|
Tirane, gusht 1991. Ne foto me Sahitin e Xhelalin |
Në gusht të vitit 1991 shkova me tre shokë në Shqipëri nga Greqia. U vendosëm në Golem. Dilnim në plazhin, që edhe ashtu siç ishte, na kënaqte. Brenda pishave ishte një tualet, që nuk mirëmbahej. Baraka druri për pushues tej e tej plazhit. Lopë të lëna pa kujdesin e askujt hanin lëvozhgat e shalqirit të mbetura në rërë. Një i ri me zylyfe korb të zeza deri poshtë faqes, pantallona të gjerë në fund të këmbëve na afrohet dhe gjithë mllef shante Enver Hoxhën e shtetin dhe nuk ndalej. Më dukej jashtë çdo logjike të shahet Shqipëria dhe reagova paksa me nervozë: Enveri e shteti që po shan e vjell vrer kundër tij është i juaji s'ke pse të na shash neve dhe, sa ishte në pushtet ... Mu afrua te hunda dhe me gishtin ngritur, vazhdoi, kush guxonte ta kundërshtonte... të vriste në vend.. Ai edhe kur thoshte diçka të ditur, si psh. "patatja është kulturë bujqësore", populli e duartrokiste sikur të ketë thënë diçka të madhe e të padëgjuar nga frika. Mendova, këta e kanë shtetin dhe e shajnë ne po vuajmë e vritemi për të pasur shtetin. Dhe kurrë nuk më kishte shkuar mendja atëherë se edhe ne kosovarët, siç po na quan Halil Matufi neve shqiptarët këtej Drinit, një ditë do e shajmë shtetin për shkak qeveritarëve të papërgjegjshëm.
Prill 2018
No comments:
Post a Comment