Auckland, 27 nëntor 2016
Me rastin e Ditës së Flamurit, që para 573 vjetëve u valëvitë së pari në bedenat e kalasë së Krujës dhe 104 vjet të ngritjes së dytë të tij në Vlorë, shqiptaro-zelandezët organizuan drekë të përbashkët në parkun e qytetit One Tree Hill të Aucklandit. Që në mesditë, dt. 27 nëntor 2016 shqiptarët e të gjitha grupmoshave nga gjitha tokat shqiptare: Kosovë, Shqipëri, Maqedoni etj. u mblodhën në parkun e përmendur. Ata krejt pas drekën u kënaqen së bashku në ambientin e mrekullueshëm. Përveç bisedave të shoqëruar me humor e romuze pati edhe veprimtari kulturore e sportive. Krijuesi Ilir Hoxha recitoi disa prej poezive të tija kushtuar Flamurit Kombëtar. Poezitë u mirëpritën nga të pranishmit. Në mbrëmje manifestuesit u kthyen kush për të vazhduar festën brenda familjes, kush në restorante, plazhe e pika tjera turistike.
No comments:
Post a Comment