Në pushimoren buzë liqenit të Ohrit për pushime ishin shumë të rinj nga shumë qytete të Jugosllavisë së atëhershme. Afër tendave tona ishin fëmijët e qytetit Pula (Kroaci). Një fëmijë 8-9 vjeç nga Pula që në mëngjes vinte te tendat tona dhe nuk ndahej prej nesh gjatë gjithë ditës. Një ditë erdhi edukatorja dhe e mori duke qortuar. Lere, i them edukatores, nuk po na pengon gjë dhe po kënaqet me fëmijët tanë. Frank ditëve tjera prapë vazhdoi të vinte kur kishte mundësi. I afrohem qetë dhe me maturi Frank-ut dhe e pyes për prindërit, familjen... Mami i babit është si ju, flet si ju dhe nuk di kroatisht. Babi quhet Dino, mamaja Biserka kemi një dyqan argjendarie. Po ti, di ndonjë fjalë shqip si gjyshja, vazhdova unë? Po, ishte përgjigjja e tij. “Shpirti i gjishes” ( lexo gjyshes) kështu më thotë pa ja nda gjyshja. Zog shqiptari është ky, mendova, dhe gjaku është në pyetje që Franklini nuk na ndahet. Kisha librin “Tregime të moçme shqiptare” të Mitrush Kutelit me veti, e nxora dhe ja fala. E mori nxitimthi, e fshehu nën këmishë dhe i gëzuar shkoi te tenda e tij.
(s.a)Ohër, 1969
No comments:
Post a Comment