Friday, 13 June 2014

Dy tregime me motiv nga lufta 1999




LISI
Natën pas udhëtimit në këmbë me valixhe e fëmijë në krah, malit pa rrugë, për dritë të hënës, që herë – herë fshihej pas reve si për inat dhe na linte t’ju binim me kokë lisave, zinim kërpnajave, me ndihmën dy personave të paguar, kaluam kufirin çek. Fshehur nën shkurre  e barishte qëndruam gjithë ditën. Në terrin e parë u nisem drejt dritave të një si qyteze. Në ikje  rrëzohesha e çohesha ... Me sy të përlotur Ina kujtonte ikjen... Loti lotin nuk ia zinte. Rrëke i iknin hullive të faqeve të hapura nga vjetët e malli. E shtrëngoi nipin në gji dhe duke i lëmuar flokët vazhdoi: Lisin e kisha fëmijën e parë. Kur lindi qitëm pushkë. Rritës së tij të bujshme i frikësohesha.  Jeta në vend të huaj e burrëroi para kohe. Mësoi gjuhën, në shkollë ishte ndër më të mirët. Nuk linte demonstratë pa marrë pjesë në përkrahje të Kosovës. Merakosej dhe nuk bëhej rehat  ...  Krisma e parë kur u dëgjua në Kosova ai ishte atje. Sa herë cingëronte telefoni, kërciste dera, hë thosha, Lisi. Kur më merrte në tel. nuk thoshte kurrë më shumë se, “mirë jam, ju përqaf të gjithëve!”.  E dija se pa u çlirua Kosova ai nuk do të kthehej. Kështu i kishte thënë edhe Valës në ndarje. Ai fjalën nuk e thyente për të madh gazep. Të gjithë në ankth të pritjes ishim: unë me Bardhin  për djalin, Vala  shtatzënë për  burrin, motrat për vëllain ... He, lufta, ofshani thellë nëna, lufta, dhe vazhdoi ajo,  nuk po mbaronte, Kosova zbrazej dhunshëm, të përndjekurit kishin mbërritur edhe këtu. Lisi në Kosovë ...  Ne, natë e ditë të mbërthyer pranë TV, radios ... Nuk ditëm të gëzohemi për ardhjen në jetë të djalit të Lisit, dhe po prisnim Lisin për ta gëzuar dhe pyet për emrin. Atje luftohej për jetë a vdekje. Në lajmet e vonshme të natës, lajmi në krye të të gjitha lajmeve e dhanë të gjitha radiot, TV-ët në shqip dhe në gjuhë tjera: “Në malet e Kosovës, komandanti i togës Lis Bregu, me  bombë në dorë, si një re stërmadhe, ngarkuar me breshër, çau drejt istikameve të armikut. Futet brenda tyre  dhe me  gjakftohtësi zhvidhos bombën, duke bë copë e grimë: një, dy ... pesë... e më shumë çetnikë.  Dhe vetë fluturoi drejt qiellit. U shndërrua në yll...”. Në yll,  në yll, përsëriste nënë Ina duke mbajtur nipin në duar, në yll, që po na  bënë dritë e ngroh të gjithë neve dhe  Lisit të tij, i cili  me asht e rrashtë i  ka ngjarë babit të shndërruar në yll.
Auckland, 29 mars 2013
HAXHI
Lufta (foto marr nga interneti)
Së pari kishin granatur fshatin nga larg, popullsia me fëmijë që nuk kishin arritur as t’i veshin e mbathin, pleq të pafuqishëm, me plaçka në panik marrin arratinë kush me qerre kuajsh, traktorë, vetura,  në këmbë...  Haxhi u del përpara; “Ku do shkoni, këto granatime duhet të jenë të gabuara. Ju nuk keni asnjë faj. Ndaluni, ndaluni...! “  Dhe sakaq  Haxhi u gjet mes fqinjëve në ikje dhe njerëzve me uniforma me armë ngrehur. “Ç’janë këto ndjekje, krisma në gra, fëmijë e pleq , që asnjë të keqe nuk i kanë bë kujt, fqinj i kam, i njoh si paranë e kuqe. Turp, turp..!” Largohu, qen bir qeni! – dhe me një rafal krismash në ajër e paralajmëroi Haxhin, komandanti me dylbi të varura në qafë. Haxhi e njohu komandantin me dylbi, kryeshefin e sigurimit shtetëror Rajkon, vartës i të cilit kish qenë deri në fillim të luftës,  nuk u spraps, vazhdoi kundërshtimin.  “Marshin tonë drejt fitores nuk e ndal dot as NATO, as ti, o bir kurve! ”, thirri komandanti dhe e uli tytën në lartësinë e gjoksit të Haxhit. Njerëzit me uniforma vunë maskat, zhveshën thikat dhe hynë në fshat, vranë ata që kishin  mbetur, u ngarkuan me gjësende të vlefshme,  i vunë zjarrin shtëpive dhe u kthyen në birucat e kamufluara. Të vrarit nuk kish as kush  t’i qante, as t’i varroste. Dikur në errësirën e natës erdhën katër jevgë me një qerre tërheqëse kuajsh, i ngarkoi të masakruarit dhe morën urdhrin e komandantit Rajko, që  të groposën në afërsi të tankut të kamufluar prej llamarine, po jo thellë, se të njëjtit do të zhvarrosen prapë për t’u varrosur diku tjetër. Galipi sa vërejti trupin e Haxhit pa jetë, të bërë shoshë me plumba, u trand: Po ky që ishte me shkijet, punoi për ta, rrahu e denoncoi shqiptarë, shkoi deri në Vojvodinë e Mal të Zi në protestat e Jogurt Revolucionit. I besoi propagandës së tyre. I dekoruar e lëvduar nga vetë vozhdi serb.  E tash ...! He, mishtë më dridhej, vazhdoi ta kujtonte Haxhin Galipi, kur kalonte trotuarit me jakne lëkure, këpucë të zeza me qafë, syza parapa të cilave nuk i shiheshin sytë, kokën lart...  Pse e vranë, mos ndoshta gabimisht, Haxhimi ishte me ta, pse, pse?! Ndërkohë u dëgjua alarmi që paralajmëronte rrezikun nga bombardimet e avionëve të NATO-s. Galipi me tre shokët u ngut për t’u fshehur në istikamet e ushtrisë që me aq zell ishin në shërbim të saj. Jo, u thanë, nuk kem vend për juve. Po ne me ju jemi, për lavdin e ushtrisë tuaj po punojmë, ngulën këmbë varrtarët. Shkoni, sa nuk ju kem vra, qartë! Të frikësuar nga kërcënimi, në ikje, së pari një vezullim ua verboi sytë dhe pastaj u dëgjua një zhurmë shurdhuese krejt afër tyre. Galipoo, u dëgjua zëri i njërit prej shokëve,  krejt i gjakosur, pasha babën tem, na qitën shkijet në pritë...   edhe neve si Haxhimin... !

Kabash, 1999

Cikël poezish marr nga libri “Kaq mall”

Sabit Abdyli

IMAZH
Në flladin e stinës së Re
pa kthyer kryet mbrapa
i rashë kryq e tërthor Qytezës
Te Lendinë e Vogël...
buzëmbrëmjes  vrapova
kohë e korrjeve
xixëllonja asnjë për be
Në Lisnishtë varret
gur në zemër
dy gurë kam pa ngrit'
Nëna në parmak të shkallëve
shtegu i ballit vrenjtur:
“qëkur zogjtë morën  udhën
dielli i pranverës Mirë
akull i ftohtë”

FJALA
Edhe nëpër zjarr të ferrit
do të shkel.
Në kërkim të fjalës fjalë, 
 njeriut njeri.
Pasionet situr në sitë të hollë.
Bredh rrugëve të botës;
dallgëve  të kohës,
për dy gisht fytyrë ec nëpër zjarr,
nuk epem dhe fjalë nuk shkel!
 Janar, 2014

PËRTËRITJE E LEGJENDËS
Blozën ia hoqi kujtimit
Kullave pluhurin e dhembjes
Urave  kalimtarët
Vatrës zjarrit që përcëllon
Drita e një legjende
                           1989

DËSHIRË
Do të doja  të jesh qiell, 
dielli që ngrohë freskon.
Erë pranvere në vapë vere,
me hije dreke matur
mall pa hile,
më këmbë në tokë të jesh,
mendjen si kallinj gruri plotë
ta kesh!
Janar, 2014

KËNGË
Këngë e lashtësisë.
Ardhur me lashtësinë.
Flasim nën gjuhen e mëmës
Dhe qajmë të pafaj.
                    Nëntor, 2013

GASTARBAJTER
Si shpendë shtegtarë
Ikni me mall
Shtëpi keni rrugën
Udhëkryq keni jetën
Ju zogj të qiellit blu
Me mallin e kaltër të qiellit
Me sytë e përlotur             
                      1989

TË NJË KULAÇI
Në Durrës restorant "Gostivari".
Debat i nxehtë!
Kush është Shqipëria, kush është Kosova ?
Për ketë dëshmitare kam Antoninen.
Diskutuam për të përfunduar:
Thërrmijë të një kulaçi pjekur në zjarr e hi
Të një vatre
Të një oxhaku jemi
Durrës, 29 gusht 2013


PORTERT NJERËZISH TË MUNGUAR
Asnjë herë nuk harron emrin
Në gurrën e tij etjen shuan
Nuk shtiret
Nuk shitet
Nuk blihet
Nuk di kleçka  ç’është
Cicërimë  e zogut e shqetëson
Me zemër  flet e dashuron
            Auckland, korrik 2011

               NËNËMADHJA
Si shtëllungë leshi në furkë
të tashmen tjerrë
një nga një kujtimet
në bosht mbledh e dredh
 end qilima kuq e zi
të dorës së parë
me këngë aromë ftoi e molle
përkund e rritë ardhmërinë
nënë
nënëmadhe
 e tokës së lashtë
              Auckland,  27 janar 2013

DARDANINË  ZONJË
(I.R)
Në  barakë druri të premteve
alarmoi botën
i  dashuruar pas lirisë
thjeshtë  pa fjalë të mëdha
as një sharje armikut
 i ftohtë akull me kundërshtarë
projektoi rrugën e kombit
dinte çka donte
Dardaninë zonjë
as nuk vërsulej as nuk u zmbrapsej
Fjalën e fundit se thoshte të parë
ecte sigurt me te njëjta kërkesa
me të njëjta fjalë
I dashuruar pas lirisë
as njëherë nuk  u thye

                            janar 2012

ALI PODRIMJES
Vargu i tij
etjen i shuan tokës
deri te Mollë e Kuqe
 e përtej saj
 latoi gurë shtigjesh e urash Dardanisë
 ligjëroi si hisja të mos na shuhet
 e shkoi mbas Lumit tij
  22 korrik 2012

Qershori
(E. Abdylit)
Tokën stërgjyshore
E njome me djersë
Lulet trajtove si nëna fëmijën
Pemë shartove
Tridhjetë e pesë vjet
Degët e përdegura mbrapsht
I lidhe në një trung
O burrë 
              Gusht 1992

TË JESH
Të jesh njeri:
pas çdo ndërrim moti
regjimesh,
ta shikosh sy në sy të kaluarën,
pa pasur nevojë,
shikimin ta mbash ulur
as ndryshosh lëkurën.
Të jesh njeri:
sy në sy të shikosh,
të tashmen të kaluarën!
                        Prill, 2014


Monday, 9 June 2014

Cikël poezish shkëputur nga libri “Kaq mall”



KAPRICIOZE 

Korba të zinj
Në eter mprehin thinjtë

Oxhak i shtëpisë tymos
me blozë
të zinjtë e zogjve kombçar

Majë lisave poshtërisht lëshohen
Me thonj e me sqepa
drejt shkëmbit të Prometheut

Shpendët sa grima
si të ishin kafshë nate
I kashaisa
I zhvesha mitesh me blozë

E ngura dot s'u hiqej
erë shurre kundërmojnë


Fundi  i përrallës

Motit të trazuar si askund
Përmes klithmash të pafund
Të përzunë
Dallgët e kreshpëruara
Të bardha si retë
Të prunë
Me vaj në buzë
Buzë gremine
Biçim njerëz
me përralla mbretërish
Erdhën
Me bisht ndër shalë
E shkuan
              Janar, 2011


        ME BISHT NË BISHT
         Furtuna përplasje
         Zi e më zi

         Shqiponja me një krah fluturon
         Itakës së ndarë me Gardh të dyfishtë

         Prapa Gardhit djajtë me drapër e çekiç

                            Shkurt 1997

KULLA
Në  kohë furtunash
Kulla gostiti horra,  u  vuri plisa të bardhë
Miladinit, Mugoshës ... 
Me ta në krye
thyen rrugë
u thyen
kullën me çati  të  kuqe  mbuluan
zogjve ua ndrydhën këngën
për të kënduar thanë; ne këndojmë
                                  Auckland, korrik 2011

QULLASHËT
                             Qullashët qullashë
                             në ditët e agut
                             çdo gjëje i dalin “zot”
                             shtetit, politikës
                             Sofrës së begat
                             hanë me dy lugë
                             se një u duket pak.
                                            Janar, 2012
KËNGË
Interesa klanesh 
thurur për dritë të hënës,
yllit pesë cep, yjve blu e dreq.
Matanë e këtej  Drinit
avaz i njëjtë. 
Korrik, 2013

EMRAT PA EMËR
Kalërojnë  ligjet
Emrat pa emër zvarranikë
kalërojnë ndrydhin liritë
shkelin premtimet                  
zvarrë zvarrisin  fjalën
me kode që ata dinë
hanë s’hanë fjalë
synojnë  maje        
të etur kroje shterojnë
grigja  me gishta n’gojë
hajt bir
                          Shkurt, 2012

KRIMBAT
Krimben krimbat
me të mirat e gjithë punës në vite
me të mirat e mbi tokës e të  nëntokës
në të gjitha kohet
krahësh të djathtë  e  të majtë
ndryshojnë vetëm në ngjyra
brejnë  e krimbin njësoj
krimbin  zvarget
krimbat
            4 prill 2012

HEU SHQIPËRI
Heu jug bre
Rrugë i hape piratërisë
Me flamur Toptani heu
Përbalte Ismailin
Imazhin e Shqipërisë

Heu Vlorë bre
Për Sheshin tënd të nëpërkëmbur

Heu Jug heu Veri
Shkopin mugëtirën
I dhatë Shqipërisë

                           Mars 1997                 



Top of Form
Bottom of Form
BRENGË
Librin që po shkruaja s’mund ta vazhdoj.
Mbetet për të vazhduar dielli kur rrezon.
Beharin në dimër ktheve, ngriu vargu im!
Do të rrit aguliçet qoftë edhe pa ty.
Shkrin fjala ime, rrugët kallkan.
I heq brengat motit, dheun shkriftoj.                           
                        dt. 9 maj 2014

SIKUR TË ISHIM TAMAM
Gegë sa veriori
toskë sa jugori
kosovar sa Gërvalla
Dini
Podrimja
shqiptar sa Qemajli
Prishtina
Gurakuqi
Buletini
Hoti
poet sa Fishta
Naimi
trim sa Ademi
Avniu
Iliridë sa Arbëri
Çamëri sa  Bilali
erudit sa Noli
Konica
evropian sa aktor Moisiu
Karl Gega
paqësor mes veti sa Nëna
dashuri e mall për tokën sa mërgimtari
Shqipëria jo cunge
po tamam Shqipëri do të ishte
Maj, 2014

BIE NË SY
Stuhitë s’pushojnë, 
arës arbrit!
Rrugë nuk i zëmë kujt.
Vetës ngulim thonjtë, 
sy ndër sy pa u skuq!
           Maj,  2014


TRASHUR
Njeriu gojë bark
barkaç
thanë lugë
trashur ndjenjash
atdheun
fjalën
premtimin
si të ishin byrekë e pilaf
i tretë n’stomak
    dt. 25.05.2014
Sabit Abdyli







 rajonipress  VITIASI SABIT ABDYLI KRIJON EDHE NGA MËRGATA Sabit Abdyli, është një krijues i dashur për lexuesit, njeri i lindur në rajonin ...