Thursday, 20 November 2014

LESS (true story)


In that late afternoon Dan left with a bag in his hands to look for his friend. He had one thousand thoughts in his head. “Less has survived the war. Less is alive. Is it possible that he has forgotten me? What if…!” Dan walked through the village, with an unusual pace, not noticing the burned down and ruined houses, nor the walls with their threatening graffiti in the Cyrillic alphabet, nor the noise of the children who had just returned to what was their home after three month in the war camps.
By the stream on the other side of the village graveyard he stopped. On the far bank there was a red tape that waved in the wind. They had told him this was where they had seen Less.
 There he was, on the other side of the stream. He was coming shyly toward Dan. “There he is!” shouted Dan, excitement in his voice, and he opened the bag to take out the food. Emotionally Dan walked toward his tape. As Dan got closer to him Less stopped only ten or twenty yards away, behind the red tape. As Dan got closer to him Less moved further back as if he were telling him, ”No. I do not know you. I have started a new life. I find it better among the beasts. I do not want any more of torture. I do not tree, and shot five times … Only one bullet hit me, here in my leg, here … see, my left leg. And they killed Sam’s Jackie in front of her door. We have done nothing. And never ever again will I trust men.”
 The master leaned on a tree and felt the could sweat rolling down his forehead, striving to think of a way to get his Less back.  He stood up slowly, made another step towards Less, looking at him very carefully, but he realized that the good animal was not going to obey. He continued to walk toward Less with care, but Less bared his teeth, leapt up and ran towards the minefield, barking in fury, ”No!” Dan called when he heard the explosion … “he killed himself, they killed him, I killed him!”
Looking at the torn and bloody body of his friend he thought he saw the men in uniform telling him cynically, “We kill even when we are not there!”
Auckland, 5 February 2000
Sabit Abdyli      


Saturday, 15 November 2014

Hiç mos shkoni ..



Ruhan Abdyli - Kabashi
Merren vesh gratë me shkue me u ankue te kadia në Gjilan, pse burrat po i marrin nga dy gra? Gjatë rrugës për te kadia garatë takojnë nji plakë dhe e pyesin, ku mund ta gjejmë kadiun se po duem me u ankue në burrat që po i marrin nga dy gra? Hiç mos shkoni, ju thotë plaka, se nuk keni ku shkoni, kadia vetë i ka, jo dy, po tri gra. Gratë sa marrin vesh se nuk kanë te kush me u ankue kthehen në gjysmë të rrugës.
Tregoi: Ruhan Abdyli 1906-1983.
Shënoi: Sabit Abdyli

ASDRENI JETON


Shkup, 1967. Ne mes Emine Kastrati, Prof. Hamez Reka, Dr. Petro Janura, Dr. Remzi Misini, Sevdije Toska, Mefail Adili ... rreshti poshte ulur: Ismet Hoda, Mensur Dema, Sabit Abdyli, Fazli Veliu, Njazi Rrustemi ..
Në fund të ligjëratave nga lënda Histori e letërsisë shqiptare II, maj 1968,  e lutem Prof. Petro Janurën (1911-1983)  të na fliste për jetën e tij. Po bëj abstraksion, na tha profesori, se parimisht nuk flas për vetën. Foli shkurt dhe u ndal më shumë te takimet e tij me poetin Aleksandër Stavre Drenova (1872 – 1947) në kryeqytetin e Rumanisë në Bukuresht. Poeti, vazhdoi prof. Janura, ushqehej në gjellëtoren e një shqiptari. I zoti i gjellëtores  për të mos prekur sedrën e poetit bëhej sikur po bënte pagesën, por realisht i merrte pak para.  Asdreni preferonte të shëtiste shtigjeve të parkut dhe në të njëjtën vend ulej gjithmonë. Ndodhte shpesh të kthente në restorantin e bukur, pronë e një shqiptari nga Korça.  Ne studentët shqiptarë shkonim në restorant për shkak Asdrenit dhe dy vajzave të bukura të pronarit, të cilat nuk na përfillnin fare.  Uleshim me poetin, i cili poezitë i mbante në xhepin e poshtëm të jelekut. I nxirrte dhe na lexonte. Një ditë erdhi pronari, dhe nga pozita e njeriut të fort, i tha Asdrenit:  Ztr. Aleksandër, mund te vish tek unë, ta siguroj një dhomë fjetje dhe do t’i kishe të gjitha falas në restorantin tim. I prekur në sedër, poeti u ngreh në këmbë dhe duke rënë me bastun dyshemesë, kundërshtoi: Mos mendo se je më i kamur se unë, kam sa për të jetuar dhe jetoj si dua vetë ... nuk dua lëmosh nga askush dhe iku...  Vërtet ashtu siç tha poeti ishte, pronari i restorantit vdiq, vajzat  e tij nuk u martuan kurrë. E bënë rrush e kumbulla pasurinë e të atit dhe u harruan për së gjalli. Asdreni jeton edhe pse nuk la pasuri, pallate e trashëgimtarë - përfundoi profesori.  
Shkup, 1968

SHPIRTI I GJYSHES


Në pushimoren buzë liqenit të Ohrit për pushime ishin shumë të rinj nga shumë qytete të Jugosllavisë së atëhershme. Afër tendave tona ishin fëmijët e qytetit Pula (Kroaci). Një fëmijë 8-9 vjeç nga Pula që në mëngjes vinte te tendat tona dhe nuk ndahej prej nesh gjatë gjithë ditës. Një ditë erdhi edukatorja dhe e mori duke qortuar. Lere, i them edukatores, nuk po na pengon gjë dhe po kënaqet me fëmijët tanë. Frank ditëve tjera prapë vazhdoi të vinte kur kishte mundësi. I afrohem qetë dhe me maturi Frank-ut dhe e pyes për prindërit, familjen... Mami i babit është si ju, flet si ju dhe nuk di kroatisht. Babi quhet Dino, mamaja Biserka kemi një dyqan argjendarie. Po ti, di ndonjë fjalë shqip si gjyshja, vazhdova unë? Po, ishte përgjigjja e tij. “Shpirti i gjishes” ( lexo gjyshes) kështu më thotë pa ja nda gjyshja. Zog shqiptari është ky, mendova, dhe gjaku është në pyetje që Franklini nuk na ndahet. Kisha librin “Tregime të moçme shqiptare” të Mitrush Kutelit me veti, e nxora dhe ja fala. E mori nxitimthi, e fshehu nën këmishë dhe i gëzuar shkoi te tenda e tij.  
(s.a)
Ohër, 1969

Friday, 14 November 2014

DIQYSH PAQTË


Hamez Rexhepi - Kabashi
Hamëz Kabashi (Hamëz Rexhep Kabashi 1896-1985) punoi si korrier  komune në Viti. Atij shpesh i duhej të shkonte në fshatrat Debelldeh, Mjak, Korbliq etj. për të dërguar ftesa (thirrje) banorëve të fshatrave të përmendura. Gjatë verës, tregonte vetë baci Hamëz, kur shkoja në këto katunde së pari kthehesha te kroni aty ku e mbanin tamblin vendësit në ena të posaçme prej llamarine që mos t’ju prishet nga të nxehtit. Gjithmonë e merrja me veti një kashtallë elbi të gjatë e hapja enën e tamblit dhe  me kashtallë e shuaja etjen me tambël të ftohët në vend të ujit. Dikur më hetuan dhe njëri prej tyre, më tha; Valla Qaush e kemi vërejt se po naj pi tamblin në krue, po hallall të qoftë se po e pi diqysh paqtë (pastër).

Shënoi: Sabit Abdyli

ME BISHT NË BISHT

Furtuna përplasje
Zi e më zi

Shqiponja me një krah fluturon
Itakës së ndarë me Gardh të dyfishtë

Prapa Gardhit djajtë me drapër e çekiç

                                     Shkurt 1997

Thursday, 6 November 2014

Kopertina e librit

Parathënie

E gjeta të arsyeshme të dal para lexuesit edhe me një libër tjetër për kabashët e Kabashit të Anamoravës. Kësaj here duke u ndalur ekskluzivisht në trashëgiminë gojore të kabashëve. Për humorin therës e të shëndoshë, përmbajtjen e thellë dhe karakterin zbavitës të një niveli të lartë, krijimet gojore të kabashëve të bëjnë për vete. Shpesh mendoja nga e kishte burimin kjo mprehtësi e të shfaqurit të mendimeve me gjuhën e Ezopit, e gjykimit të drejtë. Këta njerëz nuk dinin shkrim-lexim, nuk kishin udhëtuar e parë botën, me përjashtim të një numri shumë, shumë të vogël, por zhdërvjelltësia për t’u gjetur, për të gjykuar drejt, qoftë edhe në situata të vështira, nuk u mungonte.  Anekdotat, thëniet, mahitë e tyre i karakterizon mprehtësia thumbuese, kreativiteti, porosia dhe domethënia e thellë. Nga trashëgimia e mbledhur mësojmë për karakterin, mentalitetin, qëndresën, dëshirat dhe virtytet e tyre. Ymer Kabashi, Halit Kabashi etj., në thëniet e tyre kishin porosi të qarta dhe herë-herë me aluzione të fshehta brenda. Ja si duhet të luftohet armiku, kur nuk ke mundësi të tjera, porosit Halit Kabashi: Anmikit theja gardhin, kullotja livadhin, zija udhën, mos e le rahat as n’shpi as jashtë shpije. Po përmend këtu edhe një mendim me kuptim domethënës të Ymer Kabashit: “Sa herë m’ka ardh keq, m’ka ra keq”. Në vitin 1913, pas asaj dhembjes së madhe, plojës, masakrimit të mbi 60 burrave në Kabash, oda, institucioni ku mësohej dhe ruhej historia, trashëgimia shpirtërore dhe arti i të jetuarit, qëndresës, u shthur dhe, me shthurjen e saj u tret edhe një pjesë e trashëgimisë shpirtërore, e historisë, e bëmave të kabashëve në shekujt XVIII - XIX. Atyre pak burrave kabashë, të cilët i shpëtuan plojës, iu desh kohë për t’i shëruar plagët. Dhe, oda kurrë më nuk arriti të ngrihej si dikur. Që trashëgimia e mbetur, e ruajtur për aq sa ka mundur të ruhet, në rrethanat që i përmenda, të mos tretej, i hyra punës dhe me kujdes i shkrova ato që i kisha incizuar në memorie në shkallën më të lartë të vëmendjes, drejtpërdrejt prej rrëfimtarëve: Ruhan Abdylit, Saqip Misinit, Jahi Selmanit, Miftar Osmanit, Haxhi Isuf Mustafës, Hamëz Rexhepit, Haxhë Azemit, Rexhep Zekës, Rexhep Sadikut,  Jakup Osmanit, Ilmi Sallahut, Haxhi Brahim Sallahut, Idriz Sallahut dhe të tjerëve, të cilëve u jam shumë mirënjohës.
           
Sabit Abdyli
Nxjerrjen në dritë të mahive, dialogëve tërheqës, urtive, thënieve të qarta dhe interesante, e bëra me qëllim që  të kenë mundësi edhe brezat e ardhshëm t’i shijojnë, t’i ndiejnë, t’i prekin për së afërmi këto sajime kaq magjepsëse, elegante e domethënëse të kabashëve
.

           Jam i vetëdijshëm se për kabashët, pema gjenealogjike e të cilëve mbahet mend deri në 9 breza, për trashëgiminë gojore ka mbetur edhe shumë pa u vjelë. Mbetem me shpresë se ky libër do të jetë një nxitje për vjeljen e trashëgimisë gojore edhe në vendbanimet e tjera.  Mirëpres të gjitha vërejtjet dhe sugjerimet qëllimmira nga lexuesi. Adresa ime elektronike: sabitabdyli@hotmail.com

 rajonipress  VITIASI SABIT ABDYLI KRIJON EDHE NGA MËRGATA Sabit Abdyli, është një krijues i dashur për lexuesit, njeri i lindur në rajonin ...