Wednesday, 23 October 2019
Poezi nga Sabit Abdyli, perzgjodhi poeti Agim Gashi- Drenica
23. Tetor 2019
Sabit Abdyli - Buqetë poetike
KËSHILLË
Dil nga orbitë i ngushtë mëhallësh,
Mos u lako e mos ik nga vetja!
Lajkatar e flamur ndërrues mos u bë,
Bëhu gonxhe malesh e fushash,
Pranverë e lulëzuar!
I gatshëm për të çelur në çdo stinë,
Luleborë e ushtar motesh të mëdha!
PËRSËRI SHQIPËRI
Rrënjët të gërmonin në thellësi
trungu të rritej në lartësi
Shqipëri
Degët mundoheshin t’i prisnin
por rrënjët në thellësi
të mbanin të fortë
Shqipëri
Yll në jugperëndim të Evropës
çerek shekulli u bëre
Shqipëri
shtrive Bajlozin
riktheve flamurin
Shqipëri
Lamtumirën i dhe gjysmëshekullit të marrë
që të bëri të harroje Kosovë e Çamëri
që tek ti kishin zemrën shpresën
Shqipëri
ZOGJTË SHTEGTARË
Në tela telefoni tufa dallëndyshesh
mëngjeseve në vjeshtë varg rreshtuar
cicërimë e tyre dhembshëm tingëllon
bëhen gati çerdhet t'i lënë
përmallshëm nisën buzën në vaj
nga acari ikin në vendet me behar
CEP MË CEP
Që në nisje të jetës.
Cep më cep gjeografisë,
dashuri, këngë e besë mbollën!
Motet e vrarë nga lumturi e zogjve
Ilirisë ju sulen:
kurthe e kuajsh druri bri rrugëve ngrehen,
për të përgjumur baladat
zhdukur e plaçkitur pergamenë
Arbënisë!
ORË HISTORIE
Për ideale lirie e dinjitet,
Aromën që lëshon ky vend.
Vetëmohim e qëndresë.
Si malet sup më sup në bjeshkë,
Ndër dhjeta mijëra po kujtoj tre:
Tek Grykë e Vajës, që lotin s'e thau.
Vit mynxyre, vit zie 1478.
Nëntëdhjetë vajza- zana krutane,
rritur me frymën skënderbegiane
E ninulla trimërie nënash.
Dorë për dore hidhen në humnerë,
Për të mbrojtur nder!
Tek Kullë e Vraninës,
Në 1862 ditën kur qielli lëngonte në Vraninë.
Oso Kuka me njëzetekatër shokë,
Hijeve të zeza të malit u bënte ballë.
Kur gjithçka u nxi,
Mos me u robnu’ nën Mal të zi.
Ndezën barotin
Dhe yje ndritën në Shkodër e në Shqipëri.
Në Prekaz, mars 1998.
Pesëdhjetë e gjashtë Jasharët rrufe drite.
Para topave serbe nuk u dhanë.
Me armë në dorë i dolën mbrojë shtëpisë
Këngë e qëndresës ushtoi mal e vërri
Përtej Kosovës, përtej Shqipërisë!
Mars, 2019
Subscribe to:
Posts (Atom)
rajonipress VITIASI SABIT ABDYLI KRIJON EDHE NGA MËRGATA Sabit Abdyli, është një krijues i dashur për lexuesit, njeri i lindur në rajonin ...
-
Q Ë NDRESA Historia e Kabashit të Anamoravës dhe e themeluesve të tij është e bujshme, interesante dhe e dhimbshme. Kabashët u ve...
-
Adem Arif Kabashi (i vrare ne lufte me turqit ne vitin 1910) Ramiz Kabashi (emigroi ne Turqi ne vitin 1927/28) Hamdi Kabash...
-
Eastern Beach (Auckland) ANI DADA SHAHE Vajzave, sipas traditës, kur shkonin nuse, tri ditë përpara i ngjitej boja n...