KËNGA "AGA YMERI"
Devonport, 2015 |
Baladën Aga Ymeri e gjejmë në disa variante. Kënga për motiv ka rinjohjen e burrit me gruan. Legjenda si kjo te kënga e përmendur është shumë e përhapur. Balada është tipike e trashëgimisë shqiptare: mbajtja e fjalës së dhënë, kthimi i të mirës me të mirë, dashuria, dhembja e nënës e sakrifica e femrës shqiptare në pritje të burrit. Këso raste të pritjes me dekada të burrit të burgosur etj. nga femrat shqiptare di shembuj konkret me emër e mbiemër. Sa isha ushtar, një serb nga Vojvodina më i vjetër se unë dhe gjithë të tjerët në çetë në pyetjen time pse nuk e ke kryer ushtrinë më herët, kam qenë në burg tha dhe vazhdoi, aty kam njohur shumë shqiptarë. Ajo që më çudiste se shqiptarët, që ishin të fejuar ose të martuar nuk merakoseshin për të fejuarën, gruan se mund t'i lënë e martohen për të tjerë. Te ne të burgosurit jo shqiptarë, meraku më i madh ishte se a do na presin të fejuarat, gratë, qoftë edhe për dy muaj se për vite e dekada të mos flasim.
Ja si e nis këngën krijuesi anonim:
Aga Ymeri na u martueSall nji nate na ndej me grue
I erdh letra per me shkue
Për me shkue n'at zezë ushtri
Po thote vasha vi me ty
Nuk asht rruge me ardhe me mue
Por sa kohe me prêt ti grue?
Une te pres-o per nande ditë
T’u thaftë goja! Shka po flet?
Se s’asht rrug-o per nande dite
Por asht rruge-o per nande vjet
A m’ep besen sa po me prêt?
Eh nande vjet, tha, un te pritsha
E fat vedit mos i qitsha
Ymeri zihet rob gjatë luftrave. Në mesin e të burgosrve dallohet për humorin, këngën dhe krijimin e atmosferës së hareshme (për sa mund të ishte e hareshme në burg) mes shokësh. Kështu ai kish fituar simpatinë e shokëve të burugt dhe vetë bijës së mbretit. Me të kaluar 9 vjet në burg Aga Ymerit i paraqitet në ëndërr gjithë ajo që po ndodhte në shtëpinë e tij. Mërzia e Ymerit i bie në sy edhe të bijës së mbretit e cila e habitur e pyet, ç'është ky ndryshim me ty Aga Ymer:
Nji anderr te keqe kam pa per shpi
Si e ke pa ti Agë at anderr?
Pash’ sarajet kalbe e rrzue
Kam pa nanen qe kish’ verbue
Kam pa vashen t’u nise me shkue;
A s’po i hine mbretit me me leshue?
Unë po t’leshoj por du nande qese
Unë nande qese ku me i marre
Tash nande vjet-o rob i xane
Pasi i jep besën shqiptare Ymeri se do të kthehet e bija e mbretit, ndërhynë te i ati dhe:
Zgjidh e merr dorin ma te mirin
Per tri ditë ta kapsh Ulqinin!
Per tri dite e per tri net
Mbrini Aga ne vend te vet
Me të mbërri Aga e gjen nënën të verbuar nga lotët e malli për djalin jesir, nga vetmia, nga mërzia që nusja ja mbylli shtëpinë dhe po martohej me dike tjetër. Aga gjatë bisedës me të ëmën sheh radhën e krushqve që kishin marrë nuse dhe e pyet të ëmën:
C’jan keta krushq qe po shkojen rrafshit?
Krushqt e qenit Veli Pashe
Te kujen nuse kjene me marre?
Nuse zezen e Aga Ymerit
Aga Ymeri thek dorin
Me mezi e xu krush’in
Mire se u gjej or krushq darsmore!
Mire se vjen ti rob i xane
Kah po vjen ti rob i xane?
Prej te zezes qasaje Spaje
Aga Ymerin a na ke pa?
Aga Ymeri nuk ish i sigurt se nusja do e njihte dhe përgjigjet:
Aga Ymerin e kane vra
Ka tri dit me ta s’jam pa
Krushqt u qeshen, u hallaka’n
Nji amanet qi m’a ka lane
Sall tri fjale kesaje vashe me i thane!
Per tri fjale e per sa te duesh
Afrohet nuses dhe me lejen e kryedasmorit e pyet:
Burrin tand a mund e njofsh?
Ku t’a njof e ku t’a dij
Sall’i nate e kam pase ne shpi
Por m’ka pase thane e zeza nane
Se ka pase nji shej ne llane
Ku e ka pa’ngrane gjogu ne dhambe!
Sa sigurohet se nusja ka një shenjë që mund ta njoh,
(Ymeri)
Shpervoi lla’n, kallxoi nisha’n.
Ajo me të parë nishanin del nga qerrja dhe kërcen mbi vithe të Dorisë kapet fort pas Ago Ymerit e marrin nënën dhe gjithë qejf e rifillojnë jetën. Për ta mbajt fjalën e dhënë Ymeri kthehet në Spanjë dhe atje gjen të bijën e mbretit që po bëheshin gati ta ekzekutojnë për lejen që ia kishte dhënë atij. Me të arritur Aga, mbreti e falë të bijën dhe e liron Aga Ymerin duke i dhënë (falur) edhe kalin.
KËNGA POPULLORE "HALIT GASHI"
Drama e shkruar sipas këngës popullore "Halit Gashi" nga Xhemil Doda është drama e parë që u vu në skenë në fund të viteve të 50-ta nga shqiptarët në qytezën e Vitisë. Kisha shikuar skeçe të improvizuara në dasma e ndeja tjera, por drama e luajtur në skenë ishte e para dhe mua si fëmijë më mrekulloi e la mbresa të pashlyera. E kisha dëgjuar përmbajtjen e këngës së Halit Gashi nga baba ashtu me fjalë, jo të kënduar. Intelektualët e asaj kohë: Muharrem Devaja, Selim Musliu, Ilmije e Nexhip Bejta, Isa Ruhan Abdyli etj. me sukses disa herë e shfaqen dramën në fjalë në Viti. Mund të ndodhe edhe në qytete tjera. Artistët ishin mësues në fshatrat e komunës. përveç Isa Abdylit. Gjithçka kaloi si është më së miri. Në fund të shfaqjes aktorët u duartrokitën gjatë. Me muaj e vite u komentua shfaqja, u këndua kënga, u lavdëruan aktorët. Me kënaqësinë më të madhe e kujtoj ngjarjen e zhvilluar në skenë edhe sot pas gjashtë dekadave : Halit Gashi i varfër, por me dinjitet e moral. Beçir Aga i kamur e cinik. Hajria e motra e Halitit e çiltër dhe e bukur, i dashuri i saj energjik dhe kristal në fjalë e vepra, i gatshëm për gjithçka kur ishte fjala për Hajrien. Kamarieri (Isa Abdyli) me takëmin në dorë duke shërbyer mysafirët shpejt e në kohë. Ardhja e Halitit me armë në dorë dhe porosia:
" Piqna kafet o kafexhiBeqir Ages piqja dy
E kam zanë sot mik te ri "
Haliti që kish kërkuar tokë për të tretë për të mbajtur familjen nga Beçir Aga, ai i përgjigjet me arrogancë dhe nga pozita e të fortit:
" Veç ma dhashë motrën Hajri"
Haliti me sinqeritet ndërhynë duke i thënë se nuk është i nivelit të tij:
" Sta kam hallin për miqësi"
Aga i pafytyrë e cinik duke dashtë të shfrytëzojë mos pasjen bukë për fëmijët të bashkëfolësit, i thotë:
"Nuk ta due o per miqasi
Nja tri net me ta po rri
Masanej ta kthej ne shpi "
Haliti që s'kishte bukë për fëmijë në shtëpi, po pushkë për ta mbrojtur nderin e familjes i kishte:
"Ka marr rrugen n'shpi asht shkue
Merr mamzerren e merr alltin "
Beçiri kur e pa Halitin e armatosur me përulësi i thotë:
"Mos u ngut
.....
Unë kam lujt o pare me ty"
Haliti I prekur në në sedër, i përgjigjet:
Nuk ka lojë me robt e mi
Dhe i ra 6 herë allti,
t'qoftë përhajr motra Hajri!
Rrëzimi nga karrigia e Beçirit nga plumbat e Gashit na entuziazmoi gjithë sa ishim në sallë.
KANGA E HASIMES
"Shkunë do muj e shkunë dy vjet,
Pushka Lilës nuk po kercet," (Kënga e Hasimes)
Këngën popullore "Hasime Mirashi" më ka ra ta dëgjoj në variante të ndryshme. Hasimja mbetët herët pa prind. Ju deshtë vetë të rris dy vëllezërit e saj dhe mbaj shtëpinë. Në kohën kur vëllezërit i burrërohen ja vret fqinji i saj. Ajo pas vrasjes qet fjalën se:
"kush m’ çet pushkë për vllaznitë e mi,
I koftë dhanë toka me tapi,
Edhe ara me mulli,
Un’ u bafsha niqah i tij"
Me të dëgjuar këto fjalë Lilë Begraca një i paburrë e dredhaxhi përmes dajës së Hasimes i jep besën asaj se:
"Per vllazën t’Hasimes kam me luftue,"
Hasimja pranon martesën. Lila i pabesë nuk nuk ju përmbajt fjalëve, dhe:
" Shkunë do muj e shkunë dy vjet,
Pushka Lilës nuk po kercet,"
Për të qenë e keqja edhe më e madhe Lila nis negociatat me gjakësin e Hasimes për pajtim. Me të marrë vesh për tradhtinë Hasimja e merr situatën në dorë vetë:
Vet po shkon ajo ne qeler,
I ka veshe nje pale tirqi t’ zi,
Në shokë ma shtijke nji allti,
Ne kry pe vnon nji plis te ri,
.........................
E te hasmi koka shkue.
Thrret me za koka dale nje grue
..............................................
Ku janë burrat mori halle?
Permas gardhi jane tuj vnu nji tallë
..........................................
Fill asht nisë ne lamë po shkon,
Puna mbarë po ja ban,
Pune mbarë mor Xhemë Delija,
Xhemë Sadrija del tue keshë
Te mbare paç mor djalë i ri,
Nxur ja dhajka qat kuti,
Me dorë të majte ma merrke kutinë
Me dorë të djathte ja dhezë alltinë.
Ne vend ma vrau Xhemë Sadrinë
E vrau Xhemen me gjithë djalë.
..................................
Ka dalë halla n'oborr tuj brite,
Ruhi djem se koka çikë,
Po don fare me na çitë,
N’ kapixhik fluturim ka dale,
Xhadarmëria ma kanë zanë,
Hasimja dënohet për vrasje dhe dërgohet për vuajtjen e dënimit në burgun e Nishit. Në ditet e fundit të vuajtjes së dënimit Hasimen një nga gardianët e burgut derisa ajo po mbushte ujë:
Nji xhandar mbrapa ju ka vnue.
Shtini doren me shnjerëzue,
Fort e shkreta koka ngushtue,
Me knatë të re në kokë ja ka mshue,
Deken n'tokë e ka lane palue, (gardianin)
Në rrethanat kur jetoi Hasimja njerëzit ishin të pambrojtur nga shteti sidomos kategoria e njerëzve pa meshkuj në shtëpi, si puna e Hasimes. Fqinjët ja vrasin vëllezërit, Lilë Begraca e tradhton bile me dijen e dajës së saj edhe në këto shtrëngesa të kohës Hasimja gjen forcë për t'u përballur me gjakësin, gardianin e pabesinë. Fundja secili ka dy duar për një kokë. Pas vuajtjes së dënimit të dytë supozohet se Hasimja mbetët në Serbi ku edhe vdes se nuk kishte kënd në Kosovë që do i dilte në ndihmë, bile ka supozime se ajo u martua atje?! Si nuk u gjet asnjë nga të afërmit e saj, së paku në fund të jetës së saj, të mos e lënë në dorën e atyre që deshën ta poshtërojnë dhe për aq kohë e mbajtën në burg, vetëm që nuk pati para për të paguar advokat e gjykatësit. Ku mbet Lila, daja i saj që sa ishte e re Lila e mori për grua, kurse daja deshi të përfitonte nga tragjedia e mbsës.
PS:
Vargjet i kam marr nga shkrimi "Disa nga rastet e gjakmarrjes së motrës për vëllanë" në internet të autorit Ahmet Qeriqi
Devenport, 2015 |
No comments:
Post a Comment