Saturday, 22 November 2014

Në Auckland (Zelandë e Re) u hap Kupa Botërore e Ragbisë

  • Shkruan: Sabit Abdyli M
  • Me 9 shtator 2011, pikërisht në orën 19:30 në stadiumin impozant “Eden Park”, me një spektakël madhështor artistik dhe plot sharmë u bë ceremonia e hapjes së Kampionatit Botëror të Ragbisë. Pas fjalimit të rastit të Kryeministrit John Key Kampionatin e shpalli të hapur kryetari Federatës Ndërkombëtare të Ragbisë Bernard Lapsses. Kupa Botërore në Ragbi që po zhvillohet këto ditë për zelandezët është ngjarja më e madhe sportive, dhe jo vetëm sportive në shtetin e tyre. Loja e ragbisë (Rugby) është shumë popullore në Zelandë të Re. I madh dhe i vogël jetojnë me ketë sport. Përgaditjet për pritjen e 20 shteteve pjesëmarrëse kanë filluar që moti. Ndeshjet po zhvillohen në 12 qytete të Zelandës së Re. Janë akomoduar këtu mbi 85.000 vizitorë. Shumica e ndeshjeve luhen në qytetin metropol të Auckland-it. Gjithandej qyteteti mbretëron atmosferë sportive. Flamuj ngjyrash të ndryshme të shtetve garuse kanë stolisur rrugët, sheshet e stadiumet. Për ta shijuar gjithë ketë atmosferë të bukur nxora biletën për ndeshjen mes kombëtareve Australi - Itali. Për kënaqësinë time, nga larg, në shkallët e stadiumit vërej edhe flamurin kombëtar shqiptar dhe flamurin shtetëror të Kosovës. I afrohem mbajtësve të flamujve: Jam simpatizues për All Bllacks (Zelandën e Re) dhe e dua ketë sport luftarak, që këtu është shumë i popullarizuar. Erdha me Enin e vogël dhe me veti morëm dy flamujt tanë – thotë Faruku dhe vazhdoi, nuk bën asesi kjo ngjarje kaq e madhe ku janë mbledhur ragbistët më të mirë të botës dhe që përcillet prej kaq sipatizantëve këtu dhe TV – ve botërore të mos valëviten edhe flamujt tanë. Zë vend mes sipatizantëve nga Kosova dhe kënaqem bashkë me ta me valëzimin e flamujve tanë, këngës, brohoritjeve, tam-tamve, borizanëve dhe lojës me zemër të sportistëve në fushë. Ragbi luhet në Zelandë të Re që para vitit 1900. Ky sport erdhi në Zelandën e largët nga Mbretëria e Bashkuar e Britanisë së Madhe. Së pari loja u përhap nëpër Kolegje dhe me kalimin e kohës gjithnjë e më shumë përhapej derisa u bë sporti më i adhuruar. Sipas IRB (International Rugby Board) Zelanda është e para në botë, pastaj vijnë; Australia, Afrika e Jugut, Franca e Anglia. Në ndeshjet e kësaj loje stadiumet janë përplot me shikues. Ragbistët gëzojnë respekt, adhurohen prej të gjithë grupmoshave. Shqiptarët e vendosur këtu janë fansa të flakët të këtij sporti burrash që në vendin e tyre nuk njihej as atëherë kur lëshuan vendlindjen, as tash. Kampionati mbyllet me 23 tetor 2011. Ragbi është luajtur për herë të parë në vitin 1823 në qytetin Rugby (Ragbi) në Warwickshire të Anglisë. Në kolegjin e qytetit, gjatë një loje futbolli, djaloshi i quajtur Webb Ellis e kap topin me duar dhe vrapon nëpër fushë. Të frymëzuar nga Webb edhe nxënësit tjerë nisën ta bartin topin me duar drejt portës kundërshtare, duke i dhënë jetë kështu lojës që ma vonë u quajt Rugby, sipas qytetit ku u luajt së pari. Për nder të William Ellis edhe kupa (trofeu) mban emrin e tij. Kupën Botërore në Ragbi, të mbajtur për herë të parë maj – qershor të vitit 1987 në Auckland, e ka fituar Reprezentacioni i Zelandës së Re. Kupën pos Zelandës së Re e kanë fituar: Australia e Afrika Jugore nga dy herë dhe Anglia një herë.
  • Në tribunat e stadiumit gjatë ndeshjes Australi – Itali u valëvitë edhe flamuri kombëtar shqiptar dhe ai shtetëror i Republikës së Kosovës. 
    Eni Asllani ne shkallet e stadiumit 
    Zelanda e Re shampion bote për herë të dytë në Ragbi Në finale e Kupës Botërore të Ragbisë, Zelanda e Re doli më e fortë se Kombëtarja e Francës. Në stadiumin përplotë me shikues të qytetit të Auckland-it Kombëtarja e Zelandës e mposhti Francën 7 me 8. Zelanda rezultoi ekipi më i suksesshëm gjatë këtij Kampionati, duke fituar të gjitha ndeshjet. Pas fitorës Zelanda është në festë. Është kjo ngjarje ndër më të mëdhat për popullin zelandez. Që nga dita e hapjes së Kampionatit 9 shtator 2011 deri në mbyllje 23 tetor 2011 zelandezët jetuan për ketë fitore që ua dhuruan ragbistët. Ragbi luhet në Zelandë të Re që para vitit 1900. Ky sport erdhi në Zelandën e largët nga Mbretëria e Bashkuar e Britanisë së Madhe. Së pari loja u përhap nëpër Kolegje dhe me kalimin e kohës gjithnjë e më shumë përhapej derisa u bë sporti më i adhuruar. Në ndeshjet e kësaj loje stadiumet janë përplot me shikues. Ragbistët gëzojnë respekt, adhurohen prej të gjithë grupmoshave. Shqiptarët e vendosur këtu janë fansa të flakët të këtij sporti burrash që në vendin e tyre nuk njihej as atëherë kur lëshuan vendlindjen, as tash.

No comments:

Post a Comment

 rajonipress  VITIASI SABIT ABDYLI KRIJON EDHE NGA MËRGATA Sabit Abdyli, është një krijues i dashur për lexuesit, njeri i lindur në rajonin ...