Thursday, 13 December 2018

NË VEND TË PËRKUJTIMIT PËR VËLLAIN, ISË R. ABDYLI 1930-1984

NË VEND TË PËRKUJTIMIT PËR VËLLAIN, ISË R. ABDYLI 1930-1984

Ise R. Abdyli. fotografuar ne vitin 1948
Shkup, fotografuar ne vitet 1960-ta
Më 14 dhjetor 2018 mbushën 34 vjet që u nda nga jeta ende pa i mbush 54 vjet vëllai im i madhi, baca Isë. Bacë e thërrisnim ne vëllezërit dhe jo vetëm ne. Që në rini ishte pro qytetërimit evropian në të menduarit, në sjellje e veshje. Vishej “allafrënga” siç thoshin kundërshtarët e civilizimit për veshjen me kravatë, kryeshtruat (pa kapuç), rroba të hekurosura, këpucë etj. I drejtë në gjykime dhe adhurues i librit, shkollimit, lirisë së të menduarit, fjalës dhe flakjes së koncepteve të vjetruara. Që në moshën 16 vjeçare kishte marrë pjesë në aksionet vullnetare të rinisë të asaj kohe; në Kroaci, Slloveni, Vojvodinë etj. Lexonte dhe kish një dollap me libra të shkrimtarëve, si: Daniel Defoe, Xhek London, Johan Goethe, Stefan Cvajg, Alberto Moravia etj.  Mbrëmjeve ne vëllezërit dëgjonim tek na fliste për librat e lexuara. Mua si fëmijë më  pat mrekulluar ngjarja në romanin e Danile Defos ”Robinson Crusoe”.Këtu me gjasë zë fill edhe interesimi im për të lexuar e dashtë librin.  Nuk   besoj të ketë lexuar dikush më shumë se ai nga brezi i tij. Është i pari që kish pru fanella, brekë e këpucë futbollistësh dhe një kaçkët për mbrojtësin e portës. Portieri aso kohe mbante kaçkët me strehë në kokë për t’u mbrojtur nga dielli. Është i pari në fshat që kishte aparat fotografik, hekur për hekurosjen e rrobave. Hekuri mbushej me copa prushi për ta nxeh. Ishte iniciues e pjesëmarrës në vënien në skenë të dramës së parë në gjuhën shqipe (viti 1956/57) të autorit Xhemil Doda “Halit Gashi” në Viti, që për atë kohë ishte ngjarje e madhe kulturore. Drama u shfaq disa herë në shtëpinë e kulturës. Për aktivitetet e tija u akuzua nga njerëz fanatikë dhe me koncepte prapanike, se: “Isa, e ka hjek kapuçin, ka kthye floktë përpjetë, po na prish rininë, po na keshin katundet tjera ...” I zhgënjyer nga mentaliteti provincial dhe me dallimet si hana me diell e asaj që thuhej e veprohej nga regjimi partizan u tërhoq nga aktivitet kulturore e sportive dhe në vitin 1957 emigroi në Shkup. Atje në fillim punoi me një dyqan si këpucar dhe më vonë në NGB “Rilidnja”, në shpërndarjen e gazetës “Rilindja” për qytetin e Shkupit. Të jesh vetvetja, i drejtë dhe të jetosh pa u përkulur e bë temena askujt  ishte me pasoja (është edhe sot) krejt jetën e bëri në vështirësi ekonomike. Vdiq, më 14 dhjetor të vitit 1984 në Shkup dhe u varros me nderime nga familjarët, shokët e miqtë e shumtë të ardhur nga gjithë rajoni i Moravës së Epërme Prishtina, Ferizaj, Shkupi e qytete tjera në varrezat e fshatit Kabash.
Kabash foto e viteve te 70-ta. Ne foto: se bashku me shoket e gjenerates: Ilmi Syla, Isak Kamberi. Qerim Qerimi, Ise Abdyli e Murat Murati


3 comments:

  1. The 5 best casinos near Harrah's Cherokee - Mapyro
    Harrah's Cherokee Casino Resort is a popular, 천안 출장마사지 comfortable, and welcoming 창원 출장샵 gaming destination on 오산 출장안마 the Mississippi Gulf 청주 출장안마 Coast. 여주 출장안마 Explore reviews and find the best deal for

    ReplyDelete
  2. Përshëndetje djema, 3 muaj më parë i dashuri im u nda me mua. Gjithçka filloi kur shkova në kampin veror dhe po përpiqesha të kontaktoja me të, por nuk po kalonte. Kështu që kur u ktheva nga kampi, e pashë atë me një vajzë të re duke u puthur në dhomën e tij të shtratit, isha i frustruar dhe më dha një natë pa gjumë. Mendova se ai do të kthehej për të kërkuar falje, por ai nuk erdhi për gati 3 muaj, u lëndova vërtet, por faleminderit Dr.Dawn për gjithçka që bëri, takova Dr.Dawn gjatë kërkimit tim në internet, vendosa ta kontaktoj sepse unë pashë mijëra dëshmi për të, por tani duhet të rrëfej se ai është me të vërtetë një person i mirë dhe i sinqertë, ai ma ktheu të dashurin tim vetëm brenda 48 orëve, jam shumë i lumtur. Kontaktoni atë në Whatsapp nëse keni nevojë për ndihmë në jetën tuaj: +2349046229159
    Email: dawnacuna314@gmail.com

    ReplyDelete
  3. Dua të falënderoj wiccan Duma për ndihmën e tij të madhe. Vajza ime ishte thellë në varësinë nga droga, unë provova rehabilitimin dhe gjithçka që ajo të ndalonte, por asgjë nuk funksionoi, qava shumë për të gjithë situatën sepse ndjeva sikur dështova si nënë. Por gjithçka ndryshoi pasi gjeta një koment në internet se Wiccan Duma po ndihmonte njerëzit. Jam i lumtur që vajza ime është e lirë nga varësia nga droga tani me ndihmën e Wiccan Duma, ju them faleminderit Wiccan Duma për magjitë tuaja të fuqishme. Për shikuesit atje, nuk e di situatën tuaj, por ju siguroj se mund të merrni ndihmë për të ndaluar varësinë. , ndaloni obsesionin, ndaloni depresionin, ndaloni abuzimin.
    1) Magjitë e dashurisë
    2) Magjitë e humbura të dashurisë
    3) Magjitë e divorcit
    4) Magjitë e martesës
    5) Dashuroni magjitë lidhëse.
    6) Magjitë e ndarjes
    7) Dëboni ish-dashnorin
    8.) Ju dëshironi të promovoheni.
    9) magjitë e fitimit të lotarisë
    10) Nëse doni të kënaqni të dashurin tuaj
    Kontaktoni këtë njeri të madh nëse keni ndonjë problem për zgjidhje të përhershme. Email: whitemagictemple@gmail.com
    WhatsApp: +2348155926512

    ReplyDelete

 rajonipress  VITIASI SABIT ABDYLI KRIJON EDHE NGA MËRGATA Sabit Abdyli, është një krijues i dashur për lexuesit, njeri i lindur në rajonin ...