19. Januar 2018
ELOZH PËR GJERGJIN
Gradat, lavdet e sarajet e shtruara në ar
Nuk e lëkunden Trimin
Arbënia ishte dhembja tij e parë
Janar, 2018
ZË KOHE
(Haxhi Muhaxherit)
Jehonë kohësh të mira
Emrash rrënjësh e qëndrese
Furtunash e motesh lavdie
Nuk resht së vrari të keqën
Nuk resht së qëndisur fjalëmirët
E fjalës shqipe
Auckland, korrik 2017
SHËTITJE MBI FSHAT
Rrugicat mbyllur
Me shkurre, barishte, thera ...
Banorët ikën jashtë ose ranë në qytet.
Manaferrat mezhdave kalavesh të paprekura
Gjurmë bagëtish e njerëzish askund
Përroska mbuluar me kërpnaja e shelgje.
Gardh i gjallë që s'kalohej këtej e matanë.
Hutat e ketrit kishin zbrit nga mali.
S'më kishte ndodh ndonjë herë më parë.
Të dilja mbi fshat,
Dhe të mos shihja fushës bujq. barinj, bagëti
E kosëtarë tek ju jepnin krahëve në radhë.
Kabash, korrik 2013
QULLËT
Kohë kauçuku
Lëkund themelet e çdo vlere tonë
Pjellë e këtij moti
Barkun hambar
Fytyra
Identiteti
Shpirti
Nxjerr në ankand
Gusht, 2015
Nga libri "Dallge malli", Prishtine, 2016
TEK FLISTE
Lidhte kujtimet në trastë nyjë
Me gjithçka nga pak; arra, mollë, kuleç
Çdo të pesëmbëdhjetën ditë
Me kokën në torbë nisej
Në vizitë djalit në Sremska Mitrovicë
Zgjidhte nyjë
Në heshtje i tregonte për situatën
Shokët e idealit, hafijet ...
Merrte djalit vargjet e shkruara n'qeli
Gardiani roje
I pafuqishëm të mbante kontrollin
Nëna tek fliste me sy
Shtator, 2017
BRENGË
Librin që po shkruaja s’mund ta vazhdoj.
Mbetet për të vazhduar dielli kur rrezon.
Beharin në dimër ktheve, ngriu vargu im!
Do të rrit aguliçet qoftë edhe pa ty.
Shkrin fjala ime, rrugët kallkan.
I heq brengat motit, tokën shkriftoj.
9 maj 2014
QIELLIT TË SAJ
Zjarr është poeti, zjarr!
Digjet të djeg pore*, që përpushen si yje,
Ngroh në acar dimërak,
freskon në vapë përdëllese.
Orë alarmi ndërgjegje fjeturish.
Vdes e ngjallet për një varg për një fjalë.
Bubullimë në damarë dimrash
dhe njerëzish që lëpihen.
Lajmëtar ogurbardhë.
I përjetshëm shqiponjë qiellit të saj.
* ferra
Auckland, 18 Shtator 2013
ZOGJTË SHTEGTARË
Në tela telefoni tufa dallëndyshesh
Mëngjeseve në vjeshtë varg rreshtuar
Cicërimë e tyre dhembshëm tingëllon
Bëhen gati shtëpitë t'i lënë
Përmallshëm nisën buzën në vaj
Nga acari ikin në vendet me behar
Shtator 2015
NËNTORI I TRETË
Mjegullnajë e stepave të ngrira
dhe myk i kohëve të errëta
Nëntorit i bëjnë pritë.
O Zot,
Na ruaj nga moti keq,
nga hijet e zeza,
mjegullnaja e ligë!
Eja Nëntor,
eja!
Shtruar ta kem
rrugën:
me gurë stralli,
me gjak të kristaltë
me dhembjet tona deri në asht.
Auckland, 2007
EMIGRANT
Emigrant shkak luftë ngjyrash
Të tillë dikur pati edhe në fshatin tim
Të përndjekur nga e kuqja
Shtigjeve pafund në rrugëtim
Përtej oqeaneve mbërrin
I gjeta të plakur buzën shkrumb
Unë emigranti muhaxhir.
Në prag shekulli njëzetenjë
Dëgjuar keni nga gjyshërit
Për plagën e vjetër emigrant politik
Karvan në ecje lodhur
Me kujtimet plumb mbi kurriz
Mars, 2016
Saturday, 20 January 2018
Monday, 15 January 2018
Portrete krijuesish në diasporë:
JETA NUK ËSHTË KËNGË
Valdete Berisha |
Poetja Valdete Berisha e lindur në Mitrovicë pasi kreu shkollën e mesme si shumë shqiptarë tjerë në vitet e 90-ta nga represioni serb emigroi në Belgjikë. Në Belgjikë në fletoren e kujtimeve nga shkolla e mesme, që e kishte me veti vazhdoi të shkruaj poezi. Me poezitë qetësonte shpirtin e trazuar në mërgim nga frymëzimet e moshës dhe mallit të vendlindjes. Së pari me ndrojtje, por me kohë mori guximin edhe t'i publikonte. Në vitin 2008 botoi librin e parë me poezi "Mos e zgjo dhimbjen", i cili u mirëprit nga lexuesi. "Poezitë e Valdete Berishës, shkroi recensenti i librit Halil Haxhiosaj, kanë mëvetësi, por edhe tërësinë tematike, subjektin dhe motivin e tyre. .. të cilat shprehin një figuracion që gërshetohet me mozaikun e ngjyrave, nuancat e tyre, e sidomos me imazhin tematik". Poezia, do të thosha unë, është pasqyrë shpirti, është gulçimë përjetimi, herë si ëndërr, herë e njëmendët e atij që e shkruan. Ja një rikujtim i poetes në orët e vetmisë:
Jeta nuk është këngë
Në ketë orë të natës
Pa lëmoshë pa identitet
Në faculetë letre lash buzët
Tufë flokësh të pathinjura
Në shami të mëndafshtë
Lapsin plot shpresë e lash
Zërin tënd të humbur
Që vetëm unë e ndjej
Si këngë mallëngjyese
Jeta nuk është këngë
(nga libri i përmendur, faqe 29)
Kjo çikë Kosove përveç poezisë merret edhe me pikturë, fotografi artistike dhe kudo që prek dora saj është art. Ka hapur ekspozitë individuale, kolektive e bamirësie në Kosovë e shtete të Evropës. Pikurat e saja kanë tërheq vëmendjen e opinionit për ngjyrat, origjinalitetin, ambientin e paraqitur bukur të jetës shqiptare, sidomos femrës me koloritin aq të pasur e të bukur të kostumeve kombëtare. Valdetja vazhdon të shkruajë, pikturojë e kontribuon në organizatat bamirësie.
Botuar ne gazetën "Bota sot", 15 janar 2018
Sabit Abdyli
Subscribe to:
Posts (Atom)
rajonipress VITIASI SABIT ABDYLI KRIJON EDHE NGA MËRGATA Sabit Abdyli, është një krijues i dashur për lexuesit, njeri i lindur në rajonin ...
-
Q Ë NDRESA Historia e Kabashit të Anamoravës dhe e themeluesve të tij është e bujshme, interesante dhe e dhimbshme. Kabashët u ve...
-
Adem Arif Kabashi (i vrare ne lufte me turqit ne vitin 1910) Ramiz Kabashi (emigroi ne Turqi ne vitin 1927/28) Hamdi Kabash...
-
Eastern Beach (Auckland) ANI DADA SHAHE Vajzave, sipas traditës, kur shkonin nuse, tri ditë përpara i ngjitej boja n...