Shkrimi i botuar ne gazeten periodike "Drini", gusht, 2017 |
Delet e para në Ishullin e largët kanë ardhur diku mes viteve 1773 dhe 1777 dhe përdoreshin si ushqim për peshkatarë në Mana (ishull pranë Wellingtonit). Koloni Johnny Jones në vitin 1840 importoi një numër të konsiderueshme delesh me anije nga Sidnej (Australi). Ai hasi në shumë vështirësi gjatë importimit. Fermeri i përmendur mori toka me qira nga vendësit dhe nga ky vit numri i kopeve të deleve ishin në rritje dhe disa vite më vonë, pikërisht në vitin 1882 nis eksportimi i mishit të ngrirë së pari në Angli. Racat ishin ajo MERINO dhe ROMNEY. Në Ishullin e verior raca Romney ishte e favorizuar. Zelanda me kullosat e bollshme gjatë gjithë vitit ka kushte ideale për rritjen e deleve. Duke parë përfitimet e mëdha ekonomike intensifikohet puna në ngritjen e fermave në gjithë vendin. Gjatë shekullit XIX malli kryesor eksporti ishte leshi i dhenve për të arritur kulmin në vitin 1960 që përbënte mbi një të tretën e të gjitha të të ardhurave nga eksporti. Në vitin 2007, Zelanda e Re kishte përafërsisht 39 milionë dele, rreth 10 dele për çdo banor të saj. Këto vitet e fundit ka ra ndjeshëm numri deleve. Zelandezët ecin me kohën dhe gjithçka llogarisin me laps, tani kanë ngritur edhe ferma buallicash, dhish, drerësh, shpezësh, bletësh etje. të kërkuara nga tregu i jashtëm.
Sabit Abdyli, Auckland
No comments:
Post a Comment