Osmon Lleshi |
Osmon Lleshi u lind në vitin 1945 në familjen e njohur Lleshi të Gjakovës. Shkollën fillore e mbaroi në qytetin e lindjes, kurse të mesmen në kryeqytetin e R. së Kosovës. Studimet i nisi në Prishtinë dhe i vazhdoi në Beograd në Fakultetin Shkencat Organizative. Pas shkollës mesme punoi në Kombinatin “Emin Duraku”. Një kohë ishte edhe mësimdhënës në Sh. e mesme të tekstilit në Gjakovë. Për disa vite ishte anëtar i Redaksisë së gazetës “Bota re” dhe korrespodent i gazetës së përditshme “Rilindja”. Botoi artikuj të ndryshëm edhe në revistën “Zëri i Rinisë”, ishte edhe bashkëpunëtor i “Radio Prishtinës”. Osmoni në vitet 1966/67 luajti për ekipin e futbollit “Gjakova” me mjaft sukses. Katër vite me radhë ishte kryetar i klubit të studentëve “Bajram Curri” në Gjakovë. Nga viti 1981 deri në fillim të luftës 1999 Osmoni ishte shef i ndërrimit në Fabrikën “Metaliku” në Gjakovë. Fabrikën “Metaliku” në Gjakovë.
Edhe unë si gjithë rinia përparimtare e asaj kohe me krejt potencialin tim intelektual e fizik isha i dhënë pas çështjen kombëtare, më tha Osmoni në shtëpinë e tij deri sa po lexonim (shihnim) artikujt e gazetave te ruajtura që nga vitet e 60-ta të shekullit të kaluar. I pajisur me idealin kombëtar nga familja, librat e lexuar, dëgjimi i Radio Kukësit, Tiranës ... dhe më vonë edhe TVSH punoi pa u lodhur me gjithë qenien e tij për të mirën e popullit që i përkiste. Shfletoj gazetat e revistat e ruajtura me të cilat ka bashkëpunuar gazetari Osmoni: gazetën "Bota re", "Rilindja", revista "Zani i rinisë" etj. Qysh në vitin 1973 kish përpiluar ai një listë të gjatë me emra shqip dhe e boton në gazetën "Rilindja". Me rastin e marrjes së numrave (kodeve) postale në Jugosllavi ku Kosovës nuk ju nda kodi, Osmoni me një shkrim të gjatë në gazetën e përditshme "Rilindja" flet për rëndësinë e kodit postal për Kosovën dhe reagon me indinjatë, pse Kosovës nuk ju nda kodi postal, pse?. (Mos ndarjen e kodit atëherë po vuan pasojat edhe sot Republika e Kosovës). Në vitin 1971 po në gazetën "Rilindja" Osmoni përmes një interviste me Prof. Ejup Hamitin bënë thirrje për hapjen e gjimnazit matematikor në Prishtinë. Falë kësaj interviste pas pak u hap gjimnazi matematikor. Gjatë ndejës hasa edhe në shkrime në të cilat gazetari Lleshi flet hapur kundër përçudnimeve e padrejtësive që bëheshin atëherë. Në faqet e gazetës së studentëve "Bota re" hasim edhe humorin e tij therës për anomalitë e kohës.

Janar 1968, Osmoni shpalos portretin e Skënderbeut në manifestimin e organizuar në stadiumin "Shani Nushi"
Me rastin e shënimit të 500 Vjetorit të vdekjes së kryetrimit të Krujës Gjergj Kastriotit Skënderbeut ishte ideator i manifestimit që u mbajt në stadiumin "Shani Nushi" në Gjakovë. Me ketë rast në manifestim u shpalos portreti i Skënderbeut në kalë. Shpalosja e portretit për herë të parë haptas në Kosovë u duartrokit gjatë nga 15 mijë manifestues të ardhur nga gjithë Kosova.
Në vitet (1970-1974) sa ishte kryetar i klubit të studentëve "Bajram Curri" në Gjakovë ideoi logon e klubit me simbolet kombëtare shqiptare që për shtetin jugosllavë shiheshin si simbole të huaja e armiqësore. Shkrimet në gazetat e kohës dhe aktiviteti i tij ku kërkohej më shumë liri për shqiptarët kishin ra në sy të UDB-es dhe pas një vizite që kish bë në Shqipëri e burgosin me akuzën se ka sjellë material propagandues nga Shqipëria.
Osmoni, i cili karakterizohet me humor të hollë e të shëndosh, pedant e punëtor i përjetoi gjitha mizoritë e luftës së vitit 1999. (Ai gjatë gjithë luftës ishte në Gjakovë). Në gusht të vitit 1999 bashkë me të shoqen e djemtë: Kushtrimin, Ilirin dhe Fisnikun u vendos në Zelandën e Re ku edhe tash jeton. Gëzon shëndet të mirë dhe është aktiv në të gjitha veprimtaritë kulturore e sportive të Mërgatës shqiptare në qytetin e Auckland-it (Zeland
Libreza e punës në
gazetën |
Sabit Abdyli
No comments:
Post a Comment