Legjendën e mësova prej babit, babi e ka mësuar prej gjyshit, gjyshi prej stërgjyshit dhe, kështu
brez pas brezi ...
Një djalosh
kish dalë për gjah në malet e Shqipërisë. Një
shqiponjë fluturoi
sipër tij, dhe u ndal në majë të një shkrepi. Shqipja ishte
jashtëzakonisht e madhe dhe mbante në kthetrat e saj një gjarpër. Mbas pakë shqiponja fluturoi
drejt shkrepit ku kishte çerdhen. Djaloshi u ngjit atëherë në majë të shkrepit,
dhe gjeti në çerdhe zogun e shqipes që po luante me gjarprin e mbytur. Por
gjarpri nuk ishte vërtetë i mbytur. Befas ai nxori thimthin dhe bëri përpara për ta kafshuar zogun. Në atë cast djaloshi nxori harkun, dhe
vrau me shigjetë gjarprin. Mandej ai mori zogun e shqipes dhe u nis kah shtëpia e vet. Befas ai dëgjoi mbi kokë zhurmën e krahëve të shqipes.
“Pse ma grabite foshnjën?” thirri
shqipja.
“Foshnja është e imja, sepse unë e shpëtova nga gjarpri, që ti nuk e kishe mbyt”
përgjigjet ai.
“Kthema foshnjën time, dhe unë të jap si shpërblim mprehtësinë e syve të mi
dhe fuqinë e krahëve të mi. Ti do të jesh i pamposhtur dhe do të quhesh me emrin tim!”
I riu i dha shqipes zogun e vet. Kur u rrit zogu, , zbriti nga shkëmbi dhe u vendos në flamurin e djaloshit, që tash ish bë burrë. Në të gjitha luftërat, betejat, në të gjitha fitoret shqiponja i priu dhe e drejtoi
trimin. Bota e çuditur me këto trimëri , trimin e quajti shqiptar që do të thotë “Bir i Shqipes”, dhe vendi mori emrin
Shqipëri, që do të thotë “Vend i Shqipeve”.
Sipas një legjende shqiptare: Sabit Abdyli
Sarajeve, 1971 |