Monday, 10 October 2016

VEPRIMTARI TË HERSHME KULTURORE TË SHQIPTARËVE NË VITI


Kabash, 1975
Drama e parë me regji e aktorë shqiptarë e shfaqur në Viti në vitin 1954 është drama e Xhemil Dodës "Halit Gashi". Entuziastët e asaj kohe: Muharrem Devaja, Selim Musliu, Ilmije Ramadani- Bejta, Isa Ruhan Abdyli, Hamit Alidema etj. patën vu në skenë dramën "Halit Gashi". Aktorë ishin mësues në fshatrat e komunës së Vitisë, përveç Isa Abdylit. Për kohën ishte kjo ngjarje kulturore për shqiptarët e kësaj ane. Unë si fëmijë pata fat ta shoh shfaqjen që më bëri shumë përshtypje. Mbaj mend se në fund aktorët u duartrokitën gjatë. Me muaj e vite u komentua shfaqja, u lavdëruan aktorët. Me kënaqësinë më të madhe e kujtoj ngjarjen e zhvilluar në skenë edhe sot pas gjashtë dekadave : Halit Gashi i varfër, por me dinjitet e moral. Beçir Aga i kamur e cinik. Hajria e motra e Halitit e çiltër dhe e bukur, i dashuri i saj energjik dhe kristal në fjalë e vepra. Kamarieri (Isa Abdyli) me takëmin në dorë duke shërbyer mysafirët shpejt e në kohë. Më vonë u vunë në skenë edhe drama tjera: Ferat Abdyli me nxënës të shkollës fillore në Viti e përgaditi dramën e Tonin Shoshit "Migjeni" në vitin 1968/69, në ketë dramë kanë laujt dr. Feti Etemi (atëherë nxënës), Sylejman Haliti. Shyqeri Nebiu, Ylbere Hajdini, Dile Nuiqi, Azem Kamberi etj. Për shfaqjen ka shkuruar edhe gazeta "Rilindja". Në nëntor të vitit 1971 Sabit Abdyli bëri regjinë e komedisë "Ajshja" të Adem Mikullovcit,. Rolet: Hajriz Hajrizi ( tashmë i ndjerë), Hysen Zeqiri, Sylejman Haliti (i ndjerë), Abdyl Abdyli, Basri Ramizi etj. Komedia u shfaq disa herë para publikut në sallën e shtëpisë së kulturës (të vjetrën që ishte në vend të kësaj sot) në Viti. Ngjarje tjetër kulturore në Komunën e Vitisë ishte formimi i shoqërisë kulturo artistike "Besa". Shoqëria u formua në vitin 1968 nga rinia e komunës së Vitisë. Shoqëria kishte në radhët e veta mësimdhënës, nxënës e studentë. Kryetar i shoqërisë ishte Ferat Abdyli. Orkestrën e udhëhoqi Fehmi Zeqiri. Shoqëria "Besa" dha koncert edhe në qytete tjera: Kaçanik, Ferizaj, Preshevë etj. Solistë ishin Qefsere Emini, Lumnije Musliu, Musa Azizi, Qahil Aliu, Abdyl Abdyli, Xhevat Emërllahu, Tereze Gashi, Zeqir Abazi (nga f. Skifteraj me banim ne Viti) etj. Instrumentistë: Selim Bislimi, Hysni Bislimi, Xhemil (nga Tetova mësimdhënës në gjimnazin e Vitisë), Hafiz Azizi, Abdyl Abdyli, Hamdi (nga f. Goshice) etj. Shoqëria kishte veshjen kombëtare për meshkuj e femra. Një shoqëri valltarësh nga fshati Shurdhan komuna e Gjilanit veshjen na morën për një koncert me njëqind be se i kthejmë, por nuk e mbajtën fjalën. Rrobat kurrë nuk i kthyen. Radio Prishtina ka pas emituar në programin e saj një emision 1 orësh me këngë të shoqërisë "Besa", përgatitur nga redaktori i muzikës në radio Nazim Kaba. Deri vonë incizimet e Radio Prishtinës i ka pasur të ruajtura Daut Selmani.
PS:
Të gjithë ata që kanë qenë pjesëmarrës të ngjarjeve të përmendura ose kanë parë aktivitet le të flasin, plotësojnë shkrimin tim.
Sabit Abdyli

1 comment:

  1. Përshëndetje, emri im është James. Jam këtu për të dëshmuar për një magjistar që takova në internet, i cili më ndihmoi të shpëtoja martesën time, e cila tashmë ishte e dështuar. E takova ne internet dhe quhet Dr.Pellar, ai me tha te mos merakosem per gruan time dhe se duhet t'i besoj atij dhe se gruaja ime do te kthehet tek une pas 2 ditesh qe e bera dhe i mora gjerat qe i duheshin. për të bërë magji. tani jam sërish i lumtur sepse gruaja ime është pranë meje dhe jemi sërish të lumtur bashkë. Unë dua të them se Zoti ju bekoftë me bollëk amen. mund ta kontaktoni me email në drpellar@gmail.com

    ReplyDelete

 rajonipress  VITIASI SABIT ABDYLI KRIJON EDHE NGA MËRGATA Sabit Abdyli, është një krijues i dashur për lexuesit, njeri i lindur në rajonin ...