|
Hamez Rexhepi - Kabashi |
Hamëz Kabashi (Hamëz Rexhep Kabashi 1896-1985) punoi si korrier komune në Viti. Atij shpesh i duhej të shkonte në fshatrat Debelldeh,
Mjak, Korbliq etj. për të dërguar ftesa (thirrje)
banorëve të fshatrave të përmendura. Gjatë verës, tregonte vetë baci Hamëz, kur shkoja në këto katunde së pari kthehesha te kroni
aty ku e mbanin tamblin vendësit në ena të posaçme prej llamarine që mos t’ju prishet nga të nxehtit. Gjithmonë e merrja me veti një kashtallë elbi të gjatë e hapja enën e tamblit dhe me kashtallë e shuaja etjen me tambël të
ftohët në vend të ujit. Dikur më hetuan dhe njëri prej tyre, më tha; Valla Qaush e kemi vërejt
se po naj pi tamblin në krue, po hallall të qoftë se po e pi diqysh paqtë
(pastër).
Shënoi: Sabit Abdyli
No comments:
Post a Comment