Në tokën e Arbit me 28 nëntor 1443 erdhi me bujë. Bashkoi kapedanët e përçarë. Një çerek shekulli bedenave të Arbënisë nën flamurin fushë kuq e shkabë zezë bëri roje. Ushtria armike kur e ngazëllyer thërriste, "hë, e zumë, brenda kështjellës" ai i sulmonte prapa shpine jashtë kështjellës, kur e mendonin se është jashtë kështjellës ai ishte brenda saj. Krejt jetën në luftë, por vdiq në shtrat i rrethuar nga bashkëluftëtarët. Gjysmëhëna provoi t'i zhduk emrin e varrin. Heroi edhe i vdekur vazhdoi luftërat po tash pushtuese me shpatë hipur mbi kalë. Pushtoi sheshet e qyteteve gjithandej kontinenteve gdhendur në gur e derdhur në bronz. Pushtoi zemrat dhe me të bëmat e tij u fut në libra: historianësh, poetësh, diplomatësh, artistësh e gjeneralësh, u fut në këngë e legjenda kombesh, u fut në shkollat ushtarake anë e kënd rruzullit dhe nëpër shekuj rrotull globit vazhdon të jetojë me nam emri i tij.
Janar, 2018Saturday, 8 September 2018
Wednesday, 5 September 2018
TE ZJARRMI
Kur shkonin nuse çikat e kabashëve bëhej me dije fshati një javë përpara, mos më shumë, se të dielën, (rrallë herë edhe të enjteve) N.N e përcjell çikën. Në pritje, Te Zjarrmi, në oborrin e xhamisë së fshatit)* dilnin të gjithë meshkujt e moshës madhore. Atëherë dasmorët vinin hipur në kuaj. Me të hyrë në fshat, kuajt i tërhiqnin për freri se kaluar nuk lejoheshin, kurse kerrin e kuq me gra brenda dhe medoemos një djalë deri 5 vjeç (djalë kerri i thuhej) e merrnin në dorëzim familjarët e nuses. Fëmijët vraponim për t’i zënë (ruajt) kuajt e dasmorëve. Në ketë rast paraqitej një rivalitet, konkurrencë e madhe. Për punën që bënin fëmija, shpërbleheshin me para, kryesisht monedha të vogla metali. Kafeja përgatitej në hajatin e xhamisë në një stufë ose shporet të improvizuar jashtë. Sa uleshin dasmorët në shtroja të improvizuara me cerga, hastra për ata në krye edhe qilima e postiqeje, hyzmeqarët shpërndanin cigare, ju ofronin ujë të ftohët, shkrepësen për ta dhes cigaren (gjithmonë me dorën në zemër) dhe ndonjë shërbim tjetër që kishte nevojë, duke filluar nga kryekrushku e flamurtari. Dasmorët, ata në krye të vendit, hyzmeqarëve u jepnin cigare dhe ja tregonin emrin. Hyzmeqari shpërndante cigaret, duke përsëritur gjithnjë emrin e dasmorit. Kur kishte këngëtarë ata dilnin në ballë të vendit dhe këndonin, po pati daulle e surle, atëherë hidhej vallja. Bëhej një rreth shikuesish dhe valltarët, qoftë dasmorët, qoftë kabashët i jepnin me të gjitha forcat për të treguar at që dinin. Me të lajmëruar nga shtëpia prej ku dilte nusja, krushqit ngriheshin dhe në radhë për një parakalonin para vendasve të rreshtuar, duke përshëndetur dhe ndonjëherë edhe me romuze, dikush nga të rinjtë mbante një takëm në dorë ku krushqit lenin para të vogla. Sa jam në dijeni, kabashët janë të parët që ketë punën e takëmit për të mbledhur para nga dasmorët e kanë hequr të parët. Kur bëhej teslim nusja (gjaki jonë, robi juaj), i zoti dasmës i lëshonte një shumë parash në grusht mikut të ri, shtihej me revole dhe dasmorët ishin të lirë t’ju hipnin kuajve.
*Thuhet “Te zjarrmi” se krushqit janë pritur kryesisht në vend të haptë në natyrë. Aty u dhes zjarri për të zier kafen. Kabashi para 1912 krushqit i kanë pritur te Livadhi i Ademit. Aty ku sot kanë ndërtuar shtëpitë, Basri Ibishi me të vëllain.
Sabit Abdyli
Kabash, 2000. Ne foto kabashe ne pritjen e kurushkeve.
Subscribe to:
Posts (Atom)
rajonipress VITIASI SABIT ABDYLI KRIJON EDHE NGA MËRGATA Sabit Abdyli, është një krijues i dashur për lexuesit, njeri i lindur në rajonin ...
-
Q Ë NDRESA Historia e Kabashit të Anamoravës dhe e themeluesve të tij është e bujshme, interesante dhe e dhimbshme. Kabashët u ve...
-
Adem Arif Kabashi (i vrare ne lufte me turqit ne vitin 1910) Ramiz Kabashi (emigroi ne Turqi ne vitin 1927/28) Hamdi Kabash...
-
Eastern Beach (Auckland) ANI DADA SHAHE Vajzave, sipas traditës, kur shkonin nuse, tri ditë përpara i ngjitej boja n...