Monday, 30 November 2015

KY FLAMUR



Sabit Abdyli
Mësuesja e gjuhës angleze, rreth 30 vjeçe, e bardh si tambli, flokët e lëshuara prapa shpine, e këndshme dhe punëtore. Pasdreke kishim gjithsecili prej kursistëve të gjuhës angleze të prezantojë diçka nga vendi i origjinës. Sa më erdhi  radha mua dola para shokëve të klasës që ishin nga të gjitha anët e botës. Paraprakisht kisha marr me veti flamurin kombëtar dhe një foto të Nënës Terezë. E shpalosa flamurin dhe ju thash. Ky flamur dy ngjyrësh me shqiponjën dykrenore është ndër më të vjetrit në botë. S'pari u valëvitë në bedenat e kështjellës së Krujës në vitin 1444 dhe me te në dorë për një çerek shekulli shqiptarët i bën ballë sulmeve të njëpasnjëshme të Perandorisë Osmane. Pesë shekuj ishte i robëruar, por kurrë i harruar. Pastaj nxora foton e Nënës. Si e panë, e njohën, u përkulen para fotos.  Emri i vertet i Nënës, vazhdova, është Gonxhe, që në gjuhën shqipe dmth lule. Gonxhja është bijë shqiptare me të cilën krenohemi. "Krenoheni, jo vetëm ju, por e gjithë bota." -  më ndërpreu mësuesja  Rosemary. 
Auckland, 2006

Monday, 15 June 2015

TAKIMI ME BEKIM FEHMIUN


Në vitin 1970, në kohën kur po xhironte filmin në regjinë e Miomir Stamenkoviqit "Kurtha për Gjeneralin" në Sarajevë, Bekim Fehmiu, i cili luante njërin prej roleve kryesor, erdhi për vizitë në kazermën ku isha ushtar. Interesimi për ta parë, dëgjuar për së afërmi aktorin zgjoi kërshërinë e të gjithëve. Atë natë neve ushtarëve edhe kohën e gjumit na shtyn për një orë. Në sallën e madhe plot e përplot me ushtarë e oficerë Bekimi i shoqëruar nga një gjeneral armate ulur pranë tavolinës me buqeta lulesh përpara në podium, për dy orë rresht foli, u përgjigj në pyetje të të pranishmëve. Ushtarët, sidomos ne shqiptarët, dëgjonim gojëhapur. Unë, tha mes tjerash artisti, zëshëm dhe me krenari, jam shqiptar, i lindur rastësisht në Sarajevë, emri im ka domethënie vetëm në gjuhën shqipe ashtu siç kanë edhe emrat e vëllezërve e motrave të mia; Bashkim, Arsim, Fatmir, Shpresë ... Pastaj ai foli edhe për presionet nga producentët e filmave në Itali për t’ja ndryshuar emrin dhe origjinën me të cilat nuk u pajtua, qoftë ai ndryshim edhe për një germë të vetme. Në fund u afruam gjithë qejf rreth kolosit të artit kinematografik, bëmë fotografi dhe morëm autografe nga ai.
Bekim Fehmiu
Sarajevë, 1970


Nga libri “Shkëlqim dhe tmerr” 2, 2012, Beograd, Bekim Fehmiu, faqe 380:
-Pse ju shqiptarët pas luftës (fjala është për luftën 1940/45) nuk u kthyet në Shqipëri – pyeti serbi 70 vjeçar. Mu kujtua pyetja e njëjtë e Jovan Mileqevit në Maribor. Tentova t’i përgjigjem. Po më ndali cimeri im, prit unë - Crnoputi Kovinac i mbajti leksion për shqiptarët si profesori im (dikur) Dr. Millosh Gjuriq. – Nëse dikush duhet të kthehet diku, atëherë ata duhet të jemi ne (serbet), jo shqiptarët. –ju përgjigj bashkëfshatarit. Në vitin 1926 (vazhdoi 70 vjeçari) kur u bë reforma agrare më kanë ofruar tokë gati falas nëse vendosem atje (Kosovë). Po nuk shkova.

Përktheu nga serbishtja s.a

Thursday, 11 June 2015

Drita Lushi: Histori jete të qëmtuara me kujdes | E Merkure, 10.06.2015, 08:11 PM |

Drita Lushi: Histori jete të qëmtuara me kujdes
| E Merkure, 10.06.2015, 08:11 PM |

Histori jete të qëmtuara me kujdes
Recension nga Drita Lushi
Ndërsa kam në dorë librin “Thërrmija jete” të Sabit Abdylit i cili jeton në Zelandën e Re, mendoj se Ai aq sa jeton atje, aq më shumë ndodhet në vendlindjen e tij; Jeta, kushtet, rrethanat e çojnë  përtej oqeaneve, ndërkohë që merr gjithë kujtimet me vete, për të na i rikthyer të bukura, të shkruara, në një libër pa një titull bombastik por thjeshtë, qartë, një jetë e shkruar në copëza kujtimesh të përditshme por të ngulitura thellë në memorien e tij dhe tashmë edhe në vëmendjen e lexuesit. Prozat e Abdylit, janë të shkurtra, por të bëjnë të mendohesh gjatë, të gjitha të sjella në një rrëfim të thjeshtë të një burri të mençur, aq sa të duket, se je në një tavolinë duke pirë kafenë dhe ai të çon larg dhe afër me rrëfenjat dhe fantazia shkon në vise dhe ngjarje ku sheh Lisin (tregimi Lisi) nga yll në yll, në një rrëfim prekës, apo me një larmishmëri temash qoftë nga përditshmëria apo nga lufta në Kosove, ato mbeten të ndjeshme të prekshme, të ngjallin emocion, kërshëri, dhimbje apo gëzim. Të lehta në të lexuar ecën nëpër to dhe ndihesh “Larg dhe afër” apo herë herë, bëhesh njësh me personazhet, e herëherë, ata të ngjallin mëshirë, dhimbje, apo neveri dhe ironia ravijëzohet vetiu ne fytyrë teksa i kalon në lexim. Shpesh ndesh në paradokse të paimagjinueshme të një vendi policor, si tek tregimi “Dushkaja”, ku nga dëshmitar i rastësishëm i një ngjarje kthehesh në një të akuzuar, apo dhembshurinë, që ndjen tek tregimi “Lesi” për të kaluar në mesazhin e tregimit “Njeriu me ombrelle” në të cilin lexuesi vetiu kupton se jeta është e bukur të jetohet edhe më pak para dhe jo ato të jenë qëllim, një qëllim që sjell dhe vdekjen siç ndodh me personazhin e këtij tregimi. Tregimet e tij janë “thërrmija jete” por janë nga ato pikantet ku ke jo vetëm ç’të lexosh por edhe  ç’të mësosh përmes leximit dhe meditimit. Ato shtrihen në një periudhë kohore tëgjatë qysh nga vitet 1960 dhe ngjarjet vendosen në rininë e hershme të autorit në përditshmërinë e tij jetësore dhe punës por edhe ne Zelandën e Re ku ai jeton qysh në vitin 1999. Duket sikur ai i ka qëmtuar me kujdes gjithë historitë pikante në jetën e tij, marrëdhëniet me të tjerët, i ka grumbulluar ato histori jo vetëm që ta njoh lexuesin por dhe ti tejçojë atij edukimin përmes dukurive. Personazhet kanë emra domethënës sidomos ato që flasin dhe vendosen në trevën e Kosovës, e ngjarjet sjellin një larmishmëri tematikash të vogla në dukje por të mëdha ndërsa i lexon.  E vijojnë më tej në rrëfime prekëse dhe të vërteta, si “Emigrant” apo”Kurnaci” me humor dhe një ironi të natyrshme. Në libër shkrimtari ka përfshi edhe dy proza të përkthyera ku ai na vjen edhe si një shqipërues i saktë i prozës italiane duke na e sjellë në shqip Dino Buzzatin. Fare në fund do të thosha se libri "Thërrmija jete" i Sabit Abdylit është një përmbledhje e bukur dhe origjinale me krijime artistike që begaton letërsinë shqipe.

Sunday, 7 June 2015

Recension: Histori jete të qëmtuara me kujdes

Ndërsa kam në dorë librin “Thërrmija jete” të Sabit Abdylit i cili jeton në Zelandën e Re, mendoj se Ai aq sa jeton atje, aq më shumë ndodhet në vendlindjen e tij; Jeta, kushtet, rrethanat e çojnë  përtej oqeaneve, ndërkohë që merr gjithë kujtimet me vete, për të na i rikthyer të bukura, të shkruara, në një libër pa një titull bombastik por thjeshtë, qartë, një jetë e shkruar në copëza kujtimesh të përditshme por të ngulitura thellë në memorien e tij dhe tashmë edhe në vëmendjen e lexuesit. Prozat e Abdylit, janë të shkurtra, por të bëjnë të mendohesh gjatë, të gjitha të sjella në një rrëfim të thjeshtë të një burri të mençur, aq sa të duket, se je në një tavolinë duke pirë kafenë dhe ai të çon larg dhe afër me rrëfenjat dhe fantazia shkon në vise dhe ngjarje ku sheh Lisin (tregimi Lisi) nga yll në yll, në një rrëfim prekës, apo me një larmishmëri temash qoftë nga përditshmëria apo nga lufta në Kosove, ato mbeten të ndjeshme të prekshme, të ngjallin emocion, kërshëri, dhimbje apo gëzim. Të lehta në të lexuar ecën nëpër to dhe ndihesh “Larg dhe afër” apo herë herë, bëhesh njësh me personazhet, e herë herë, ata të ngjallin mëshirë, dhimbje, apo neveri dhe ironia ravijëzohet vetiu ne fytyrë teksa i kalon në lexim. Shpesh ndesh në paradokse të paimagjinueshme të një vendi policor, si tek tregimi “Dushkaja”, ku nga dëshmitar i rastësishëm i një ngjarje kthehesh në një të akuzuar, apo dhembshurinë, që ndjen tek tregimi “Lesi” për të kaluar në mesazhin e tregimit “Njeriu me ombrelle” në të cilin lexuesi vetiu kupton se jeta është e bukur të jetohet edhe më pak para dhe jo ato të jenë qëllim, një qëllim që sjell dhe vdekjen siç ndodh me personazhin e këtij tregimi. Tregimet e tij janë “thërrmija jete” por janë nga ato pikantet ku ke jo vetëm ç’të lexosh por edhe  ç’të mësosh përmes leximit dhe meditimit. Ato shtrihen në një periudhë kohore të gjatë qysh nga vitet 1960 dhe ngjarjet vendosen në rininë e hershme të autorit në përditshmërinë e tij jetësore dhe punës por edhe ne Zelandën e Re ku ai jeton qysh në vitin 1999. Duket sikur ai i ka qëmtuar me kujdes gjithë historitë pikante në jetën e tij, marrëdhëniet me të tjerët, i ka grumbulluar ato histori jo vetëm që ta njoh lexuesin por dhe ti tejçojë atij edukimin përmes dukurive. Personazhet kanë emra domethënës sidomos ato që flasin dhe vendosen në trevën e Kosovës, e ngjarjet sjellin një larmishmëri tematikash të vogla në dukje por të mëdha ndërsa i lexon.  E vijojnë më tej në rrëfime prekëse dhe të vërteta, si “Emigrant” apo”Kurnaci” me humor dhe një ironi të natyrshme. Në libër shkrimtari ka përfshi edhe dy proza të përkthyera ku ai na vjen edhe si një shqipërues i saktë i prozës italiane duke na e sjellë në shqip Dino Buzzatin. Fare në fund do të thosha se libri "Thërrmija jete" i Sabit Abdylit është një përmbledhje e bukur dhe origjinale me krijime artistike që begaton letërsinë shqipe.   
Drita Lushi
Shqipëri, qershor 2015 

Wednesday, 29 April 2015

TRE VJET RRUGË DERI NË ZELANDË TË RE



Petrit Alliu hyn në radhën e mërgimtarëve të parë shqiptarë, të ardhur në Zelandën e Re, që në vitin 1951. Njohës i shumë gjuhëve të huaja: anglisht, turqisht, italisht, intelektual e sportist, me shumë sukses ka luajtur volejboll për ekipin e parë të Tiranës /1947-1948, më vonë edhe për shkollën amerikane “Robert College” 1948-1951/, kurse në qytetin e Aucklandit top këmbe /1952-1954/. Ka të kryer gjimnazin në Tiranë, shkollën amerikane “Robert College” në Stamboll. Sot edhe pse i shtyrë në moshë, gëzon shëndet të mirë. Është i martuar. Ka një djalë e dy vajza: djali, Kerimi, infermier, jeton në Sydney /Australi/, vajza Jasmina, arkitekte, jeton në Adelaide /Australi/ dhe Shpresa, kontabiliste, jeton në Zelandë. Djali, Kerimi për ta plotësuar zbrazëtirën, boshllëkun që e ndjente për Shqipërinë, me emër e mbiemër të falsifikuar, anëtarësohet në parti majtiste, në Londër. Në vitin 1985 shkon në Shqipëri, por ai nuk ka mundur t’i vizitonte xhaxhallarët, nënëloken, shtëpinë, në Tiranë, për të cilët i kish folur i ati me aq mall, sa e sa herë. 
“Unë, në prill të vitit 1992, me të zbritur nga avioni, në aeroportin e Rinasit, pas 44 vjetëve, e putha tokën nënë, u çmalla, u kënaqa me familjarët, miqtë, shokët, por edhe u mërzita kur pashë Shqipërinë më keq se që e kisha lënë në vitin 1948” – na tha Petrit Alliu, me një shqipe të rrjedhshme, derisa po pinim kafe në shtëpinë e xha Zenelit. 
“Në shtator 1948, vazhdoi z. Alliu, e kreva liceun në Tiranë. Mua dhe shokëve të gjeneratës po atë vit na ndanë bursa për të vazhduar shkollimin jashtë shtetit. Mua bursa m’u nda pak më vonë se të tjerëve. Pushteti nuk na shihte me sy të mirë neve që ishim me prejardhje nga familjet me mirëqenie të mirë ekonomike. Po atë vit, na nisin me vaporin rumun “Transilvania” për në Stamboll, për të dalë pastaj në Detin e Zi përmes grykës së Bosforit. Duhej të shkonim rrotull ngase marrëdhëniet me Jugosllavin qenë prishur. Në vapor ishim 400 të rinj, që shkonim për të vazhduar shkollimin në shtetet e kampit socialist, si: Çekosllovaki, Rumani, Poloni, Rusi, Hungari. Lundronim natën. 
Me të arritur në Stamboll u hodhëm nga pjesa e prapme e vaporit në det, bashkë me një shokun tim nga Tirana, Skënder Muka e quanin, kështu ishim marrë vesh fshehtas në kuvertën e vaporit. Natën, dritat e qytetit reflektoheshin në sipërfaqen e ujit dhe kishim bindjen se jemi krejt afër, bile më dukej se dritat mund t’i prekja me dorë. “Drejt dritave... Jepi!” – më tha Skënderi, që ishte më i fuqishëm, notar më i mirë se unë. Në terrin e asaj nate, u ndamë me Skënderin... Medet! Kurrë më, nuk e pashë. Duke notuar e vëreja se dritat ishin tepër larg, kurse unë gjithnjë e më shumë ndjeja lodhje. U ktheva në shpinë dhe me lëvizje të ngadalta të këmbëve e duarve arrija të qëndroja në sipërfaqen e ujit. Me shpresa të humbura, fillova të bërtisja me atë pak zë që më kish mbetur për ndihmë, shqip e italisht. Dhe mrekullia ndodhi. Dy peshkatarë turq me barkë, më kapën për krahësh... 
Petrit Alliu me autorin e artikullit
Pas hetimeve të policisë turke se kush jam, prej nga vij, m’u pranua statusi i refugjatit. Me ndihmën e Organizatës për refugjatë u regjistrova në shkollën e njohur amerikane “Robert College” në Stamboll. Kolegjin e kreva më 1951. Aty mësova gjuhën angleze dhe turke. Po atë vit /1951/ u njoha me Mazhar Krasniqin. Me Mazharin vendosëm që edhe ne t’u bashkëngjiteshim refugjatëve, në mesin e të cilëve përveç shqiptarëve kishte edhe bullgarë, grekë, rumunë e të tjerë që bëheshin gati për në Zelandë të Re. Me vaporin “Goja” pas 35 ditësh lundrimi, më 1 maj 1951, mbërrimë në Wellington, kryeqytetin e Zelandës së Re. Prej aty me tren na çuan në kampin “Pahiatua”. Në kamp për 6 javë punova si mësimdhënës. Refugjatëve, jo vetëm shqiptarëve, por edhe turqve, bullgarëve, rumunëve etj. ua mësoja gjuhën angleze. Në pjesën e dytë të muajit qershor na shpërndanë gjithandej Zelandës jugore. Pas një viti, unë, Mazhar Krasniqi, Shaban Kryeziu, Shaqir Seferi, Fadil Kasteli etj. u vendosëm në Auckland. Më duhet t’ju them se ne shqiptarët fituam shumë shpejt simpatinë e vendësve, si njerëz punëtorë, të përgjegjshëm e sportistë të mirë. Unë me Fadilin kemi luajtur futboll /1952 –1954/ me shumë sukses në ekipin “Grey Lynn Comrades”, në ligën e parë. Jetonim me mall e me  shpresë se një ditë do të kthehemi. Me punë që të gjithë kishim krijuar kushte për jetë normale. Ne, për shqiptarët e kam fjalën, nuk kalonte java pa u takuar. Kështu arritëm ta mbanim gjallë frymën shqiptare. Formuam Lidhjen e Qytetarëve Shqiptarë në Zelandë të Re dhe kurdoherë kryetari i Lidhjes, Mazhar Krasniqi e kishte mbështetjen tonë. Diku pas vitit 1970, këtu në Zelandë u mbajt një tubim i të kuqve partive marksiste-leniniste/. Erdhën përfaqësues të partive komuniste nga e gjithë bota, në mesin e tyre edhe dy shqiptarë, përfaqësues të PPSH. Me iniciativën e Komuniteti shqiptar, kryetarit të saj, z. Krasniqi u organizua një demonstratë kundër tubimit të të kuqve. Protesta bëri jehonë të madhe. Mediat e këtushme: si ato elektronike ashtu edhe ato të shkruara /gazetat/ i dhanë publicitet të madh. 
Kur erdhëm /1951/ në këtë Ishull të largët, gjetëm një femër shqiptare, e ardhur para nesh në Zelandë. Dikush prej nesh ka kontaktuar me të. Dimë se ishte e ardhura nga Egjipti dhe e fliste mirë gjuhën shqipe. Ku gjendet, çka u bë me të, nuk kam informata. Malli i atdheut është i madh. Këtë mall edhe ju tani po e ndieni, por sot e kemi më lehtë. Komunikojmë me telefon sa herë të na teket, informohemi rregullisht, rrugën drejt Shqipërisë e kemi të hapur. Atëherë, kur shkruaja letër, nuk shkruaja gjë, e dija se letrat lexoheshin prej njerëzve të sigurimit, po shkrove më shumë se “jam mirë...” ajo nuk arrinte kurrë për ku e ke adresuar. Desha t’ju them edhe këtë, kur u kthye djali, Kerimi nga Nga libri "Bijtë e shqipes në tokën e reve të bardha", Auckalnd, 2010, Sabit Abdyli

 rajonipress  VITIASI SABIT ABDYLI KRIJON EDHE NGA MËRGATA Sabit Abdyli, është një krijues i dashur për lexuesit, njeri i lindur në rajonin ...