Saturday, 15 November 2014

ASDRENI JETON


Shkup, 1967. Ne mes Emine Kastrati, Prof. Hamez Reka, Dr. Petro Janura, Dr. Remzi Misini, Sevdije Toska, Mefail Adili ... rreshti poshte ulur: Ismet Hoda, Mensur Dema, Sabit Abdyli, Fazli Veliu, Njazi Rrustemi ..
Në fund të ligjëratave nga lënda Histori e letërsisë shqiptare II, maj 1968,  e lutem Prof. Petro Janurën (1911-1983)  të na fliste për jetën e tij. Po bëj abstraksion, na tha profesori, se parimisht nuk flas për vetën. Foli shkurt dhe u ndal më shumë te takimet e tij me poetin Aleksandër Stavre Drenova (1872 – 1947) në kryeqytetin e Rumanisë në Bukuresht. Poeti, vazhdoi prof. Janura, ushqehej në gjellëtoren e një shqiptari. I zoti i gjellëtores  për të mos prekur sedrën e poetit bëhej sikur po bënte pagesën, por realisht i merrte pak para.  Asdreni preferonte të shëtiste shtigjeve të parkut dhe në të njëjtën vend ulej gjithmonë. Ndodhte shpesh të kthente në restorantin e bukur, pronë e një shqiptari nga Korça.  Ne studentët shqiptarë shkonim në restorant për shkak Asdrenit dhe dy vajzave të bukura të pronarit, të cilat nuk na përfillnin fare.  Uleshim me poetin, i cili poezitë i mbante në xhepin e poshtëm të jelekut. I nxirrte dhe na lexonte. Një ditë erdhi pronari, dhe nga pozita e njeriut të fort, i tha Asdrenit:  Ztr. Aleksandër, mund te vish tek unë, ta siguroj një dhomë fjetje dhe do t’i kishe të gjitha falas në restorantin tim. I prekur në sedër, poeti u ngreh në këmbë dhe duke rënë me bastun dyshemesë, kundërshtoi: Mos mendo se je më i kamur se unë, kam sa për të jetuar dhe jetoj si dua vetë ... nuk dua lëmosh nga askush dhe iku...  Vërtet ashtu siç tha poeti ishte, pronari i restorantit vdiq, vajzat  e tij nuk u martuan kurrë. E bënë rrush e kumbulla pasurinë e të atit dhe u harruan për së gjalli. Asdreni jeton edhe pse nuk la pasuri, pallate e trashëgimtarë - përfundoi profesori.  
Shkup, 1968

No comments:

Post a Comment

 rajonipress  VITIASI SABIT ABDYLI KRIJON EDHE NGA MËRGATA Sabit Abdyli, është një krijues i dashur për lexuesit, njeri i lindur në rajonin ...