armatosura, të cilat më
vonë u rritën në batalione.
Aksioni në zyrën e
Komandës partizane në VitiHasan Kabashi me Jahi Selmanin e kabashë të tjerë, në dhjetor të vitit 1944, zbret nga malet dhe natën për dritë të hënës hynë në Viti, i afrohen ndërtesës ku ishte selia e Komandës, e çarmatosin rojën, ngjitën shkallëve në katin e dytë, me shqelma e hapin derën dhe me armët ngrehur futën rrufeshëm në zyrën e Komandës serbe. Aksioni ishte menduar për t’i kërcënuar, paralajmëruar çetniko-prtizanët të hiqnin dorë nga dhuna që ushtrohej mbi popullsinë shqiptare ato ditë. Ja si e përshkruan rastin Jahi Selamni (1896-1968), pjesëmarrës i aksionit: ”Kur hymë mrena, komandanti partizan dhe bashkëpunëtorët e tij, të zanun në befasi, vikaten (bërtitën): “Lele majko! (Kuku nanë...)! I çuen duert nalt dhe i ranë te kamt (këmbët) Hasanit: “Aman Hasan aga, në dorën tane e të Zotit!” – “Nalni kukamat! – u vikati Hasani - Nuk kam ardh me ju vra, po kam ardh me ju thanë: Boll keni vra shqiptarë, prej sodit, nëse vritet vetëm nji shqiptar, kemi me ju kall me krejt çka kini”. “Po të betohem Hasan aga, në kryq e fëmijë, në krejt çka kam se, nuk ka me pas ma vrasje, krejt kemi me kanë të barabartë, si shqiptari, si serbi.”- foli komandanti serb tue u dridh prej tutës. Hasani nuk e zgjati muhabetin ma shumë. Në dalje, poshtë shkallëve, e zgidhëm (liruam) rojën serbe dhe u kthyem në pozicionet tona në mal”. Për kualitetet që posedonte si organizator i mirë, për aftësitë luftarake, zgjuarsinë, trimërinë e pashoqe Kongresi, i thirrur nga Shtabi Suprem i Kosovës, mbajtur më 15-16 gusht 1945, në malet e Kopilaçës, ku merrnin pjesë Hysen Tërpeza, Adem Gllavica, Ibrahim Kelmendi, Luan Gashi, Tefik Tanisheci, Din Hoxha, Qazim Llogaxhiu, Syl Hotla etj. e emëron komandant të Batalionit të Parë, që kishte për detyrë mbrojtjen e rajonit të Moravës së Epërme nga çetniko-partizanët. Në të gjitha aksionet, betejat ai futej i pari. Kështu ndodhi në luftën për çlirimin e Ferizajt me 2 dhjetor 1944, në përleshjet me Brigadat partizane në malet e Kopilaçës, në shpërthimin e pritës, që kishin organizuar forcat çetniko-partizane Hysen Terpezës dhe atij duke shkuar në një takim pune me krerët shqiptarë të Lëvizjes për Çlirimin Kombëtar të Shkupit /18 prill ‘44/, në aksionin e hyrjes me forcë në selinë e komandës së partizanëve në Viti /nëntor 1944/, në ndërhyrjen te komandanti i Komandës lokale Millun Popoviq në Buzëmal /Buzovik/ për lirimin e kabashëve dhe të tjerëve të arrestuar nga forcat partizane /mars 1945/ dhe në shpërthimin e kufirit Maqedoni-Greqi më 28 nëntor të vitit 1945. Në aksionin e përmendur në Buzëmal e paralajmëroi Millun Popoviqin, se: “... po vazhduat me arrestime, dhunë e vrasje të shqiptarëve, mbahuni mirë... nuk kemi me ju lanë me dal as n’ara, as n’mal... armë kemi edhe na!” - /Sipas Ruhan Abdylit, 1906-1983/ Kërcënimet patën efekt. Shumë shqiptarë i shpëtuan pushkatimit, represionit, bile edhe ata që u burgosën ato ditë /Ahmet Zenuni, Nazmi Deliu, Jahi Selmani, Isuf Mustafa, Ismajl Çaushi, Hashim Murati, Haxhë Kamberi, Haki Kamberi, Xhemajl Azizi.../ nga regjimi i porsaardhur u liruan. Ishte në lidhje të përhershme me krerët e forcave të ballit Kombëtar në Shkup, në fshatrat e Dërvendit, qytetit të Tetovës, Gostivarit e Dibrës. Përkrahës i opsionit luftarak në Kuvendin e Tërpezës, 1 prill 1944. Pjesëmarrës i Kongresit, të mbajtur 15-16 gusht 1945 në malet e Kopilaçës, ku u mor “vendimi që “Balli” t’i bashkohet Organizatës Ushtarake dhe Politike të NDSH-së. Gëzonte besim të plotë te komandanti i përgjithshëm i forcave balliste të Anës së Karadakut, z. Hysen Tërpeza.
Nezir Hamdi Kabashi /1923-2008/, kushëri i parë dhe bashkëluftëtar i Komandant Kabashit, me banim në Gjermani, më pat thënë: “Baci Hasan në mesin e luftëtarëve ishte shumë i respektuar, fjalëpakë, i vendosur, vizionar, i drejtë dhe i papajtueshëm me të keqën. Fisnikërinë e drejtësisë, mençurinë, maturinë dhe aftësitë e ushtarakut të përsosur e pranonin edhe armiqtë e tij. Falë autoritetit, që e gëzonte komandanti, në katundet ku vepronim kishim përkrahjen e plotë të popullsisë. Njeri i besës e i fjalës. Me javë të tëra i strehoi në rajonin që e kishte nën mbrojtjen e tij, i shpëtoi pa asnjë ferrë në këmbë tre ushtarakë anglezë që ndiqeshin nga gjermanët këmba këmbës. Anglezët, oficerë me grada, të zënë rob në territorin e Greqisë, gjatë deportimit të tyre me tren, në Kaçanik, hidhen nga treni dhe fshihen në mal. Për fatin e mirë të tyre, ata bien në dorë të bacit Hasan, i cili i ushqeu, i bani tebdil (i veshi me rroba shqiptare) që të mos hetoheshin. Me takt e maturi dinte t’i ruante marrëdhëniet e mira mes vullnetarëve. Ai nuk ishte thjesht një luftëtar që dinte të luftonte, por një njeri mendjehollë e i mençur. Para se të fliste mendonte gjatë dhe nuk kishte mundësi tjetër njeriu pos që ta respektonte fjalën e tij.” Forcat vullnetare të Batalionit të Parë të paraprirë nga komandant Hasan Kabashi dhe kryekomandanti i përgjithshëm i forcave balliste të Anës së Karadakut Hysen Tërpeza, duke parë, se: “...hapësira për të vazhduar luftën maleve po ngushtohej nga dita në ditë, edhe nga fakti se shqiptarët nisën të bashkëpunonin me strukturat e pushtetit okupues në Kosovë, atëherë nuk na mbeti rrugë tjetër veçse të provonim të kalonim në Greqi, me shpresë se një ditë të afërme do të riktheheshim sërish në Kosovë për ta luftuar shkaun dhe për ta çliruar Atdheun” (“Hysen Tërpeza një legjendë për Kosovën”, Mustafë Xhemaili, Prishtinë, 2004).
Në odën e atdhetarit të njohur Halit Brahim Kabashit /1874-1949/, i cili me gjithë rrezikun për familjen e tij nga çetniko-partizanët, odën e kishte kurdoherë të hapur për luftëtarët e lirisë, më 11 nëntor 1945, 3 ditë para nisjes, Hasan Kabashi me shokë furnizohet me ushqim e plaçka të tjera të nevojshme, përshëndetet me familjarët dhe kabashë të tjerë duke u thënë: “Lufta për çlirimin kombëtar nuk ka mbaruar. Ajo do të vazhdojë derisa t’i realizojmë të drejtat për të qenë të lirë e zot në tokat tona.” /Sipas Sylejman Rexhep Kabashit /1931-2004/. Më 14 nëntor 1945 vullnetarët e Batalionit të Parë marrin rrugë. Pas një rrugëtimi të mundimshëm nëpër Maqedoni, më 28 nëntor 1945 në afërsi të Kranjit, në zonën kufitare luftëtarët e lirisë bien në pritë.
Nezir Hamdi Kabashi, në banesën e tij, në Garmish të Gjermanisë më 24 prill 2004, në lidhje me ngjarjen e kobshme në kufirin maqedonaso-grek, tregon: “Si gjithmonë edhe kësaj here në krye të kolonës ishte Baci Hasan, rafalët e automatikut e kapën keqas Komandantin. Për fatin tonë të keq këtu ndodhi edhe një vrasje tjetër. Duke u kthyer nga vëzhgimi plagoset rëndë pa dashje Qamil Samakova, trim e burrë i fortë. Një numër i shokëve, ashtu u morëm vesh, bashkë me ta edhe Hysen Tërpeza, vazhduan rrugën drejt Greqisë me premtim se do të na vijnë në ndihmë nëse kemi nevojë.
Aty afër, nuk gjenim dot as dru, as thupra për të improvizuar lesë, trinë për bartje. Provuam ta bartim Komandantin me një batanije që e kishim, por batanija e vjetër, e kalbur nga shiu e dielli nuk e mbajti trupin e tij. Derisa donim ta ndihmonim na urdhëroi: Shkoni, edhe pa mua duhet ta vazhdoni luftën! Pushkën ma leni këtu afër. Shkoni! Me aq shumë plagë, me aq shumë dhimbje ai merakosej për fatin tonë!. Me gjithë dëshirën tonë të madhe për ta ndihmuar prijësin, luftëtarin e paepur për lirinë e Kosovës, bashkimin e tokave shqiptare... – këtu folësi ndalet, psherëtinë thellë – dhe i mbytur në lotë mezi përfundoi: Haj, haj... nuk kishim qysh!”)*
Hasan Brahim Kabashi, kjo figurë madhore, e ndritur, e fisshme e historisë sonë kombëtare, që ka lënë emër e trimëri, plagoset për vdekje duke kaluar kufirin afër Kranjit, bashkë me kreshnikët e tjerë të Batalionit të tij. Edhe kësaj here komandant Hasani e çau rrethimin. Vrasja e tij shkaktoi pikëllim e dhembje te bashkëluftëtarët. Varri nuk i dihet. Po aty u vra edhe Qamil Samakova.
Njëra prej
njësive të para të rezistencës në Anamoravë, 1941/42, e prirë nga
Hasan Kabashi e vëllezërit Seferi.. Në foto: Isë Seferi, Hasan Kabashi, Xhelil
Seferi dhe Rexhep Kabashi. Marrë nga
albumi i fotografive të Nezir Kabashit.
)* Flitet se në terrin e asaj nate, të mbetur midis jetës
dhe vdekjes, në atë zonë të mallkuar kufitare, Hasani e Qamili me nga një plumb
në drejtim të njëri tjetrit i dhanë fund jetës. Se kështu kishte përfunduar
jetën Komandanti dëshmojnë dy krismat pushkësh që kanë dëgjuar bashkëluftarët e
tij gjatë largimit drejt tokës greke.
Rexhep Agush Kabashi 1906-1945
Rexhep Agush Kabashi dinte shkrim lexim dhe
me mençuri i gjykonte gjërat. Në vitin 1929 me familje migroi në Turqi për shkak zullumit, terrorit serb, që
ushtrohej ndaj shqiptarëve për shkak të
veprimtarisë së tyre atdhetare dhe sidomos familjes së tij. Në Turqi nuk
qëndroi gjatë, fundja ai nuk kishte si te jetonte në mesin e atyre, të cilët në
vitin 1910 tradhtisht ia vranë xhaxhin Brahimin, kushërinjtë Adem e Mustafë
Kabashin dhe ia dogjën shtëpinë në shenjë hakmarrjeje për humbjet që ia kishin
shkaktuar të përmendurit në luftën e vitit 1910 te Gryka e Kaçanikut dhe në
Luginën e Moravës forcave të Shefqet Turgut Pashës. Rexhepi kthehet dhe së pari
vendoset në Shqipëri, pastaj me 1941 vjen në truallin e stërgjyshërve të vet. Në
Gjilan, emërohet postëkomandant i xhandarmerisë në Nënprefekturën e qytetit. Në
zyrën ku punonte solli rregull, disiplinë dhe drejtësi. Punën e kryente me
pasion dhe të njëjtën gjë e kërkonte edhe prej vartësve të tij. Me qëllim të
mbrojtjes së popullatës në territoret nën okupimin bullgar dhe njësive
partizane në Malet e Zeza të Karadakut në bashkëpunim me Hasan Brahim Kabashin,
Isë Seferin formuan formacione vullnetare që me sukses iu kundërvunë armikut.
Pas kapitullimit të Bullgarisë, shtator 1944, në bashkëveprim me krerët e asaj
kohe: Hysen Tërpezën, Isë e Gjelil Seferin etj. Rexhep Kabashi e përgatiti
vendosjen e pushtetit administrativ shqiptar në Viti. Për kryetar emërohet
Hasan Brahim Kabashi, personalitet i njohur për atdhetarizëm, trimëri e aftësi
organizative. Rexhepi ishte ndër të parët me Isë Seferin që e përgëzoi Hasanin
për emërimin e tij kryetar komune, kështu ai, qetësoi situatën që gati po
shndërrohej ne konflikt të armatosur mes katundeve, në lidhje me emërimin e
kryetarit në Viti. Pas ardhjes së partizanëve Rexhepi bashkë me Hasanin,
vëllanë, Ahmetin, kushërinjtë Hamdiun, Nezirin, Destanin, Mejdiun ...
formacionet e vogla vullnetare i shndërruan në batalione Ishte pjesëmarrës në
të gjitha aksionet, betejat që u ndërmorën kundër çetniko-partizanëve në
Anamoravë dhe më gjerë. Vlen të përmendim luftën për çlirimin e Ferizajt, 2
dhjetor 1944, ku Rexhepi u dallua për trimëri. ”Zhig në zemër i mbetet që në
përleshjen me Brigadën XVII sllavo-maqedonase nuk qëllon aty, ishte në një
takim pune me Isë Seferin, kur bien dëshmorë Hamdiu me djalin Bajramin.
Ndoshta, na thoshte ai, krejt ndryshe kishte përfunduar beteja sikur të kisha
qenë aty”. (Sipas Nezir Hamdi Kabashit, kushëri dhe bashkëluftëtar i Rexhepit).
Rexhepi gjithmonë ndodhej pranë komandant Hasanit, njëkohësisht ishte edhe
zëvendëskomandant Batalioni dhe këshilltar i parë i tij. Kishte influence te
komandanti dhe shumë autoritet te luftëtarët e Batalionit. Si orator i
shkëlqyeshëm diti t’ua ndizte zemrat, t’ua ngrinte lart moralin luftarak para
çdo aksioni bashkëluftëtarëve të tij. “Në mars të vitit 1945 UDB-a arreston
shumë kabashë me qëllim që t’i masakrojë, siç i masakroi edhe baballarët të
tyre në vitin 1913, por kësaj radhe, falë Hasan e Rexhep Kabashit, të cilët e
kërcënuan me armë Millun Popovqin, komandant i Komandës lokale në Viti se po u
ndodhi ndonjë e keqe bashkëkombëseve, ne do të hakmerremi. Të arrestuarit të
nesërmen u liruan nga burgu i Gjilanit”. (Shënime në dorëshkrim nga Sylejman
Rexhep Agushi 1930-2004). Rexhepi ishte në krah të Hysen Tërpezës, Hasan
Kabashit, Hasan Remnikut etj., në luftën, kur partizanët e brigadës së Parë të
Bokelëve u kishin zënë pritë në malet e Sllakocit (tetor 1945). Ja, si e
përshkruan betejën, komandant Hysen Tërpeza: “... afër e kisha Fazliun, kushëririn
tim, Rexhep Kabashi afër Fazliut e kështu me radhë. Pushka vlonte në katër
anët. 95 vetë në 20 metra katror. ... Komunistëve u shkaktuam humbje të mëdha..
Bile ata u vranë dhjetëfish më shumë se ne, edhe pse na kishin zënë pritë.”
(“Hysen Tërpeza një legjendë për Kosovën”, Mustafë Xhemaili, Prishtinë, 2004).
“Te vendi i quajtur Guri i Keq
4-5 km mbi katundin Kabash, një javë pas Shëmitrit (me gjasë ditën kur u nisen
për Greqi, 14 nëntor 1945 S.A) neve, që kishin dalë me u përshëndet, strategu,
vizionari Rexhep Agushi, na tha: “Na kësmet po nisemi drejt Greqisë, sa do të
zgjat ky regjim /fjalën e kishte për regjimin komunist/ varet prej Inglizit
/Anglisë/ e Amerikës se neve naj kanë mshel udhët... çka asht ma keq edhe kah
Shqipnia. Sido që do të na shkojnë punët, ku do që të jemi, luftën nuk do ta
ndalim, nji atdhe kemi, kur asht i robnuem duhet me çlirue, kur të jetë i lirë
duhet me mbrojt, qoftë edhe me çmimin ma të naltë.” Vullnetarët e lirisë ishin
vendosun në një vend të sheshet mes lisash të naltë, nji zjarm pranë të cilit
kishin var rrobat e sapo lame me i terë, pak përtej një zjarr tjetër ku zihej
gjella, nji pozicion zjarri i kamufluar, ulëse të improvizueme me dru shkoze...
Të gjithë disi ishin në ngutje. Vullnetarët shkonin e ktheheshin të heshtun tue
raportue për situatën, pikat e takimit me luftëtarët e rajoneve tjera, shihej
qartë se po baheshin gati me u nis. Të gjithë këta burra lanë mas veti grat,
fëmijët, prindit... por te asnjani nuk pashë lot a gjamë, kurse na që shkuem me
u pjek /përshëndet/ me ta, u koritem, nuk mujshim m’i mbajt lotët. Unë, u ndala
ma gjatë me Rexhepin dhe me Mejdi Halilin /1908-1995/, nji personalitet tjetër
shumë i ditun prej të cilit disa prej nesh në Kabash kishim mësue shkrim –
lexim në gjuhen shqipe. Ai, deri në frymën e tij të fundit demaskoi propagandën
komuniste se çështja e shqiptarëve në Jugosllavi asht zgjidhun drejt dhe
asnjiherë nuk i humbi shpresat se Kosova nji ditë do të çlirohet. Për këtë ju
kish fol sa e sa herë gastarbajterëve tanë në Gjermani. Për mos me u hetue se
ku po shkojsha u bana sikur po i qes bagëtinë me kullot. Mëngjesi paksa i
ftoftë, mjegulla që tërhiqej drejt rrjedhjes se lumit Morava tue lëshue udhën
rrezeve të diellit ishin sheja se moti do të jetë i mirë. Dy bukë misri i lidha
për trupi dhe sa çel e mshel sytë u ndodha te Guri i Keq, në mesin e
vullnetarëve.” Ruhan Abdylit /1906-1983/ kushëri, bashkëkohës i Rexhep Agush
Kabashit. Rrugëtimi i mundimshëm në këmbë, plagosja për vdekje e komandant
Hasanit në kufirin Maqedoni-Greqi, /Kranj, 28 nëntor 1945/, e thyen e dërrmuan
shpirtërisht e fizikisht Rexhep Agush Kabashin. Me të arritur në Greqi i
përkeqësohet edhe më tepër shëndeti dhe në gjysmën e dytë të muajit dhjetor
1945 vdes në Follorinë /Greqi/, aty edhe varroset. Shkuarja e strategut,
trimit, zëvendëskomandantit Rexhep Agush Kabashit në krye të 20-22 ditëve pas
vrasjes së komandant Hasanit ishte humbje e madhe për luftëtarët e mbetur, të
cilët e patën zor për ta përballuar dhembjen, por lufta duhej vazhduar. Amaneti
i Rexhepit, komandant Hasanit dhe dëshmoreve të tjerë duhej çuar në vend.
Koment nga
GUEST më 2008-01-21 12:51:40
Tung! Jam Bajrush Muljaku i lindur ne Shkup, jam nip i Rexhep Kabashit jam
krenar qe babgjyshi jem asht kan luftar. I qoft dheu i leht ne ate jetën tjeter
dhe jam fat lum qe sot e tutje permendet meritat e Rexhep Kabashit. Ju
pershendes edhe juve qe na mundesuet qe ne te japim komentet tona ne ket faqe te internetit.
Koment nga GUEST më 2008-01-21 12:56:51
Pershendetje nga Masari me vendbanim te përkohshëm ne Austri, pasi po hyj per
6-vite pa shkuar ne vendlindje dhe jam permalluar shume me duhet te kerkoj
shume e te lexoj dhe te qmallem , me shkrimet tuaja i jap vetes shume force dhe
shpresë, te lumte.
Masari me familje Austri.
Koment nga GUEST më 2008-01-21 12:57:36
Pershendetje te perzemerta nga Selim Xhemajl Zenuni
Koment nga GUEST më 2008-01-21 14:50:31
Pershendetje te perzemerta per ty xha Sabit dhe gjith tjeret qe interesohen per
personalitete te ndryshem te Kabashit dhe vet fshatin tone! Edhe unë vetëm
mundem me thënë, jam shumë krenare qe jam nga Kabashi... Nje fshat qe ka be
emer per Burrat (Trimat qe i ka pas edhe i ka), per njerz intelektual, te
mençur qe ecin vetem përpara.
Pershendetje nga Njomza (Muhamer) Zeqiri
Koment nga GUEST më 2008-02-21 10:16:18
Përzemërsisht
ju falënderojmë për angazhimin t'uaj,
për të ndritur
fytyrat e luftëtarëve dhe patriotëve të Anamoravës për veprat e
pavdekshme të tyre për kauzën kombëtare ... Qemajl Nezir Hamdi Kabashi
Koment nga
GUEST më 2008-04-30 18:35:27.
Përshëndes të gjithë kabashasit kudo që ndodhën, unë kam
lexuar për Rexhep Kabashin por çdo herë që lexoj për të kaluarën e fshatit tim
dhe gjithë ata burra që kanë luftuar dhe sakrifikuar ma të shtrenjtën, jetën e
tyre. Jam krenar me gjithë ata burra që kanë bë shumë për Kabashin tonë të
dashur. Shfrytëzoj rastin ta përshëndes profesorin Sabit Abdylin dhe familjen e
tij, duke falënderuar për gjitha këto shkrime me të cilat po e bënë më të
ndritshme historinë e fshatit. Përshëndetje nga Kujtim Zeqiri.Koment nga GUEST më 2008-04-30 18:28:25
te fala te gjithve nga kabashi
Koment nga GUEST më 2008-06-16 18:16:46
Pershendetje per ju dhe familjen tuaj baca Sabit, ju pershendet dhe ju uron pune te mbare Fitim
Selmani me qendrim te perkohshem ne Jalabad, Afhganistan.
Koment nga GUEST më 2008-06-24 19:35:48
Pershendetje. Unë jam Kimete Lohaj
nga Ferizaj. Rrexhep Kabashin e ri, trashëgimtarin unë e kam djalë te
hallës.Shum mirë e di historin e Rexhep Kabashit, i ndieri djali tij, Sinani me
ka fol shum per babin e vet se si ka luftue per atdhe. Nndjej keqardhje qe nuk
pat fat ta lexoj ket faqe per babën qe i ka mungue gjatë gjithë jetës. Ju
pershendes nga zemra qe e keni publiku ket hisori
Koment
nga GUEST më 2009-05-23 21:56:12
Jam Arben Agushi- Kabashi. Ndjehem krenar që jam nipi i Rexhep Kabashit. E
përshëndes autorin e shumë librave, Sabit Abdylin.
Arben Agush Kabashi 01.10.1979. Shkup
Koment
nga GUEST më 2009-11-03 01:59:44
Përshëndetje prof i nderuar, respekt për mundin që po bëni për të mos u harruar
e kaluara e ndritshme e kombit tonë,
njashtu edhe historia e fshatit tonë. Paqi shëndet ju dhe familja juaj. Burim Jakupi -
Kabashi (Zürich)
Koment nga GUEST më 2009-11-19 23:58:20
Përshëndetje kusheri per ket shkrim per bacin Rexhep, të lumtë! Po komentoj se
nuk ka koment për këte. Luta nga
Saraji i Shkupit.
Mejdi Halili
- Kabashi 1908-1995
Mejdi Halili - Kabashi u lind në vitin 1908. Ishte luftëtar aktiv
i njësive balliste që u formuan në Anamoravë për mbrojtjen e tokave shqiptare
nga formacionet çetniko - partizane serbe e bullgare. Si njeri me ndërgjegje të
formuar kombëtare e luftarake, si lexues i gazetave të kohës dhe si orator i
shkëlqyeshëm që ishte, në rrethin ku jetoi e punoi, ai bëri shumë në ngritjen e
ndjenjave kombëtare shqiptare, në informimin e drejtë të popullsisë mbi
situatën në të gjitha tokat shqiptare dhe planet ogurzeza sllavo-komuniste. Pas
ardhjes së partizanëve në pushtet, në nëntor të vitit 1945, së bashku me
luftëtarët e tjerë të njësive balliste, arratiset në Greqi dhe më vonë vendoset
në Gjermani. Gjatë qëndrimit në Gjermani mësoi gjuhën gjermane e angleze. Falë
përvojës së tij ushtarake gjatë luftës në Kosovë (1943-1945) dhe njohjes së
disa gjuhëve, ai punësohet në kazermën ushtarake Amerikane në qytetin
Kaiserslauten të Gjermanisë. Aty punoi si epror ushtarak deri sa u pensionua.
Edhe në mërgim, luftëtari i Shqipërisë Etnike, vazhdoi me tërë qenien e tij
aktivitetin politik kundër mortajës komuniste, siç thoshte ai, për regjimin
komunist të Beogradit. Në bashkëpunim me bashkëpatriotët e tij, anëtarë të
Organizatës “Balli Kombëtar”, në shtetet e Evropës dhe Amerikë, si një
ambasador i vërtetë, bëri shumë në sensibilizimin e çështje së pazgjidhur të
shqiptarëve në Ballkan. Ky personalitet i ditur dhe properëndimor, prej të
cilit disa prej kabashëve kishin mësuar shkrim – lexim në gjuhën shqipe, deri
në frymën e tij të fundit, demaskoi propagandën komuniste se çështja e
shqiptarëve në
Jugosllavi është zgjidhur drejt dhe asnjëherë nuk i humbi shpresat se Kosova një ditë do të çlirohet. “Populli shqiptar, gjithandej trojeve etnike dhe në diasporë, si kurrë më parë, ka synime të qarta, ka dijen, vendosmërinë për ta çliruar Kosovën nga tirania serbe, me mjete politike ose me luftë. Dita, kur
do të realizohen dëshirat
tona, festojmë lirinë nuk është larg.” – mbahet mend, të ketë thënë gastarbajterëve
kabashë, nacionalisti Mejdi Halili-Kabashi.”Mejdiun - tregonte Nezir Hamdi
Kabashi - e kam pas vëlla, shok lufte e pune, me te jam rrit e jam burrërua.
Fati deshi që të jemi bashkë edhe atëherë kur bëmë rezistencë me armë në dorë
në malet e Kopilaçes edhe këtu në Gjermani. Ishte fjalëpak, i
matur, i vendosur dhe dinte me lexue mes rreshtave. Ishte përkrahës i
rezistencës paqësore që bëhej në Kosovë. Duhet provuar, thoshte ai, edhe me
ketë mënyrë të luftës. Kështu fitojmë simpatinë e botës, fitojmë miq e aleat,
fitojmë në kohë, por duhet të jemi gati edhe për luftë se, Liria nuk dhurohet,
ajo fitohet me gjak e sakrifica! Ai me shpirt e me zemër i përkiste të djathtës
shqiptare.“ Ballisti i njohur për angazhimet e tija atdhetare, me të cilin
kabashët edhe sot e mbajnë kokën lartë, në Kaiserslauten të Gjermanisë, në
vitin 1995 shkoi nga kjo botë,
kur nuk duhej të kish shkuar, pa e parë çlirimin e
Kosovës.
Shkrimi “Mejdi Halili-Kabashi ... “ është botuar edhe në gazetën Balli i Kombit në internet.(www.balliikombit.com). Nga faqja e përmendur po i publikoj komentet e lexuesve ashtu siç janë dhënë:
Koment nga GUEST më 2008-09-20 23:52:25
Ishin të pandashëm me babin tim Nezir Kabashin, si gjatë kohës së luftës ashtu edhe në mërgim.
Qemajl Nezir Hamdiu-Kabashi
Koment nga GUEST më 2009-04-06 14:30:08.
Ju përshëndes përzemërsisht për te gjitha këto fjale qe keni shkruar dhe renditur aq bukur, por kisha dashur te shtoj rreth mbiemrit te Mejdi Halilit - Kabashit kështu është mbiemri --- Halili--- ju falënderoj për mirëkuptim. Ju përshëndes, nipi i Mejdi Halilit – Kabashit
Jugosllavi është zgjidhur drejt dhe asnjëherë nuk i humbi shpresat se Kosova një ditë do të çlirohet. “Populli shqiptar, gjithandej trojeve etnike dhe në diasporë, si kurrë më parë, ka synime të qarta, ka dijen, vendosmërinë për ta çliruar Kosovën nga tirania serbe, me mjete politike ose me luftë. Dita, kur
Kaiserslauten,Gjermani, Mejdi Halili – Kabashi, |
Shkrimi “Mejdi Halili-Kabashi ... “ është botuar edhe në gazetën Balli i Kombit në internet.(www.balliikombit.com). Nga faqja e përmendur po i publikoj komentet e lexuesve ashtu siç janë dhënë:
Koment nga GUEST më 2008-09-20 23:52:25
Ishin të pandashëm me babin tim Nezir Kabashin, si gjatë kohës së luftës ashtu edhe në mërgim.
Qemajl Nezir Hamdiu-Kabashi
Koment nga GUEST më 2009-04-06 14:30:08.
Ju përshëndes përzemërsisht për te gjitha këto fjale qe keni shkruar dhe renditur aq bukur, por kisha dashur te shtoj rreth mbiemrit te Mejdi Halilit - Kabashit kështu është mbiemri --- Halili--- ju falënderoj për mirëkuptim. Ju përshëndes, nipi i Mejdi Halilit – Kabashit
Ahmet Agush Kabashi 1913-1954 antikomunist i përbetuar
Ahmet Agush Kabashi ishte
antikomunist i përbetuar, luftëtar i radhëve të para të çetave balliste që iu
kundërvunë forcave çetniko – partizane në vitin 1944/1945 në Anamoravë. Kuadër
angloamerikan i përgatitur në shtetet perëndimore, me gjasë në Itali e
Gjermani, pjesëtar i grupit të Hamit Matjanit në desantimet nga ajri, kundër
regjimit komunist në Shqipëri (1950/1953).
Ahmet Agush Kabashi, fotografi e tij e fundit, në sallën e kinemasë së qytetit të Tiranës, në momentet kur iu shqiptua dënimi me vdekje nga Gjykata e lartë Kolegji Ushtarak i RP të Shqipërisë, 13 prill 1954. Data e ekzekutimit nuk dihet, por sipas dëshmive të familjarëve të grupit thuhet se të dënuarit u ekzekutuan me 17.04.1954 Fotografine e mori (nxori) nga filmi dokumentar "Gjykimi i grupit te Hamit Matjanit" Pajtim Abdyli
Ishte anëtar i Legalitetit. Sipas
procesverbalit të gjykatës së Lartë Ushtarake në Tiranë marrë nga seancat e
gjygjit të mbajtur nga 5 – 13 prill 1954 në kinemanë e qytetit në Tiranë. Ahmeti më 25
korrik 1950 për herë të parë është hedhur me anë të një aeroplani Italian në
krahinën e Mirditës. Herën dytë në qershor 1951 hidhet në tokën shqiptare nga
zbulimi Amerikan ku bënte pjesë edhe Hamit Matjani. Po atë vit, në muajin
korrik, me aeroplan amerikan ai hidhet prapë në Shqipëri. Herën e fundit ai desantoi më 29 janar 1953 dhe po atë ditë bie
në grackën e sigurimit shqiptar. Burgoset dhe në prill të vitit 1954 dënohet me
vdekje. Ahmeti u rrit e u
burrëruar nën ndikimin e trimërive, heroizmave të të parëve të tij, si: Adem e
Mustafë Kabashi, luftëtarë të shquar në luftën e 1910-s, si: Hasan Brahim
Kabashi, Hamdi Nezir Kabashi, Rexhep Agush Kabashi etj. luftëtarë të njohur për çlirimin kombëtar.
Për shkak të bëmave të familjarëve të tij kundër pushtetit turk dhe më vonë
atij serb, familja e Ahmetit ishte nën kërcënimin e përhershëm të atyre
regjimeve, prandaj ai detyrohet që të largohet familjarisht nga Kosova, herën e
parë shkoi në Turqi, pastaj në Shqipëri, në fshatin Dramanec afër Fierit. Me
kapitullimin e mbretërisë jugosllave në vitin 1941, Ahmeti kthehet në Kosovë
dhe vendoset në Përlepnicë, fshat afër Gjilanit, sepse Kabashi, vendlindja e tij, asokohe ishte nën
okupimin bullgar. Gjatë qëndrimit në Gjilan me qëllim të mbrojtjes së
popullatës në territoret nën okupimin bullgar dhe njësive partizane në Malet e
Karadakut, në bashkëpunim me kushëririn Hasan Brahim Kabashin, Hamdi Nezir
Kabashin, të vëllanë Rexhepin, Hysen Terpezën, Hasan Remnikun, Isë e Xhelil
Seferin, etj. formuan formacione vullnetare që e mbanin nën kontroll atë rajon.
Shtator 1944, Ahmeti me familje vendoset në Kabash. Po atë vit, nëntor 1944,
pas depërtimit të brigadave çetniko-
partizane në fshat (Kabash), në mesin e tyre edhe dy brigada partizane
të Enver Hoxhës, Ahmeti me të vëllanë Rexhepin, kushërinjtë Hasanin e Hamdiun
dolën në mal. Formacionet balliste, të cilat pas ardhjes së partizanëve
në pushtet me të madhe iu bashkuan edhe shumë patriotë të tjerë të fshatrave të
Anamoravës, në bazë të vendimit që u mor në mbledhjen e mbajtur më 15 -16 gusht
1945, në Kopliaçë u formuan 5 Batalione. Ahmeti bën pjesë në mesin e
luftëtarëve më të spikatur të Batalionit të Parë që vepronte në Anamoravë
1944/1945/.
Së bashku në poligonin e ushtrimeve , para aksionit diversant në Shqipëri, 1949/50 |
-------------------------------------
NË EMËR TË POPULLIT
Këshilli Gjyqësor i Kolegjit Ushtarak të Gjykatës Lartë i formuar nën
kryesin:Shaip Panaritit, Kryetar i Gjykatës Lart me anëtarët :
Major Loni Dimoshin, Anëtar i Gjykatës Lart:
Kapit.Hilmi Telegrafi “ “ “ .
I asistuar nga Kryesekretari N\Toger Murat Qazimi, me pjesëmarrjen e Prokurorit
Të përgjithshëm Siri Qarqani dhe më vonë të Prokurorit të Kasacionit Arianit Qela (ende është i gjallë dhe jeton ne Tiranë ).
Si dhe të mbrojtësve Adv.Dhimiter Evangjeli për të pandehurin Ahmet Kabashi.
Ahmet Kabashi i biri i Agushit dhe Fatimes)* i lindur më 1913 në vendin Kabash- Kosovës, fshatar i mesëm, bujk, autodidakt, i martuar dy fëmijë, i pa dënuar, i arrestuar me 29/1/1953.
Gjatë zhvillimit të gjykimit u provua se i pandehuri Ahmet Kabashi duke qenë bashkëpunëtor i okupatorëve nazi-fashist;në vitin 1944 është arratisur në Greqi ku është bërë anëtar i grupit kriminal “Legaliteti”.
Në vitin 1949 ky ka shkuar në Itali ku me ndërmjetësin e kriminelit luftës Xhafer Deva është venë në shërbim të zbulimit Italian dhe në Ditanto ka kryer një kurs të posaçëm spiunazhi, \kurs të cilin më vonë ky e vazhdoi në Romë\. I pajisur me radio transmetues me 25 korrik 1950 së bashku me disa kriminelë të tjerë ay është hedhur në token e Republikës Popullore të Shqipërisë me anë të një aeroplani Italian dhe ka zbritur në krahinën e Mirditës me qëllim qe të mblidhte informata sekrete me karakter Ushtarak, Ekonomik dhe Politik. I ndjekur nga forcat e sigurimit të Shtetit dhe nga Populli i pandehuri nuk mundi të plotësoj detyrën e ngarkuar dhe u detyrua të futet në token e Greqisë. Prej vitit 1951 gjer në 1953 ai ka qëndruar në baza të fshehta
të krijuara nga Amerikanet në Greqi, në ndërmjetësin e spiunit Asim
Jakova ai është vënë në shërbim të zbulimit Amerikan dhe nën drejtimin e
oficerëve Amerikan ka kryer kurse të ndryshme spiunazhi. Në muajin qershor të
1951 ai është dërguar në Shqipëri nga zbulimi Amerikan me qendër në Athinë në
krye të një bande ku bënte pjesë edhe i pandehuri Hamit Matjani. Në muajin
Korrik të po këtij viti ai është hedhur në Shqipëri përsëri në krye të një
bande tjetër. Në të dy rastet ai dhe banda e tij janë hedhur në Shqipëri me anë
aeroplanësh Ushtarak Amerikan dhe kanë patur për detyrë, të mbledhin informata
sekrete me karakter Ushtarak, Ekonomik dhe Politik, të bënte agjitacion e
propaganda kundër pushtetit Popullor dhe po për këtë qëllim të shpërndante edhe
pajisje propagandistike. Herën e fundit ai u dërgua në Shqipëri nga zbulimi
Amerikan në janar të vitit 1953, ai u pajis me armë dhe radio transmetues dhe
me anë të një aeroplani ushtarak Amerikan u hedh me parashutë ne token ton për
tu vene ne dispozicion te bandës së kryesuar nga Zenel Shehu dhe për të marr
pjesë ne kryengritjen e armatosur te veprave terroriste diversantë të
spiunazhit dhe agjitacionit e propagandës kundër Republikës Popullore të
Shqipërisë. Në kohen e arrestimit të pandehurit Ahmet Kabashi përveç armeve dhe
radio transmetuesve janë kapur edhe dokumente të rëndësishme të zbulimi
Amerikan me qendër ne Athinë i dërgonte Zenel Shehut,nga të cilat doli i kjart
plani I imperialisteve Amerikan kundër Republikës Popullore të Shqipërisë.
Fajësia e te pandehurit Ahmet Kabashi u provua me pohimin e tij me kapjen e
armeve, të radios dhe te letrave që i drejtoheshin Zenel Shehut, me helmet dhe
monedhat e arit që mbante me vete dhe me atribuimet e të pandehurve te tjerë,
ato formojnë krimin e tradhtisë ndaj Atdheut, të pjesëmarrjes në një bandë të
armatosur, të agjitacionit e propagandës dhe te pjesëmarrjes ne një organizatë
kriminale kundër Republikës Popullore te Shqipërisë këto vepra parashikohen nga
nenet 64,69,72 dhe te K.P.
Vendimi nr. 78 date 13.04.1954 GJYKATA E LARTE KOLEGJI USHTARAK E KA
DEKLARUAR FAJTOR PER FAJIN 1; TRADHETI NDAJ ATDHEUT, PJESMARRJE NE ORGANIZAT
KRIMINALE NENI 64 E 75 TE K. P. BASHKVEPRUESA NR. 6
FAJI 2 ; ORGANIZIM E PJESMARRJE NE BANDA TE ARMATOSURA NENI 69 TE K.P. BERE ME
BASHKVEPRIM DHE ËSHTË DENUAR ME 25 VJET BURGIM SIPAS NENIT 69 TE K.P.
BASHKVEPRUESA NR. 6
FAJI 3; AGJITACION E PROPAGANDË NENI 72 K.P. BËRË ME BASHKËVEPRIM DHE ESHTE
DENUAR ME 10 VJET BURGIM. PËRFUNDIMISHT ËSHTË DENUAR ME VDEKJE, PUSHKATIM.Në ketë grup janë dënuar :
Zenel Shehu I lindur më 1906. Bulqizë-Peshkopi, i arrestuar me 28.6.1952. i dënuar me pushkatim.
Halil Branica I lindur më 1902 Burgajet-Burrel, I arrestuar me 04.08.1952. i dënuar me pushkatim
Hamit Matjani I lindur më 1909. Garunjaz-Peqin. I arrestuar me 01.05.1953. i dënuar me varje.
Ahmet Kabashi i lindur më 1913. Kabash-Viti-Kosovë i arrestuar me 29.01.1953. i dënuar me pushkatim.
Naun Sula I lindur më 1921. Bujaras-Elbasan. I arrestuar ne maj te vitit 1953. i dënuar me pushkatim.
Gani Malushi i lindur më 1923. Taq-Ersekut i arrestuar me 01.05.1953. i dënuar me pushkatim.
Rapush Agolli i lindur më 1889. Koçan-Korçë I arrestuar me 29.01.1954. i dënuar me pushkatim (sepse kishte strehuar,ndihmuar dhe furnizuar diversantët gjatë gjithë kohës se hyrjeve të tyre në Shqipëri deri në fund).
Ibrahim Lanqa I lindur më 1920. Shtepanj-Elbasan i arrestuar me 25.08.1953. I dënuar me 10 vjet burgim (për strehim dhe ndihmë që ju dha diversantëve).
-Këto shënime janë marr nga REPUBLKA POPULLORE E SHQIPËRISË
GJYKATA E LARTË (Kolegji Ushtarak).
Nr. i Regj. Them.
Nr. 78 i vendimit
-Data e ekzekutimit nuk dihet, por sipas dëshmive të familjarëve tëe grupit thuhet se më17.04.1954 janë ekzekutuar te vendi i quajtur URA E FARKES ne Tiranë (disa thonë se Zenel Shehu nuk asht ekzekutuar me ketë grup dhe asht falur për bashkëveprim me dhe ndihmën që i ka dhanë sigurimit të shtetit për kapjen e grupit, por diçka zyrtare ende s’ka, ende mbetet sekret i Shtetit deri në gjetjen e eshtrave të tyre ku është duke u hulumtua në Tiranë nga disa familjar të këtij grupi diversant). këto janë shënimet e fundit të marra në Tiranë me 10.03.2008.
Përveç Ahmetit me vdekje u dënuan: Zenel Shehu, Halil Branica, Hamit Matjani, Naun Sula, Gani Malushi, Rapush Agollo dhe Ibrahim Lanqa. Ky i fundit me 10 vjet burg.
(* Shënimet nga seancat gjyqësore
m’i ka dhënë Ahmet Agush Agushi (nipi i Ahmetit), i cili shënimet e përmendura
i ka marrë në Gjykatën e Lartë (Kolegji Ushtarak) në Tiranë.
(* Nëna e Ahmetit quhej Hatixhe. Në
procesverbal është shënuar gabimisht Fatime ose Ahmeti me qëllim nuk e ka
treguar emrin e vërtetë të nënës së tij.
Nezir Hamdi Kabashi 1918-2008
Nezir Kabashi |
Foto: Abdyl Abdyli: Në Garmish të Gjermanisë,24 prill 2004, Nezir Kabashi në bisedim të përzemërt me autorin e librit, Sabit Abdylin. |
Kaçanik, 2002. Nezir Kabashi, pas 57 vjetëve në Kosovë. Në foto me djalin Qemajlin dhe nipin Xhemë Krivanjevën |
Kampi ushtarak në Gjermani, 1949. Nezir Hamdi Kabashi i pari nga e majta ulur |
Destan Xhemë Kabashi 1923-1997
Destan Kabashi |
Shaqir Xhemë
Kabashi 1927-1997
Njeriu i aksioneve të guximshme
që nuk e priti çlirimin e Kosovës
“Kabashi
i takonte grupit të luftëtarëve që haptas njiheshin si luftëtarë të luftës së
ftohtë. Katër herë u lëshua me parashutë në malet e Shqipërisë, mes viteve
1949-1953, në misione sekrete për ta rrëzuar qeverinë komuniste” – shkruan
gazeta “Buffalo News”, në artikullin “Luftëtari i luftës së ftohtë”, me rastin
e vdekjes së Shaqir Kabashit, në faqen e parë të saj më 27 dhjetor 1997
Shaqir Kabashi |
Në vitet 1990 dhe 1993 vjen në Shqipëri në kërkim të eshtrave të vëllait të tij, Ibrahimit /1929-1952/. Pas shumë hulumtimeve këmbëngulëse, peripecive, harxhimeve të shumta arrin t’i gjejë eshtrat e Ibrahimit dhe i rivarros me të gjitha ceremonitë fetare në varrezat myslimane në Hilmar, afër Fierit. Në Kabash, në shtëpinë e tij, më 12 maj 2004, Habib Ahmet Agushi, kushëri i afërt me Shaqirin, derisa fliste për të atin, Ahmetin, i pushkatuar në vitin 1954, hulumtimet e tij për ta gjetur varrin, të cilin nuk e gjeti, takimin me Shaqirin në Shqipëri, nën tymin e cigareve që i ndizte njërën pas tjetrës, më tha: “Pasi e rivarrosëm Ibrahimin, Shaqiri për ta ngushëlluar veten dhe mua, i mërzitur ndërhyri me fjalët: U hoq qafe njëherë e përgjithmonë sistemi komunist, që na ka shkaktuar kaq shumë vuajtje, kaq shumë vdekje... nuk jemi vetëm ne që po kërkojmë varrezat e njerëzve tanë. Kam parë edhe të tjerë gjithandej Shqipërisë duke kërkuar eshtrat e burrave të zhdukur, të cilët e kundërshtuan, nuk e deshën, e luftuan murtajën komuniste e cila ka lënë në zi përjetë familje të tëra. Fundi, bacoo, nuk i dihet burrit! Në vitet ‘50, ne kem desantuar këtu për ta përmbys regjimin komunist të vetëdijshëm se edhe mund të vritemi. Pas gjetjes së eshtrave të Ibrahimit, Shaqiri u lirua nga ankthi që e kishte munduar dyzet vjet me radhë. I gëzuar edhe për faktin e ardhjes së demokracisë në Shqipëri, ai e ndiente, besonte fort se edhe Kosova ka për ta gëzuar lirinë. E përcolla me veturën time deri në kufi të Greqisë. U ndamë, me shpresë se do të shihemi prapë, por Shaqiri nuk e priti 12 qershorin e vitit 1999, ditën kur nisi të valëvitet flamuri me shqipen dykrenore lirisht qiellit të Kosovës, vdiq më 18 dhjetor të vitit 1997 në Buffalo të Amerikës. Ceremonia mortore u mbajt në New Jersey, kurse u varros në Long Island (New York).” I ndjeri me testament i la Qendrës Islame Shqiptare të New York-ut dhe New Jersey-it mbi 400 mijë dollarë. Në shenjë nderimi, salla e xhamisë në Garfield të New Jersey-it sot quhet, Salla “Shaqir Kabashi”.
Ibrahim Xhemë Kabashi 1929-1951
Ibrahim Kabashi |
IN MEMORIAM
Gjermani,
Nezir Hamdi Kabashi
Deri në fund zemra i rrahu për Kosovën
Neair Kabashi |
Në Garmish të Gjermanisë, më 7 janar 2008, pas një sëmundjeje të rëndë vdiq Ballisti Nezir Hamdi Kabashi. Nacionalisti Nezir Kabashi u lind në vitin 1918 në Kabash të Anamoravës, në familjen nga e cila dolën shumë burra të fortë, të cilët gjatë tërë jetës së tyre ishin në shërbim të Atdheut. Në vitin 1944 Neziri iu bashkëngjit luftëtarëve të lirisë, duke qenë pjesëmarrës i të gjitha luftërave, aksioneve që u zhvilluan në Anamoravë kundër formacioneve çetniko-partizane me pushkë në dorë, kurse pas vitit 1945, në emigracion, kurrë nuk e pushoi aktivitetin kombëtar e politik të tij, aty ku jetoi: në Greqi, Itali, Maltë, Angli dhe së fundi në Gjermani, për bashkimin e tokave shqiptare, për ruajtjen e traditave shqiptare, duke qenë në lidhje të përhershme me shokët e të njëjtit ideal, të shpërndarë gjithandej nëpër botë: Hysen Tërpezën e Shaqir Kabashin në Amerikë, Mejdi Kabashin në Gjermani, Destanin në Turqi dhe me familjarët në Kosovë përmes gastarbajterëve tanë me punë në Gjermani. Neziri u rrit dhe u edukua në frymën luftarake të të parëve tij. Që në rini e kish mësuar artin e luftës, qëndresës përballë mizorisë së egër të pushtuesve, prandaj ai që në fillim ishte luftëtar i radhëve të para të Batalionit të Parë që vepronte në Anamoravë, i udhëhequr nga strategu Hasan Kabashi. Në korrik-gusht të vitit 2004, në Kabash, Nazir Kabashi gjatë një bisede me të, tërthorazi e pyeta se ku do të dëshironte ta ketë varrin, në Kabash, në Kopilaç te vendi ku i kanë rënë në luftë me çetniko-partizanët (18 prill 1945) babai Hamdiu dhe i vëllai Bajrami, apo diku krejt tjetër? Me një buzëqeshje prej ushtaraku që është i rrahur paq me jetën, më pat thënë: “Bacooo, dëshira ime është në vendlindje, po luftëtarit nuk i dihet, si e ku i vjen vdekja. Asnjë nga meshkujt e lozes sime dhe nga shokët e luftës nuk u varrosën pranë familjarëve, të dashurve të tyre, bile disave nuk ju dihet as varri. Baba me vëllain Bajramin u varrosën në vendin ku u vranë, në malet e Kopilaçës, baca Hasan u vra në kufirin maqedono-grek, nuk i dihet varri, baca Rexhep vdiq në Follorinë të Greqisë, Brahimi dhe Meti u vranë në Shqipëri, Shaqiri vdiq në Amerikë, Destani në Shkup, Mejdiu në Gjermani etj. Edhe mua nuk më dihet, se ku do t’i mbyll sytë. Sa jam këtu, (Kosovë) sa në Gjermani. Dashtë Zoti, edhe unë, të ndahem nga kjo jetë si u ka hije burrave!”
Sinan Doqi, Sami Dedaj, Safet Pasholli, XhemSadria e Nezir Kabashi. Fotografuar në Angli,në vitin 1949 |
Neziri gjithë jetën ka jetuar për Kosovën dhe lirinë e saj. Në vitin 1953 e hoqi uniformën e ushtarit dhe aktivitetin në bashkëveprim me të tjerët me mjete e forma tjera për t’i dhënë krah çështjes për çlirimin e Kosovës. Ky kundërshtar i devotshëm i komunizmit në emigracion mësoi shkrim lexim. Fliste rrjedhshëm disa gjuhë. Ishte mirë i informuar për situatën në gjitha tokat shqiptare. Përkrahës i shkollimit në gjuhën shqipe, i ruajtjes së identitetit kombëtar, demokrat i flakët dhe i pa kompromis në luftë për liri e barazi të të gjithë njerëzve. Varrimi i luftëtarit, zemra e të cilit rrahu deri në fund për Kosovën ishte madhështor dhe u bë në varrezat e fshatit në Kabash. Në ceremoninë e përcjelljes së atdhetarit morën pjesë ushtarë e oficerë të Trupave Mbrojtës të Kosovës, familjarë e miq nga katër anët e Kosovës si dhe nga diaspora. Me ketë rast për jetën e Nezir Kabashit, foli Sylejman Hamëz Rexhepi. Në emër të Veteranëve të Luftës të Komunës së Vitisë fjalën e rastit e mbajti Abdyl Bajrami, kurse në emër te familjes e farefisit para të pranishmëve të ceremonialit u falënderua i nipi, Gëzim Qemajl Hamdiu - Kabashi
-------------
Shkrimi IN MEMORIAM për Nezir Hamdi Kabashin është botuar edhe në gazetën Balli i Kombit në internet.(www.balliikombit.com).
Nga faqja e përmendur po i publikoj
komentet e lexuesve ashtu siç janë
dhënë:
Koment nga
GUEST më 2008-01-21 12:55:30
Ka burra ende Kosova të qoftë i lehtë dheu i Kosovës baca Hamdi!
Koment nga
GUEST më 2008-01-21 12:55:52
Ju faleminderit shume daja Sabit, nipi Izeti.
Koment nga
GUEST më 2008-01-21 12:56:28
E nderuara familja Kabashi,
Nuk munda që t’u besoja syve të mi, kur në gazetën " Balli i Kombit " lexova për vdekjen e ballisti të devotshëm për kauzën tonë kombëtare. Nuk
mund që t’u besoja atyre rreshtave që thoshin se kishte vdekur njeriu që me tërë qenien e tij
luftoi edhe me pushkë dhe me penë për Shqiptari dhe për Shqipërinë Etnike-Nezir
Kabashi. Pra i madhi Kabashi ishte njeriu që tërë jetën e Tij ia kushtoi Shqiptarizmit dhe i lumi Ai që bë ushtar i saj deri në amshim. Ai u lind për Shqiptarizëm, u rrit për Shqiptarizëm,
luftoi për Shqiptarizëm dhe vdiq për Shqiptarizëm. I qoftë i lehtë dheu në të cilin po prehet sot i madhi dhe shumë i respektuari, ballisti i devotshëm-Nezir Kabashi.
Prandaj shumë e
nderuara dhe shumë e
respektuara familje Kabashi, iu lutem që të pranoni ngushëllimet e mija dhe të familjes sime me rastin e vdekjes së ballistit Nezir Kabashi.
Agim Curri
ish kryetar i Ballit Kombëtar për Gjermani në vitet 1997-2002.
Koment nga
GUEST më 2008-01-21 14:50:45
Falënderojmë nga zemra kushëririn Sabit Abdylin, i cili me shkrimet e tija për
luftëtarët dhe patriotet nga Anamorava po i bënë ata të pavdekshëm, që t'i
përkujtojë gjeneratat e reja, në sistemin komunist për 50 vjet ishte e ndaluar të flitej haptas
për ta.
Qemajl Nezir Hamdiu-Kabashi
Daut Zenuni |
(Nga libri “Na kabashi jem t’ndam nji
zjarrmi”, Gjilan, 2013, Sabit Abdyli)
No comments:
Post a Comment